Melodia "Anonimi i Venedikut"

GuJack20

Primus registratum
Melodia "Anonimi i Venedikut"

Miredita.

Kam pare njehere nje drame te quajtur "Anonimi i Venedikut". Me pelqeu shume dhe veçanerisht muzika. E kerkova me kete titull (gjate drames thuhej qe kjo melodi kishte te njejtin titull me dramen) por nuk arrij ta gjej.

A e ka idene njeri se mos ndoshta quhet me emer tjeter?
 

Mimoza N

Primus registratum
Re: Melodia "Anonimi i Venedikut"

Per here te pare e kam degjuar kete melodi(anonimi i Venedikut sipas jush)ne vitin 1997.
Ne kete kohe ndodhesha ne Stamboll.

Kur e kam degjuar jam befasuar...

Melodia shoqerohej me fjalet te cilat e benin kete kompozim akoma me te bukur.
Autori i saj persa pyeta nuk ishte turk.

Kenga titullohej"Çok uzakllarda"dhe kendohej nga kengetarja turke Nilufer,nje ze i shkelqyer qe i pershtatej aq shume melodise se kenges.

Fjalet e kesaj kenge(turqisht)i gjeni te shkruara
dhe ketu ne AF tek tema LETERSİA(POEZİ)te shkruajtur nga KORDELJA.
Po kete melodi por me fjale te tjera dhe ne nje gjuhe tjeter(greqisht)e kam degjuar per here te pare ne vitin 1999 kur ndodhesha ne Greqi,ne nje udhetim me anije per ne ishujt greke.
Me pelqeu shume dhe ne kete variant,u interesova perseri per autorin dhe me thane nuk eshte autor grek por eshte pershtatur ne greqisht nga Harris Aleksiu.Kete variant mund ta degjoni ne Top Albania radio.

Se fundmi kjo melodi qe thoni ju eshte pershtatur dhe ne gjuhen shqipe me titullin "Sonate"me tekst te Jorgo Papingjit dhe kendohet nga Eli Fara ne albumin e saj te fundit"Me thote zemra"

Mund ta degjoni dhe ne kete variant...

Boremali /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Mimoza N

Primus registratum
Re: Melodia "Anonimi i Venedikut"

Per mendimin tim titulli i kesaj melodie duhet te jete vetem:"Mall..."Kete ndjesi ka çdo njeri ne momentin qe e degjon

Eshte nje kenge qe e degjoj vetem ne çaste te veshtira,eshte nje melodi qe dua ta degjoj vetem kur jam vetem...

Eshte nje mrekulli sidomos kur luhet ne instrmentin e kitares...

Ne "anonimi i venedikut"mbizoteron nje instrument tjeter,violina,megjithate mbetet shume e bukur ne çfaredo instrumenti qe te luhet dhe ne çfaredo gjuhe te kendohet...

Eshte kenga ime me e preferuar...

Gjate gjithe kohes qe kam qene per pushime kete kenge e kam degjuar gjate udhetimeve ne det,dhe ne fillim i vura kenges titullin"Kenga e detit"por me vone duke kuptuar fjalet e kenges ne te tri variantet,ajo per mua ka vetem nje titull:

"MALL..."
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Melodia "Anonimi i Venedikut"

Atehere,ne fillim nuk e kuptoja per se behej fjale, ndersa tani qe me ndricoi Boramali /pf/images/graemlins/smile.gif

Origjinalisht kenga eshte nje melodi irlandeze qe titullohet UnNamed e luajtur dhe kenduar (pa fjale) nga Loreena McKennitt.Ai eshte origjinali dhe ashtu mund ta kerkosh ne internet.
/pf/images/graemlins/smile.gif
 

GuJack20

Primus registratum
Re: Melodia "Anonimi i Venedikut"

As me kete emer s'po e gjej. Kam mare goxha kenge (dhe melodi) te Loreena-s nga Kazaa por asnjera s'eshte ajo qe dua une /pf/images/graemlins/frown.gif
E ka ndonjeri?
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Melodia "Anonimi i Venedikut"

Une e kam por s'di si te ta coj /pf/images/graemlins/frown.gif , edhe ate te Lorenes edhe ate ne turqisht dmth :confused:
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Melodia "Anonimi i Venedikut"

Ca esht' FTP :confused: me ilumino se t'i jap, te dyja bashke jane nja 7-8 MB
 

arbi

Primus registratum
Re: Melodia "Anonimi i Venedikut"

kontrolloje me emrin loreena dhe me titullin serenissima perndysh shko te ky sit e degjoje a eshte ajo qe thua ti ketu
 

GuJack20

Primus registratum
Re: Melodia "Anonimi i Venedikut"

Nuk eshte "Serenissima" /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif

Ne nje FTP mund te besh upload file qe une pastaj ti mar.

Eshte e gjate per tu spjeguar, dhe kam frike se s'do arrijme gje. Nuk mund te futesh ne ndonje chat ta provojme me dcc ??
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Melodia "Anonimi i Venedikut"

Te siti i saj zyrtar nuk ekziston si kenge dhe serenissima eshte dicka tjeter.

Shiko PM njehere /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Odea

Primus registratum
Re: Melodia "Anonimi i Venedikut"

Gujack, shko tek kazaa dhe nqs do versionin turk kerko per kengetaren Nilufer dhe do te te dalin kenget e saj midis te cilave zgjidh ate cok uzaklarda dhe nqs do versionin anglez kerko per ate Unnamed sic te tha edhe Kordelja. Une ashtu i kam marre...Boremali, faleminderit shume lal se me verte ate versionin ne anglisht gjithmone e kam pelqyer por sia kam ditur emrin.

Thank you, /pf/images/graemlins/smile.gif

Odea
 

Odea

Primus registratum
Re: Melodia "Anonimi i Venedikut"

Nje sqarim i vogel. Versioni anglez nuk gjendet dot me unnamed se mu me doli tjeter kenge.
Nga Loreena Mckennitt kerko per Tango To Evora, kjo eshte melodia e kenges ne turqisht.

Kam dy ore rrjesht qe vetem keto te dyja degjoj, sidomos ate ne turqisht. Ju falenderoj me verte shume....muah /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Mimoza N

Primus registratum
Re: Melodia "Anonimi i Venedikut"

Kenge per momente te veçanta...
Ju falenderoj qe bashkohemi ne shije ne rastin e nje kenge te tille... /pf/images/graemlins/smile.gif
 
Top