Meditime ne Letersine e Amerikes Latine

v

Primus registratum
Re: Meditime ne Letersine e Amerikes Latine

Melhiades,

Me pelqeu ajo qe shkrujte per "100 vjet vetmi" por me vjen keq qe me vone te ka dhene ndjenja pendimi. Megjithate asnje lexues s'besoj se lexon nje liber me te njejten menyre (kjo varet nga eksperiencat personale, karakteri etj etj). Une e kam lexuar kete liber 1 here por besoj se si liber meriton disa te lexuara per vet temat qe trajton. Mund te ndaj ketu nje eksperience qe kam patur me nje liber te nje shkrimtari jo te Amerikes Latine, po te Spanjes, Cervantes me Don Kishotin "El Quijote". Kur e lexova per here te pare nuk e shijova me te njejten force sic e kam shijuar per here te dyte. Humori, dialogjet mes Sanchos dhe Qishotit, keshillat, aventurat etj etj, paten nje tjeter shije dhe ndjenje te papershkrueshme. Kjo eshte arsyeja qe ky liber ka kaluar shekuj dhe studjohet aq shume sot.

Nese i kam shkruajtur titujt ne spanjisht eshte sepse nuk i kam lexuar ne shqip por ne gjuhen native. Do te me terhiqte besoj nje perkthim ne shqip ne nje te ardhme, por ne fushen qe jam me kerkohet pikerisht ne kete gjuhe e cila te ben te ndjesh me afer librin dhe autorin.

Librin e fundit qe sygjyreve nuk e kam lexuar. Nga eshte ky shkrimtar dhe ne cfare etape ka shkruar?
 

Ela_001

Primus registratum
Re: Meditime ne Letersine e Amerikes Latine

Fillimisht postuar nga Melhiades:
[qb] Pershendetje Ela_001
Persa i perket titujve te librave kuptohet, qe nuk ka ndonje rendesi te madhe. Sidoqofte mendova se meqe eshte albforum, duhen shkruar ne shqip. Kjo nuk ishte kritike por nje lutje.Dhe nese nuk do i shkruani ne shqip, ti shkruani ne gjuhen origjinale te pakten. Ja e shikon tani vjen kritika; sepse "Emri i Trendafilit" mund edhe ta shkruaje ne Italisht, jo per gje por Umberto Eco nuk eshte argjentinas por Italian. Sa per "Tuneli", ate nuk e ka shkruar Umberto Eco, por nje argjentinas „i vertete“ Ernesto Sabato. Me sa kam lexuar (epo bombastikes kombetare nuk i largohemi kurre ne) me origjine shqiptare. Liber i bukur Tuneli, nje nga me te bukurit, qe kam lexuar. Megithate une nuk do beja kurre ndonje lidhje ndermjet Sabato dhe Eco per nga stili. Me duken teper te ndryshem.
E keni Lexuar Javier Marias? Une kam kam lexuar vetem "Zemra ime kaq e bardhe" (Corazon tan blanco). Shume interesant. [/qb]
pikerisht pse me kujtohej ndryshimi ne stil ndaj nuk isha e sigurte qe ishte uberto eco ai qe kish shkruar tunelin. Edhe pse ne biografine e tij qe lexova tel Emri Trendafilit, shkruhet qe eshte lindur ne argjentine edhe pse jeton ne italiaty ku dhe jep mesim edhe ku ka shkruar vepren e lartpermendur. Nejs eketo jane detaje, une nuk studioj letersi jam thjesht nje amatore.Sido te jete ndjesi per gabimin, sic e thashe nuk isha e sigurte se i kam lexuar para shume kohesh dhe librin Tuneli e mora hua kur e lexova dmth nuk e kam ketu ta konstatoj.


Kritikes tende persa i perketi titujve me sa shikoj une ju permbajta, pikerisht se po flasim ne forum shqiptar, nuk e hodha poshte edhe pse gjithashtu kam cituar titujt ne gjuhen qe i ka lexuar, qofte kjo anglisht apo spanjisht. SA kollaj keqkuptohesh kur shkruan e nuk je duke folur drejt per se drejti. /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Melhiades

Primus registratum
Re: Meditime ne Letersine e Amerikes Latine

Hi me duket se u keqkuptuam.
Une nuk desha ti them asnjeriu se si duhen shkruar apo jo titujt e librave (pervec rastit kur titulli i nje libri spanjoll shkruhet anglisht). Persa i perket „100 vjet vetmi“. Une e thashe qe ne mesazhin e pare se nuk e di nese (zhgenjim, pendim) eshte apo jo fjala e duhur. Ai liber me ka ndryshuar. Per mua eshte pak a shume si bibla per nje besimtar. E ka lexuar dhe rilexuar, gjithnje duke zbuluar dicka te re; Akulli (cili nga ne, pasi ka lexuar librin, nuk ka menduar nje here mbi akullin), koloneli para tohes se pushkatimit, rrekeja e gjakut te Jose Arcadio-s, Ursula qe ben pastaj rrugen e kundert, geshtenja ne oborr, Remedios, Pillar Ternera, Prudencio Aguilar, peshqit e arte (c´ishte kjo? miti i Penelopes? nese po, perse? perse kerkonte te fitonte kohe koloneli?) Shenjtoret, keneta.... Une desha vetem te them se te jep nje ndjenje vetmie (ndoshta eshte thjesht bindje). Ka nje fatalizem aty per te cilen jane ne gjendje vetem lainoamerikanet dhe (cuditerisht) ballkanasit. Ti lexon e lexon dhe e di se nuk ke si i shpeton. Mundohu sa te duash, ajo (vetmia) eshte diku ne prite. Jane te gjitha; cmendurite qe perseriten brenda familjes, emrat, jevgjit, lufterat qe te kujtojne perseritjen e gjithckaje. Ka njerez, qe e vleresojne kete liber per humorin ca te tjere per fantazine. Ajo qe me ka mbetur mua ne mendje eshte vetem Absurditeti dhe Fataliteti, ndoshta ka te beje me mendesine time prej ballkanasi. Nuk jam penduar aspak, thjesht me ka lene nje shije te vecante.
Javier Marias ka lindur ne Madrid. Eshte nje nder shkrimtaret me te njohur bashkekohore ne Spanje. Une kam lexuar "Zemra ime kaq e bardhe" dhe "Udhetimi mbi horizont"
 

Danae

Primus registratum
Re: Meditime ne Letersine e Amerikes Latine

ate qe ka provu melhiades,mund te them se e ndaj edhe une plotesisht me te.
mgjs ne te dy kemi nje histori tonen,qe mbase tek ajo cfare lexojme perceptojme te njejtat gjera.
renda t'ia huazoj shoqes sime te dhomes tunelin,te cilin nuk e perceptoi si une.
atehere mendova se diku eshte melhiadesi,i cili i perjeton gjerat si une.
te puth fort,i dashur.
 

v

Primus registratum
Re: Meditime ne Letersine e Amerikes Latine

Po perpiqem te gjej nje nje fjalor shqip-spanjisht dhe vice versa online qe t'a blej? Kam kerkuar por s'kam patur sukses. Kene ndonje sygjerim?

Faleminderit!
-V
 

v

Primus registratum
Re: Meditime ne Letersine e Amerikes Latine

Desha te bleja nje fjalor si liber dhe jo online. Gjithashtu faleminderit!
 
Top