Milani në krizë, turpërohet nga Zyrih

Milani në krizë, turpërohet nga Zyrih

Supersfida Bajern-Juventus mbyllet në barazim. Mançester Junajtid mposht Volfsburgun</p>


Pas problemeve në kampionat, Milani e sheh veten në krizë edhe në Champions. Kuqezinjtë janë mposhtur 1:0 në “San Siro” nga modestët e Zyrih, me një gol të shkëlqyer të finlandezit Tihinen në minutën e 10. Pavarësisht tentativave të shumta, skuadra e Leonardos nuk ka arritur ta gjejë rrugën e rrjetës. Madje, në sekondat e fundit shtylla ka prishur festën e Zambrotës, pas një goditjeje të fortë nga distanca. Në takimin tjetër të Grupit C, Reali i Madridit bën detyrën në “Santiago Bernabeu”. Të besuarit e Pelegrinit kaluan 3:0 Olimpik Marsejën, me dy gola të Kristiano Ronaldos (4 rrjeta në dy ndeshjet e para në grupe) dhe një të Kaka. Për madrilenët gjithçka ka qenë më e lehtë, pas daljes me karton të kuq të Diavara, në të 60-ën. Vetëm barazim 0:0 në përballjen Bajern-Juventus. Gjermanët kanë dominuar pjesën më të madhe të takimit, duke regjistruar edhe shumë raste për shënim, të pashfrytëzuara nga Myler, Klose e Riberi. Mesfushori francez ka qenë lojtari më problematik për bardhezinjtë, duke fituar pothuajse çdo duel me të besuarit e trajnerit Çiro Ferrara. Edhe pse të rreshtuar me shumë kujdes në mbrojtje, italianët kanë rrezikuar portën kundërshtare me Kamoranezin, Trezege e Iakuintën. Ndërkohë, skuadra e Van Gal merr një goditje të rëndë, sepse Roben është larguar nga fusha i dëmtuar. Bordo bën detyrën në fushën e Makabi Haifa: për ti dhënë fitoren skuadrës së Blank ka menduar mbrojtësi Ciani. Gola dhe emocione në supersfidën tjetër të mbrëmjes, ku në “Olld Traford” Mançester Junajtid luajti përballë Volfsburgut. Rastet për shënim nuk kanë munguar, por rezultati është zhbllokuar vetëm në minutën e 56 me kampionët e Gjermanisë që kalojnë në avantazh falë rrjetës së Edin Xhekos. Sulmuesi boshnjak ka përfituar nga përgjumja e mbrojtjes së Junajtid dhe pas një kërcimi të fuqishëm me kokë përshëndet rrjetën. I menjëhershëm ka qenë reagimi i skuadrës së Ferguson, që rikthehen baraspeshën vetëm pas tri minutave me “veteranin” Rajan Gigs. Anglezët vazhdojnë të kërkojnë golin, i cili vjen nga këmbët e Karrik. Në takimin tjetër të Grupit B, CKSA e Moskës mposhti 2:1 turqit e Beshiktash, me golat e Alan Xhagoev dhe Milosh Krasiç. Çelsi fiton pa probleme në Nikosia, përballë Apoelit të Altin Haxhit. Një gol i Nikolas Anelka në çastet e para të lojës, i ka dhënë tri pikët e radhës bluve të Ançelotit. Fitore e rëndësishme edhe për Porton, që mposht 2:0 Atletikon e Madridit.(Shqip)</p>
-9H-BzdISno

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23250. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23250
 
Top