Mediat dhe gazetaret ne Shqiperi akoma nuk jane te lira

Mediat dhe gazetaret ne Shqiperi akoma nuk jane te lira

Per sa kohe keta gazetare bythepambuke nuk do te jene ne gjendje tu bejne pyetje pikante politikaneve dhe qeveritareve qe dalin ne TV, nga frika mediat nuk do te jene kurre te lira.
Shembull: Perse Rudina Xhunga nuk e pyeti Arta Daden ne intervisten e fundit se me cfare merren djemte e Zj. Dade? une do isha shume i interesuar ta dija meqe kam degjuar se djemte e Zj. Dade jane halabake ordinere dhe derra te paedukuar, mbase dhe kriminele, madje dhe vete Zj. Dade thone se eshte grua teper ordinere. Te tilla raste intervistash ka plot. Thone qe edhe Artur Çani te Ajzberg ato akuzat qe ben i ka te llogaritura dhe te mbeshtetura nga politika.

Shenim: Nuk mirepres komente lidhur me partite, mirepres vetem komente mbi individet dhe mediat.
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Mediat dhe gazetaret ne Shqiperi akoma nuk jane te lira

Bejtexhi, pergezime per krahasimin midis mediave
thumbsup.gif


Mediat ne Shqiperi nuk jane aspak te lira. Me vjen keq per ju qe jeni jashte shtetit qe mendoni se e merrni te gjithe informacionin per cfare ndodh ketu, por une ju siguroj qe keqinformoheni. E thote edhe shoku shpati perpara meje: se c'ndodh ketu mund ta marresh vesh vetem kur je ketu dhe nuk ke nevoje te ta thone mediat se cfare ndodh. Jemi vend shume i vogel dhe te gjitha gjera merren vesh brenda dites. Gazetat, nga ata qe kane dy pare mend, blihen vetem per oferta pune/tenderash...

Sa per djemte e Arta Dades, une mendoj se ai qe e nisi kete debat e permendi vetem si rast, dhe raste si ky ka sa te duash: djemte e Spartak Brahos, djem/vellezer/kusherinj deputetesh, kryetaresh komunash/bashkish, kryetaresh policish rrugore/pyjore etj etj. Ky eshte fenomen social, eshte e tmerrshme, dhe nuk di nga t'ia nisesh.

Nga ana tjeter gazetaret nuk e bejne punen e tyre. Merreni me mend, kam marre vesh nga disa burime qe Artur Cani qe pati nisur gazetarine investigative ketu, tani ka nisur lufte mediatike per interesa komerciale ndaj nje kompanie farmaceutike sepse tregton mallra te skaduar, kur kjo nuk eshte e vertete. Kjo behet qe te drejten per t'i tregtuar keto mallra ta kene disa kompani te tjera. Kam marre vesh qe ka marre nje dore te mire paresh... Pra, edhe ai qe mbahet si i paanshem, apo qe nuk pyet fare del qe e nisi per te terhequr sa me shume fansa, dhe tani i perdor ata si t'i doje qejfi apo interesi...
 

Herkuli

Primus registratum
Re: Mediat dhe gazetaret ne Shqiperi akoma nuk jane te lira

pervec idese se gazetat ne shqiperi jane aspak te lira na vjen edhe nje llaf nga vendi "i lirise". Dhe jo nga ndonje gazetar qe shkruan vec pacavure por nga nje Ish-drejtues i New York Times. C'ka do te thote se ne Shqiperi si edhe kudo parat dhe mediat i kane kriminelet dhe ndyrsite politike.

John Swinton, former Chief of Staff for the prestigious New York Times, called by his peers, "The Dean of his profession" was asked to give a toast before the New York Press Club.
Swinton responded with this statement:
"There is no such thing, at this date of the world's history, in America, as an independent press. You know it and I know it! There is not one of you who dares to write your honest opinions, and if you did you know beforehand that it would never appear in print."
"I am paid weekly for keeping my honest opinions out of the paper I am connected with. Others of you are paid similar salaries for similar things, and any of you who would be so foolish as to write honest opinions would be out on the streets looking for another job!"
"If I allowed my honest opinions to appear in one issue of my paper, before twenty four hours my occupation would be gone. The business of the journalists is to destroy the truth; to lie outright; to pervert; to vilify; to fawn at the feet of Mammon, and to sell his country and his race for his daily bread! You know it and I know it, and what folly is this toasting to an independent press?" "We are the tools and vassals for rich men behind the scenes.
"We are the jumping jacks; they pull the strings and we dance. Our talents, our possibilities and our lives are all the property of other men. We are intellectual prostitutes!"
Sa bukur!
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Mediat dhe gazetaret ne Shqiperi akoma nuk jane te lira

Bejtexhi
thumbsup.gif
thumbsup.gif
thumbsup.gif
thumbsup.gif
thumbsup.gif
thumbsup.gif
thumbsup.gif
thumbsup.gif

kjo per ata qe thonin se mediat amerikane nuk te bejne te perzihet stomaku...
 

Gigo

Primus registratum
Re: Mediat dhe gazetaret ne Shqiperi akoma nuk jane te lira

Fillimisht postuar nga Bejtexhiu:
[qb] pervec idese se gazetat ne shqiperi jane aspak te lira na vjen edhe nje llaf nga vendi "i lirise". Dhe jo nga ndonje gazetar qe shkruan vec pacavure por nga nje Ish-drejtues i New York Times. C'ka do te thote se ne Shqiperi si edhe kudo parat dhe mediat i kane kriminelet dhe ndyrsite politike.

John Swinton, former Chief of Staff for the prestigious New York Times, called by his peers, "The Dean of his profession" was asked to give a toast before the New York Press Club.
Swinton responded with this statement:
"There is no such thing, at this date of the world's history, in America, as an independent press. You know it and I know it! There is not one of you who dares to write your honest opinions, and if you did you know beforehand that it would never appear in print."
"I am paid weekly for keeping my honest opinions out of the paper I am connected with. Others of you are paid similar salaries for similar things, and any of you who would be so foolish as to write honest opinions would be out on the streets looking for another job!"
"If I allowed my honest opinions to appear in one issue of my paper, before twenty four hours my occupation would be gone. The business of the journalists is to destroy the truth; to lie outright; to pervert; to vilify; to fawn at the feet of Mammon, and to sell his country and his race for his daily bread! You know it and I know it, and what folly is this toasting to an independent press?" "We are the tools and vassals for rich men behind the scenes.
"We are the jumping jacks; they pull the strings and we dance. Our talents, our possibilities and our lives are all the property of other men. We are intellectual prostitutes!"
Sa bukur! [/qb]
Se ky ka thene keshtu nuk dmth asgje. Sidomos atje ku ka folur per "daily bread" ma mbushi mendjen <img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" /> . E verteta eshte se gazetaret amerikane nuk vuajne per daily bread (buken e perditshme), por si shume njerez te tjere tregohen te pangopur dhe duan te punojne per gazeta te medha qe i paguajne shume, por edhe ku iu ndodh qe i ndrydhin me teper. I tille eshte edhe rasti i atij "rrushit" te NY Times, qe rrezik edhe ato c'ka thote i ka thene per sensacion, qe neser ta nxjerrin neper gazeta dhe si rrjedhim i behet reklame gazetes se tij. Prandaj, o pleq, mos u tregoni kaq naivë.
 

Gigo

Primus registratum
Re: Mediat dhe gazetaret ne Shqiperi akoma nuk jane te lira

Shikoni c'njeri:
Arjan Çani, kryeredaktori i Gazetes Shqiptare, ka pase banuar me qira, kur ishte gazetar i thjeshte te gazeta shqiptare, tek shtepia e gjyshes se nje shokut tim. Si legen qe eshte, iku nga shtepia pa paguar qirane e dy muajve, dritat e ujin. Kur gjyshja e shokut tim shkoi ta takonte te redaksia e gazetes shqiptare qe ti kerkonte parate, e shtyu sikur plaka te ishte ndonje halabak e sa nuk e hodhi ne toke. Kjo eshte 100% e vertete.
Nje e vertete tjeter qe e kam pare me syte e mi: Kur isha tek videoteka e nje shokut tim me ra rasti te shikoja bllokun me emrat e anetareve te videotekes ku shenoheshin edhe filmat qe merrnin. Arjan Çani ishte klient i videotekes dhe kishte marre rregullisht filma hard-porn dhe cuditerisht asnje lloj filmi tjeter. Kur ky "pseudogazetar" punonte ne nje radio si spiker anonim (qe te behej tip interesant) ne nje emision nate me telefonata qe para ca vjetesh ishte shume i njohur, e mora ne telefon. Meqe ai i pyeste te gjithe ata qe merrnin ne tel. se cfare kishin bere ndonje gje te bukur ate dite, une fillova ti tregoj ate punen e videotekes (ai nuk e tregonte emrin asnjehere ne radio, por une e dija shume mire qe ishte ai) dhe kur erdhi puna qe une te thosha emrin e klientit te rregullt te hard-porn-it, ma nderpreu fjalen duke thene se koha ime kishte mbaruar dhe e mbylli telefonin.
Komshinjte e gjyshes se atij shokut tim kishin thene se nga apartamenti i plakes kur e kishte marre ai me qira degjonin zenka dhe sharje dhe shikonin qe prej andej dilte ndonje vajze duke qare e me ndonje shenje ne fytyre, pra ky bukuroshi "hard-porn" edhe i rrihte te dashurat, ose ne pergjithesi femrat qe frekuentonte.

Nqs ka ndonje gazetar ketu, ose ju qe lexoni njihni ndonje gazetar, jepjani keto informacione se te pakten dy te parat, jane 100% te verteta dhe nuk kane dale se kane qene shme pak njerezit qe i kane ditur.

Sa i lire, i ndershem, i pakorruptueshem mund te jete nje "pseudogazetar" i tille?
 

fatjon

Primus registratum
Re: Mediat dhe gazetaret ne Shqiperi akoma nuk jane te lira

PUNA E GAZETARIT ESHTE TE LUAJ ME LOJRA FJALESH DHE GENJESHTRA.PASTAJ KA DHE DISA GAZETARE QE I NGECIN FJALET NE FYT........
FALEMINDERIT
 

Gigo

Primus registratum
Re: Mediat dhe gazetaret ne Shqiperi akoma nuk jane te lira

Fillimisht postuar nga ricercatori:
[qb] PUNA E GAZETARIT ESHTE TE LUAJ ME LOJRA FJALESH DHE GENJESHTRA.PASTAJ KA DHE DISA GAZETARE QE I NGECIN FJALET NE FYT........
FALEMINDERIT [/qb]
Kjo qe ke thene ti eshte puna e nje gazetari te dobet, te pandershem e mi gjirizesh. Puna e nje gazetari profesional eshte shume me e ndryshme nga kjo.
 

edda

Primus registratum
Re: Mediat dhe gazetaret ne Shqiperi akoma nuk jane te lira

NANO NE FADROME KUNDER MEDIAS

Fatos Nano ka filluar te lexoje gazetat ne mengjes me Mark Nikollin, drejtorin e Policise ndertimore, nje mirditor dikur i flakte per liri e tani i zbutur kioskave te Tiranes. Sapo sheh ndonje artikull kritik, urdheron drejtorin e ndertimores: bej gati fadromen per ndertesen e gazetes x apo y. Shpesh, ne leximin e shtypit te mengjesit, Nano fton edhe Drejtorin e Tatimoreve. Shpetim Idrizin, nje biznesmen i suksesshem para se te behej drejtor i madh. Kur nxjerr krye nje qendrim oponent urdheron: dergoi policet tatimore ne redaksi. Si gjithnje pas perdes eshte Agim Isaku. Sa here urdheron Nano, ai perforcon: Bjeru eger qenave! Dhe harron se eshte vete nje frymor qe zvogelohet perdite pershkak te keshillave te mbrapshta qe I jep te zotit.

Kjo eshte sjellja e pergjithshme, prej kohesh e kryeqeverisesit. Ajo qe bie vecanerisht ne sy, eshte nje beteje qeveritare qe ka nisur kunder gazetes "Koha Jone", dhe grupit mediatik "Klan". Nano ndjehet i shqetesuar dhe i ngacmuar nga oponenca politike dhe linjat editoruese te ketyre dy qendrave kryesore te medias ne vend.

Nano pergatiti nje fjalim te tere kunder gazetes "Koha Jone" ne parlament, gjate debatit te kerkuar nga opozita, ne fillim te kesaj jave. "Informale, informale, ilegale.", keto ishin vleresimet e kryeministrit per kete kompani mediatike. Ka qene zelli I tij per t'u pozicionuar, pa iu permbajtur principit :"Shih se pari veten!". Ne kete kembengulje te luftes kunder "Kohes", kryeqeverisesi harron se informalitetin e ka vete qe ne prag e perreth tij. Madje ne emer te ketij informalizmi ai perdor urdherimin kryeqeverises. Nderkohe qe inati dhe deshperimi I tij paskesaj rendon mbi policet e tij, te nisur yrysh pas leximit te shtypit te dites, drejt selise se "KJ", prej ku kthehen duarbosh. As me te voglen gjurme te informalitetit. Tjeter gje thone policet e specializuar per kete pune per financat dhe letrat e "KJ", tjeter Nano ne parlament.Ne kete pike kryeqeverisesi Nano ka rene ne reminishence me Blerim Celen e PD-se, se dikurshme. Edhe Cela atehere dergonte grupe kontrolli te policise financiare sa here e kritikonte gazeta "Koha Jone". Sa informale duket kjo mosperputhje mes asaj qe turren per te kapur e asaj qe del nga kontrolli. Tamam si bashkejetesa e Nanos! Nga ana tjeter, inspektimet "ad hock" urbanistike, ne kerkim te ndonje informaliteti te drejtuesve te medias i kane dhene Nanos mundesi te reja presioni. Pronaret kryesore te Klanit, cdo dite gdhihen te shqetesuar dhe presin uturimen e fadromes. Gazeta dhe televizioni qe ka ky grup mediatik nuk po dorezohen. Ne barrikaden e fjales se lire ne ate front mediatik kane dale te mirenjohurit Frangaj, Fevziu, Shkullaku dhe Bushati, qete kater gazetare e drejtues te se pares gazete te pavarur ne Shqiperi, "Koha Jone". Oponenca e tyre ka sjelle repliken e Nanos. Kesaj radhe fjalimi eshte i shkurter jo si ai ne parlament per gazeten "KJ". Madje fjalimi eshte krejt i shkurter, vetem nje fjale: Mark Nikolli, dhe me pas kuptohet vete, te shkulen vilat e Klanit ne Durres. Dhe fadroma shfaqen ne skene si nje garante e paprekshmerise se figures se zeusit. Kjo metafore reale e kryeqeverisesit ne marredhenien aktuale me mediat, eshte tipike.

Por cfare ndodh aktualisht ne gazeten "Koha Jone" dhe ne median e Klanit. Ne te dy rastet Nano ka perballe nje grup gazetaresh anti-konformiste qe po e kritikojne shpesh ne lidhje me keqqeverisjen dhe abuzimet e tij. Kjo eshte nje oponence parimore qe bazohet vetem ne principet profesionale dhe detyrimet karshi lexuesit. Eshte Nano vete qe e lidh kete pune me Meten. Perpara se zv-kryeministri te nxirrte letren, gazetaret e "KJ" dhe "Klan", kane publikuar me dhjetra dhe qindra letra ku denoncojne nepotizmin, trafikun e influences, pushtimin e zyrave te shtetit nga njerez besnike te kryeministrit, etj.

Keto jane karakteristika te "KJ" dhe gazetareve te Klanit, madje berja e oponences jane ne thelb keto dy entitete te medias. Nano nuk mund te ndryshoje nje gje qe ka lindur keshtu dhe ka ardhur deri ketu pa u deformuar. Jane te gabuara perpjekjet e tij. Ai kishte dhe ka ne dore te permiresoje dhe te beje ndryshe qeverisjen e tij. Vetem keshtu do te ndjente edhe qendrimet vleresuese te gazetareve, te cilet nuk jane nihiliste te lindur. Nje pune e mire gjithnje pershendetet, pavaresisht kriticizmit.

Gazetaret e "KJ" dhe te Klanit jane berthama qe ne fillim te shtypit te lire, pasi kane lindur nga nje dere, i cili quhet Universiteti i Medias "Koha Jone". Duke ruajtur lirine, keta gazetare kane paguar shume, pasi jane nen trysni dhe dhune vazhdimisht. Pushteti i meparshem dogji redaksine, pushteti i sotem ka hypur ne fadrome. Pavaresisht kesaj, shtypi i lire dhe gazetaret antikonformiste do te fitojne sepse puna e tyre eshte e ngritur mbi parime. Ndersa presionet qeveritare kane per te deshtuar sepse jane ngritur mbi morale te prishura. Historia ka treguar se pushteti ka humbur perballe medias.

Redaksia e "KJ"


...no comment... <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />
 

fjorent

Primus registratum
Re: Mediat dhe gazetaret ne Shqiperi akoma nuk jane te lira

Kudo ne bote eshte e veshtire te jesh i pavarur per mediat, por Shqiperia eshte rast tipik i kryqezimit te interesave politiko-ekonomiko-mafioz. Dhe natyrisht per te paraqitur platformen kjo shoqate, pra e politikes dhe e ekonomise informale ka nevoje per zedhenes.Dhe ku ka zedhenes me te mire sesa nje gazete qe shitet nen kosto per te perfituar tendera etj.
Ne Shqiperi nuk ka gazeta te pavarura, ka pak gazetare te pavarur dhe fatkeqesisht ka edhe nje opinion publik te pergjumur.
Kur te zgjohet opinioni publik do te detyrohet shtypi te thote te verteten duke shtuar numrin e gazetareve te pavarur. Per Shqiperine tone fjalia e fundit perben UTOPI per momentin. Te tjerat jane rrjedhoje e kultures demokratike te shoqerise sone.
 

Gigo

Primus registratum
Re: Mediat dhe gazetaret ne Shqiperi akoma nuk jane te lira

Fillimisht postuar nga fjorent:
[qb] Kudo ne bote eshte e veshtire te jesh i pavarur per mediat, por Shqiperia eshte rast tipik i kryqezimit te interesave politiko-ekonomiko-mafioz. Dhe natyrisht per te paraqitur platformen kjo shoqate, pra e politikes dhe e ekonomise informale ka nevoje per zedhenes.Dhe ku ka zedhenes me te mire sesa nje gazete qe shitet nen kosto per te perfituar tendera etj.
Ne Shqiperi nuk ka gazeta te pavarura, ka pak gazetare te pavarur dhe fatkeqesisht ka edhe nje opinion publik te pergjumur.
Kur te zgjohet opinioni publik do te detyrohet shtypi te thote te verteten duke shtuar numrin e gazetareve te pavarur. Per Shqiperine tone fjalia e fundit perben UTOPI per momentin. Te tjerat jane rrjedhoje e kultures demokratike te shoqerise sone. [/qb]
Cfare ben opinioni publik kur zgjohet se nuk e kam shume te qarte?
 

pmo

Primus registratum
Re: Mediat dhe gazetaret ne Shqiperi akoma nuk jane te lira

e mo mos kerkoni kot gazetare te pavarur me 10 vjet demokraci, e 1 milion gazeta, revista, TV qe i marrin gazetaret nga rruga....


pmo
 

lover boy

Primus registratum
Re: Mediat dhe gazetaret ne Shqiperi akoma nuk jane te lira

Fillimisht postuar nga pmo:
[qb] e mo mos kerkoni kot gazetare te pavarur me 10 vjet demokraci, e 1 milion gazeta, revista, TV qe i marrin gazetaret nga rruga....
pmo [/qb]
Po revista juaj si i ka?
<img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

I vjetri

Primus registratum
Re: Mediat dhe gazetaret ne Shqiperi akoma nuk jane te lira

Sigurisht qe mediat nuk jane akoma te lira ne Shqiperi, <span style="font-weight: bold">perderisa eshte ne fuqi nje regjim neokomunist, i filluar afersisht ne vitin 1995-6, qe me qeverisjen e meksit</span>.

Une kete po perpiqem te sqaroj, se si lindi shtypja e pashembullt mbi median ne vitin 2001, <span style="font-weight: bold">pra, kundervenia me ane gjykatash te korruptuara e me kerkime shumash marramendase, duke qene ne kundershtim te plote me ligjet shqiptare per demshperblimet e per mediat</span>.

Nese po me ndiqni me leximet mbi Aleksander Meksin te tema tjeter...
booki.gif
 

Guest
Re: Mediat dhe gazetaret ne Shqiperi akoma nuk jane te lira

Puna e gazetarit esh te shpife te krijoje sensacion mos u besoni se jane genjeshtare te gjithe pa perjashtim
 

I vjetri

Primus registratum
Re: Mediat dhe gazetaret ne Shqiperi akoma nuk jane te lira

Puna e gazetarit duhet te jete dhenia e informacionit dhe analiza per te. Ata qe nuk bejne asnjeren nga keto jane vetem <span style="font-weight: bold">gazeptare</span>.
 

I vjetri

Primus registratum
Re: Mediat dhe gazetaret ne Shqiperi akoma nuk jane te lira

Ja nje shkrim domethenes mbi median ne Shqiperi nga analisti Qemal Velija, marre nga e perjavshmja kombetare &quot;Rimekembja&quot;. Ky shkrim vlen me shume per bashkatdhetaret qe ndodhen jashte Shqiperise dhe nuk e kuptojne dhe ndiejne poziten e pervuajtur ku ka rene media jone:
- - - - -
<span style="font-style: italic"> <span style="font-weight: bold">MEDIAT – NARKOTIKU KOLEKTIV </span> </span>


Opinioni publik, qytetarët shqiptarë, notojnë të çorientuar në një vorbull përthithëse mes kujtesës dhe harresës kolektive, pa ditur se çafrë është e nevojshme të kujtojnë e çfarë është e mira të harrojnë. Këtë tollovi të vetëdijeve të tyre prej vitesh ka marrë përsipër të krijojë media në përgjithësi. Ajo shërben si reagent i kujtesës kolektive dhe i ndezjes së emocioneve kur ato i nevojiten qarqeve dhe klaneve prej të cilave ajo, (pra, media) merr jetë, dhe si frenues topitës drejt harresës për ato ç’ka realisht duhet të përbëjnë dhe arsyen e ndërgjegjësimit të qytetarëve shqiptarë. Kujtesa dhe harresa kolektive, pra, janë rob të çelësave të komandimit (për vetë efektin e padiskutueshëm në përpunimin e opinioneve) në duart e operatorëve mediatikë. Për ta konkretizuar mund të japim një skemë në vija të përgjithshme mbi të cilën funksionon kjo media, si e shkruar ashtu edhe audio-vizive, kuptohet me specifikat apo ngjyresat e secilit subjekt mediatik.


Fabula që rrjedh prej skemës


Nuk është aspak e vështirë që me anë të një vëzhgimi të kujdesshëm dhe analize të ftohtë, të përvijosh linjat kryesore të kësaj skeme, linja që do t’i rendisnim në pesë drejtime, që në realitet së bashku përbëjnë edhe vetë fabulën që duhet të kushtëzojë kuptimin e ndërgjegjen e opinionit publik.

Sipas rëndësisë, në rend të parë, mediat në përgjithësi i kushtojnë vëmendje dhe pasyrojnë jehonën e vizitave, konferencave të shtypit, prononcimeve, të të huajve që shkelin në Shqipëri apo flasin për Shqipërinë. Është karakteristikë që opinioni të krijojë gjykimin se të huajt e çfarëdollojshëm kanë të drejtë, e duan Shqipërinë , fjalët e tyre duhet të jenë mësime dhe direktiva për shqiptarët, këshillat dhe vërejtjet e tyre duhen marrë si postulate të parevokueshme.

Nëpërmjet kësaj mediat induktojnë në vetëdijen qytetare ndjenjën e servilizmit dhe konformizmit karshi të huajve në përgjithësi, duke vënë përfund ndjenjat e vetëidentifikimit apo të arsyeve e të interesave specifike të vetë shqiptarëve e të shtetit të tyre. Përpunohet një vetëdije subjektive robëruese shpesh duke spekulluar edhe me kodet tradicionale të mikëpritjes shqiptare dhe të “nderimit mitizues për mikun”.

Ky mitizim dhe mistifikim nga ana e mediave, nëpërmjet klasifikimit si lajm të rëndësishëm parësor, topit kujtesën kolektive duke ndërprerë vijën e arsyetimit se të huajt para “dashurisë” për shqiptarët kanë interesat e tyre dhe punojnë në funksion të atyre interesave, dhe se shpeshherë ato interesa të tyre mund të jenë (dhe s’ka sesi të mos jenë) dhe në kundërshtim me ato të vetë shqiptarëve.

Vizitat dhe këshillat e të huajve jo rrallëherë kanë marrë edhe ngjyresa “mesianike” nga ana e medias, duke i udhëhequr shqiptarët në një ngazëllim të denjë për turmat e pavetëdijëshme dhe me harresë të theksuar identiteti.

Në rend të dyte, këto media rradhisin arritjet, sukseset, përparimet e Shqipërisë nën udhëheqjen e politikanëve dhe shtetarëve të rradhës (kjo për një pjesë të medias), apo edhe dështimet, mosarritjet, paaftësinë apo edhe armiqësinë e pushtetarëve e politikanëve (për pjesën tjetër të medias), duke plotësuar kuadrin e sipërfaqshëm të funksionimit të demokracisë dhe imazhin e pluralizmit në Shqipëri.

Por edhe në këtë rast kujdesi është tepër djallëzor nga ana e medias në fjalë, për të mos krijuar një vizion të qartë apo gjykim të shëndoshë të opinionit publik, por vetëm për të shtuar xhirot marramendëse të rrotullimit në vorbullën e madhe të kujtesë-harresës.

Në rend të tretë, kujdesi i medias është të ruajëprotagonizmin e individëve politikë apo klasave e formacioneve politike, nëpërmjet nxjerrjes së fytyrave, fjalëve e mesazheve të tyre në bazë të një skeme të përcaktuar dhe qarku të mbyllur të listës së protagonizmit.

Edhe pse arroganca, cinizmi, sharlatanizmi i shumë prej tyre është bërë tashmë një normë, përsëri protagonistët mvishen me një kostum mistifikues duke ia dhënë atyre përhershmërinë dhe duke krijuar gjykimin fatalist “Këta politikanë kemi, këta mëritojmë, jemi popull pa tradita demokratike, qeverisëse...etj.”.

Edhe kacafytjet karikatureske të këtyre protagonistëve edhe allishverishet “konsensuale”, edhe aleancat prishendreq, mvishen me ngjyrat e duhura nga ana e mediave për të shtyrë shpresën e shqiptarëve apo për të vonuar në kohë ndërgjegjësimin e plotë të tyre apo zhvlerësimin aktiv (nëpërmjet eliminimit politik e ligjor) nga ana e qytetarëve për klasën drejtuese politike të saj.

Në rend të katërt, që në fakt duhej renditur e dyta sipas rëndësisë që i kushtojnë mediat, janë kronikat e zeza. Vrasje, përdhunime, drogë, trafiqe, vjedhje, banda, kriminelë, viktima, aksidente, përgjakje të përditshme, - me një ngarkesë emocionale dhe me një përshkrim e hapësirë kohore të zgjeruar (sipas rastit), janë kthyer në një makth i përhershëm për ipinionin publik, duke çorientuar logjikën, vetëdijen, kurajon, dhe duke kushtëzuar arsyetimin.

Mesazhi mediatik është tepër i thjeshtë dhe s’ka nevojë të mvishet me demagogji: - “ja kush janë shqiptarët e thjeshtë që qahen prej politikanëve, vrasës, hajdutë, kriminelë, trafikantë me shumicë, dhe padyshim që nga një popull i tillë nuk mund të presësh një elitë më të hajrit!”.

Fotografitë e protagonistëve të krimit, të aksidentit, të trafikut, thëniet e tyre, mesazhet e tyre, marrin shpeshherë ngjyresa propoganduese duke i kthyer në njerëz publikë dhe vihen përkrah fotografive e prononcimeve të politikanëve, shtetarëve, bankierëve, intelektualëve. Roli i mediave ka shkuar deri atje sa të krijohen edhe fansat, admiruesit dhe shembullndjekësit e protagonistëve të shquar të krimit.

Në rend të pestë, apo në periferi të hapësirave mediatike pasqyrohen në nëmyrë indiferente problemet masive të qytetarëve shqiptarë, ekologjia, varfëria, strehimi, kaosi social, prona, rreziqet kolektive, etj. Duket se për mediat këto probleme shërbejnë më tepër si lëndë mbushëse për faqet e tepërta të formatit të tyre apo për minutazhin e zgjatur të emisioneve të lajmeve. Kujdesi mediatik në këtë rast është që për këto probleme të flitet në asnjë mënyrë rutinë, të mos ngrihet shumë zëri kundërveprues, të përhapet mjegull për shkaktarët dhe pasojat reale, të trajtohen si dukuri normale dhe të pashmangëshme të tranzicionit apo të proçesit demokratik.

Në këtë skemë që ne i përkufizuam edhe pesë linjat kryesore, duhet të shtojmë atë që përbën edhe kripën e punës informativo-përpunuese të mediave, rubrikën e skandaleve të pavërtetuara. Zakonisht këto i ngjajnë flakës së kashtës me të cilën as mund të ngrohesh e as mund ti ikësh për momentin. Por aspak më tepër, po vetë media kujdeset që pas realizimit të qëllimit të saj apo më saktë të klaneve që e kanë nxitur e iu është dashur ky moment skandali publik, kjo t’i kalojë më pas harresës kolektive. Ndezja e emocioneve duhet të jetë mementale, ndërgjegjësimi i rremë më pas me atë punë.

Pra, fabula që iu induktohet me përdhunë mediatike shqiptarëve është me pak fjalë:

“Të huajt na e duan të mirën, Shqipëria s’ka armiq, politikanët punojnë me zell për demokracinë shqiptare edhe pse në kuadër të pluralizmit zihen apo shahen, sepse në fund të fundit ju shqiptarët duhet të kuptoni dhe të mësoni se këto janë rregulla loje në demokraci! Ju duhet të qytetëroheni për ti kuptuar udhëheqësit e huaj. Pastaj mos kërkoni më tepër prej tyre, pasi ju vetë keni djegur Shqipërinë, ju keni shkatërruar pronat dhe ndërtimet, natyra etnopsikologjike juaja është e mbrapshtë, dhe është vështirë për këta politikanë e shtetarë që t’iu kthejnë në rrugë të mbarë civilizuese, pra kuptojini vështirësitë e tyre. Para se të ankoheni për klasën politike, shihni se çfarë bëni, si vriteni, si vidhni, si trafikoni, si prostituoni. Ndërsa për problemet sociale, ekonomike, kulturore, arsimore, ekologjike, varfërinë etj., ato janë të natyrshme dhe ne i evidentojmë për t’i kujtuar pushtetarët dhe për t’i zgjidhur ato. Ja, pra, kjo është demokracia që ju vetë e kërkuat, prandaj nënshtrojuni fatit. Çdo popull ka qeverinë që meriton!”.


Mekanizmat hileqarë


Në gjykim të sipërfaqshëm duket se media përmbledh problematikën shumëplanëshe që vepron dhe shqetëson shoqërinë shqiptare. Me këtë lloj gjykimi, vlerësimi jonë se media shqiptare (flasim për titujt e siglat kryesore dhe mbizotëruese në hapësirën mediatike) po punon si një instrument në duart e qarqeve politiko-ekonomike me qëllim përpunimin e gjykimit publik dhe orientimin e arsyes qytetare në funksion të interesave të tyre, si dhe shërben për konservimin sa më të gjatë të protagonistëve që veprojnë në skemën shqiptare, - duket se nuk qëndron. Por deri në atë moment kur nuk njihen dhe shpërfillen mekanizmat hileqarë që të çojnë në atë kuptim, dhe që bëjnë që opinioni të marrë drejtimin e dëshiruar nga lart por sipas dëshirës e orekseve të qarqeve komanduese.

Ndër këto mekanizma mund të përmendim:

- shtrirja në hapësirë mediatike e një problemi apo ngjarje të caktuar dhe intesiteti dhe koha me të cilën trajtohet. Pra, përmasat e trysnisë që ushtrohet mbi opinionin për një problem të caktuar, kjo jo në vartësi të madhësisë së problemit në vetvete apo rëndësisë që ka për shoqërinë, por në vartësi të interesave të atyre që japin direktivat.

- raporti i zhdrejtë në problematikë, gjë që krijon imazhin falsifikues edhe tek opinioni, pra, tërheqja e vëmendjes së qytetarëve mbi ato probleme që i interesojnë qarqeve dhe jo mbi ato probleme që i interesojnë qarqeve dhe jo mbi ato probleme që duhet të shqetësojnë realisht shoqërinë.

- paqëndrueshmëria e problematikës dhe shpërfillja në kohë tjetër për këtë problematikë, me qëllimin për t’ia kaluar harresës kolektive. Pra, ngritja e problemit vetëm në atë masë sa iu intereson qarqeve të plotfuqishme dhe jo deri në momentin që problemi merr zgjidhje në favor të shoqërisë.

Në këtë konteks mund të përmendim faktin se “skandalet” e zbuluara nga media gjatë këtyre 12 vjetëve (me ndonjë përjashtim që përforcon rregullin apo dukurinë) kanë mbetur jo vetëm të pandëshkuara, por edhe të shpërblyera në kohë të tjera, dhe media ka udhëhequr opinionin drejt harresës për ato skandale të cilat në momentet kur i është dashur ajo vetë i ka ngritur.

- spostimi i vëmendjes së opinionit nga thelbi i ngjarjes, problemit apo skandalit, duke vënë në pah detajet dytësore apo rrethana të sipërfaqshme, për të mos çuar në gjykimin e opinionit deri në brendësi të saj. Opinioni duhet të shërbejë në këtë rast vetëm si dekor në zhvillimin e ngjarjeve, pa e lënë që të bëhet protagonist dhe vendimtar për to. Sa për ilustrim, mund të marrim si shembull ngjarjen e ditëve të fundit në lidhje me SHISH dhe ish-kreun e saj Klosi.

Intesiteti i medias në këtë trajtim ka qënë i tillë që ka orientuar qytetarët që të kuptojnë vetëm se këtu bëhet fjalë për një lojë të thjeshtë politike, qytetarët “të kënaqen me elokuencën apo zhargonin banal e injorant të protagonistëve, me cicmiset lodërtare të debateve e replikave, - pa i dhënë mundësi, ose pa iu ngacmuar vëmendjen e vetëdijen që të futet më thellë në atë që politika shqiptare po punon me intesitet për çmontimin e institucioneve, dhe se në këtë lojë po marrin pjesë aktivisht agjenturat e huaja.

Nëse do të vihet re nga komentet dhe pasqyrimi i kësaj ngjarje, problemi i marrëdhënieve me agjenturat e huaja apo infiltrimi i tyre në jetën politiko-ekonomike të Shqipërisë, nuk trajtohet aspak. Apo, më tej, spektakli i shëmtuar në Këshillin Bashkiak të Tiranës ku qytetarët u ngopën dhe ruajnë si mbresa vetëm batutat dhe impozimet e protagonistëve dhe aspak thelbin e çështjes, papërgjegjshmërinë dhe sharlatanizmin e pushtetarëve të vet që përbëjnë një rrezik imediat për vetë shoqërinë dhe qytetarët.

- injorimi i problemeve që nuk bëjnë pjesë në skemën e përcaktuar nga lart. Një rast tipik është ngjarja e pako-bombës në redaksinë e “Bota Sot”, ku mediat shqiptare e anashkaluan me mospërfillje, kur në praktikën e tyre ka ndodhur t’i bëhet jehonë tejmase edhe rrahjes së ndonjë gazetari në Bangladesh apo Tanganika.

- një mekanizëm tjetër është edhe jehona me të cilën përcillet problematika. Për ilustrim, një gazetar “i marrë” në një të përditshme të sapoçelur, ngre një problem të mprehtë: shqiptarët flenë mbi eksploziv.

200 mijë bombula gazi në rrezik shpërthimi e katastrofe për popullsinë për shkak të amortizimit të tyre dhe daljes së jashtë standarteve. Ky “trill” i këtij gazetari nuk u pasua si jehonë e një evenimenti të vrëndësisë parësore edhe një deklarate ordinere që mund të bëjë ndonjë politikan apo ndonjë fakti që s’përbën ngjarjesi për shembull vizita e ambasadorit grek në ndonjë institucion kulturor.

Por natyrisht jehona për problemin madhor që ngre ai gazetar “i marrë”, do të çonte peshë qytetarët dhe do të rrezikonte bisneset dhe allishverishtet e politikano-bisnesmeneve që merren eksluzivisht me atë punë.

Mekanizmat teknikë hileqarë me të cilat manovron media për të përpunuar opinionin publik sipas dëshirës dhe interesave të qarqeve e klaneve komanduese, janë të shumtë, por u mjaftuan vetëm të përmendim disa prej tyre.


Shtypi i lirë dhe i pavarur ?!


“Shtypi është i lirë!” – ky është sllogani që shërben për mbulojën e instrumentalizimit të tij. Por i lirë nga kush? Nga politika, nga qarqet e klanet ekonomiko-mafioze, nga vetvetja apo nga shoqëria së cilës i përket? Kush financon, kush gjendet pas tyre? Në fund të fundit nga kush është çliruar shtypi? Dhe nën zgjedhjën e kujt ka rënë? – Vetëm në një kuptim mund ta japim lirinë e shtypit në Shqipërinë “Je i lirë të bësh atë që dikton vullneti i të fuqishmëve!”

“Shtypi është i pavarrur!” – Një reklamë tjetër me të cilën impozojnë drejtuesit e mediave. Të pavarur nga kush? Nga vetvetja, nga funksioni për t’i shërbyer shoqërisë, të pavarur nga ata që paguajnë apo që kanë drejtuesit e mediave. Të pavarur nga kush? Nga vetvetja, nga funksioni për t’i shërbyer shoqërisë, të pavarur nga ata që paguajnë apo që kanë në dorë drejtimin real të atyre mediave? – Padyshim që mediat për të cilat po flasim me plot gojën mund të thonë se janë të pavarur nga vetja....

Ajo ç’ka demagogjikisht quhet me të madhe si “pushtet i katërt” në fakt është veçse bishti manovrator i dhelprës që fsheh gjurmët e veta. Pra, bishti i pushteteve të tjera reale në shoqërinë shqiptare. Nuk duhet të ngatërrojmë pushtetet e ligjëshme me pushtetet reale, sepse nëse do të ishin bishti i institucioneve dhe nëse këto institucione do të ishin në funksionin e tyre themelor e të vërtetë të pasqyrimit të vullnetit dhe interesave të shtetasve të tyre, edhe misioni i mediave do të ishte i plotësuar, pasi do të shprehte zërin e qytetarëve shqiptarë. Por pushtetet reale në Shqipëri janë klanet, qarqet poliko-ekonomike me lidhje jo të pakta me ato të huaja, gjë që sjell shpërfilljen e vullnetit dhe interesave të shoqërisë shqiptare e të shtetit shqiptar.

Pra, mediat realisht në Shqipëri luajnë rolin e narkotikëve kolektivë që veprojnë mbi kujtesën dhe harresën popullore, në varësi të interesave të atyre pushteteve, duke e kthyer opinionin publik në një vetëdije të qorrollepsur, të verbër, dhe pandërgjegjshme për fuqinë dhe rolin e tij, të paaftë për të kuptuar dhe për të luftuar në drejtim të interesave dhe aspiratave të vërteta të shoqërisë.




<span style="font-weight: bold">Qemal Velija 3.11.2002</span>

- - - - - - - -
 

pmo

Primus registratum
Re: Mediat dhe gazetaret ne Shqiperi akoma nuk jane te lira

citim:
--------------------------------------------------------------------------------
Fillimisht postuar nga pmo:
e mo mos kerkoni kot gazetare te pavarur me 10 vjet demokraci, e 1 milion gazeta, revista, TV qe i marrin gazetaret nga rruga....
pmo
--------------------------------------------------------------------------------

Po revista juaj si i ka?
Ezeta mirembahet nga vullnetare...qe zakonisht nuk jane gazetare, por thjesht njerez te interesuar e te pergjegjshem per cfare bejne dhe cfare ndodh rreth tyre.

pastaj, ezeta nuk eshte dhe aq politike...eshte kollaj te jesh i pavarur kur nuk ke interesa politike, ekonomike...apo jo?

pmo
 

Guest
Re: Mediat dhe gazetaret ne Shqiperi akoma nuk jane te lira

Ezeta me vjen ne email rregullisht dhe e lexoj me qef , esh me shume nje gazete kulturore dhe me mire ashtu se te gjitha te tjerat vetem per politike e kan mendjen ...
 

bLuE IcE

"""""PLANETARE""""""
Re: Mediat dhe gazetaret ne Shqiperi akoma nuk jane te lira

kjo gje nuk ndodh vetem ne shqiperi po kudo,edhe pse mund te themi qe medja percaktohet ne bote si pushteti i katert...
 

Guest
Re: Mediat dhe gazetaret ne Shqiperi akoma nuk jane te lira

Gazetare shqiptare , gomere me zile .... ca thot nje sthote nje tjeter genjeshtare po , fallcifikuesa po , shpifesa te mdhenj po , kopjace po te gjithe i marrin nga mediat e huaja pervec ca lajmeve qe jan te superperseritura si psh uje ska ne filan vend , ska drita diku tjeter , u vra ky e u pra ai tjetri se cfare duhet bere se can koken njeri zgjidhje apo mendime te vetat sdine te japin vetem fakte se se vret shume truni se cfare behet me nje fjale nje corbe e madhe si githcka tjeter ne perberjen e perditshme te kaosit shqiptar
 
Top