mesime morali nga berisha

maria_antoinete

Primus registratum
mesime morali nga berisha

Shoqëria shqiptare po gjendet sot përpara mësimeve të moralit që po serviren nga struktura shtetërore duke filluar që nga kryeministri Berisha dhe që kanë karakterizuar ligje të ndryshme të miratuara nga maxhoranca qeverisëse. Leksione të tilla u paralajmëruan që nga fushata zgjedhore e 2005, moto e së cilës u bë qeverisja me duar të pastra, e cila shoqërohej me një foto të përlotur të kryeministrit Berisha, e cila u kthye në simbol të fushatës blu.
Sigurisht që lufta ndaj korrupsionit dhe moraliteti i një shoqërie nuk mund të tregohet, të matet apo të gjykohet vetëm nga disa arrestime të bujshme të qeverisjes aktuale, por nga arrestime të tilla mësohet mbi moralin e tyre që po qeverisin dhe për vullnetin e hekurt të atyre që janë në pushtet për ta bërë këtë çështje simbol të qeverisjes së tyre. Dhe tashmë që kufiri midis së majtës dhe të djathtës është bërë shumë i vështirë për t’u përcaktuar, duket sikur e majta dhe e djathta në Shqipëri ndahen më shumë për tema morale sesa politike, ekonomike apo sociale. E djathta shqiptare është më e qartë dhe e përqendruar kur flitet për tema morali qeverisës apo shoqëror sesa e majta që shfaqet e përçarë dhe nuk ka shumë dëshirë për të diskutuar për tema të tilla që kanë qenë dhe shkaqet kryesore që e kanë çuar në opozitë.
 

Mono

Forumium praecox
Re: mesime morali nga berisha

Shume interesante! Nuk e kisha bere kurre nje dallim te tille. Ke shume te drejte kur thua se e Djathta shqiptare dallon nga e Majta nga niveli i moralit qe praktikon dhe perpiqet te ruaje!
Megjithate pyes veten nese ky moral eshte i impunuar nga Berisha dhe a mjafton nje ndershmeri morale per te qene nje qeveri e suksesshme.
Pervec moralit, Berishes mendoj i mungon nje vullnet per te rrespektuar dhe te tjeret dhe e mbulojne ndienja totalitarizmi, qe duhet ta pranoj, shpeshhere liderat e kane si cilesi te tyren!
 

shqiptari87

Primus registratum
Re: mesime morali nga berisha

nuk kam nevoje mesime morali nga nje mashtrus psikopat. ore cfare morali pres une prej atij njeriu qe para se te fitonte zgjedhjet bente gam gam si qen i lidhur persa i perket kontrates se Albtelekomit ndersa tani hidhet e thote: po jo kontratata duhet mbajtur se turkun e kemi shoke. nuk kam nevoje per moralin e askujt se nuk me hyn ne xhep. tani sapo lexova gazetat dhe cfare lexova: vrasje bandash, korrupsion, arrestime, vetvrasje, prostitucion, heroina.....edhe sa me shume moral duhet te degjoj une?????ore mik nuk me interson kush je nga vjen, une dua qe ta besh punen sic duhet bere dhe jo te besh llafe -kafe gam gam gjithe diten. une dua pune dhe pike.
 

MLK

Primus registratum
Re: mesime morali nga berisha

Sala ka ber shkollen e Partise Punes e si i tille i njef mire taktikat e vjetra.
Nje pjese e madhe e njerezve te pafte profesionalisht merren pikerisht te ashtu quajturin moral.
Berisha per te maskuar mungesen totale te kopetences ne fushen e ekonomise e te ligjit, perdor variantin e shitjes se moralit.
Ne shtator mbush vitin qe eshte ne krye te qeverise, a eshte ne gjendje te thote njeri se ç'fare ka ber per ekonomine e vendit qe prej marrjes se qeverise?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: mesime morali nga berisha

Ka forcu doganat dhe ka rrit të ardhurat prej tyre. Një hap goxha i mirë ky!

Problemi gjithmonë shtrohet së prapthi dhe me partizanllik në këtë mes.

Sa prej shqiptarëve e konsiderojnë "moralin" e Berishës si të mirën kryesore të tij? Do thoja shumica, si të djathtë ashtu edhe të majtë.

Sa shqiptarë e vlerësojnë PS (apo kryesinë e saj) si të pamoralshme? Do thoja shumica, si të majtë ashtu edhe të djathtë.

Pra nuk është budallallik të bëhet një krahasim i tillë në politikën shqiptare. Sigurisht që popullsia i jep rëndësi të ndryshme moralit e aftësive të dikujt por në fund të fundit bëhet edhe një bilanc mbi rezultatet e këtij "dikujt" dhe mbi këtë bilanc bazohet edhe drejtimi i votës.

Dikush vlerëson më shumë që të fitojë 5 lekë e t'i vjedhin 2 sesa të fitojë 10 e t'i vjedhin 9. Arsyeja është e thjeshtë për t'u kuptuar. /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: mesime morali nga berisha

Na ke mesuar me me mire se kaq Kondra /pf/images/graemlins/laugh.gif
Te gjithe ketu mendoj se jemi kundra vjedhjeve qe i jane bere dhe i behen popullit nga pushtetare te ndryshem.
Gjate gjithe periudhes se tij ne opozite, Berisha ka bere me qindra akuza kundra presonave te ndryshem qeveritare e duke e filluar nga ish-Kryeministri Nano per korrupsionin, pastrim parash, krimin....
C'fare e ka gjetur sot Fatos Nanon nga lufta e "fuqishme" qe po i ben korupsionit Berisha?!
Edi Rama sikur ishte lavatriçja e pastrimit te parave ( e thene kjo prej Berishes ne televizione te ndryshme), ku jane parate qe ka pastruar sot? Ka ndonje proçes te hapur ky njeri?
Berisha si gjithmone po merret vetem me llafe, pasi nuk ka asnje lloj kopetence ne drejtimin e shtetit.
Qeveria e tij nuk ka nje program te qarte te zhvillimit ekonomik te vendit, nuk ka nje strategji qe te jete bashkohore me ekonomine e tregut, ku te stimulohet investimi, puna, investimet e huaja.
Ekonomia matet me shifra e pra eshte shkence egzakte, ndaj dhe Berisha flet vetem per moralin, pasi morali nuk ka njesi matese e eshte teper i veshtire (per te mos thene i pamundur te verifikohet).
PNB vjetor = ?
Papunesi = ?
Varferia = ?
Te ardhurat nga Turizmi =?
Emigrimi = ?

Nese per keto e te tjera si keto pika ka te shifra pozitive atehere mund te krahasojme punen qe ka bere Berisha.
Me moralin e tij mund te rrim me vite e sejcili ka perkufizimin e tij te fjales moral, keshtu qe kurre sdo te mund te diskutojm per diçka konkrete.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: mesime morali nga berisha

Kapa veç një pikë të diskutimit MLK.

Pastaj Sala duket sikur e ka msu që duhet me e dredh në politikë.

Sa për ekonominë normalisht duhet të jenë ministrat që duhet të ofrojnë programin (që me sa di unë egziston) si dhe arritjet e tij (që gjithashtu egzistojnë).

Shifrat e 2005 duhet të kenë dalë mbi kriteret që ke vendosur ti më lart. Nuk e di në janë pozitive apo negative.

Megjithatë, tema quhet "Mësime morali nga Berisha" dhe unë diskutova më lart në këtë prizëm /pf/images/graemlins/shrug.gif.
 

MLK

Primus registratum
Re: mesime morali nga berisha

Me duket se per kete po diskutoj dhe une!
Pjesen ekonomike e solla per te ilustruar me mire arsyen e fokalizimit mbi shitjen e moralit nga ana e Berishes.
Berisha gjithmone ka komunikuar mbi moralin e kurre per programe ekonomike.
Se pari e ka shume me te thjeshte te flasi per moralin, pasi kjo nuk do ndonje kopetence te veçante (perveç faktit te mos jesh njeri me vese gje e cila te ul kredibilitetin)
Kurse te flasi per problemet e verteta, dhe ekonomine eshte nje fushe qe Berisha nuk mer vesh, e kjo per mua perben nja andikap teper te madh per te ardhmen shqiptare, pasi i mungon totalisht sensibiliteti ne kete fushe.
Mos flasim per ligjet qe sa here flet per to del jashte kushtetutes /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

VoGeLuShI

Primus registratum
Re: mesime morali nga berisha

dini gje ne ka ndonje projektligj ne shqyrtim per ne? /pf/images/graemlins/rolleyes.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: mesime morali nga berisha

Këto janë arsyet për të cilat duhet që t¸e merret gjithmonë mendimi i specialistëve si dhe arsyet përse Berisha duhet të largohet nga politika.

Por për sa i përket moralit Berisha nuk ka shumë gjëra për t'i përmendur. Me analizën apo ilustrimet që ti bën më duket se i largohesh paksa aspektit moralist e i afrohesh më shumë aftësive drejtuese të Berishës /pf/images/graemlins/shrug.gif.
 
H

harap

Guest
Re: mesime morali nga berisha

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
dini gje ne ka ndonje projektligj ne shqyrtim per ne? /pf/images/graemlins/rolleyes.gif

[/ QUOTE ]

do ju djegin.Do kthehet ligji me karrige elektrike per ju.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: mesime morali nga berisha

morali i berishes ne 8 vjet opozite ka qene "fol fol se dicka do mbetet" dhe nuk mendoj se eshte maximumi i pastertise.

Ndersa morali i berishes ne pushtet ishte dhe eshte "ju te klanit tim beni c'te doni vetem me lini mua te komandoj" sepse ne fund te fundit "cumannare è megghiu i ficcari" (comandare è meglio di fottere).
 

DFV

Primus registratum
Re: mesime morali nga berisha

Une mendoj se morali i nje qeverie dhe per me teper i nje kryeministri duhet te jete rritja ekonomike e vendit.
Ne te gjithe boten (vendet me demokraci reale) qeverit e matin punen e tyre me zhvillimin ekonomik te vendit, ndersa ne Shqiperi e ne menyre te vecant Berisha po udheheq vendin me metoda komuniste.
Ne asnje fjale qe thote Berisha nuk flitet me shifra ekzakte per zhvillimin ekonomik te vendit, kurre nuk kam degjuar nga goja e ketij te "ashtuquajtur" kryeminister, psh. se gjate ketij tremujori u hapen kaq vende pune, u shtuan apo u rriten kaq bisnese e te tjera si keto!!!
Por me habitshme eshte kur del e deklaron pa pike turpi, njelloj sikur te ishte ne opozit dhe jo kryetari i nje shteti qe aspiron per presporitet, se TIRANA eshte me e ndohtur se Kabuli!
Po kush vall me shume se ky kryeminister e ka per detyre te punoj qe TIRANEN ta bej te paster si gjithe qytetet e Europes apo dhe te ballkanit?
 
Top