Mediat dhe gazetaret ne Shqiperi akoma nuk jane te lira

Mediat dhe gazetaret ne Shqiperi akoma nuk jane te lira

Per sa kohe keta gazetare bythepambuke nuk do te jene ne gjendje tu bejne pyetje pikante politikaneve dhe qeveritareve qe dalin ne TV, nga frika mediat nuk do te jene kurre te lira.
Shembull: Perse Rudina Xhunga nuk e pyeti Arta Daden ne intervisten e fundit se me cfare merren djemte e Zj. Dade? une do isha shume i interesuar ta dija meqe kam degjuar se djemte e Zj. Dade jane halabake ordinere dhe derra te paedukuar, mbase dhe kriminele, madje dhe vete Zj. Dade thone se eshte grua teper ordinere. Te tilla raste intervistash ka plot. Thone qe edhe Artur Çani te Ajzberg ato akuzat qe ben i ka te llogaritura dhe te mbeshtetura nga politika.

Shenim: Nuk mirepres komente lidhur me partite, mirepres vetem komente mbi individet dhe mediat.
 

Ofelia

Forumium praecox
Re: Mediat dhe gazetaret ne Shqiperi akoma nuk jane te lira

jo gjithmone mediat dhe gazetaret mund te pyesin gjera te kesaj natyre. Nese djemte e Zj. Dade jane halabake, nuk eshte ndonje lajm. Secili ka nje kulture personale qe nuk ka lidhje me profesionin e prindit. Nese djemte e Znj. Dade jane kriminele natyrisht nuk mund ta vendose nje gazetare, por policia, mbi bazen e provave.
Nese Znj. Dade vete eshte nje grua "ordinere", elektorati e ka votuar. Pastaj ca gjera te jetes personale, jane te paprekshme.
Mediat ne Shqiperi te bejne te te vije peshtire per papergjegjshmerine ne te shkruar e folur, per injorancen dhe per bastardimin qe i bejne gjuhes shqipe. Per sa i perket lirise, kam pershtypjen se jane teper te lire.
P.S. Kam bere pergjithesime, ndoshta te padrejta. Ndoshta ndonje gazetar e "kalon" proven dhe nuk meriton gjithçka thashe. Ma ha mendja se e kuptoni çfare doja te thoja.
Pershendetje
 

Gigo

Primus registratum
Re: Mediat dhe gazetaret ne Shqiperi akoma nuk jane te lira

Fillimisht postuar nga Ofelia:
[qb] 1 - jo gjithmone mediat dhe gazetaret mund te pyesin gjera te kesaj natyre. 2 - Nese djemte e Zj. Dade jane halabake, nuk eshte ndonje lajm. 3 - Secili ka nje kulture personale qe nuk ka lidhje me profesionin e prindit. 4 - Nese djemte e Znj. Dade jane kriminele natyrisht nuk mund ta vendose nje gazetare, por policia, mbi bazen e provave.
5 - Nese Znj. Dade vete eshte nje grua "ordinere", elektorati e ka votuar. Pastaj ca gjera te jetes personale, jane te paprekshme.
6 - Mediat ne Shqiperi te bejne te te vije peshtire per papergjegjshmerine ne te shkruar e folur, per injorancen dhe per bastardimin qe i bejne gjuhes shqipe. 7 - Per sa i perket lirise, kam pershtypjen se jane teper te lire.
8 - Kam bere pergjithesime, ndoshta te padrejta. Ndoshta ndonje gazetar e "kalon" proven dhe nuk meriton gjithçka thashe. 9 - Ma ha mendja se e kuptoni çfare doja te thoja.
Pershendetje [/qb]
1 - Per sa kohe qe Zj. Dade zgjedh te dale ne TV, te marre pjese ne parti politike e si rrjedhim ne parlament e qeveri, etj., pra me pak fjale te behet nje person me pergjegjesi publike, nuk shoh asnje arsye perse media nuk duhet ti beje pyetje mbi jeten private. Votuesit e Zj. Dade do te donin ti dinin edhe keto gjera per te gjykyar me mire neser kur ti japin voten dhe per te marre vesh se cfare njeriu po i qeveris. 2 - Nqs do te thuhej ne TVSH qe djemte e Zj. DAde merren me ate, ose me ate pisllek ky do ishte lajm e cfare lajmi. 3 - Mendoj se kultura personale perfshin dhe "profesionin" e prindit se kot nuk quhet "kulture personale". 4 - Nqs gazetaret jane te zot dhe i zbulojne provat inkriminuese me perpara policise atehere dhe gazetaret mund te thone qe dikush eshte kriminel. 5 - Mediat dhe gazetaret ekzistojne qe ti hapin syte elektoratit, sidomos atij shqiptar, qe per mendimin tim eshte akoma goxha "qorr", perderisa nje pjese e mire e tij voton qorrazi per ata qe ne menyre shume te qarte e shkaterruan Shqiperine deri ne 96-en dhe pjesa tjeter voton per individe si puna e Zj. Dade e ca rrugecerve te tjere. 6 - Me kete jam dakort. 7 - FAkti qe gazetaret nuk rrihen me hapur rrugeve nuk do te thote qe mediat jane te lira. 8 - PEr mendimin tim nuk ka gazetar ne Shqiperi qe nuk i meriton ato c'ka the. 9 - Si perfundim me duket se nuk e kuptoj plotesisht ate qe ke dashur te thuash, jo se aftesia ime e te kuptuarit eshte e keqe, por mbase se nuk je shpjeguar mire.
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Mediat dhe gazetaret ne Shqiperi akoma nuk jane te lira

gigo
une per vehte s'po dal te mburrem e te them se po ta "kisha ne dore" Daden do ia kisha bere te gjitha "pyetjet pikante", se s'e di ne do kisha mundesi dhe fuqi...

po ju po te ishit ne pozicionin e gazetarit a do kishit forcen, jo vetem per te bere "pyetje pikante" por per te luajtur me karrieren tuaj si gazetar..?

si do i kishit perballuar presionet e ndryshme per nje hap te "guzimshem" personal..?

pershendetje per temen
ximi
 

Ofelia

Forumium praecox
Re: Mediat dhe gazetaret ne Shqiperi akoma nuk jane te lira

Mirmengjes!!! Replike e bukur!!
Vetem se doja te thosha qe ne Shqiperi Nuk mungon liria e mediave, por pergjegjesia per te shkruar. Me e tmerrshmja eshte a) qe gazetaret nuk kane pergjegjesine e te shkruarit dhe b) qe jane aq injorante sa nuk arrijne te lidhin dy atrikuj bashke.
Pershendetje
 

Blendi

Primus registratum
Re: Mediat dhe gazetaret ne Shqiperi akoma nuk jane te lira

Fillimisht postuar nga ximi:
[qb]...po ju po te ishit ne pozicionin e gazetarit a do kishit forcen, jo vetem per te bere "pyetje pikante" por per te luajtur me karrieren tuaj si gazetar..?
[/qb]
Atehere piji lengun i thone kesaj. C'kuptim ka te jesh gazetar po qe se ne vend qe te ushtrosh profesionin te duhet te ruash karrieren? Gazetaret shqiptare duhet se paku te marin shembull nga dhjetra gazetaret e botes qe vdiqen duke raportuar mbi luften e fundit ne Irak. Eshte profesion qe te kushton edhe jeten...
Po thuaj ne Shqiperi profesioni i gazetarit eshte si puna e bojaxhiut qe e therrasin neper shtepi me rradhe dhe i thone, "ma lyej roze", "ma lyej blu". "Si urdhron!" ia ben gazetari edhe fap nxjerr lapsin e ia qendis artikullin me porosi.
 

Ema

Goddes
Re: Mediat dhe gazetaret ne Shqiperi akoma nuk jane te lira

Problemi i madh i gazetarise shqiptare ehste Politizimi.
Gati te tere Mediat jane ndare ne te majta e te djathta,ne demokrate e soccialiste.Nuk mund te flitet per pergjegjshmeri kur cdo gazetar lkufton ku e ku te nxjerre sa me shume para me lajme scoop qe shumicen e hereve jane shpikje te tyre.
Mjafton te shikosh te njejtin lajm ne tri gazeta te ndryshme.
Burimet e informacionit ne Shqiperi:komisariatet apo politikanet(se mbi keto flitet me shume) jane gjithashtu fare pak te besueshem nga momenti qe Shqiperia ka 13 vjet qe ka lon akoma "periudhen e tranzicionit".
Nuk desha te beja politike.Desha vetem te thoja qe nje gazetar qe as ka mbaruar ndonje shkolle per gazetar,kalemxhinjte qe merren me thashethemet e rrugeve nuk quhen gazetare e ne kete rast Shqiperise i mbeten pak gazetare per tu folur.
...Persa i perket rastit konkret te shtruar prej Gigo-s une mendoj se kush i hyn nje detyre duhet te dije t'i dale ne krye.Nuk di nese do ish efikse pyetja se me c'merren te bijte e A.Dades por ama di qe nje gazetar i zoti nuk ka pse te frikesohet(kjo ne teori) para asgjeje.
Kjo i sherben demokracise dhe rritjes se frymes se lire...

Per me shume do kthehem...
Ema
wave.gif
 

bona

Primus registratum
Re: Mediat dhe gazetaret ne Shqiperi akoma nuk jane te lira

une per vete kam pare dhe ca ndryshime per mire kohet e fundit tek Klan. nje artikull thoshte kujton Tosi se i dha doren Colin Powell dhe u rregullu cdo gje.
 

lolbosi

Primus registratum
Re: Mediat dhe gazetaret ne Shqiperi akoma nuk jane te lira

as nuk kane per tu bere ndonjehere te lira !
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Mediat dhe gazetaret ne Shqiperi akoma nuk jane te lira

blendi ti ke dhene nje shembull per gazetaret qe shkojne ne vijen e pare te frontit dhe ne shume raste per fat te keq edhe vriten....

per vete mendoj e bejne se ne profesionin e gazetarit ka nje vecori qe shihet ndofta me shume se ne profesionet e tjera - egoja profesionale(kete e them ne kuptimin pozitiv te fjales)..

eshte egoja profesionale qe i mungon gazetarit shqiptar, ndofta edhe nga vete shoqeria qe s'eshte ne gjendje te dalloje dhe te vleresoje gazetarine profesionale(per mua s'ka rendesi ne eshte e politizuar apo e pavarur),...
ose e then ndryshe egoja profesionale eshte marre ne nje kuotim te gabuar..

por po te merren edhe rastet ku mund te kete gazetari te vertete dhe gazetare me ego te vertete per te nxjerre scoop dhe ngjarje ne forma sa me reale, ne shqiperi eshte e veshtire te mbijetojne pervec se per nje kohe te shkurter po nuk arriten te futen nen ndonje mbrojtje politike........
 

Klinton

Primus registratum
Re: Mediat dhe gazetaret ne Shqiperi akoma nuk jane te lira

Une po u tregoj nje bashkebisedim ndermjet dy njerezve me kulture te ndryshme dhe patjeter me ndergjegje antonime.
Nje feminist po shihte nga larg nje grua te bukur.
Gruaja ishte pakez "pa qejf" dhe po qendronte e kundronte natyren diku ne mes te nje grupi njerezish por larg bashkebisedimit me te ta.
Feministi i afrohet dhe e pyet se cili ishte problemi qe e shqeteson?
Gruaja e bukur i pergjigjet duke i thene se cfare te shqeteson ty?
Ndoshta dikush do te arrije te kuptoje kete bashkebisedim te "pakuptimte" mes ketyre dy njerezve.

Billi
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Mediat dhe gazetaret ne Shqiperi akoma nuk jane te lira

1- gazetari nuk ka nje detyre publike dhe nuk eshte aspak i detyruar te jete i ndershem apo i pavarur apo i guximshem

2- perderisa gazetat vazhdojne te shiten atehere gazetari e ka bere detyren ndaj punedhenesit te tij (nuk paguhet nga taxat por nga nje privat) dhe nuk flas per televizionin shteteror

3- te jesh gazetar dmth te besh nje pune dhe duhet ti pergjgjesh nevojave te tregut (lexuesit)

4- nuk mund ti detyrosh te mos varen nga politika se ne shqiperi (sidomos) eshte kthyer ne nje tifozllek kjo pune

5- mjafton qe te respektojne ligjet dhe le ta teprojne sa te duan (ti po deshe mos i lexo)
 

eltoni1984

Primus registratum
Re: Mediat dhe gazetaret ne Shqiperi akoma nuk jane te lira

Dua te te them gigo se mesazhi qe ju keni shkruar ne forum nuk qendron dhe jo per faktin qe znj Dade eshte apo jo ordinere dhe djemte e saj halabake ashtu si i quan ti por per faktin e vetem se nuk eshte profesionale nga ana e nje gazetari te bej pyetje ne lidhje me jeten private te politikaneve dhe te afermeve te tyre. Ai duhet vetem te kostatoj dhe te nxjerr ne pah gjerat sic jane dhe jane istanca te tjera ato qe vendosin per ordineritetin apo halabakismin (ashtu sic i quani ju ).Po te bej te qarte se jam i sigurte qe nuk je kompetent ne fushe qe profesioni i gazetarit eshte lajmi dhe nese ti pohon qe ata kane ato kualitete qe thua atehere duhet te jete drejtesia ajo qe heton dhe arrin ne perfundime.Ndersa per sa i perket temes une jam i mendimi qe gazetaria shqiptare vuan nga nje shkalle profesionaliteti e ulet megjithese ndikim ne opinion eshte shume i larte .Jam plotesisht dakord me lidhjen e medias me politiken po me thoni ju ne cilin vend te botes nuk eshte keshtu ?!
 

lola

Primus registratum
Re: Mediat dhe gazetaret ne Shqiperi akoma nuk jane te lira

Si nuk paskan pergjegjesi gazetaret o Gene? Ata kane ne dore te ndryshojne mendjen e kombit me menyren se si ja percjellin ngjarjet vendit. Kane pergjegjesi jashtezakonisht te madhe, jo vetem si gjithkush tjeter qe duhet te jete njeri i/e ndershem por sidomos me gjendjen e tanishme te Shqiperise.

Sa per pyetjen: jo nuk jane te lire sepse shqiptaret nuk jane te lire sepse jetojne me friken e kriminelave qe jane drejtuesit te vertete te vendit!
 

Herkuli

Primus registratum
Re: Mediat dhe gazetaret ne Shqiperi akoma nuk jane te lira

Gazetaret palaco fare
shkruajn e dun vec pare
ndershmeri hic e mos flit
e kane bere genjshtren rit

Kjo lloj gazetarie bulevardeske
ne europe eshte per vulgaret
me oke budalleqet gazetareske
i gelltisin vec trutharet

Gazete si Shekulli e Korrieri
nuk munte quhen kurre gazeta
se fundja c'mund ne drit te nxjerri
budalleqet qe permban fleta

O burra njerez te bejme ndryshim
te dallojme gazeten nga thashethemi
gazetaria nuk ka kurrfare si qellim
te na rokanis trurin si tope demi

Fazit: Te dallojme gazeten bulevardeske europiane (Bild, Revista Focus, Corriere del La Serra, Sunday Mirror etc ) qe kopjohet kryekeput nga gazetaret shqiptare (Shekulli, Korrieri, Koha Jone, Klan etc), nga gazetat e mirenjohura europiane me ndikim dhe reflektim ne shtresat intelektuale europiane dhe boterore (FAZ, Spiegel, The Monitor, The Economist, Le Monde, El Mundo etc) shume large normalitetit gazetaresk shqiptar. Kjo eshte shume e demshme per formimin intelektual te shqiptareve te cileve u kufizohet caku i dijes ne keto palo-gazeta.
Komercializmi i gazetarise (dhe dijes) nuk ka vecse pasoja te cilat i shoh edhe ketu te shprehura ne forum. Mendimi dhe perfundimi i drejte nuk vjen nga gjella e gatshme per tu gelltitur por nga nje ushqim i pare me sy kritik, i bluar mire me dhemb dhe pastaj edhe te peshtyhet nese del nevoja.
 

Gigo

Primus registratum
Re: Mediat dhe gazetaret ne Shqiperi akoma nuk jane te lira

Fillimisht postuar nga gene:
[qb] 1- gazetari nuk ka nje detyre publike dhe nuk eshte aspak i detyruar te jete i ndershem apo i pavarur apo i guximshem

2- perderisa gazetat vazhdojne te shiten atehere gazetari e ka bere detyren ndaj punedhenesit te tij (nuk paguhet nga taxat por nga nje privat) dhe nuk flas per televizionin shteteror

3- te jesh gazetar dmth te besh nje pune dhe duhet ti pergjgjesh nevojave te tregut (lexuesit)

4- nuk mund ti detyrosh te mos varen nga politika se ne shqiperi (sidomos) eshte kthyer ne nje tifozllek kjo pune

5- mjafton qe te respektojne ligjet dhe le ta teprojne sa te duan (ti po deshe mos i lexo) [/qb]
Flmnd qe ke vene numrat.
1 - ...por, sido qe te jete, nuk duhet te jete as bajat, "i pergjumur" dhe jo profesional. Ka edhe rregulla te pashkruara, morale, detyrime patriotike, etj.
2 - Ka shume menyra per ta kryer detyren ndaj punedhenesit. Menyra qe sugjeroj une mendoj se eshte me e mira pikerisht per faktin se i ben mediat me interesante dhe ju sjell me shume fitime punedhenesve mediatike.
3 - Pikerisht pra, nevojat e tregut jane per lajme interesante, por edhe informuese qe ju sherbejne njerezve per dicka, keto jane ato qe sjellin fitime, jo ca intervista bajate qe dine vetem te thurin elozhe e kotesira te tjera.
4 - Puna e politikes nuk eshte thjesht "tifozllek". Nje gazetar mund ti mbroje idete e tij politike, nqs ka, por duhet ta beje me etiken dhe profesionalitetin e duhur.
5 - ti kujton se gazetaret shqiptare i zbatojne ligjet? Gazetaret perfitojne nga fakti qe shqiptaret nuk e kane krijuar akoma "kulturen" e se hedhures ne gjyq, kjo, edhe se drejtesia shqiptare nuk funksionon sic duhet.

Ju lutem atyre qe kane shkruar prape per jeten private, te lexojne piken 1 te mesazhit tim per Ofelian me lart e ta mbyllim kete muhabetin "pordhac" te "jetes private". Mos na beni tani t'iu kujtojme se si doli ne TV e dha llogari Bill Klinton per "jeten private" te tij me Monika Lewinskin.
 

tarrasi

Primus registratum
Re: Mediat dhe gazetaret ne Shqiperi akoma nuk jane te lira

mper sa i perket gazetareve ato nuk eshte se kan frike ato dua me honger i cap buk se kan bo dhe shkolle te larte duke marre provimet duke paguar professorat tone te nderuar grekafon qe jane te korruptuar.problemi eshte qe un cuditem me ket pis milet qe nuk e kupton akoma qe ku ka ardhur puna por ka nevoje qe tja thojne gazetaret dhe prap se kupton.une per ket gje cuditem dhe tani e kuptoj qe ky popull do dru se ashtu eshte mesuar dhe ashtu ka qef sa me shume ta rrafesh aq me shume te do.eshte si puna e qenit qe kur ben nje gabim duhet qe ta rrafesh dhe ai te vjeb afer dhe do te behet mik me ty qe e rrafe.eshte hera e pare qe shkruaj ne ket forum dhe spo zgjatem shume se kam hall se do me shkoje mundi kot sepse edhe ato shqiptare qe din me perdor kompjuterin shkojne gjith diten ne chat dhe nuk ndihmojne atdheun qe i beri koken sa nje ekran 17".
 
Top