Politika Mirela Ruko sulmon me salce domate Ministren Nikolla

irela Ruko, aktivistja e “Lëvizjes për Universitetit” ka qëlluar me salcë domate Ministren e Arsimit Lindita Nikolla, sot në Samitin Ndërkombëtar të Studentëve. Pas ngjarjes ajo është shoqëruar në Komisariatin Nr.1 të Tiranës.

Në të njëjtën kohë “Lëvizja për Universitetin” nëpërmjet një deklarate në mediat sociale u shpreh se ligji i arsimit të lartë është klientelist dhe ka shkatërruar arsimin publik duke i çuar fondet publike drejt universiteteve private.

[A]ktivistët e Lëvizjes Për Universitetin kryen një aksion simbolik kundër ministres së Arsimit Lindita Nikolla. …. Sot mijëra maturantë meritorë janë ende pa të drejtën studimi dhe po aq kuota të paplotësuara ka në universitetet publike. Skema e regjistrimit të studentëve ka favorizuar haptas universitetet private kliente të qeverisë – postimi në Facebook i “Lëvizjes për Universitet”.

Pak kohë më parë, anëtarë të “Lëvizjes për Universitetin” kanë qëlluar me vezë Kryeministrin Edi Rama.

Universal

AnonymouS
Shume te djathte kane frike ta mbeshtesin gjestin, pasi studentet aktiviste jane te majte. Nderkohe te djathtet deklarohen te vendosur kunder reformes, nga kafeneja ku jane ulur.
 
Eléonoré

Valoris scriptorum
I Djathte (Cheese) - Pro Elite
I Majte (Mighty) - Pro Popull

Kur elita del nga populli, eshte MREKULLI.

Personalisht jam kundra cdo akti ofensiv te ketij lloji ndaj qeveritareve te cfaredo krahu.

upload_2016-11-19_22-37-43.png
 
Hank

Valoris scriptorum
I Djathte (Cheese) - Pro Elite
I Majte (Mighty) - Pro Popull

Kur elita del nga populli, eshte MREKULLI.

Personalisht jam kundra cdo akti ofensiv te ketij lloji ndaj qeveritareve te cfaredo krahu.

View attachment 5209
Kur çdo dialog dështon, ngelet aktivizmi real...
Pa aksion, asnjë revolucion nuk do ndodhte
 
Last edited by a moderator:

Eléonoré

Valoris scriptorum
Njatjeta Hank,

Se shpejti mbushen 19 vjete qe jam larguar nga Shqiperia. Atje punova per nje periudhe tre vjecare me nje program bashkepunimi qeveritar Shqiptaro-Hollandez per zhvillimin e sektorit te Bujqesise. Transmetimi i njohurive te botes se perendimit specialisteve shqiptare te bujqesise, midis te tjereve agronomeve, zoteknikeve si dhe punonjesve te sektorit te ujitjes se tokave ishte nje nga synimet kryesore te ketij programi. Une si perkthyese e seminareve te tyre, vura re shpejt bezdisjen e specialisteve tane te cilet ndryshe nga hollandezet te pajisur me makina llogaritese, e jepnin pergjigjen e sakte ne fraksion sekonde. Pa perdorur mjete ndihmese ose manuale konvertimi. Drejtori i Departamentit te Bujqesise me thoshte shpesh «Cfare te bejme ne te shkretet qe na ka zene rrota bishtin e po bejme rolin e budallait per te terhequr ndonje fond financiar per ndertimin e nje rrjeti me efikas se ujitjes se tokave se njohurite teorike i kemi ne jo vetem nga shkolla e larte por edhe nga eksperienca ne fushe». Me kete histori te shkurter dua te te shpreh se ne ulur mbrapa ekranit te kompjuterit ose ne sallat e kafeneve e kemi te lehte te merremi me politikanet tane dhe te gjykojme sjelljet e tyre pa ditur, duke mos qene ne kembe te tyre, se shpeshhere kompromise behen dhe vendime merren qe mund te bien ndesh me nje grup ose nje tjeter te popullates. Nje xhami qe u ngrit ne nje fshat, afer Semanit, u be ne shkembim te ndihmes per riparimin e rrugeve. Jo se me ka pelqyer, po kam qene ne gjendje te kuptoje se shqiptaret, te varfer ekonomikisht kane lejuar «gozhden e Nastradinit» t'u futet ne vend. Varferia korrupton. Por kur populli bertet per buke dhe drita dhe ka nevoje per infrastrukture me cfare PARIMI mund te behen keto? Ajo qe beri Lindita nuk eshte revolucion. Revolucioni fillon me njerez karizmatike qe mbledhin popullin dhe si puna e nje lumi qe nuk ka drejtim e udheheqin ate ne rrugen e duhur.

A ka mes nesh njerez te tille, ketu ne forum psh?

Gezohem t'ju njoh,
Eléonoré
 
  • Like
Reactions: abs

Shqipëria ka një cikël të mbyllur politikanësh. Çdo zë i ri shkatërrohet publikisht brenda pak orësh. Çdo politikan qe duket i ri është një produkt epruvete. Dikur mendoja dhe unë qe duhet distancim nga dhuna, e gjërat arrihet me dialog, por nuk bëhet dialog me arrogancën që nuk respekton intelektualin, qytetarin, Studentin e të varfërin.

Nuk shoh analogji tek shembulli më holandezët.
Në shekullin e 17, të pakënaqur nga kasta politikane, holandezët u ngritën në protestë dhe vranë e *hëngrën* kryeministrin e tyre. Që atëherë Hollanda ka pasur një stabilitet politik duke vlerësuar fuqinë e popullit. Kjo është një analogji me e përshtatshme...
 
Top