Fillimisht postuar nga Skunk Love:
"Marrdheniet ne distance" jane nje menyre per te genjyer veten.
Kam pare dashurine me te forte qe kam njohur per se gjalli mes dy miqve te mi te mrekullueshem <span style="font-weight: bold">(dashuri me miqesi, lote, mirnjohje, vetmohim, dhimbje, pasion, epsh, endrra, kujtime, plane, deshire)</span>, pra kete lloj dashurie gati Ideale, e kam pare te zbehet si ngjyrat e vjeshtes nen peshen e pritjes se gjate. E kam pare ta breje lodhja mendore, etja per tu pare, deshira per tu prekur. E kam pare se si e ka helmuar me ngadale malli. Se si koha pruri me vete dyshimet, ndersa vitet mprehen tehet dhe e gjymtuan ngadale.
Se si ndarja dhe deshira per tu pare i beri te kerkonin fajtoret. Dhe me mungese te tyre fajsuan ne fillim veten e tyre, pastaj njeri tjetrin. Pastaj mallkuan fatin, qane edhe ca lote te fundit, u cuan u lane e u krehen. Dhe veshen per petk HARRESEN.
Ata qe dashurohen me fort, e vuajne me shume dhe ndahen me keq. Jo per faj te tyre, por murit me koke nuk i bihet. Te pakten jo pergjithmone.
Keshilla ime: Ndahuni qe ne fillim te ndarjes. Puthuni fort, dhe thoni "Me vjen keq. Tash e tutje do te te dua ndryshe."