Re: Mendoni qe prostitucioni duhet te jete legal?
Per mua, debati nese duhet lejuar apo jo me ligj prostitucioni eshte nje debat i cili nuk ia vlen te behet parimisht. Kjo sepse shoqeri te ndryshme funksionojne ne rrethana te ndryshme dhe natyrisht rregullimi me mjete ligjore i fenomenve qe mund te sjellin efekte negative per shoqerine jane te ndryshme. Nese flasim per Shqiperine, eshte nje diskutim i cili duhet pare me shume kujdes. Une mendoj se prostitucioni i ligjshem, praktikisht, edhe sikur ti bejme ligjet, eshte dicka e pamundur. Pa u ndalur ne diskutimin nese do te sillte apo jo dobi lejimi, une mendoj se ky ligj nuk do te mund te funksionoje, per sa kohe qe asnje prostitute (hiq te ashtuquajturin prostitucion gropash si ajo qe behet ne Tirane prapa Pallatit te Kultures), nuk do te pranonte te formalizohej. Nuk pesoj se ka vajza apo gra qe do te pranonin ta benin haptas, ne menyre te deklaruar kete "zanat". Nga ana tjeter, une nuk besoj se ligjet funksionojne aq kollaj ne Shqiperi e per me teper ne te tilla fusha. Nuk besoj se do te kishte dot nje shtepi publike qe te paguante taksat, te regjistronte punonjesit, te priste fature per klientet e ku ta di une cfare tjeter.
Persa i perket aspektit moral, eshte e vertete qe shoqeri te ndryshme kane perceptime te ndryshme per seksin. Por, problemi qendron qe kjo nuk do te thote qe diskutimi moral te fshihet fare. Te kuptohemi, diskutimi mbi moralin, nuk do te thote ti besh moral dikujt, por te diskutosh lidhur me standardet me te mira etike qe duhet te kete nje shoqeri. Problemi tani, qe ne Tajlande, apo ku ta di une, seksi merret ne menyre te distancuar nga dashuria, eshte nje ceshtje qe i perket asaj shoqerie. Nese ne duam te adaptojme modelin Tajlandez, le ta bejme, nese e shohim si me te mirin, por nuk besoj se eshte keshtu. Problemi eshte se ne nuk jemi tajlandeze dhe nuk funksionojme dot me norma apo perceptime te perziera. Shoqerite funksionojne si struktura, ndaj dhe parimet, normat, vlerat, nuk mund te hallakaten duke i bere grumbull huazimesh, ca ketu e ca aty. Nese adaptojme modele, duhet ti shohim ato ne strukture, pasi ndodh qe nje norme te na duket e tepert, por ajo funksionon ne nje teresi dhe mund te ndodhe qe nje norme te na duket e mire, por ajo nuk shkon ne strukturen, teresine apo mjedisin ku duam ta integrojme. Une mendoj se te gjitha problemet shoqerore ne kete vend, vijne pikerisht si pasoje e shkartisjes se ketyre gjerave.