Media Kriminale?!!!!!!!!!

Media Kriminale?!!!!!!!!!

Pa marre parasysh zbythjen e qeverise ndaj asaj qe ajo tha!

A eshte media kriminale ne shqiperi?
Media si pushteti i IV a kapet nga krimi dhe a eshte e kapur media nga krimi?
Nese po ...... si mund te jete nje media kriminale?
Ne se jo si ka mundesi qe qeveria te kete lajthitur....?
Si do ta komentonit nxjerrjen e trupit te djalit te Mosiut nga lumi dhe trasmetimin qe ajo duke pasqyruar ne menyre te detajshme skenen, pas aksidentit nga Top-Channel.
Si do ta komentoni Lajmin e Zi kur me 9 - janar ne Emisonin e Lajmeve thuhet se njera nga gomonet u mbyt duke u lene ne meshire te fatit jetet e njerezve qe ndodheshin atje dhe nga ana tjeter kjo media deklaron me nje ze te fuqishem se "nje gomone tjeter e ngarkuar me droge kaloi ne anen tjeter te Adriatikut"?

Apo vrasjen e asaj vajzes e cila ne Emisonin Fiks Fare denoncoi publikisht lidhjet mafioze policore ne Vlore?

Po ndonje shembull tjeter mund te na sillni.... ate c'ka media fton ne krim?!


Si do ta komentonit Kroniken e Zeze ne mediat shqiptare, pse i jepet kaqe rendesi dhe a eshte e nevojshme?

Menyra se si ato trajtojne problemet sociale, krimet dhe rendesia dhe pesha e tyre ne nje edicion informativ?
Keshilli mbykqyres i mediave a e kryen detyren e saj?!
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Media Kriminale?!!!!!!!!!

Te me falesh mua se jam i ri ketu, por nuk po e kuptoj kete teme... po thua se media eshte kriminale ngaqe transmenton lajme dhe pasqyron realitetin?
 

Gysi

Primus registratum
Re: Media Kriminale?!!!!!!!!!

Eshte kriminale se perdor ndikimin mbi popullin ne interes si presion ndaj pushtetit per t'i mundesuar vetes ushtrimin e veprimtarise se paligjshme.
 

MLK

Primus registratum
Re: Media Kriminale?!!!!!!!!!

Media eshte nje profesion dhe si e tille nuk mund te pergjithesohet. Do te ishte njesoj si te thuhej qe mekaniket jane te gjithe hajduta, policet te gjithe te marin para, kamarieret ta hedhin te fatura...
E per te mbaruar Politikanet e korruptuar, ah se harrova, ai qe akuzon median per kriminale, ç'fare profesioni ka /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

dimir

Forumium praecox
Re: Media Kriminale?!!!!!!!!!

Kur media eshte krim?
Kur kemi te bejme me nje krim?
N.q.se fsheh ne menyre te qellimshme apo dhe te paqellimshme informacione te cilat kane te bejne me nje krim atehere je bashkepunetore ne krim. Dhe sipas kodit penal denohesh.
N.q.se perdor informacionin per te bere shantazh per te perfituar para apo ndonje te mire tjeter eshte krim... dhe kjo eshte ne kodin penal.
N.q.se shpif eshte krim.
N.q.se nxit dhunen, krimin dhe sjellje te ngjashme te cilat cojne ne krime eshte krim....
A jeni te sigurte se mediat tona, dhe per me teper Top-Media ka qene e kujdeshme dhe korrekte ne keto pika.
Fiks - Fare si emision televiziv cenon te drejtat dhe privacine.... dhe eshte krim.
Pra keto jane krime.

Mund te me thote dikush se si keto media, te gjitha pa prejashtuar asnjeren si arrijne te mbajne punonjesit dhe shpenzimet e tjera.. .. . . .?
Evazioni fiskal a eshte krim?
A ka evazion fiskal ne media, sa % te gazetareve u paguhet siguracion?
Ndersa per tregun e reklamave do ta trajtoj ne nje teme me vete....
 

MLK

Primus registratum
Re: Media Kriminale?!!!!!!!!!

Deri ne momentin qe nuk kemi vendim gjykate per nje krim te caktuar, akuza e bere nga Berisha hyn ne shpifje, dhe si e tille eshte po krim!!
 

Gysi

Primus registratum
Re: Media Kriminale?!!!!!!!!!

Kur flasim per mediat nuk kemipara sysh gazetaret, por pronaret si dhe si dhe per menyren se si ata i shfrytezojne ato.
Por edhe ketu kriminalizimi nuk i perfshin te gjithe, natyrisht, pasi edhe interesat e pronareve nuk jane gjithmone njesoj.

Persa iperket vendimit te gjykates, me duket muhabet kot. Dihet qe ne sicili mafia ben qejf si te doje dhe gjykatat vetem ne pak raste kane shpallur fajesi per individe te ndryshem te mafies siciliane. Por kjo nuk do te thote qe ne Sicili nuk ka mafie.
Edhe ne rastin konkret, fenomeni eshte mjaft i njohur dhe i perhapur. Sa per gjykatat, nuk do fort mund per ta kuptu qe gjykatat sot ne shqiperi jane ne ajer.
 

hawk

Primus registratum
Re: Media Kriminale?!!!!!!!!!

Se pari.
Mediat mund te behen pjese e krimit ose te pakten e MANIPOLIMIT.
Per kete te fundit N.Chomsky dhe E.Herman kane nje liber te mrekullueshem(Fabrika e Konsensusit)ku trajtojne ne pergjithesi mediat amerikane.Imagjinoni nje logjike(analize) e tille te shtrihet tek mediat shqiptare,pa diskutim i ben ato bashkpuntore-natyrisht jo te interesave te popullit,pervec tek telenovelat.

Krahasimi me i mire eshte Tv Klan dhe Top Channel.Dy kanale qe per pak vite kan nderruar ngjyre politike dhe sot ne edicionet e lajmeve(mjaftojne) njeri mitizon qeverine tjetri e degjeneron.
Sa perfaqsonje realitetin ne kete menyre??
Nese realiteti manipulohet,populli mashtrohet,interesat e kujt perfaqsojne keto media??
Pra jane bashkpuntore me njerin apo tjetrin pushtet ne kurriz te popullit per me teper duke e meashtruar ate cdo dite.

Se dyti.
Nuk e kuptova mire ate ceshtjen e akuzes te bere nga Kryeministri por cdo njeri mund te beje deklarata te tilla.
I takon organeve hetimore te konfirmojne ose jo akuzen.
Gjer ne nje vendim te gjykates(nese ceshtja shkon deri ne kete organ) deklarata e Kryeministrit apo e jotja nuk mund te percaktohet as akuze per krim dhe as shpifje.
I takon gjykates te vendose.
Pra nuk mund ta percaktosh shpifje per faktin se ti jep nje vendim gjykate pa patur kopetence te tille.Ne kete menyre TI akuzon ashtu sic ben Kryeministri /pf/images/graemlins/winkwink.gif.

P.S
Nuk duhet gjithsesi te pergjithsojme.
 

hawk

Primus registratum
Re: Media Kriminale?!!!!!!!!!

Bobo sa gjynah... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/frown.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/frown.gif
Paska heshtur Topi per te mos acaruar klimen,per te mos larguar vemendjen nga Kosova?!?!?
Topi qe ben nje propagande antiqeveritare te hapur para,gjate,pas zgjedhjeve,qe Kosoven e perdor si pjese e kesaj demonologje - tani na u hiqka si viktima qe "duron" padrejtesine e kontrollit,qe nuk rreagon,qe shnderrohet ne Gandizmin shqiptare...etj etj.
Ky lloj patetizmi /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_boohoo.gifhyn te ajo qe quhet "manipolim" madje i rendomte sepse e jetojme cdo dite.

Kronika duhej vene tek PortokaDHia,sepse vetem aty mund te gjejne vend ankesa te tilla qesharake.
Kontrolli eshte normal aq me teper per nje Media me origjina te dyshimta ku jane perdorur edhe eliminimet fizike per çeshtje aksionesh dhe politike...

Por batuta me e bukur ishte: " media e pamvarur "...pothuajse Robin Hudi i shqiptareve... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif

Ne mungese te nje sekuence nga YouTube per ta keshilluar,qendron ne fuqi libri i mesiperm i cili nuk merret me media qesharake si Topi por me ato lider ne planetin tone e mbi te gjitha me mekanizmin e manipolimit mediatik qe eshte me i rendesishem se patetizmi i gazetarit te kronikes.
 

MLK

Primus registratum
Re: Media Kriminale?!!!!!!!!!

Nga mediat aktuale televizive, eshte me e pavarurara.
Nese i njti ligj kontrolli zbatohet ne Shqiperi nga tatimet, nga prokuroria, per burimin e fondeve, atehere do te fillohej me TV Shijak, ku pronari eshte i arrestuar dhe pretitet te dali ne gjykim per trafik droge, si dhe baba vet po ashtu, qe u arrestua ne Itali per te njeten veper.
Pra te gjithe jemi per zbatimin e ligjit dhe goditjen e krimit si pretendohet nga Berisha, problemi eshte se ligji duhet te jete i njete per te gjithe, duke filluar nga vete Berisha i pari.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Media Kriminale?!!!!!!!!!

Na mo ti! Qellimi i zbatimit te ligjit eshte qe te eliminohen disa ne menyre qe veprimtarin e tyre ta zene disa te tjere.

Ti dashke me e cu per lesh ekonomin shqiptare!

/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

Gysi

Primus registratum
Re: Media Kriminale?!!!!!!!!!

Top Channel me i pavaruri?
/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif

Ne te vertete mua me duket si varianti i medias vizive te "Zerit te Popullit".
Krahaso titujt e ZP-se me te Shqip-it, dhe do te te mbushet mendja se eshte fiks dora e Erjon Braces tek te dyja. Ndryshimi eshte vetem se ZP-ja del me germa te kuqe.
 

MLK

Primus registratum
Re: Media Kriminale?!!!!!!!!!

Pavaresi absolute ne media nuk egziston, pasi asgje nuk eshte absolute ne praktike, por duke pare aktivittin qe zhvillojne aksioneret e Top-Channel, atehere kemi te bejm me nje nga mediat me te pavarura, ndryshe nga TVSH ku drejtoret emerohen nga Qeveria, nga Grupi k qe 90% te aktivitetit e zhvillon nga tenderat publik Koha apo Vizion Plus.....
Me siper nuk po bej iluzion se kapitalet dhe parate qe eshte zhvilluar Top Channel jane te pastra, pasi per kete nuk kam prova, ashtu sikurse nuk kam per te afirmuar te kunderten.
nese ka prova se Top Channel eshte i lidhur me krimin, atehre le te behen publike, ashtu sikurse jane bere dhe akuzat publike.
Nese nuk ka prova, po vetem hamendje, ose qofte dhe bindje, atehere kemi te bejme me shpifje.
Berisha duhet te kuptoje qarte, se pa prova, kushdo mund te ajuzoj dhe vet Berishn per mafiaoz apo per kriminel /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif e ne kete menyre do te kemi te bejme vetem me ankand shpifjesh dhe hamendjesh.
 

dimir

Forumium praecox
Re: Media Kriminale?!!!!!!!!!

Kjo eshte qesharake.

Nje Gazete jep nje lajme:
Linku i lajmit..
http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=20073


Komenti im...
Kriminelet me gjakune e tyre kane lyer Posterat e Mbretit te Fiksit.
Sajmiri mund te mashtroje fshataret e asaj zone mbeshtetur me kete media te papergjegjshme.
Per Sajmir Kodren mund te thuhet se eshte vetem nje sharlatan.....
Pergjaken posterat... e Sajmir Sharlatanit.

Teksti.


Dhunohet dhe përgjaket zyra elektorale e kandidatit Saimir Kodra në fshatin Starovë. Ka qenë ora 02:00 kur persona të paidentifikuar nga policia kanë thyer dhe shkatërruar zyrën elektorale të kandidatit, ndërsa kanë pritur që të largohen të gjithë njerëzit për të mos u parë nga ndonjë dëshmitar i rastit. Sipas burimeve të policisë lokale, por edhe nga zyra elektorale që ka rënë pre e shkatërrimit të dhunshëm, ndërsa kanë grisur dhe lyer me gjak edhe posterat e vendosur në pjesën ballore të saj, autorët janë hakmarrë edhe me thyerjen e xhamave, por pa depërtuar në brendësi të kësaj zyre, gjë që sipas policisë tregon se nuk është synuar vjedhja por thjesht dhunimi. Thyerja me dhunë e zyrës, që mendohet se është bërë nga persona në gjendje të dehur, të cilët kanë goditur me grushte posterat, duke gjakosur edhe pjesën më të madhe të ambientit jashtë zyrës, është konstatuar vetëm në orët e para të mëngjesit nga ana e pronarit të lokalit, Isuf Cekici, i cili ka vënë në dispozicion të fushatës së kandidatit Kodra ambientin e lokalit. Isuf Cekici, që e ka quajtur këtë një veprim të ulët e të nxitur nga urrejtja politike që nuk tregon aspak qytetari, ka bërë të ditur se ky akt i dhunshëm ka ndodhur vetëm pak orë pasi në këtë zonë kishte qenë për një takim krerët e lartë të PD. "Gjatë mbasdites kanë ardhur edhe ministra të qeverisë, të cilët janë parë deri në orët e vona të natës nën shoqërinë e personave të dyshimtë. Ne kemi dyshimet tona se kanë qenë pikërisht këta persona që mbahen afër nga politikanët, të cilët kanë kryer këtë akt të dhunshëm. Kanë qenë katër veta me një furgon që janë parë gjatë natës të lëvizin në fshat dhe kemi të dhëna se ata kanë qenë duke pirë më parë me ministrin Olldashi. Në mëngjes kur erdha në zyrë, pasi më njoftuan fshatarët se lokali është me gjak dhe se janë thyer xhamat, këtu ishte si gjendje lufte, me shishe birre të thyera me gjak mbi postera dhe një bluzë e hedhur bashkë me çadrat që ishin vendosur jashtë lokalit. Ky është një akt i turpshëm. Në këtë fshat nuk ka pasur incidente të tilla dhe fakti se në zyrë nuk është lëvizur asgjë, tregon se dhunimi është bërë në formë presioni për të na trembur të tërhiqemi nga kjo fushatë. Siç duket, rivalët janë frikësuar nga pjesëmarrja e madhe e njerëzve që kanë dalë përkrah Saimirit, por nuk mund të dalësh kundër vullnetit të popullit me dhunë
 

regele

Forumium maestatis
Re: Media Kriminale?!!!!!!!!!

Shume dakord me parafolesin! E cfare te keqe ka te thyesh nje zyre, te grisesh ca postera, te perdoresh dhune dhe presion ndaj nje individi, aq me teper ndaj nje kandidati per deputet?
Me keto skenare komunistash jemi mesuar tashme...e thyejne vete zyren, rrahin vete kandidatin e tyre dhe pastaj thone: i rrahu pozita, ministrat dhe njerzit e dyshimte qe ata mbajne afer... Come on guys...jemi aq te zgjuar dhe nuk mund te na hidhni hi syve...
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Media Kriminale?!!!!!!!!!

E keni parasysh Saimirin deputet?Do shkoje ne Kuvend i veshur si klloun apo me kostum?
Saimiri po perdoret nga sharlatani Rama,biles po perdhunohet nga ky i fundit!
Saimiri i ka ba sherbim popullit ma se miri nga emisioni Fiks Fare,ndersa si deputet do rrije e do pergjumet ne salle si shume kuqalosher te tjere!
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Media Kriminale?!!!!!!!!!

eshte e vertete kjo shume here ndodhe qe hidhen bomba neper makina ose restorante zgjat dy dite dhe kaq as i demtuari nuk vazhdon ceshtjen ne rruge gjyqesore,ne fund te fundit ska perse te gjithe shqiptare jemi,apo jo?
 
Top