Al-Punk
Still here
Po lexoja artikullin me poshte:
Zvicra 'ndalon' shqiponjen
Futbollistët shqiptarë të kombëtares së Zvicrës nuk do të kenë më mundësinë të festojnë pas shënimit të golave duke kryqëzuar duart, një gjest ky që nënkupton simbolin e flamurit tonë, shqiponjën dykrenare.
Lajmi është publikuar nga zëdhënësi i Federatës zvicerane të Futbollit, Marco von Ah, i cili gjatë një interviste për një media vendase ka theksuar se para ndeshjes me Lituaninë, të gjithë lojtarët e kombëtares do të marrin leksione për sjelljen e tyre në fushë. Von Ah ka deklaruar gjithashtu se këto gjeste mund të jenë problematike, ndonëse simboli, me të cilin festojnë një pjesë e futbollistëve shqiptarë të Zvicrës, nuk përmban asnjë shprehje racizmi apo ksenofobie.
Sipas gazetës “Sonntag Zeitung”, shumë tifozë zviceranë kanë shprehur pakënaqësi për gjestet që Kasami dhe Xhaka bënë pas golave të shënuar në portën e Juventusit dhe Hanoverit.
Madje, kjo gazetë shkruan gjithashtu se tifozët duan që ky rregull të përfshijë edhe klubet ku aktivizohen shqiptarët që luajnë për fanelën e kombëtares së Zvicrës.
Cfare mendoni? Eshte racizem qe te ndalohet nje simbol paqesor apo eshte dicka normale per te mos krijuar probleme? Ne Gjermani kam pershtypjen ka nje si ligj qe ndalon afishimin e flamujve apo simboleve kombetare publikisht. Ndoshta kjo eshte dhe ne Zvicer...