maria_antoinete
Primus registratum
mesime morali nga berisha
Shoqëria shqiptare po gjendet sot përpara mësimeve të moralit që po serviren nga struktura shtetërore duke filluar që nga kryeministri Berisha dhe që kanë karakterizuar ligje të ndryshme të miratuara nga maxhoranca qeverisëse. Leksione të tilla u paralajmëruan që nga fushata zgjedhore e 2005, moto e së cilës u bë qeverisja me duar të pastra, e cila shoqërohej me një foto të përlotur të kryeministrit Berisha, e cila u kthye në simbol të fushatës blu.
Sigurisht që lufta ndaj korrupsionit dhe moraliteti i një shoqërie nuk mund të tregohet, të matet apo të gjykohet vetëm nga disa arrestime të bujshme të qeverisjes aktuale, por nga arrestime të tilla mësohet mbi moralin e tyre që po qeverisin dhe për vullnetin e hekurt të atyre që janë në pushtet për ta bërë këtë çështje simbol të qeverisjes së tyre. Dhe tashmë që kufiri midis së majtës dhe të djathtës është bërë shumë i vështirë për t’u përcaktuar, duket sikur e majta dhe e djathta në Shqipëri ndahen më shumë për tema morale sesa politike, ekonomike apo sociale. E djathta shqiptare është më e qartë dhe e përqendruar kur flitet për tema morali qeverisës apo shoqëror sesa e majta që shfaqet e përçarë dhe nuk ka shumë dëshirë për të diskutuar për tema të tilla që kanë qenë dhe shkaqet kryesore që e kanë çuar në opozitë.