Re: ME SHUME SE VETEN...
Per mendimin tim qenia njerezore lind per te dhene dashuri. Pa dashurine e te tjereve ne s'do egzistonim dhe rrjedhimisht pa dashurine tone s'do egistojne te tjere.
Une vete, qe se kam qene i vogel, dashurine per njerezit me te shtrenjte e kam barazuar gjithmone me dashurine per veten time. Se cilet jane njerezit me te shtrinjte varet nga individet, po ne pergjithesi jane familiaret: prinderit, vellezerit, motrat, bashkeshorti/ja, femijet, te aferimt.., dhe ne raste jo te rralla edhe shoket e ngushte apo te dashurit/dashurat e zemres.
Pyetjes ne do jepja jeten per te shpetuar ate te njerit prej prinderve te mij --------------- do t'i pergjigjesha Jo...
Jo sepse s'dua une, por sepse nuk do me linin ata. Une jam 100% i bindur se te dy prinderit do te sakrifikoheshin per mua pa as e te voglen medyshje, dhe nje flijim i imi per ta jam i bindur se do te qe lengate dhe plage e perjetshme per prinderit e mij. Une jam fryti i dashurise se tyre; s'mendoj se do qe e logjikshme qe une te flijohesha per ta.
Pyetjes ne do te jepja jeten per te shpetuar ate te motres time (kam vetem nje moter, dhe me te vogel se veten) ------------- do t'i pergjigjesha Po. Ne jete te jeteve te ma benin kete pyetje, ne jete te jeteve do te ktheja te njejten pergjigjje, dhe jam i bindur se asgje e askush ne bote s'do ma ndryshonte mendjen.
Motra, deri tani, eshte i vetmi person per hir te se ciles do (..te qe dhe logjike...) te flijohesha pa nje e pa dy. Shpresoj te kete dhe te tjere ne jeten time... une ndej qe kam kaq shume dashuri per te dhene - per ata qe e meritojne ta marrin kete dashuri.
Sepse s'mund te pretendosh nga te tjeret te te duan si vetja, po nuk i deshe si vetja ti me pare ata.