Mekanizmi i transmisionit ne politiken monetare. Cfare thote literatura??
Per te pasur sukses ne politiken monetare bankat qendrore duhet te kene nje vizion te qarte per mekanizmin e transmisionit. Kjo eshte nje nga sfidat kryesore qe kane bankat qendrore te vendeve ne tranzicion sot ku nje pjese e mire e tyre pregatiten te hyjne ne EU ose adoptojne regjimin inflation targeting. Rastet klasike te njohura nga literatura, sipas Mishkin (1995), perfshijne kanalin e normes se interesit, kursit te kembimit, kanalin e cmimeve te aseteve dhe kanalin e kreditit. Megjithate shtrirja dhe cilesia e reformave strukturore, roli i bankes qendrore, menyra e financimit te shpenzimeve te ekonomive shtepiake dhe ndermarrjeve dhe zhvillimi i sektorit financiar jo vetem qe ndikojne mbi mekanizmin e transmisionit ne vendet ne tranzicion por dhe e bejne ate te ndryshem nga ai i vendeve te industrializuara. Skreb dhe Muço (2002), shpjegojne se dollarizimi dhe ekonomia e madhe informale shtremberojne mekanizmat e tranzmisionit si rrjedhim, identifikimi i drejtperdrejte i tyre ne vendet ne tranzicion eshte i veshtire. Studime te ndryshme , (Arvai, Vilagi dhe Vincze (1998), Maliszewski, Dovciak (1999), Arvai dhe Menczel (2000), Kuijs (2001), Botel (2002)) fokusohen ne rendesine e kanaleve tradicionale te kursit te kembimit dhe normes se interesit si mekanizmat kryesore ne vendet ne tranzicion . Ganev (2002), tregon se kanali i kursit te kembimit eshte me i fuqishmi. Kiviet dhe te tjere (2003), gjithashtu arin ne konkluzionin se vecanerisht per vendet qe kane nje regjim relativisht fleksibel te kursit te kembimit ky kanal eshte kanali kryesor i mekanizmit te transmisionit. Per Bullgarine, Nenovsky dhe Hristov (1998) tregojne se variacioni ne depoziten e qeverise ka efekt mbi oferten e parase, kredine e brendshme dhe ne sjelljen e bankave, duke treguar keshtu ekzistencen e nje kanali krediti ne mekanizmin e transmisionit. Babich (2001) dhe Vetlov (2001) duke studiuar mekanizmin e transmisionit respektivisht ne Latvi dhe Lituani, fokusohen mbi normen e interesit, dhe kanalet e kursit te kembimit dhe kreditit. Megjithese ata identifikojne ekzistencen e nje kanali te dobet krediti, efekti mbi variablat finale si inflacioni apo prodhimi industrial eshte shume i vogel ose inekzistent, ndersa kursi i kembimit ka efekt disi ne rastin e Lituanise. Pelinescu dhe Scutaru (2000a dhe 2000b) kane studiuar kanalin e normes se interesit dhe te kreditit dhe gjejne se normat e interesit ndikojne mbi konsumin privat por jo koston e kapitalit dhe per rrjedhoje inflacionin ne afat te gjate. Per Shqiperine ato pak studime qe jane bere si Kolasi (2002), Muco dhe te tjere (2003) identifikojne kanalin e kursit te kembimit dhe normes se interesit si kanalet kryesore te mekanizmit te transmisionit.