Mediat klienteliste dhe Rama, zhurmë për paktin

Mediat klienteliste dhe Rama, zhurmë për paktin

Lulzim Basha mbron marrëveshjen për ndarjen e ujërave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë

Ish-ministri i jashtëm, Lulzim Basha, sulmoi ashpër mbrëmë opozitën dhe mediat që kanë kërkuar transparencë dhe shpjegime për marrëveshjen detare me Shqipërisë dhe greqisë.

“Spekulimet kanë pushtuar përsëri në mënyrë të zhurmshme mediat me prirje klienteliste, ndërsa Z. Rama po dëshmon edhe më ketë ai është në gjendje të marrë vendime të papërgjegjshme, për opozitën dhe fqinjësinë në rajon” – u shpreh Basha gjatë një interviste për emisionin “Kontrast” në “Alsat” Tv.

Ndërsa prej majit 2009 mediat dhe shoqëria civile kanë hedhur dyshime për paktin detar, duke e akuzuar qeverinë e Berishës për shitjen e 354.4 km katrorë hapësirë detare, ish-titullari i ministrisë që drejtoi negociatat u shpreh se ata që kanë nisur debatin për këtë marrëveshje janë të painformuar dhe për fat të keq janë tregues të bagazhit historik të 50 viteve shtypjeje dhe deprivimi.

“Marrëveshja është negociuar për 1 vit mes ekspertëve. Në këtë grup janë përfshirë ekspertët me të mirë, të ministrive shqiptare, të koordinuara nga Ministria e Jashtme.

Pas përfundimit të negociatave dhe testimit të plotë është kaluar te nënshkrimi gjatë vizitës së nivelit të lartë, të kryeministrit Karamanlis dhe ministres Bakojanis” – tha ai.

Ndërsa opinioni publik dhe opozita kanë dënuar mungesën e transparencës nga ana e qeverisë, për këtë vendim kaq të rëndësishëm të qeverisë, Basha u justifikua se transparenca e paktit do të bëhej pasi marrëveshja t’i nënshtrohej ratifikimit nga ana e Kuvendit të Shqipërisë.

Ish-koloneli në rezervë Myslim Pasha, që në oponencën e tij ka mbrojtur tezën se është shkelur Konventa e detit, është sulmuar gjithashtu, por pa u përmendur nga ish-ministri i Jashtëm. Sipas tij baza e marrëveshjes është Konventa e vitit 1982, ku Shqipëria është bërë palë në 2003.

“Qëllimi i konventës është ndarja e hapësirave detare, sipas barazlargësisë, që vija e mesit mes brigjeve ndan dy vendet dhe sheflin.

Do të ishte marrëzi përtej idiotësisë që negociatorët tanë të angazhoheshin te falja e qoftë edhe 1 metër e territorit të republikës”-e mbrojti ai ekipin negociator të udhëhequr nga ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë, Ferit Hoxha, aktualisht ambasador i Shqipërisë në OKB.

Sipas tij, Shqipëria nuk ka lëshuar asnjë centimetër katror dhe se kjo marrëveshje është në interesin e vendit, e cila me miratimin e Konventës në vitin 2003 kishte kufijtë e saj detarë dhe sot nuk është ndryshim kufiri, por përcaktimi i kufirit të vendosur, sipas parimit të barazlagësisë.

Sipas tij, nuk ishte vullneti i njëanshëm i shtetit fqinj për të vendosur kufirin, megjithëse ai deklaroi se pala greke prej disa vitesh ka qenë e interesuar për delimitimin e ujërave, por sipas tij, viti 2009, ishte dhe momenti i zgjedhur që përkonte me nevojën e dy shteteve për të përcaktua kufirin detar.

Ish-ministri i jashtëm hodhi poshtë ehe aludimet e shprehura se përcaktimi i kufijve detarë ka lidhje me rrjetet e reja të energjisë që do të furnizojnë Evropën nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.

“Nuk ka të bëjë me naftësjellësin apo gazsjellësin”- u shpreh i sigurtë Basha, që shtoi se me vendosjen e kufijve vendi nuk ka humbur, por Basha shprehu sigurinë se Gjykata Kushtetuese do të vendosë drejt dhe në favor të marrëveshjes, pas ankimit të opozitës pak ditë më parë.

“Gjykata Kushtetuese do ta vendosë me ligj nëse ankuesit kanë të drejtë dhe ajo që ne duhet të bëjmë është të presim me qetësi”. “Nëse Gjykata e rrëzon, nuk do të spekulojmë”- u shpreh ai.(Shekulli)

TuI2KJl0MyA

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24934. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24934

Top