Menaxhim dhe menaxhere

ujku81

Primus registratum
Re: Manaxhimi i Cilesise

Per momentin dem na ben. Nuk kemi fuqi ekonomike te konkurojme ne BE, dhe kemi tregu qe s'kemi as kapacitet per te thith fonde qe BE jep. Ne fakt aktualisht shqiptaret pervec liberalizimit te vizave nuk do perfitonin ndonje gje tjeter nga futja ne BE.
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Manaxhimi i Cilesise

Po e kemi nisur me marreveshjet me vendet fqinje ,po dhe keto vende e si konkurrojme dot per nga cilesia.Duhet te kapim dobesite tona medoemos ,se kuptoj si nuk reagon qeveria fare ne kurajimin e prodhuesve shqiptar!!!!
 

ujku81

Primus registratum
Re: Manaxhimi i Cilesise

Sepse qeveria eshte e kapur nga joprodhuesit shqiptare dhe prodhuesit joshqiptare.
Kontrollo ca strukturen e GDP ne Shqiperi dhe shiko cfare prodhohet!!
 

ismaili

Primus registratum
Re: Manaxhimi i Cilesise

besoj se manageri eshte njesoj si udheheqes.. pershtypja ime eshte se udheheqesi ka punen me te mire dhe gjithashtu me te veshtire.Kur punetoret ndihen te motivuar puna ecen mire se vret shume trurin por kur nuk arrihen rrezultated to rraportoje tek bosi.
 
B

bardhyl beqiri

Guest
Re: Menaxhim dhe menaxhere

e ke fjalen per japonezet?
Kursimi i hapesires eshte eshte ceshtje jetike per japonezet (krejt ndryshe nga amerikanet) dhe sisteme te tipit kanban gjejne zhvillim te menjehershem. menaxheret nuk bejne gje tjeter atje vecse i pergjigjen nje nevoje krejt te natyrshme dhe teresisht te pranuar ne kulturen e atij populli (nga dalin dhe punetoret)

nejse pak rendesi ka

mua me duket se po ngaterroni disi konceptin e lidershipt me ate te menaxhimit

Une mbaj mend qe ne tekstin e "hyrje ne menaxhim" (viti e trete tek H. T. Fulz) exzistonte nje test (si ato testet idiote qe gjenden ne revista grash) per te kuptuar nese ishe i "prirur" lidership apo menaxhim. Edhe me idioti e kuptonte qe pergjigjet 1 te conin ne lidership dhe pergjigjet 3 ne menaxhim. Eshte e kuptueshme qe rezultati kish shume pak rendesi por eshte e sigurt qe kushdo mori mundimin te bente ate test tani e di shume mire dallimin midis nje lideri e menaxheri. Nuk jane dy gjera te kunderta por te pakten jane te ndryshme (pavaresisht se menaxheri tenton te maskohet si lider shume shpesh)
 
L

lavdosh toska

Guest
Re: Menaxhim dhe menaxhere

Kam pershtypjen se shume kompani ne perendim jane me te medha se c'duhet. Si mund te flasesh per menaxhim te nje kompanie si Citigroup ose GE qe nga asetet e numri i punonjesve i ngjan me shume nje shteti? Cfare kontrolli mund te ushtrojne aksioneret e ketyre kompanive mbi menaxheret, e cfare kontrolli do ushtrojne menaxheret mbi vartesit? Le qe ku mund te flitet per menaxhere ne nivelet e larta te ketyre kompanive. Ata jane te gjithe politikane. Ne kompani te tilla s'ka vend per menaxhere te mire, sepse ne to rendesi kane shifrat (gjithnje te zbukuruara dhe shpesh te manipuluara)qe u jepen analisteve te Wall Street-it dhe imazhi qe korporata projekton (me bull... si "grow with us!", "we care!", "we love to see you smile!" dhe "ju sjellim me afer!" :lol: ). A gjeneron apo jo fitime te verteta korporate pak rendesi ka.

Kjo forme biznesi shkon kunder shpirtit te vertete te kapitalizmit. Biznesi ne Shqiperi mund te duket primitiv, por te pakten pronaret i kane menaxheret per veshi. Uroj qe ne te ardhmen te zhvillohemi drejt biznesit te mesem si ne Gjermani, dhe jo drejt te madhit si ne Amerike.
 

Erhan Krasniqi

Primus registratum
Ndërmarrësi është ai person I cili forman ndërmarrjën, ndërsa Menaxheri është është ai person I cili kryhen punët e administrimit të ndërmarjës. Aksionet e ndërmarrësve kryesisht bazohen në pranimin e rezikut të plotë që mund të shkaktohet nga rethina, në të vërtet rreziku element I ndërmarrësisë dhe I jep kuptimin e plotë asaj. Ndërmarrësi i sukseshëm duhet të ketë besim të madhë në aftësitë e veta dhe te besoj se do të mund të tejkaloj pengeat e pa pritura. Ai kupton se gabimet janë pjesë e jetës dhe pjesë e aktivitetit afarist. Ndërmarrësit janë persona që shumë pak janë të motivuar të arrijnë pushtet e pozitë. Për ndërmarrësin zhvillimi I ndërmarrjës është kënaqësi e vërtetë e paratë dhe profiti janë mjete me të cilat ai e matë suksesin e punës së tij. Ndërmarësit para se të punësohen në biznesin e vet shpesh I kanë ëndërruar punët, kanë mbetur pa punë, jo për shkak të papunësisë së tyre, por për shkak të konflikteve në rethinë që ka kërkuar dëgjueshmëri. Nërmarësi sipas natyrës është lider.

burimi: http://menaxherat.com/ekonomi-2/ndermarsi/dallimet-ne-mesmenaxherit-dhe-ndermarresit/
 
Top