Migjeni

abs

nuk e di...
Re: Migjeni

Kjo eshte madheshtore. Forca shprehese e paarrire me pas...

Mjerimi tërbohet në dashuni epshore.
Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa;
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnë fillin të marrët, shërbtorët dhe lypsat që nesër do linden me na i mbushë rrugat.



madheshtore!

----------------

:thumbsup:
 

Blendi

Primus registratum
Re: Migjeni

Kjo eshte nje nga poezite e preferuara te miat, nder te gjitha poezite, jo vetem nder ato te Migjenit.

RIMA E TRETUN

Jeta i kaloi si nje gote shampanje.

Nett i coi ner shtreter mbi gji te grave,
te cilat e deshten fort e ma fort per pare
sesa per kafshimin e tij te dhambve.
Dhe syparja ra
Protagonisti vdiq...

Por nuk vdes shampanja!

U linden milionet
me miliarde deshira
Kuj t'i leshohet radha
kur nuk ka batalla?

Por do te kete Karrnera
dhe do te kete poeten
gjithashtu dhe priften

Prifti ka per te thane
ku do te shkoje
ai qe e coi
jeten si nje gote shampanje
e ku ai me te thyeme dhambe?

_____________________________________


BLASFEMI

Notojne xhamiat dhe kishat neper kujtimet tona,
dhe lutjet pa kuptim dhe shije perplasen per muret e tyne
dhe nga keto lutje zemra e zotit ende s'ju thye
por vazhdoi te rrahi nder lodra dhe kumbona.

Xhamiat dhe kishat madheshtore nder vende tona te mjerueme...
Kumbonaret dhe minaret e nalta mbi shtepia tona perdhecke...
Zani i hoxhes dhe i priftit ne nje kange te degjenerueme...
O pikture ideale, e vjeter njemije vjece!

Notojne xhamiat dhe kishat neper kujtime te fetarve
Tingujt e kumbones ngaterrohen me zanin e kasnecit,
Shkelqen shejtnia mbi zhguna dhe nder mjekra te hoxhallarve.

Mbi keshtjellat mijvjecare qendrojne sorrat e smuerme,
krahet i kane vare pa shprese - simbojt e shpresave te humbuna
me klithma te dersherueme bajne fjale per jeten e perndueme
kur keshtjellat mijvjecare si xhixha shkelqejshin te lumtuna.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Migjeni

Eshte bere publike se fundmi Letra e Bojkes drejtuar se motres se Migjenit, aty behet nje thirrje per jete panvaresisht se Migjeni tashme eshte pluhurezuar.Bojka, qe e desh aq shume, pikerisht ne mungesen e tij gjen jeten dhe vdekjen, preferon dhe ZGJEDH te jetoje.

Ne kete leter, Bojka mes lotesh perpiqet qe aty ku gjen shpresen e vet per te jetuar te lidhe edhe shpresen e se motres se Migjenit, e cila eshte e derrmuar nga kjo vdekje.

Per mua eshte nga me te medhenjte e letrave shqipe dhe nuk do rresht se lexuari, pa harruarr te nenvizoj qe edhe proza e tij eshte po aq e bukur dhe e trishte, por cuditerisht mbart shume zemerim.
 

ONIX

Primus registratum
Re: Migjeni

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] MIGJENI (1911-1938)

Lindi në Shkodër më 13 tetor 1911. Pas kryerjes së shkollës fillore, gjysmë të mesme dhe seminarit ortodoks, punoi si mësues në fshatin Vrakë, në Shkodër dhe në Pukë. Migjeni solli elemente të reja në letërsinë shqipe, sidomos në pasqyrimin ekzistencial të jetës së njerëzve të varfër. "Vargjet e lira" është përmbledhja e poezive të tij, ndërsa "Novelat e qytetit të veriut" përmbledhje e prozave, të cilat u botuan vetëm pas vdekjes. Migjeni ishte ndër të rrallët shkrimtarë të kohës, që spikatën amoralitetin kohor, absurditetin e zakoneve të përçudnuara, injorancën e regjimeve despotike. Ndër vjershat më të spikatura mund të përmenden "Të birtë e shekullit të ri", "Recital i malësorit", "Kanga e rinisë", etj. Ndërsa në prozë, "Luli i vocërr", "Legjenda e misrit", "... bukën tonë të përditshme falna zot", etj. Në dhjetor 1937, ai niset për në Itali, për t'u kuruar në senatoriumin San-Luigji të Torinos, pastaj në Spitalin Torre Pellice, ku dhe në një qetësi hyjnore ndërroi jetë me 26 gusht 1938.

migjeni1.gif


Para disa ditesh me ra ne dore nje ribotim i veprave te Migjenit.U mahnita nga forca e prozes se tij te shkurter.Kisha harruar forcen shprehese dhe trishtimin e forte qe ky shkrimtar na fali.Jetoi kaq pak, por kujtohet kaq shume.... [/qb]
Po jam shume dakort te shkruhet per nje nga divat e letersise shqiptare. por ju vajza qe paskeni lexuar vepren e Migjenit, dhe qenkeni te mireinformuar mbi te dhenat e tij...mua me duket se keni harruar te citoni dhe ate qe i vodhet informatat!
pra ai qe shkroi parathenien e ketsaj vepre i cili eshte Ismail Kadare.
Nqs e lexoni deri ne fund kete parathenie eshte dhe data dhe data na len te kuptojme qe eshte koa e censures komuniste. Dhe i madhi Kadare i del hapur dhe ve ne pah shume qart vepren gati te humbur poezit,prozat te cilat koha nuk i lejonte mendoj seduhej cituar
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Migjeni

:confused: :confused:

Nuk ju kuptova juve me lart, sinqerisht.

Une e di se kush e ka bere parathenin e Librit te Migjenit, e kam lexuar,e di edhe si eshte kapaku i kesaj vepre, Kadare e quan Migjenin URAGAN NE SHPERTHIM, ne mos me ka lene memoria.
Termi qe ju i nderuar perdorni :vjedhje(!!!!)" me duket teper i tepruar dhe shume e guximshme nga ana juaj.Sidoqofte, une kam folur per nje veper TE RE voluminoze qe eshte botuar se fundmi ne Tirane ne paragrafin e fundit, per te cilen ju mesa duket nuk keni qene fort i qarte.Ndersa per biografine, boh :confused: nuk me duket se te dhenat personale mbi nje person te njohur perbejne shkelje te te drejtave te autorit per kedo.

Shendet e dite te mbare!
 

giorgio

Primus registratum
Re: Migjeni

NËN FLAMUJT E MELANKOLISË

Në vendin tonë
kudo valojnë
flamujt e një melankolie
të trishtueshme...
... dhe askush s'mund të thotë
se këtu rron
një popull që ndërton
diçka të re.
Aty këtu në hijet
e flamujve
mund të shifet
një mund, një përpjekje
e madhe përmbi vdekje
për të pjellë diçka të madhe,
për të qitë në dritë një xhind!
Por, (o ironi)
nga ajo përpjekje lind
vetëm një mi.
Dhe kështu kjo komedi
na plas dellin e gazit,
ndersa prej marazit
pëlcasim.
Në prakun e çdo banese
ku ka ndoj shenj jetese
valon nga një flamur
melankolie të trishtueshme
 

giorgio

Primus registratum
Re: Migjeni

EKSTAZA PRANVERORE
...dhe pranvera erdhi...
Nëpër ftyra tona rrëshqiti nji gëzim
dhe ndër zemra tona ngrehi një fole,
e një jetë e bukur, e një jetë e re,
me dëshira të shumta po buzqesh në lulzim.

...dhe dallndysha erdhi...
si shpirti n'ekstazë, në hovin e shejt shtri;
me qiellën rroket, me diellin puthet,
dridhen krahët në hare - mandej poshtë vërsulet
t'u dhurue në cicrim përshndetje një mijë.

...triumfon bylbyli...
kangëtar plot magji në gemb të trandafiles,
në një tempo të marrë përkdheljet po shfre
e kanga kumbuese, kang' e tij pa fre,
asht si kangë Orfeji ndër telat e lyrës.

...dhe vesa shkëlqen...
në një pikë t'argjant pasqyrohet jeta
tërheqse si andrra dhe si vijzatimi
ndër orët e hyjzimit, kur shpërthen agimi
e rrezet e arta rrëshqasin ndër fleta.

... dhe pranvera erdhi...
Nëpër ftyra tona rrëshqiti një gëzim
dhe ndër zemra tona ngrehi një fole
e një jetë e bukur, e një jetë e re
me dëshira të shumta po buzqesh në lulzim.
 

Guest
Re: Migjeni

emrin e ka ekstaza pranverore po aty nuk shoh ndonje ekstaze une :eek: /pf/images/graemlins/laugh.gif

Millosh gjergj nikolla :book:
 

renea

Primus registratum
Re: Migjeni

Migjeni ka qene autori me i pavleresuar ne letrat Shqiptare. Stili i tij filozofik i shprehur me gjuhe te thjeshte dhe herazi me ironi, e pikturuar paster ne nje gegerishte te persosur e bene te pakuptueshem per kohen qe jetoi por largpames per kohen qe jetojne.

Mbaj mend ato faqet e vjetra te Leximit tetevjecar kushtuar tij, dhe me kishte marre malli.
Dua te falenderoj ata qe sollen dhe do sjellin shkrime, poezi nga Migjeni, na kenaqet thellesisht.

Te analizosh Migjenin duhet ta marresh prizmin e mendimit te tij sigurisht nga pikepamja sociale, Migjeni ka qene i shume dhene mbas popullit te tij, per kete fakt mbetet nje perle e mendimit Shqiptar.


Mbi keshtjellat mijvjecare qendrojne sorrat e smuerme,
krahet i kane vare pa shprese - simbojt e shpresave te humbuna
me klithma te dersherueme bajne fjale per jeten e perndueme
kur keshtjellat mijvjecare si xhixha shkelqejshin te lumtuna.


Shiko sa thelle endet mendimi i tij, nje lexues i mprehte ndjen dhimbjen e Migjenit ne luften e tij te penes me neo-farisenjte e at'hershem.


ps:komentem bi vargun te mirepritura /pf/images/graemlins/smile.gif
 

renea

Primus registratum
Re: Migjeni

Vjersha "ekstaza Pranverore" nuk ka te beje me ekstazen erotike qe mund te paramendoje ersila, sepse dhe vete fjala ekstaze nuk eshte domosdoshmerisht e lidhur me kenaqesine seksuale.
Ekstaze eshte ngazellimi shpirteror i mbeshtjelle me kenaqesi dhe shprese.

Tani, vjersha mund te jete frymezuar nga ardhja e Pranveres si stine, por edhe mund te jete shprehja pozitive,ekstazore e Migjenit per ndonje ndryshim politiko-social ne Shqiperi. Ja pse Megjeni mbetet i vecante, jep te pamunudren ne thjeshtesine e nje petali pranveror.
 

Evi

Primus registratum
Re: Migjeni

sa keq qe ato qe Migjeni thote jane ende te verteta sikur ti kish shkruar dje pasi pa lajmet e ores 20-00...vecanerisht:
Ne vendin tone
kudo valojne
flamujt e nje melankolie
te trishtueshme...
...dhe askush s'mund te thote
se ketu rron
nje popull qe nderton
dicka te re...

dikush tha se Migjeni ka qene autori me i pavleresuar...per fat te keq ai eshte e do mbetet i pavleresuar per sa kohe vargjet e tij te pershkruajne Shqiperine ne detaje...gje qe mesa duket do vazhdoje per nje kohe te gjate. Nuk ma merr mendja se Komisioni per Reduktimin e Varferise te jete aq 'pa gusto' sa vargje te nje fuqie te tille ti zhvleresoje... e vargjet e tij s'jane nje koment i mire per ata qe kerkojne votat tuaja...
keep up the good work.
p.s.
 

Onufri

Primus registratum
Re: Migjeni

Fillimisht postuar nga Baroni_UK:
[qb]
dikush tha se Migjeni ka qene autori me i pavleresuar...per fat te keq ai eshte e do mbetet i pavleresuar per sa kohe vargjet e tij te pershkruajne Shqiperine ne detaje...gje qe mesa duket do vazhdoje per nje kohe te gjate. Nuk ma merr mendja se Komisioni per Reduktimin e Varferise te jete aq 'pa gusto' sa vargje te nje fuqie te tille ti zhvleresoje... e vargjet e tij s'jane nje koment i mire per ata qe kerkojne votat tuaja...
keep up the good work.
p.s. [/qb]
Te pakten ketu ta leme menjeane ironine dhe polemikat shterpe politike :smash:
Tema eshte fantastike. E lexova te gjithen me nje fryme dhe akoma tani e kam mishin e ngjethur.
Nder te preferuarat e mia jane "recital i malcorit" dhe "melodi e keputun".
Nuk jam dakort me disa nga ju qe thone se Migjeni eshte pak i vleresur :confused: Vleresimet per te i kane dhene jo pak por, Lazgush Poradeci dhe Ismail Kadare. Pastaj dhe madheshtine e tij jemi ne qe e vleresojme.Ketu nuk ka vend per polemika.
pershendetje :wave: Onu'
 

fallen angel

Primus registratum
Re: Migjeni

kush tha ore qe eshte i pavleresuar migjeni.
se kadareja i shkroi himne regjimit komunist kjo nuk do te thote se u vleresua si shkrimtar i zoti po thjesht si nje qe shkroi gjen e duhur ne kohen e duhur!
migjeni nuk vleresohet dot nga masat,nga turmat pa tru etj etj.ai duhet lexuar dhe kuptuar mbi te gjitha,dhe vetem atehere mund te japesh nje mendim te plote mbi te,mbi stilin e tij,mbi realitetin qe ai pasqyron ne cdo rresht a varg.
dhe ketu jo pak vete e kane bere,cka rrjedhimisht do te thote qe migjeni qenkesh vleresuar,pra krejt e kunderta e asaj qe thoni ju.
nje autor kenaqet dhe me nje lexues te vetem,mjaft qe ky i fundit te arrije ta kuptoje me te vertete.

p.s:kordele,migjenin kadare e quajti uragani i nderprere /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Migjeni

/pf/images/graemlins/wink.gif

E vertete Hoti, e pranoj gabimin /pf/images/graemlins/wink.gif

:thumbsup:
 

uni20077

Primus registratum
Re: Migjeni

Migieni asct poet i dhimbjes,i proteests.Nuc e dí pse acc scum i caa cndue vueities, n`vend cci t`scikoote edhe ànen e bucur t`ièts.Act frû paa maas prei pusctedtit communist per atheismin e tii, tui e perdoor ssi aarm anti-fetare, praa caa perdore giendien e vsctiir scpirtnore te gni te riiut te smuur corpnisct e te vraam scpirtnisct,per propagaand sctedtnore.

Sic transit gloria mundi.

In Vino Chrstii Aeterna Veritas.
 

bebi

Primus registratum
Re: Migjeni

... !

KANGET E PAKENDUEME

Thellë në veten teme flejnë kangët e pakëndueme
të cilat ende vuejtja as gëzimi s'i nxori,
të cilat flejnë e presin një ditë ma të lumnueme
me shpërthye, m'u këndue pa frigë e pa zori.

Thelltë në veten teme kangët e mia jesin...
e unë jam vullkani që fle i fashitun,
por kur t'i vijë dita të gjitha ka me i qitun
në një mijë ngjyra të bukra që nuk vdesin.

Por a do të vijë dita kangët me u zgjue?
Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen?
Jo! Jo! Se liria filloi me lulzue
dhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valën.

0 kangët që fleni reliktet e mia
q'ende s'keni prekun as një zemër të huej,
vetëm unë me ju po kënaqem si fëmia
unë- djepi juej; ndoshta vorri juej. /pf/images/graemlins/frown.gif
 
Top