Merrnin 200 Euro Për Një Provim, Arrestohen 3 Pedagoge Dhe Sekserët E Tyre

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Gjuha-rome-ne-Universitetin-e-Elbasanit-640x340.jpg

Policia e Elbasanit ka arrestuar 6 persona, të cilët akuzohen për korrupsion. Mes tyre janë tre janë pedagoge, që u merrnin para studentëve në këmbim të notave kaluese në provime.

Të arresturit janë:

A.Gj, vjeç 38 banuese në Elbasan, me detyrë pedagoge pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti Ekonomik Elbasan.

R.T, vjeç 38, banuese në Elbasan, me detyrë pedagoge pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti Ekonomik Elbasan.

Me Urdhër të Prokurorit u ndalua 31 vjeçarja Manjola Tavanxhi, banuese në Elbasan, me detyrë Pedagoge pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti Ekonomik Elbasan.

Ndaj këtyre tre shtetasve Gjykata caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa për pesonat e mëposhtëm u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”

Altin Cenolli, vjeç 37, banues në Elbasan, me detyrë Drejtori i Ujësjelles Kanalizimeve Elbasan.

Jani Muslli, vjeç 22, banues në Elbasan, me detyrë shofer pranë Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve Elbasan.

Gazmend L., vjeç 49, banues në Elbasan, me detyrë Administrator i një kompanie private në Elbasan.

Altin Cenolli, dhe Gazmend L., në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë ndërhyrë tek pedagoget e Universitetit “Aleksander Xhuvani”, Fakulteti i “Ekonomikut” Manjola Tavanxhi, A.Gj dhe R.T, për të marrë nota kaluese në disa lëndë dhe për të siguruar kredite të mjaftushme për mbrojtjen e diplomes për shtetasin Jani Muslli, i cili ishte student pranë këtij fakulteti, duke paguar për çdo provim nga 200 euro.
 
Top