The decatur
Perjashtuar nga Albforumi
Trajneri i kombëtares braziliane të futbollit, Mano Menezes, i ka thurur elozhe përfaqësueses spanjolle, duke e cilësuar si “referencën e re të futbollit botëror” dhe duke pranuar se edhe Brazili duhej “të ndiqte shembullin” e saj për të rikuperuar terrenin e humbur.
“Kombëtarja spanjolle ka kaluar Brazilin duke u kthyer në referencën e re të futbollit botëror dhe e vetmja mënyrë për të rikuperuar terrenin e humbur përballë Kampionëve të Evropës dhe Botës është të ndjekim shembullin e tyre dhe të adoptojmë një strategji me bazë të gjerë. Sot janë ata që i vendosin kushtet për të tërë, ashtu siç bënte Brazili në të kaluarën”, pranoi Menezes.
Por sipas tij, kjo nuk do të thotë se tashmë e gjithë bota duhet të fillojë të aplikojë skemën pa sulmues të mirëfilltë të spanjollëve, e cila rezultoi e suksesshme në triumfin në Euro 2012.
“Futbolli ynë është bazuar gjithmonë të sulmuesit, është diçka që vjen me kulturën në vendin tonë dhe me kërkesën e tifozëve që duan që kombëtarja jonë të luajë ashtu. Nuk mendoj se duhet ta braktisim këtë mënyrë loje vetëm se Spanja ka patur sukses me një formacion ndryshe. Në vend që të kopjojmë, duhet studiuar si të luajmë kundër tyre dhe të fitojmë me sulmues në fushë”.
“Shumë ekipe kanë luajtur futboll duke u bazuar në mbajtjen e topit, por mënyra se si e bëjnë ato dhe mënyra me shumë pasime që mbrojnë topin, nuk është bërë nga askush më përpara”, ishin elozhet e trajnerit i cili aktualisht po përgatit kombëtaren olimpike për pjesëmarrjen në Londër 2012, ku Brazili kërkon medaljen e parë të artë në futboll.