Re: Mire Se Vjen o Ramazan.
<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: SHTEGTAR</div><div class="ubbcode-body">Kur dikush argjeron, me sa di une, nuk ha fare per nje periudhe kohe. C'kuptim ka te zgjohesh ne 5 te mengjesit, te furnizohesh mire e mire per te gjithe diten, e pastaj te mendosh Zoti do te ta marre seriozisht kete "sakrifice"? </div></div>
Shtegtar kuptim Injorantat asnjeher nuk gjejne, ne kte rast po te quaj ty
.
Ramazani Është muaji që jep një mundësi për falje nga
Allahu dhe shpëtim nga mëkatet tona. Është muaji ku bëjmë vepra të mira dhe japim lëmoshë. Është muaji kur hapen dyert e
Xhenetit dhe shpërblimet për punët tona janë të lartësuara shumëfish. Është muaji ku lutjet pranohen, dhe statusi i besimtarit
është i lartësuar. Është muaji ku mëkatet falen. Allahu dhuron më shumë mëshirë (bekime) për robërit e Tij në muajin e
Ramazanit. Ky është muaji i agjërimit që është një nga pesë shtyllat e islamit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit
qoftë mbi të, agjëroi gjatë këtij muaji dhe i udhëzoi ndjekësit e tij që ta bëjnë të njëjtën. Ai na tregoi se kushdo që e agjëron këtë
muaj me besim, duke kërkuar shpërblimin e Allahut, subhanehu ve teala, do t’i ketë të gjitha mëkatet e kaluara të tij
të falura. Ai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, gjithashtu na tregoi se kushdo që qëndron (bën) në namaz gjatë gjithë
këtij muaji do ti falen të gjitha mëkatet e tij.
Në muajin e Ramazanit është një natë e cila është më e mirë se një mijë muaj. Kushdo që e mohon mirësinë (begatinë) e kësaj
nate vërtetë është i humbur.
Duhet ta mirëpresim këtë muaj dhe ta shfrytëzojmë në lumturi dhe në gëzim. Duhet të kryejmë agjërimin dhe namazin dhe të
garojmë në vepra të mira. Gjatë këtij muaji duhet me vullnet të plotë të pendohemi për të gjitha mëkatet tona dhe ta nxisim
njëri-tjetrin që të punojë punë të mira dhe të thërrasim në çka është e mirë dhe të ndalojmë të keqen. Në këtë mënyrë do të arrijmë
ta fitojmë mëshirën dhe shpërblimet e mëdha të Ramazanit
Agjërimi na dhuron shumë dobi dhe është përplot urtësi. Pastron dhe forcon zemrat tona. Na shpëton (çliron) nga prirjet tona
të ulëta si : pasuria e tepërt, mendjemadhësia, dhe koprracia. Përforcon cilësitë tona të mira si : qëndresa, mëshira, dhe
bujaria. Na ndihmon në luftën tonë të brendshme që të kënaqim Allahun dhe të arrijmë afërsinë tek Ai.
Agjërimi na mëson për nevojat tona. Na tregon se sa te dobët jemi dhe sa jemi të varur nga Zoti jonë. Na tregon se sa
shumë Allahu na ka begatuar. Detyrohemi ta falënderojmë Allahun dhe ti shfrytëzojmë begatitë që Ai na ka dhënë në
bindje (dëgjueshmëri) ndaj Tij.
Allahu na tërheq vëmendjen te këto dobi të shumta kur thotë: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që
ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm; -sure El-Bekare, 183.
Në këtë ajet Kur’anor, Allahu na bën të qartë se na është urdhëruar agjërimi në mënyrë që të na pastrojë.
Agjërimi është një mjet (mënyrë) për ne që ta mësojmë vetëpërmbajtjen dhe të kultivojmë devotshmërinë tonë. Devotshmëria
është të zbatohen urdhrat dhe të braktisen ndalesat e Allahut dhe të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,
me zemër të pastër larg dëshirave tona, dhe në përkulje ndaj Allahut, dhe ti u shmangemi dënimit dhe hidhërimit të
Tij.
Agjërimi është një vepër e madhe në vetvete dhe një mënyrë kryesore në ngritjen e devotshmërisë tonë në të gjitha aspektet e
jetës tonë materiale dhe fetare.
I dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na tregoi njërën nga dobitë e agjërimit kur thotë: “O të rinj,
kush prej jush ka mundësi që të martohet, le ta bëjë, sepse kjo është më së miri për ruajtjen e shikimit dhe organeve intime.
E kush nuk ka mundësi, atëherë le të agjërojë, sepse agjërimi e zvogëlon epshin (aftësinë seksuale).
Arsyeja që agjërimi ka këtë efekt është sepse djalli lëviz (qarkullon) si gjaku nëpër damarët tanë. Agjërimi përmban këtë lëvizje,
ndërkohë që vepron si një përkujtim i Allahut dhe madhështisë së tij, në këtë mënyrë redukton ndikimin e djallit mbi personin që
agjëron gjersa në të njëjtën kohë besimi i tij forcohet (rritet). Ai natyrisht fillon të merret me më shumë vepra të mira dhe me
më pak mëkate.
Ka shumë dobi tjera të agjërimit që ne i zbulojmë me një të menduar dhe reflektim të vogël.
Agjërimi është i mirë edhe për shëndetin trupor. Ai i jep trupit një mundësi që ta pastrojë veten nga helmet e mbledhura, një
fakt i cili është i vërtetuar nga mjekë të shumtë. Ajetet Kur’anore na flasin gjerësisht për mirësitë (vlerat) e agjërimit në
muajin e Ramazanit dhe të qenët një detyrim për besimtarët. Allahu thotë: O ju që besuat, agjërimi u është bërëobligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm. (jeni të obliguar për) Ditë të
caktuara , (ato ditë të numëruara janë) muaji i Ramazanit që në të (filloi të) shpallet Kurani,
që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej
jush këtë muaj, le ta agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. Allahu
me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni
numrin, të madhëroni Allahun për atë se ju udhëzoi dhe që të falënderoni;. Sure El-Bekare, 183-185.
Zoti Ju Shperbleft met mira.