Re: Me ndihmoni...
Se pari me falni per vonesen... por e dini edhe vet se n'cfar halli jam andaj shpresoj t'me falni !!
Tani t'ju jap lajmet me te reja...
Une mendova dhe mendova dhe vendosa te bej ashtu siq me sygjeruat te gjith ju ketu, duke i mbledhur mendimet dhe propozimet e te gjitheve ketu qe mu duken te arsyeshme. Dhe keshtu se pari bisedova me at shokun tim, dhe i shpjegova gjithqka, ai jo qe se kishte problem ate pune... por fjala e pare qe me tha ishte: "Ju te dy nime pershtateni shume edhe ishalla kaloni mire bashk" pastaj une jam shpjegova te gjitha se si ka ardh deri aty, ndersa ai u tregua si shok i vertet, dhe me dha mbeshtetje per ket gje duke me thene se edhe po qe se kam nevoj per ndihme mund te llogarise ne ty. Keshtuqe me shokun i sqarova te gjitha dhe ai ishte i lumtur per mua.
Po te njejten dite kisha len takim me at vajzen, dolem diku kah ora 6 pasdite te merkuren e kaluar, ne nje lokal mjaft te bukur dhe te qete ketu ne Prishtine. Filluan njeher te bisedojme per gjera te ndryshme, si dhe per disa probleme te tjera qe kishte ajo, jo me shoqe jo me ku ta di une... mua nuk me ngutej dhe ate qe doja ti thoja e kisha lene per fund. Dhe keshtu erdhi koha edhe qe t'ja them, fillova duke e lutur qe te me ndegjoje deri ne fund dhe te mos me nderhyje perderisa ajo vetem buzeqeshte nga gezimi... kur une fillova te flas pastaj me s'dija te ndalem duke i thene te gjitha ato qe ndjeja per to, jam shum romantik ne shpirt prandaj ate nate kam folur gjithqka qfar me ka rene ne mend ne ato momente... asaj i vinte mire dhe tere kohen buzeqeshte e gezuar duke me shikuar ne nje menyr tjeter mirpo tere kohen perseriste fjalet <span style="font-weight: bold">s'di, s'di, s'di</span>... por kjo nuk me dekurajonte mua, une vetem vazhdoja duke i folur per gjera te bukura etj... keshtu e lam qe ajo te mendohej per ate pune dhe pastaj te ma thoshte... shkuam ne shtepi dhe mbremja perfundoi me aq. Te nesermen ne shkolle kur me foli dridhej e tera dhe tere diten i ikte kontaktit me mua biles dhe shiqimit me sy, shoqeve te mia dhe te saja u thoshte qe DO TE TRANOHEJ pasi qe nuk dinte q'te bente... eshte shum e pasigurt dhe nuk di ende se qfar do, pasi siq edhe ju kam treguar ka shum gjera te cilat e ben kete histori me te komplikuar, fjalet e te tjerve ne shkolle kinse une dhe shoku im po bejme gara kush do te perfundoj me ket vajze etj etj etj... keshtuqe deri me sot asgje s'eshte zgjidhur perfundimisht... por sot shoqja ime e ngushte eshte dashur te bisedoje me te qe t'ja shpjegoj ca gjera dhe ta pregadit ate per bisede me mua... qe do te ndodh shum shpejt, ngase une nuk heq dore prej saj asesi te pakten pa biseduar edhe njeher me te dhe pa i marr vesh te gjitha.
Tash edhe pak me duhet te shkoje ne shkolle, nese shoqja ime ka folur me te, sot do te marr vesh shum gjera dhe patjeter se do t'ju njoftoj tere kohen ngase vetem ju jeni ata qe mund te me KESHILLONI PA HILE, ngase jeni shum real...
Me thoni qfar mendoni...
ju pershendes...