Migjeni

Ema

Goddes
Re: Migjeni

FRYMËZIM i PAFAT

Frymzim' i em i pafat,
që vjen e më djeg mu në gji,
për kë po më flet? për kë të shkruej?
përse po më ban që kaq të vuej?
pse vjen e më djeg mu në gji,
frymzim' i em i pafat?

Për të gjorët? për ata që nuk kanë dritë?
0 frymzim' i em i ngratë,
mjaft me plagë që s'kan shërim,
leni të dergjen në mjerim,
Njerzit s'duen ma trishtim,
botës s'ia kande atë kangë të thatë,
thot se mjell një farë të idhtë.

Far' e idhtë... far' e idhë...
- 0 njerz të bimë nga far' e ambël!
Frigë të mos keni, pse një kangë
mund t'ju theri në ndjesi,
t'ju kujtojnë zemrën në gji
në ndërgjegje dhe një dangë...
porju t'ju bajë edhe ma zi.

Frymzim' i em i pafat!
Shporru ktej! Nuk të due!
S'i due hovet tueja të nalta,
as fluturimet... Nëpër balta...
të ditve tona të shklas un due
rrokë me njerzit që rrok nata.
 

Ema

Goddes
Re: Migjeni

KANGA E TË BURGOSUNIT

Nëpër hekra të kryqzuem të dritores seme
shof qiellën të coptueme në katërdhetë copë
edhe shof diellin sa një pare serme
- aq larg asht qielli nga e emja gropë.

E kjo gropë e eme e ka emrin burg.
E dini se burgu nuk asht për dëfrim.
Prandaj burg' i em asht shum i ultë
dhe më bani palmuç dhe më mbyti në trishtim.

Hekrat e kryqzuem dhe ndërgjegj' e eme,
dy anmiq të betuem, luftojnë dit' e natë;
por hekr' i fortë e mund ndërgjegjen teme
dhe në dëshprim përplasem si një qen i ngratë.

E kur nata vjen dhe xhixhillojnë hyjt
gëzohem fort, se hekrat nuk m'i kryqzojnë syt',
por t'u sjellmen mbrapa shof dritën e smutë
edhe hijën teme tu' u zgjatë në murt

si një kërcnim ligji, posi një dajak.
Dhe atëher tërbohem dhe urrej pa masë
dritën, hijën, vetën, muret edhe hekrat
edhe e ndjej vetën lua të ndryem në kafas.

Nëpër hekra të kryqzuem të dritores seme
shof qiellën të coptueme në katërdhetë copë
dhe zemra e eme ndien po aq të breme
në mes të katër murve sii në një gropë
 

Ema

Goddes
Re: Migjeni

Të birtë e shekullit të ri

Na t'birt e shekullit të ri
që plakun e lamë në "shejtnin" e tij,
e çuem grushtin për me luftue
nder lufta të reja
dhe me fitue...
Na të birt e shekullit të ri,
filizat e një toke së rimun me lot
ku djersë e ballit u dikonte kot -
se dheu i yne qe kafshatë e huaj
dhe ne marrëzi duhej shumë shtrejtë t'u paguejm
Na t'birt e shekullit të ri
vllazen të lindun e të rritun në zi,
kur tinglloi çast'i ynë i mbramë
edhe fatlumë
ditem me thanë:
s'duem me humbë
në loje të pergjaktë të historis njerëzore,
jo! jo, s'i duem humbjet prore
duem ngadhnjim!
Ngadhnjim ndërgjegje dhe mendimi të lirë!
S'duem për hir
të kalbsinave të vjetra që kërkojne "shejtnim"
të zhytemi prap në pellgun e mjerimit
që të vajtojmë prap, kangët e trishtimit,
- kangen monotone, pa shpirt, të skllavnis -
të jem' nji thumb i ngulun nder trutë e njerëzis.
Na të birt e shekullit të ri
me hovin tonë, e të ndezun peshë,
ndër lufta të reja kemi m'u ndeshë
dhe për fitore kem me ra fli.
. . .
 

Ema

Goddes
Re: Migjeni

Recital i Malcorit

O' si nuk kam nji grusht të fortë
t'i bije mu në zemer malit që s'bëzanë,
ta dij edhe ai se ç'do me thanë i dobët -
n'agoni të përdridhet si vigan i vramë,

Unë - lugat! Si hij'e trazueme,
trashëgimtar i vuetjes dhe i durimit,
endem mbi bark te mallit me ujen e zgjueme
dhe me klithma të paknaquna t'instinktit.

Mali hesht. Edhe pse për dite
mbi lëkure të tij, në lojë varrimtare,
kërkoj me gjete nji kafshate ma të mirë...
Por me rrenë shaka shpresa gënjeshare.

Mali hesht - dhe në heshtje qeshë.
E unë vuej - dhe në vuejtje vdes!

Po unë, kur? heu! kur kam për t'u qeshë?
Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?

O, si nuk kam nji grusht të fuqishëm!
Malit që hesht mu në zemër me ja njeshë
Ta shof si dridhet nga grusht'i paligjshëm...
E unë të kënaqem, të kënaqem tu u qesh.
 

Ema

Goddes
Re: Migjeni

Ditët e fundit...

Në dhjetor 1937, me vaporin që bënte rrugën Durrës-Bari, Migjeni u nis për t'u kuruar e ndoshta pastaj edhe për të studiuar për letërsi në Itali. Nga kjo rrugë, ai nuk do të kthehej më. Në senatoriumin San-Luigji të Torinos kur e ndjen se ditët i ka të numëruara, gjithçka tek ai merr formë testamentiale. Në tre rreshtat e fundit që shkroi, përpara se t'i fillonin krizat e të binte në koma, prej së cilës nuk do përmendej më, për herë të parë në veprën e tij përmend emrin e Skënderbeut. Nuk dëshiron të vdesë pa shkruar diçka për Heroin Kombëtar të popullit të vet. I shkroi, pra, ato tre rreshta në prozë (fjalët e fundit ishin "s'flitet ma"), dhe ndoshta me një lehtësim të fundit nisi të shuhej, gjersa vdiq, fare i qetë, siç dëshmojnë të gjithë, më 26 gusht 1938.
Vargu i Poradecit:
"Fluturoi dhe shtergu i fundit madhështor me shpirt të gjorë", do t'i shkonte kësaj vdekje tragjike, aq më tepër që, sipas moshës, Migjeni duhej të vdiste vërtet i fundit.
Unë djepi juej e ndoshta vorri juej, kishte shkruar vite më parë Migjeni për veprat e tij. Ai e kishte shpërthyer më në fund varrin dhe po vinte t'i sillte letërsisë shqipe kumtin e tij të veçantë, me të gjitha vulat dhe peshën që i jepte rikthimi nga terri.

(nga Ismail Kadare)-Ardhja e Migjenit ne letersine shqipe)
 

Ema

Goddes
Re: Migjeni

Vjeshta ne parakalim

Vjeshtë në natyrë dhe vjeshtë ndër ftyra tona,
Afshon erë e mekun, lëngon i zymtë dielli,
lëngon shpirt' i smum ndër krahnore tona,
dridhetjet' e vyshkun ndër gemba të një plepi.

Ngjyrët e verdha lozin në vallen e fundme -
(dëshirë e marrë e gjethve që një nga një vdesin!)
Gëzimet, andjet tona, dëshirat e fundme
nëpër balta të vjeshtës një nga një po shkelin.

Një lis pasqyrohet në lotin e qiellit,
tundet dhe përgjaket në pasion të viganit:
"Jetë! Jetë unë due!" - e frymë merr prej fellit,
si stuhi shkyn ajrin... por në fund ia nis vajit.

Dhe m'at vaj bashkohet horizont' i mbytun
në mjegull përpise. Pemët degët e lagun
me vaj i mshtjellin në lutje - por kot! e dinë, të fikun,
se nesër do vdesin... Vall! A ka shpëtim ndokund?!

Mallëngjehet syni, mallëngjehet zemra
n'orën e vorresës, kur heshtin damaret,
e vorri inaltohet nën qiella ma t'epra
me klithëm dëshprimi që në dhimbë të madhe zvarret.

Vjeshtë në natyrë dhe vjeshtë ndër ftyra tona.
Rënkoni dëshirat fëmitë ejetës së vafun;
rënkoni në zije, qani mbi kufoma,
që stolisin vjeshtën nëpër gemba të thamun.
 

Ema

Goddes
Re: Migjeni

REZIGNATA

Na shprehun të ngushlluem gjetme në vaj...
Mjerimet i morme në pajë
mejetë... se kjo botë mbarë
ndër gji t'Univerzumit asht një varrë,
ku qenia e dënueme shkrrahet rrshanë
me vullnet të ndrydhun në grusht të një vigani.
- Një sy i stolisun me lot të kulluet së dhimbes së thellë
ndrit nga skaji i mjerimit,
e kaiherë një refleks i një mendimit të hjedhtë
veton rreth rruzullimit
shfrimin me gjetë mnis së vet të mnerëtë...
Por kreu varet, syn' i trishtuem, mbyllet
e nga qerpiku një lot i kjart' shtyhet
rrokulliset nga ftyra, bie në tokë e thrrimet,
e ndër thrrimet e vogla të lotit ka një njeri lindet
Secili prej tyne n'udhë të fatit të vet niset
me shpresë në ngadhnim ma të vogël, përshkon të gjitha viset
kah rrugët janë të shtrueme me ferra e rreth të cilave shifen
vorret të shpëlamë me lotë e të marrët që zgërdhihen.
 

Ema

Goddes
Re: Migjeni

TË LINDET NJERIU

Të lindet një njeri
nga gjin' i dheut tonë të rim me lot të vakët,
nga thalb' i shpirtit tonë që shkrihet në dëshirë të flakët
për një gen të ri, -
Të lindet një njeri!
Pa hyll në ball - por që me fjalë të pushton,
që të rrëmben qetsin e ban gjaku të të vlojë
rrkajë, e ban synin ligshtin ta zhgjetojë,
që nëpër shekuj ndërgjegjen na tradhton.
Të dali një njeri!
Të mkambi një Kohë të Re!
Të krijojë një Epope!
Ndër lahuta tona të këndohet Jeta e Re...
- Të gjithë kombet po dehen n'epopea të veta,
flakë e zjarrmit të tyne na i përzhiti ftyrat
dhe nëpër to një nga një po shtohen rrudhat,
e nën kambë e mbi krye tinzë po na ikjeta.
(Liri! - Po, liri dhe gaforrja gëzon,
porgaforre asht...
Liri, ku plogsi ndërgjegje gjallon,
jo, liri nuk asht!),
Të lindet një njeri
i madh si madhni
dhe ndërgjegjet tona t'i ndezi në dashni
për një ide të re, ideal bujar,
për një agim të lum e të drejtë kombtar
 

Ema

Goddes
Re: Migjeni

KANGA E PËRNDIMIT

Kangë Pëmdimi, kangë njeriu të dehun nga besimi në vete
Kanga e tij një fe tjetër, me tempuj të tjerë, me meshë solemne,
ku prej mëngjesit deri në mbramje shkrihen ndjesitë tmtë njerzore
n'apoteozën e hekurit; shpirtënt përshkohen në tymore,

të cilat në fishkllim i përqeshen zotit të vjetër edhe qiellit
e me re të ndyt' tymi të dendun ndriçimin ia vrasin diellit.
Fe tjetër, fe e çmendun e Pëmdimit të mrekullueshëm...
1 ekzaltuem shklet njeriu në delirium të pakuptueshëm.

Dëgjon zanin q'i thotë feja. Plagos qiellën, e shpon tokën,
i shkyn horizontet e bardhë, zhvesh natyrën - ia heq kotllën.
Kult' i tij - kult i zhveshun! Nuk ia bren ma trutë enigmi -
e varros, mbi varr ia vë një shej përbuzje o nderimi.

Kangë Pëmdimi, kangë njeriu të dehun nga besimi në vete
Kanga e tij shpres' e bukur, me flatra të një tjetërjete
në të cilën dielli do ndrrojë udhën: ka për t'u lindë nga Pëmdimi
- por deh! nga lumnia tash humb kokën rruzullimi.

Me një "tango" qejfi tash ia ngatrron fijet zotit të vjetër
ka me ia skandalizue të birtë besnikë në planetë të tjeter,
Kanga Pëmdimi, kangë njeriu të dehun nga besimi në vete...
 

Ema

Goddes
Re: Migjeni

Z.B.

Buzmramja u dridhte ndër afshet e mbramë
të diellit përndimuer
me kuqlim e tisa purpuer,
me kaltrina të kullueta në qiellë e në sy tand.
ku në fund u pasqyronte një dashni e lume
si vegimet e fatbardhsis në lima,
mbi të cilin tërthuer fluturon një pëllumb
dhe gëzime të pamatna gugon pa pra.
Zojushë, q' at buzmramje
unë andrroj me andje
dhe me një dashni të pastër
ata dy sy tuej të kaltër,
që m'u falne letë
me një shikim diskret.
 

Ema

Goddes
Re: Migjeni

KANGA SKANDALOZE

Një murgeshë e zbetë, që bashkë me mkatet e botës
bar dhe mkatet e mia mbi supet e vet të molisun,
mbi supat e verdhë si dylli që i ka puth hyjnia
- kaloi rrugës së qytetit si ejll i arratisun…
Një murgeshë e zbetë, e ftohtë si rrasa e vorrit, me sy boj hini si hini i epsheve të djegna të gjallesës,
me buzë të holla të kuqe, dy gajtana
pshertimet që mbysin
ma la der' vonë kujtimin, kujtimin e ftohtë të kalesës.
Prej lutjesh (jo tallse!) duel dhe në lutje prap po shkon…
Lutjet i flejnë gjithkund: ndër sy, ndër buzë, ndër Gishta.
Pa lutjet e saj bota, kushedi, ç'fat do kishte?
Por dhe nga lutjet e saj ende s'i zbardhi drita.
O murgeshë e zbetë, që çon dashni me shënjt,
që n'ekstazë para tyne digjesh si qiriu pranë lterit
dhe ua zbulon veten… Smirë ua kam shejtënvet:
Mos u lut për mue, se due pash më pash t'i bij ferrit.
Unë dhe ti, murgesh, dy skaje po të një litari;
të cilin dy tabore ia ngrehin njeni-tjetrit -
lufta asht e ashpër dhe kushedi ku do t'dali,
prandaj ngrehet litari edhe përplasen njerzit.
 

Ema

Goddes
Re: Migjeni

HIDHET E PËRHIDHET

Hidhet e përhidhet në shtregullën e fatit djalosh' i Arbënis. Hidhet e përhidhet në pëmdim mbrapa malit me hovin e rinis zogu i liris! Në shtregullën e fatit, ndër këto fluturime ma shpejt i rreh zemra edhe merr drithtime se qiellat e hueja premtojnë gëzime t'ambla nepër shkalla të hueja, nën të ngjyrta llamba premtojnë hyjnizimin në vallen e dëfrimit; femën-mashkull rrokun si dy vetë që mbyten kin për të mbramen herë qindenjë herë puthen e mbrenda krahnorit gati të pëlsasë zemra, nsa majet e këpucve shkarravisin germa të tanë natën e lume deri në të lem t'agimit. Për njenin ky gëzim, për tjetrin gëzim tjetër... ndoshta vllime librash, atom ose kompas - fund' i fundit shkundet ai djalosh i vjetër nga melankolia fillon të vuejë pa masë. Dh' atëherë nalmadhnia e tij mbret Dyshimi futet në zemër, në tru, në jetën e të riut mfshehtas fillon lojën tinzake, si krymbi në thalbin e mollës... e syni i të riut merr hijen e vendit, hijen e një murit mbrapa të cilit rrahin zemrat e makinat m'i krijuejetë të tjetër, njeriun e gurit... ... po, një ringjallje mbi të vjetra kalbsinat. Syn' i të riut muer hijen e atij murit. Hidhet e përhidhet zogu i liris, por dhe bjen ku lidhet djalosh' i Arbënis.
 

Ema

Goddes
Re: Migjeni

MALLI RINUER

Valët muzikore fluturojnë nga përndimi shkrepen e përtrihen për muret e dhomës seme, edhe mandej dridhen mbrenda në zemrën teme dhe zgjqjnë ndijesina që mblue ka hini.

Ndijesitë e mia me valët muzikore shkëmbejnë puthje të nxehta posi dy dashnorë e pa mshirë shëgjeta më ther në krahnor edhe më merr malli përjetë ma gazmore.

Malli rinuer përjetë ma shkumbuese flen pa fat në mue, një tingull pëmdimi asht ngushllim për mue kur më mshtjell mashtrimi me melankolinë e vet aq trishtuese.

Tingujt miqëdashës, që në dhomën teme më falin rytmin e një dansit të largët, më kujtojnë përqafimin e çiftave të shkathët që sjellen hirshëm nëpër drrasa të gëdhenme.
 

Ema

Goddes
Re: Migjeni

LAGJA E VARFUN

Krahët e zez të një nate pa fund
e varrosën lagjen pranë,
dritë, jetë, gjallsi - askund,
vetëm errsinë e skam.

U harrue jeta e ditës
ndër shtresat e natës, e pagja
u derdh nga parzm' e errsinës...
n'andrra përkundet lagja.

Njerzit ndër shtëpia flejnë
me gjoksa të lakurtë e të thatë
e gratë... fëmi po u lejnë
pa ushqim në gji, pa fat,

Pushojnë gjymtyrt e shkallmueme
në punën e ditës së kalueme,
shërohen trutë e helmueme
në gjumin e natës s'adhrueme.

Veç zemrat e njerzve të lanun
me të rektunt prralla rrfejnë:
mbi barrat e jetës së namun
që shpirt dhe korriz thejnë.

Prralla mbi fëmij rrugaça
barkjashtë e me hundë të ndyta,
që dorë shtrijnë me vjedhë, me lypë
e ngihen me fjalë të ndyta.

Prralla mbi varza të fyeme
me faqe e me buzë të thithna.
Prralla mbi djelm, me të thyeme
shprese, në burg me duer të lidhna,

të cilt nesër para gjyqit
për delikt do të përgjegjin, -
vetëm dreqit e hyllit
të gjith fajet tash ua mbshtesin.

Kështu lagj' e varfun pëshpritë
dhe errsinës hallet tregon.
Një gjel i undshëm, me dritë
të hanës i rrejtun, këndon.

Hesht! or gjel kryengritës,
i lagjës së varfun. - Këtu
nuk zbardh për ty drita e dritës.
i gjikuem je me ngordhë n'u.
 

Ema

Goddes
Re: Migjeni

Mrekulli:


Kanget e pakendueme

Thellë në veten teme flejnë kangët e pakëndueme
të cilat ende vuejtja as gëzimi s'i nxori,
të cilat flejnë e presin një ditë ma të lumnueme
me shpërthye, m'u këndue pa frigë e pa zori.

Thelltë në veten teme kangët e miajesin...
e unë jam vullkani që fle i fashitun,
por kur t'i vijë dita të gjitha ka me i qitun
në një mijë ngjyra të bukra që nuk vdesin.

Por a do të vijë dita kangët me u zgjue?
Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen?
Jo! Jo! Se liria filloi me lulzue
dhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valën.

O kangët që fleni reliktet e mia
q'ende s'keni prekun as një zemër të huej,
vetëm unë me ju po kënaqem si fëmia
unë- djepi juej; ndoshta vorri juej.
 

Ema

Goddes
Re: Migjeni

ZGJIMI

O vullnete të ndrydhuna ndër grushta të çelikta të shekujve
të kaluem!
O vullnete të shtypuna me themra të ngurta të titajve të tërbuem!
Të cilët n'udhë për në theqafje këtejpari i ranë
dhe vatrat tona në mjerim i përlanë...
O vullnete të ndrydhura!
O vullnete të shtypuna!
Shkundni prangat të mbrapshta! E me brimë ngadhnyese,
me hove viganash, dëshirash flatruese,
turniu në të gjitha anët dhe poshtë në dhë zbritni
- ndosht' aty keni për të gjetë fillin e një hymni,
që Illyri e vjetër ndër kremtime këndonte,
ndërsa zemra e kombit në liri kumbonte.
O vullnete të ndrydhuna!
O vullnete të shtypuna!
Tash shëgjetat e flakta të shprehjes suej zharitse
drejtoni kah qiella në ball të hyut a të dreqit,
i cili fatin tonë mbytte në mnijë të vet përpise -
a dijë se të Birt' e Shqipes folen ia ngrehën vetvetit.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Migjeni

Per poezine Z.B.

Dashuri e përfolur...

Dashuria e tij me vajzën shkodrane Bojka ka qenë një dashuri mjaft e veçantë. Mes tij dhe Bojkës, kishin lindur ndjenja jo vetëm të forta por edhe shumë fisnike. Ato që e dëshmojnë më shumë se çdo gjë tjetër këtë janë letrat e të dashurës së tij, Bojka. Por kjo dashuri mes tyre është përfolur mjaft ndër shkrimet e këtyre viteve të fundit. “Mjaft dashakeqe ka qenë edhe përpjekja e bërë në shtyp për të përdhosur dashurinë e vetme të Migjenit si një lidhje incesti, nëpërmjet sajimit të një përafrie gjaku midis Migjenit dhe Bojka Nikollës” - thotë Angjelina. Dhe e gjithë kjo është bërë duke u nisur nga mbiemri i njëllojtë i tyre. Veçse e vërteta nuk qëndron kështu. “Në të vërtetë Kola, i ati i Bojkës, kishte ardhur në moshë të rritur në Shkodër, nga komuniteti ortodoks i Kavajës dhe nuk kishte asnjë lidhje gjaku me Nikollë Dibranin, gjyshin e Migjenit, të ardhur nga komuniteti ortodoks shqiptar i Rekës së Dibrës shumë kohë më parë” - shpjegon ajo, duke shtuar se “lidhja e Migjenit me Bojkën ka qenë aq fisnike sa mund të merret si shembull për rininë e sotme. Sa dhimbje forcë e kulturë përmbajnë letrat e mikes së tij Bojka, ndërkohë që Migjeni e përjetësoi atë në poezinë Z.B”,- shkruan Angjelina në pasthënien e librit.

(Kjo është poezia e botuar në këtë libër në formën e një faksimilje, ku paraqiten vargjet e marra direkt nga dorëshkrimi i poetit)

nga Admirina Peçi
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Migjeni

Dokumente, letërkëmbime, një poezi dhe disa fotografi të Migjenit, të pabotuara kurrë më parë, janë përfshirë në botimin e fundit “Migjeni–Vepra”. Ky botim, i cili ka veçse pak ditë që ka dalë në qarkullim, sjell të tjera anë të fshehta, nga jeta e poetit, të cilin e detyruan t’i japë lamtumirën kësaj bote, që në moshën 27-vjeçare. Në këtë libër, veç veprës së plotë të tij, janë përfshirë edhe mjaft detaje të tjera nga jeta. Skënder Luarasi mblodhi gjithë jetën e Migjenit, “Vargjet e Lira” të këtij poeti të madh (ku janë përfshirë “Kangët e mjerimit”, “Kangët e perëndimit”, “Kangë në vete”, “Kangët e rinisë” dhe “Kangët e fundit), e krahas tyre mblodhi dhe “Novelat e qytetit të Veriut” ( ku përfshihen edhe shkrimet e fundit të tij, si dhe shënime të ndryshme nga leximet, dokumente, letra të Migjenit, dërguar miqve dhe të afërmëve të tij, etj.). E së fundi, përgatiti dhe kronologjinë e jetës dhe të veprimtarisë së Millosh Gjergj Nikollës – Migjenit (1911-1938), botimet në gjuhë të huaja të veprës së tij. Një pasthënie e shkruar nga e mbesa e poetit, (Angjelina Ceka (Luarasi) vajza e motrës së tij të dashur Olga) mbyll fletët e librit, i cili u përgatit nga ndërmarrja botuese “Cetis Tirana”.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Migjeni

Të njohurat e të panjohurat

Angjelina i kishte parë sa e sa herë dorëshkrimet dhe botimet e të atit të saj (i cili ka qenë studiuesi, që i ka hyrë deri në hollësi veprës së Migjenit). Kishte marrë në duar botimet e veprave të plotë të Migjenit. Vendosi të botonte të katërtin e radhës. Siç edhe shpjegon në pasthënien e këtij botimi të ri, Angjelina pohon se ky libër përmbledh botimin bazë të përgatitur dhe redaktuar nga Skënder Luarasi, si dhe letërkëmbimet me miq e të afërm si dhe mjaft foto, letra e dokumente të pabotuara më parë. Një libër i tillë që i ka munguar gjatë bibliotekës shqiptare është përgatitur me shumë kujdes. Është dashur shumë kohë për të sjellë imazhin përfundimtar të tij. Veç materialeve e veprës së Migjenit, botuar edhe më parë, janë bërë hulumtime edhe përtej kufirit të Shqipërisë ku gjenden të afërm dhe miq të Migjenit. Nga e vetmja vajzë xhaxhai e Migjenit (86 vjeç) e cila jeton sot në Zagreb janë marrë fotografi të reja të Migjenit. Po ashtu janë bërë kërkime për materiale të reja edhe në shtëpinë muze “Migjeni”, ku janë marrë letra të pabotuara të së dashurës së tij. Përmes atyre letrave mëson diçka për vdekjen e Migjenit. Ato letra, Bojka (kështu quhej vajza shkodrane, që kish zaptuar zemrën e poetit) ia dërgonte motrës së tij Olgës, e cila ishte e vetmja pjesëtare e familjes, që iu gjend pranë asaj, pas vdekjes së Migjenit. Kjo letër është botuar edhe në këtë libër e sipas Angjelinës ka vlera të veçanta se mbi të gjitha tregon edhe nivelin kulturor të këtyre vajzave, në ato kohë. Po ashtu, një tjetër dorëshkrim, që vjen për herë të parë në duart e lexuesve është edhe një faksimile e dorëshkrimit origjinal të poezisë “Malli rinuer”.
 
Top