Migjeni

scadarsko

Locus omnem
26 GUSHT 2014 ka qene 103vjetori i lindjes t'Migjenit e m'rastisi me lexu iket fragment t'nji letres private qi ka shkru.
Sa perzemer e kam si shkrimtar. Asht i paarritshem te pakten per shijet e mija. Arrin me m'shkaktu emocione e ndjesi t'mrekullushme cdo here si per te paren here. Termeti i letersis shqiptare dhe jo vetem.
***********
"Tue ndjekë shëtinë, marr drejtimin kah jugu, ka një largësi 7-8 km shof Shkodrën, të mshtjellun në një tym të kaltër. Sa dëshira të flakta ushqej për kët qytet! Dëshirat e mia janë shumë – shumë ma të sinqerta e ma të mëdhanja se dëshira që pat perëndia kurse krijoi botën. Shkodra, dashunorja e shekujve! Shkodra, Shkodra, dashunorja e qiellit të kaltër! Shkodra, Shkodra, dashunorja e maleve të hjedhta, lumenjve të cemtë e liqenit andërrtar, në të cilin – në mëngjese të kullueta – lan hijen e vet. Shkodra një atitude shprehjeje... një fjale e cila përmban gjith nostalgjinë e ditëve të fikuna. Këtu në kët largësi, ndiej damarët e saj që rrahin, rrahin e rrahin... edhe, sikur mjeku që tharpton ftyrën n’idhnim, tue pa se pulsi i dashnores seme nuk rreh siç duhet. Rreh: dy herë, një herë, pesë herë, dy herë, tetë herë, dhjetë herë, tridhet herë në sekondë! Pushon përsëri: një herë, katër herë, gjysëm herë! Tue rreshtue këto të rrahuna fshana: pse nuk jam një pontifeks maximus, një papë ose një patrik të hudhi mallkimin e plotë, t’anatemizoj sëmundjen epidemike bashkë me shkaktarin e saj! Por, me habi syt më ndjekshin një dallndyshë, e cila, për të zanë sa ma shumë miza, stërhollonte gjithfarë lëvizjesh, akrobatike tue rrëshqitë nëpër ajër, e mue më shkoi mendja se Shkodra, Ballkani, Europa, Bota mbarë asht sëmurë prej këti akrobacioni dallndyshuer. Besova se dhe kjo dallndyshë do thejë qafën në këto akrobacione, por atë e kish falë perëndia ma të shkathtë për jetë: pa psue asnjë dhimbje kreje, u ngop me miza!
Sjellem nga perëndimi, shkas barin e njomë; e do mendime plot sarkazmë, t’idhta më turbullojnë kryet. Përqark, natyra në gjelbërim më ngjan si një koketë e burdelit, e veshun në një dekolte pikante. Liqeni me prralla të marra të “Një mijë e një natës”, malet me një heshtje qesharake, e mbi këto dielli i vjetër, dielli një mijë, pesë mijë, dhetë mijë e kushedi sa vjet i motçëm. Jo, jo, dielli, nuk pajtohem me ty, pajtohem me të që ushqej tashti asht dëshira me ju ngërdheshë, me iu dëftue gjuhën këtij dielli, që aq indiferent prendon prapa maleve.
Nisem kah shtëpiat e fshatit, i cili asht në masmarrëveshje të plotë me qiellin. Për mbramen herë shof Shkodrën, i dëshroj “natën e mirë” dhe i dërgoj një të puthun n’ajër.
Të fala,
M."
 

scadarsko

Locus omnem
TË BIRTË E SHEKULLIT TË RI
Na të birtë e shekullit të ri,
që plakun e lamë në "shejtnin" e tij
e çuem grushtin për me luftue
ndër lufta të reja
dhe me fitue...
Na të birtë e shekullit të ri,
filizat e një toke së rimun me lot,
ku djersë e ballit u dikonte kot -
se dheu ynë qe kafshatë e huej
dhe në marrzi duhej shum shtRejtë t'u paguhej.
Na të birtë e shekullit të ri,
vllazën të lindun e të rritun në zi,
kur tinglloi çast' i ynë i mbramë
edhe fatlumë
ditëm me thanë :
S'duem me humbë
në lojë të përgjaktë të historis njerzore,
jo! jo! s'i duem humbjet prore -
duem ngadhnim!
ngadhnim, ndërgjegje dhe mendimi të lirë!
S'duem, për hir
të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë "shejtnim",
të zhytemi prap në pellgun e mjerimit
që të vajtojmë prap kangën e trishtimit,
kangën monotone, pa shpirt, të sklavnis -
të jem' një thumb i ngulun ndër trutë e njerzis.
Na të birtë e shekullit të ri,
me hovin ton e të ndezun peshë,
ndër lufta të reja kemi m'u ndeshë
dhe për fitore kem' me ra fli.
 

scadarsko

Locus omnem
TË LINDET NJERIU Të lindet një njeri
nga gjin' i dheut tonë të rim me lot të vakët,
nga thalb' i shpirtit tonë që shkrihet në dëshirë të flakët
për një gen të ri, -
Të lindet një njeri!
Pa hyll në ball - por që me fjalë të pushton,
që të rrëmben qetsin e ban gjaku të të vlojë
rrkajë, e ban synin ligshtin ta zhgjetojë,
që nëpër shekuj ndërgjegjen na tradhton.
Të dali një njeri!
Të mkambi një Kohë të Re!
Të krijojë një Epope!
Ndër lahuta tona të këndohet Jeta e Re...
- Të gjithë kombet po dehen n'epopea të veta,
flakë e zjarrmit të tyne na i përzhiti ftyrat
dhe nëpër to një nga një po shtohen rrudhat,
e nën kambë e mbi krye tinzë po na ikjeta.
(Liri! - Po, liri dhe gaforrja gëzon,
porgaforre asht...
Liri, ku plogsi ndërgjegje gjallon,
jo, liri nuk asht!),
Të lindet një njeri
i madh si madhni
dhe ndërgjegjet tona t'i ndezi në dashni
për një ide të re, ideal bujar,
për një agim të lum e të drejtë kombtar.
 

scadarsko

Locus omnem
KANGA E RINIS
Rini, thueja kangës ma të bukur që di!
Thueja kangës sate që të vlon në gji.
Nxirre gëzimin tand' të shpërthejë me vrull...
Mos e freno kangën! Le të marri udhë.
Thueja kangës, rini, pash syt e tu...
Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu
me zjarrm tand, rini... Dhe të na mbysi dallga
prej ndjenjash të shkumbzueme q'i turbullon kanga.
Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi
Kumbi i zanit te përplaset për qiellë
dhe të kthejë prap te na - se hyjt ta kanë zili
e na të duem fort si të duem një diell.
Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote!
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.
 

scadarsko

Locus omnem
BALADË QYTETSE
Mbramë
qiella dhe hyjt e vramë
një ngjarje të trishtueme panë:
Hije... jo! - por një grue
me ftyrë të zbetë edhe me sy
të zez si jeta e saj,
me buzën të vyshkuna në vaj,
me plagë në gjoks e stolisun
me veshje dhe me shpirt të grisun,
me hije grueje,
një kens këso bote,
një fantom uje
vallzonte valle në rrugë të madhe.
Dy hapa para, dy hapa mbrapa
me kambë të zbathun,
me zemër të plasun.
Dy hapa djathtas, dy hapa majtas,
me flokë të thime,
me ndjesi të ngrime.
(Dikur,
kur gjit' e saj me kreni
shpërtheheshin n'aromë,
kur ish e njomë -
atëherë e dashunojshin shum zotni.
E sot?)
Jeta e saj asht kjo vall' e çmendun
në rrugat e qytetit tonë,
një jetën e fikun, një jetë e shterun,
shpin i molisun, zemër e therun,
një za vorri, një jehonë
që vallzon natën vonë
nëpër rrugat e qytetit onë.
 

scadarsko

Locus omnem
REZIGNATA Na shprehun të ngushlluem gjetme në vaj...
Mjerimet i morme në pajë
mejetë... se kjo botë mbarë
ndër gji t'Univerzumit asht një varrë,
ku qenia e dënueme shkrrahet rrshanë
me vullnet të ndrydhun në grusht të një vigani.
- Një sy i stolisun me lot të kulluet së dhimbes së thellë
ndrit nga skaji i mjerimit,
e kaiherë një refleks i një mendimit të hjedhtë
veton rreth rruzullimit
shfrimin me gjetë mnis së vet të mnerëtë...
Por kreu varet, syn' i trishtuem, mbyllet
e nga qerpiku një lot i kjart' shtyhet
rrokulliset nga ftyra, bie në tokë e thrrimet,
e ndër thrrimet e vogla të lotit ka një njeri lindet
Secili prej tyne n'udhë të fatit të vet niset
me shpresë në ngadhnim ma të vogël, përshkon të gjitha viset
kah rrugët janë të shtrueme me ferra e rreth të cilave shifen
vorret të shpëlamë me lotë e të marrët që zgërdhihen.
 

scadarsko

Locus omnem
NËN FLAMUJT E MELANKOLISË
Në vendin tonë
kudo valojnë
flamujt e një melankolie
të trishtueshme...
... dhe askush s'mund të thotë
se këtu rron
një popull që ndërton
diçka të re.
Aty këtu në hijet
e flamujve
mund të shifet
një mund, një përpjekje
e madhe përmbi vdekje
për të pjellë diçka të madhe,
për të qitë në dritë një xhind!
Por, (o ironi)
nga ajo përpjekje lind
vetëm një mi.
Dhe kështu kjo komedi
na plas dellin e gazit,
nsa prej marazit
pëlcasim.
Në prakun e çdo banese
ku ka ndoj shenj jetese
valon nga një flamur
melankolie të trishtueshme.
 

Balahk

Locus omnem
O,si nuk kam nje grusht te fuqishem,malit qe hesht,mu ne zemer me ja ngjesh,ta shof si dhridhet nga nje grusht i pa ligjshem.........dhe une te kenaqem,te kenaqem tu QESH :D :D
 
Top