Me stilin e vjëter
Shkuan ditët e gëzimit
Shkuan ditët e gëzimit
Si dëshirat na shkojnë duarsh.
Nuk sheh më rrugicës sime
Të kalojnë të dashuruar.
Shkuan ditët e gëzimit.
Jashtë vajton e vetme era.
As fëmijë, si dikur,
S'sheh të luajnë me gështenja.
Shkuan ditët e gëzimit,
Asnjë zhurmë karroce s'ndihet.
Pyes veten: Lumturia
E pastrehë, tani ku fshihet?
Mbyllur është kudo çdo derë
Dhe çdo vatër djeg trishtimin.
S'gjen dot pijaneci i mjerë
Një njeri, kujt t'i hapë shpirtin.
Shkuan ditët e gëzimit
Shkuan ditët e gëzimit
Si dëshirat na shkojnë duarsh.
Nuk sheh më rrugicës sime
Të kalojnë të dashuruar.
Shkuan ditët e gëzimit.
Jashtë vajton e vetme era.
As fëmijë, si dikur,
S'sheh të luajnë me gështenja.
Shkuan ditët e gëzimit,
Asnjë zhurmë karroce s'ndihet.
Pyes veten: Lumturia
E pastrehë, tani ku fshihet?
Mbyllur është kudo çdo derë
Dhe çdo vatër djeg trishtimin.
S'gjen dot pijaneci i mjerë
Një njeri, kujt t'i hapë shpirtin.