Milani duket i cale por e mori kryesimin e serise A

Hank

Valoris scriptorum
Milani ka mposhtur Palermon me rezultatin 3-1 dhe ka marre kryesimin e Serise A duke perfituar edhe nga humbja e Lacios ndaj Cezenes 1-0.

Ne ndeshjen e luajtur ne San Siro kuqezinjte kaluan te paret ne avantazh ne minuten e 19 me ane te Patos. Pjesa e pare mbyllet me kete rezultat megjithe perpjekjet e te dyja skuadrave per te shenuar golin e avantazhit.

Ne pjesen e dyte sicilianet barazojne ne minuten e 63 me ane te te riut Bacinovic. Por rreth 15 minuta me vone nje penallti ne favor te Milanit transformohet ne gol nga Ibrahimovic per te ardhur tek goli i trete ne minuten e 83 te shenuar nga Robinjo.

Nderkohe Interi i penalizuar nga demtimet e shumta ka barazuar 1-1 ne transferte ndaj Leces. Te dy golat ne kete takim u shenuan ne pjesen e dyte te takimit. Fillimisht ishin zikalterit ata qe gjeten rrjeten te paret me ane te Militos ne minuten e 76 ndersa vendasit barazuan me Oliveiren vetem 3 minuta me vone.

Ne barazim 1-1 u mbyll edhe takimi mes Breshias dhe Juventusit. Bardhzinjte edhe pse kaluan te paret ne avantazh me ane te Kualjareles ne minuten e 71 serish nuk kane dale fitues nga kjo sfide pasi vendasit barazuan me Diamantin vetem 2 minuta me vone.

Nderkohe Lacio pas humbjes ne derbin ndaj Romes ka pesuar nje tjeter tronditje. Bardhekalterit jane mposhtur me rezultatin 1-0 nga Cezena. Goli i Marko Parolos vendosi fitoren e vendasve. Ne kete takim u aktivizua edhe sulmuesi shqiptar i Cezenas Erjon Bogdani per 90 minuta.

Roma arrin fitoren e dyte radhazi serish me nje skuader te veshtire. Pas Lacios ne fundjave verdhekuqte mposhtin edhe Fiorentinen me rezultatin 3-2. Golat u shenuan nga Simplicio Borrielo dhe Perrota per vendasit ndersa per miqte shenuan Xhilardino dhe DAgostino.

Napoli fitoi minimalisht 0-1 ne transferte ndaj Kaljarit Katania mundi Udinezen 1-0 Xhenoa-Bolonja po 1-0 dhe Kievo-Bari 0-0.

Pas javes se 11 Seria A kryesohet nga Milani me 23 pike i ndjekur nga Lacio me 22 Napoli 21 Inter 20 dhe Juventus 19.
 

gangsterja

Primus registratum
Shyqyr ke e paska fituar nje ndeshje.Kjo skuader nuk krahasohet me Juventusin.Do ta shkruaj ne kalendar edhe pse ka kaluar data e ndeshjes.
 
Top