Mendoni qe prostitucioni duhet te jete legal?

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Mendoni qe prostitucioni duhet te jete legal?

Ooooo Fyeri me pelqen te gerricem se s'kam ça te bej...e di ate shprehjen " a ma krrun pak kurrizin te lutem"? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif

hej une mendimin tim e kam dhene per kete teme...s'kam ça te them me...edhe duhet te dish qe s'eshte e ndaluar te shkruash ok?
flm per mirekuptimin /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif
 

studenti100

Forumium praecox
Re: Mendoni qe prostitucioni duhet te jete legal?

Po per prostitute mashkull si e keni opinionin? Mendoj se ka dhe vajza ne moshen 18 vjec apo me shume qe s'kane eksperience. Une mendoj se gjerat duhet te balancohen. Sic e permenda, mua nuk me ben shume problem legalizohet apo eshte e denueshme me ligj, por ka ndonje ketu ne bisedim qe ndikohet direkt? Nje opinion i dores se pare do ishte me interesant. Ti atman si mendon, njeh ndonje?
 

studenti100

Forumium praecox
Re: Mendoni qe prostitucioni duhet te jete legal?

Para 10 vjetesh? Nuk po flas per te tjeret por prinderit e mi jane njohur pa babin dhe mamin e tyre. Sa mbaj mend edhe para me shume se 10 vjetesh, goca e dajes eshte nja 10 vjec, daja kishte te dashuren me te cilen eshte martuar tani qe as nuk e dinte babai dhe mamaja e tij aq sa ishin ne tren dhe rastesisht po benin bisedim. Halla ime eshte njohur me burrin e saj vete dhe cuni halles eshte mbi 30 a me shume vjet dhe i martuar. Burri i halles ishte edhe nga nje krahine dhe zakone te tjera qe edhe une e vija rre kur isha i vogel, pra s'ma ha mendja ta kene prezantuar prinderet e saj dhe pershtypja prej tyre nuk linte ndonje dyshim per kete. Mund ta imagjinosh sa e vjeter eshte halla. I vetmi rast ishte me xhaxhain me te vogel qe eshte i pashkolluar dhe jo shume serioz dhe me ca mangesi te tjera, po ky eshte rasti me izoluar. Pra nuk kam pershtypje se kjo ka qene kaq shume i perhapur, te pakten ne ato mjedise qe kam jetuar une. Mund te me japesh disa shembuj nga eksperienca jote ne kete fenomen se une kam pershtypje te tjera.
 

philly_fier

Primus registratum
Re: Mendoni qe prostitucioni duhet te jete legal?

Edhe prinderit e mi vete e gjeten njeri tjeterin kur ishin ne fakultet, por nuk po flas per 10 apo 100 familje, por flas per shumicen. Dhe Tirana apo ndonje qytet tjeter i madh nuk ben shqiperine. Ke akoma vende qe jane shume te prapambetura. Dhe nqs del nje ligj i tille, del per gjithe shqiperine. Ya know what I mean..
 

studenti100

Forumium praecox
Re: Mendoni qe prostitucioni duhet te jete legal?

Prapambetje sipas mendimit tend kuptohet se ka mundesi se jane kunder legalizimit te prostitucionit apo pro legalizimit. Une kete nuk e kam te qarte per vete. Mendoj se ka faktore te tjere qe ndikojne ne ca mendojme se eshte e moralit dhe ca jo. Amerika psh ka mentalitet konservatoresh ne raport me shtetet evropiane. Influencat fetare jane me te ndjeshme se ne evrope bazuar edhe nga historia e ketyre rajoneve ne lidhje me fete. Keta edhe dollaret i kane "In God We Trust". Ka Euroja keto gjera? Besoj se evropianet do benin namin sikur ndonje te propozonte kete fraze. Amerikanet bejne namin te propozoje ndonjeri heqjen e shprehjeve. Kete mendoj une. Ti si mendon?
 

philly_fier

Primus registratum
Re: Mendoni qe prostitucioni duhet te jete legal?

Une jam dakort qe Amerika eshte ndryshe nga Europa, por une nuk po flas per Europen, po flas per Shqiperine. Mentaliteti shqipetar nuk eshte njesoj si ai gjerman apo anglez.
 

antip

Primus registratum
Re: Mendoni qe prostitucioni duhet te jete legal?

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Goce Fierake</div><div class="ubbcode-body"><div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Lubardhi</div><div class="ubbcode-body">Sa i perket ligjeve te natyres je komplet gabim kur sepse dihet njeriu si specie eshte poligame . Jane kufizime shoqerore dhe konformiste ato qe e kane transformuar me kalimin e shekujve ne monogame shoqerine njerezore. Prostitucioni ne vetvete eshte nje pune si gjithe te tjerat. Te gjithe shesim apo blejme dicka trupore ne punet e perditshme. Dikush qe punon ne zyre shet trurin, dikush qe punon ne ndertim shet krahun dhe ato qe punojne ne prostitucion shesin ate qe shesin. Nuk ka asgje te jashtezakonshme. Kjo sigurisht nese tejkalohen barrierat morale te te menduarit qe na indukton shoqeria. Dhe kete jo te gjithe jane te afte ta bejne.</div></div>


Dmth ti po thua qe ti nuk do ta kishe problem qe motra, gruaja ose e dashura jote te kete ate profesion??? Right? </div></div>

O Goc Laluce, m'duket se t'paska zon prostitucioni syt e lexoke me pjesen trupore qe te funksionon me shume... domethon me byth ...!
Se ca kam apo s'kam problem une me robt e mi nuk eshte objekt i temes. Nese ti ke dicka qe te djeg ne kete drejtim lidhur me familjen tende mund te shprehesh lirshem dhe ne do te te japim konsulence falas.

Ti hap nje teme lidhur me legalizimin e prostitucionit moj goc dhe une te jap nje pergjigje per kete. Se kuptoj c'lidhje ka ketu personifikimi qe i bere problemit ne drejtimin tim? Me sa shoh ti paske nevoje per shembuj praktike (te tipit goca, mami, motra, etj.) per te kuptuar qendrimet e te tjereve lidhur me ceshtjen. Atehere qe ta kuptosh sa me mire qendrimin tim po te jap nje shembull praktik te rastit.
Ja ta zejm se ti vendos te behesh prostitute. Une si qytetar i lire i respektoj zgjedhjet dhe deshirat e te tjereve ne rastet kur nuk sjellin deme apo kundershti ne shoqerine ku jetojme. Pra une e mbeshtes vendimin tat per tu bo kurv, madje du qe ky vendim te jete i pranueshem dhe nga te tjeret. Pra du qe te kete nje kuader ligjor qe ta rregulloje ket ceshtje dhe aktiviteti yt te jete i regjistrum dhe legal. Pra ti do figurosh e regjistrume si prostitute, do kesh librezen e punes se prostitutes dhe madje do paguash dhe tatime dhe TVSH-ne ne baze te numrit te klientave me te cilet do pallohesh.

Shpresoj te kem qene i qarte! Gjithashtu sqaroj se shkrimi i mesiperm ishte thjesht nje shembull i patekeq, lindur nga keqkuptimi i mendimeve qe na lindi me pare ne teme. Bo vaki nuk eshte i vertete!

Shnet dhe pune te mbare! /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

studenti100

Forumium praecox
Re: Mendoni qe prostitucioni duhet te jete legal?

Lubardhi merre me shtruar pyetjen pa te keq, tregohu me i qete. Me duket se kur ti u prononcove the ne pergjithesi, dhe pastaj dhe shembull per nje njeri qe nuk te ndikon ty, apo jo? Po pyetja me duket se ishte (po e bej personale qe mos te mendoje njeri qe po e fyej), supozojme se ja nje afermi im te zeje ate zanat. Si ndikohem une? Une ta them troc fare, se do i nderprisja lidhjet me ate te aferm sepse kjo me ndikon si pjesetar familje dhe lidhje socialo-familiare, lere edhe psikologjisht pastaj, edhe pse une nuk jam interesuar ta ble ose shes ate 'produkt' direkt. Kjo me duket se ishte pyetja, pra do ndikoheshe ti ne nje situate te tille? Pershtypja ime eshte se edhe ata qe vene me prostituta nuk deshirojne qe ndonje familjare e tyre te behet e tille. Ti ca mendimi ke?
 

atman

Forumium maestatis
Re: Mendoni qe prostitucioni duhet te jete legal?

Studenti, po te kthej njefare pergjigje une duke e konsideruar si nje e drejte per te diskutuar, edhe pse i je drejtuar tjeter kujt. E ke shtruar gabim. Lubardhit i ka ndodhur sikurse mua Me ne nje teme per tradhetine diku ne nje forum tjeter. Edhe pse e kisha shpjeguar duke u munduar ta shikoj nga "brenda" tradhetine, serish pati nga ata qe e komentuan si perkrahje. Lexoj qe edhe goca nga fieri ka bere te njejten gje dhe pergjigja e Lubardhit eshte ne merite, nuk e ka tepruar.
Qendrimin tend une e kuptoj por nuk e ndaj me ty. Mund edhe t'i presesh lidhjet, por nuk e ben dot gjakun uje. E kam fjalen qe nuk e mohon dot ne syte e te tjereve, per te tjeret ti je, siqoqofte, kusheriri i pare i prostitutes. Dhe ketu eshte tragjedia, sepse ti mohimin nuk e ben nisur nga morali, por nisur nga opinioni, pra mohimi nuk eshte i sinqerte dhe njerzit e dine dhe njerzit nuk do te ta thone, por do ta mendojne, ose nese duke pire ndonje gote rreth tavolines habet nje bisede e tille do ta ndjesh veten mbi gjemba, e do te mundohesh te kapercesh biseden. Pa le sikur per rastesi te dale emri i kusherires se pare, te rrezohet qielli mbi koke. Pra, mohimi nuk ndryshon aspak nga pohimi per raste te tilla.
 

philly_fier

Primus registratum
Re: Mendoni qe prostitucioni duhet te jete legal?

Pyetja ime ndaj Lubardhit nuk ishte personale, megjithese ai e mori te till dhe dha nje pergjigje ofenduese personale. Une e bera ate pyetje sepse shume cuna, sidomos shqipetar, thone dhe bejne gjera qe kur vjen puna tek dikush nga familja e tyre do behej nami po ti benin.
Nqs une do thoja qe prostitucioni eshte okay te behet legal, kjo do te thote qe une mendoj qe nuk ka absolutisht asgje te keqe me ate, dhe qe une nuk do ta kisha problem qe dikush nga familja ime ta bente. Por jo te gjithe e shikojne ashtu.
Keshtu qe pyetja ime nuk edhe qellim per te ofenduar Lubardhin
 

studenti100

Forumium praecox
Re: Mendoni qe prostitucioni duhet te jete legal?

Po nisem edhe nga ceshtja sociale-familjare. Psh ta zeme, ajo e afermja ime u be ajo prostitute, une tani nuk e imagjinoj dot konceptualisht se pse nje person do behet prostitute. Njeriu ka nevoje per dashuri dhe ndjenja, sipas mendimit tim, dhe nqs qe fizikisht seksualisht eshte tej i kenaqur me kete zanat. Do krijoi ndonje familje kjo, femije apo jo? Kush do martohet me te? Ja u be shtatzane, ku i dihet ato menyrat mbrojtesi nuk jane 100% te sigurta, si ndikohet femija pa e ditur se kush eshte babai dhe se ema sjell nje burre nate per nate? Une nuk e imagjinoj dot se ca demtime psikologjike do perjetoje nje femije i tille. Mendoj ne aspektin e ketij zanati ka shume kufizime qe duhet te pranosh njehere qe t'i nderfutesh me kenaqesi dhe zgjedhje vete personale. Ne fakt mendoj se edhe klientet abuzojne moralisht (po e leme jashte fizikisht), domethene nje e trajton si vegel, pra veglat mund ta perdoresh dhe ta hedhesh tutje kur nuk te pelqen. Por vegla nuk ka shume ndjenja edhe ta shash. Por sikur te shash kete femer, a thua se nuk ndikohet personalisht? Po kur te behet e vjeter, kjo do mbetet e vetme si pleqeri. Pra mendoj se keto gjera te kufizojne ne disa aspekte. Mendoj se ato qe behen prostituta kane deshira dhe enderra, por ka faktore te tjere qe i shpien ne ate shteg. Ligji mendoj se diskurajon dicka te ndaluar, pra e con njeriut drejt nje udhe te caktuar. Ja psh., kemi ligje qe duhet ta cosh femijen ne shkolle, pra edhe pse nje femije nuk do te mesoje dhe te bredhi tere diten ne lagje ose prinderi do qe ta ndihmoje ate ne gjera qe nuk kerkohet arsimim, ligji e mbron femijen si ga vetja e tij dhe nga prinderi qe t'i japi femijes nje drejtim qe cilesohet me i mire per shoqerine ne teresi. Kurse prostituta ne kete aspekt nuk besoj se sjell ndonje te mire ne pergjithesi pervec se demton veten ne rradhe te pare duke e kufizuar veten dhe ndoshta edhe te tjere qe ndikohen direkt apo jo direkt nga veprimet e saj. Mendoj se anet negative e levizin kandarin poshte ne respektin social-familjar ne nje shoqeri qe ka synime dhe prospektive per nje te ardhme me te mire.
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Mendoni qe prostitucioni duhet te jete legal?

Studenti...nese prostitucionin ti e shikon si zanat....(ashtu edhe eshte)...ne zanat s'ka ndjenja...dashuria nuk eshte seks...keshtu qe ajo femra qe prostityohet...kur eshte jashte orarit te punes se ndalon njeri te dashuroje...ça ka ketu per tu mos "imagjinuar konceptualisht? " (çdmth kjo shprehja e fundit?)
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Mendoni qe prostitucioni duhet te jete legal?

Eh, kështu kam pas menduar edhe unë dikur (si Cuca Fjerake ne i Shkollumi).

Prostitucjoni o zanot ne i nerum shum duhet me thon. O tjetër gjo kurvlliku pranej mos u ngatrroni. Un kom njoft rob që fërkojshin durët se dashnorja vet ishte prostitutë ne i blete gjona përdit mas pune. N'kët rast dashnorja o prostituta kurse dashnori o kurva /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/shrug.gif.

Dhe diçka tjetër. Mos bëni si puritanë të mbaruar me prejardhje intelektuale pasi sikur nuk shkon në mentalitetin shqiptar. Tek ne o je puritan dhe fshatar, o je liberal e intelektual /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif.
 

studenti100

Forumium praecox
Re: Mendoni qe prostitucioni duhet te jete legal?

Po mire c'e shtyhu kete te zeri kete zanat? Ose e pelqen ose e ka nga halli. Nqs i pelqen, ndonjehere e ben edhe gratis. Nqs tjetra e ben gratis nga pelqimi, atehere ca ndryshon nga nje tradheti? Nqs e ben nga halli se ka ndonje problem ekonomik apo e forcon ndonje apo tjeter gje, duhet te zgjidhet halli dhe jo te legalizohet rruga qe ndihmon ne persistimin e hallit dhe shtypjes se saj. Po mire ajo e ben dhe merr leke dhe dashnori merr dhurata se e ben me te? Ti mendon dashnori do rrinte nqs kjo nuk bente dhurata? Pra une konsideroje dashuri dicka pa interesa materiale por me shume lidhje personalitetesh, lidhje shpirterore. Prandaj seksi eshte material dhe dashuria eshte shpirterore, ka te beje me ndjenjat me shume. Mua personalisht nuk do ndihesha mire brenda ne shpirt se te kem nje te dashur me kete zanat. Edhe ta imagjinoj kete per te dashuren me jep nje ndjenje lemsh te nxehte brenda ne kraharor, pa vetedije. Juve si mendoni ne kete drejtim?
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Mendoni qe prostitucioni duhet te jete legal?

nuk e di se çfare e shtyn njeriun drejt nje zanati apo drejt nje tjetri...ndoshta eshte zanati qe s'do shume shkolle dhe ka shume pare...ato femra ose meshkuj qe preferojne te fitojne leke ne kete menyre...le ta bejne, s'kam asnje lloj paragjykimi...sa per falas...une nuk do pranoja ne punen time te punoja as edhe nje minute falas! S'ma merr mendja se sot njerezit punojne falas...
nese ka meshkuj qe rrine me prostituta per t'ju marre paret, Kondra ka shume te drejte...jane ata meshkuj kurva...

sa per dashurine me nje prostitute...nuk e di s'kam rene ndonjehere ne dashuri me te...po mendoja a do te te mblidhej nje lemsh te fyti nese i dashuri yt eshte mjek gjinekolog?!!!

Jo per gjo po ne kete rast ai ka bere shkolle per kete zanat...pare po merr se eshte zanat i mire....dhe kush te siguron ty qe ne pune e siper ai gjinekologu nuk ndjen kenaqesi? (fizike se intelektuale me siguri qe ndjen ;)...Apo kur s've ne pune seksin e vet s'ka pblm?!!!

S'arrij ta kuptoj pse e vrisni mendjen per keto gjera...
 

nirvana_m

Primus registratum
Re: Mendoni qe prostitucioni duhet te jete legal?

njo o mekanik njoni o murator, tjetri o elektricist, njonit ose tjetres ska nevoje per zanat se ja ka lon leket baba, prostitucioni o zant, mund te thush qe askush nuk e bo ka e mira, po jo me e gjyku
 

philly_fier

Primus registratum
Re: Mendoni qe prostitucioni duhet te jete legal?

Kondrapedali, ky eshte problemi se tek ne o je puritan dhe fshatar, o je liberal e intelektual. Se para 15 vjetesh ne Shqiperi duhej recete nga mjeku te merrje kondom dhe tani bejme si liberal te medhenj, me pak fjale hapimi si vaji ne lakra. Tani une nuk e di per adoleshencen e sotme atje se ka ca qe jam larguar. Po nqs ti apo ndonje tjeter eshte me shume se 25 vjec, e kupton se ca po them.
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Mendoni qe prostitucioni duhet te jete legal?

une s'kuptoj gje edhe pse e permbush kerkesen tende... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif
 

philly_fier

Primus registratum
Re: Mendoni qe prostitucioni duhet te jete legal?

Okay zemer do ta shpjegoj kur te kem kohe here tjeter /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/goofy.gif
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Mendoni qe prostitucioni duhet te jete legal?

zemer?!!! /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/devil.gif
me pelqejne njerezit qe jane te zene gjithe kohen...s'ka gje ketu jam une pres... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_angel.gif
 
Top