Me ndihmoni...

UnHappy

Primus registratum
Me ndihmoni...

Kam nje problem shum serioz sa i perket dashurise

se pari t'ju tregoj ngjarjen:

Koheve te fundit po me pelqen shum dhe jam dashuruar marrezisht ne nje shoqe timen. Problemi eshte se kjo shoqja ime para 5 muajsh ka kaluar me shokun tim te ngushte, mirpo ajo ka qen nje aventur qe ka zgjatur vetem 3 dite.

Une at kohe nuk e kam njohur mire kete vajze, mirpo me kohe kam filluar te shoqerohem me te ne shkolle dhe keshtu jemi afruar mjaft... ajo eshte nje vajze e bukur, e mire dhe e sjellshme. PO me pelqen tejmase, dhe jam 100% i sigurt se une e ajo do te pershtateshim shume po te lidheshim ne dashuri... dhe do te kalonim per mrekulli. Por po kam frike t'ja shprehi ndjenjat ngase nga njera an kur po mendoj: ajo ishte me shokun tim nje here, nga ana tjeter e dua shum... dhe vertet dua te jem me te, knaqem shum kur jam pran saj, ajo poashtu, qeshemi dhe kenaqemi shum sa here jemi bashke, dhe gjate dites jemi bashk gati tere kohen... me duket se edhe ajo ndjen diqka duke u bazuar ne disa gjeste te saja dhe menyra se si me shikon... por nuk jam i sigurt... kam frike.

Qfar me thoni ju ? Qfar te bej ? Harrova t'ju them se shoki im nuk ndjen asgje per te dhe per te ajo s'ka rendesi fare, ne anen tjeter, as ajo nuk ndjen fare per te, biles e urren.

A mendoni se dueht t'ja shprehi ndjenjat ? Ju lutem me keshilloni... jam ne hall te madh ?
 

I love new york

Primus registratum
Re: Me ndihmoni...

si ka mundesi qe jane te njejtat probleme perjetesisht?? vetem ketu ke kjo zone ka nja 3-4 tema me idene "si t'ja bej, t'ja them apo jo, kur, si qysh tek t'ja them, duhet apo s'duhet"
shrug.gif


bohhhhhhh bej ate qe ndjen se me mire se ty s'e di askush tjeter
sleep.gif
 

UnHappy

Primus registratum
Re: Me ndihmoni...

Helen of tray, ke pak konsiderat.

Nese ne forum ka tema te llojit te tille, ato jan probleme te te tjerve, ky eshte problem i imi, dhe une nuk pyes se SI TI THEM APO KUR TI THEM, ato jan gjera per te cilat vendos vete...

Une vetem po kerkoj keshilla ngase kurre me pare nuk kam qen ne nje situate te tille, prandaj ndoshta dikush ka qen ne diq te ngjajshme dhe mund te me keshillon. Une pyes vetem se a mendoni qe duhet ti them apo jo.

Me sa di une kete forum lejohet shprehja e lire e mendimit perderisa ajo nuk bie ne kundershtim me rregullat e forumit.

Pa keqkuptime
 

I love new york

Primus registratum
Re: Me ndihmoni...

nuk ke bere asnje gabim ne lidhje me rregullat e forumit, pa merak.
Une do beja sic ma ndjen zemra dhe varet si i kam kushtet rreth meje persa i perket kesaj historie. kaq
dhe eshte helen of TROY <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

UnHappy

Primus registratum
Re: Me ndihmoni...

e di qe s'kam gabuar asgje, sidoqofte te faleminderit per keshillen HELEN OF TROY, tani po tergohesh e arsyeshme. Flm shume.

Do shoh se c'me thone te tjeret !!!
 

ALSO

Primus registratum
Re: Me ndihmoni...

Eshte me e pakta qe SHQIPERIA <span style="font-weight: bold">DUHET</span> te beje per KOSOVEN...
 

UnHappy

Primus registratum
Re: Me ndihmoni...

hmmm... po nga e di ti qe jam nga Kosova perveq nese e kam cekur diku me heret apo e kam pasur ne profil me heret ?
 

bebi

Primus registratum
Re: Me ndihmoni...

unhappy, me beso mu, nuk t'ndodh askurgja ba me i than se e don! &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
ala se kam kuptu pse dobesia ma e madhe e njerzve asht me i than te tjereve sa fort i duan sa jane gjalle.
vetem mendo se, per arsye te ndryshme, ky person mund te largohet, e ty do t'mbesin n'mend pse s'ja the sa ishit afer.
ose thjesht, ndoshta mbas disa kohesh, ti ket person nuk ke per ta dasht ma, e ne mendjen tande do te mbetet ai kujtimi qe e ke dasht... por ajo s'ka me e dite kurre, qe ti e ke dasht.
Une mendoj se nuk duhet banalizuar fjala &quot;te du&quot; &quot;te du fort&quot;, por kur don dikend, duhet thane, t'pakten me ja ba te ditur... &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

pse baheni t'burgosun t'shpirtit e ndjenjave t'tuja?
 

hot

Hotgirl
Re: Me ndihmoni...

Fillimisht postuar nga UnHappy:
[qb] hmmm... po nga e di ti qe jam nga Kosova perveq nese e kam cekur diku me heret apo e kam pasur ne profil me heret ? [/qb]
dukesh nga menyra se si shkruan &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

sa per problemin tend, un jam dakord me ato qe shkruan blue-ja
te isha une (ndoshta) do kisha folur njehere me shokun, sa per te qene ne rregull, do i kisha thene atij njehere cfare ndjeja, e pastaj asaj goces!
se ne kete menyre te pakten nuk prishesh as me shokun..!
sa per ate gocen, mpelqeu shum ajo fjalia e fundit e bluse..! (dmth lexoje vet se spo me vje ne menje tashti, po qe ajo me &quot;te du&quot; ne &quot;te du fort&quot;) &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
wave.gif
 

UnHappy

Primus registratum
Re: Me ndihmoni...

HOT GIRL dhe blue, ju faleminderit shume te dyve, edhe mua me pelqen shum ajo qfar ka shkruar blue dhe pajtohem me te. Ngase edhe une vet e di qe nese nuk i them ndoshta dikur do te jet vone dhe pastaj gjithmon do me mbetet pik ne zemer.

HOT GIRL, ajo qe thua ti qe ndoshta duhet te bisedoj me shokun eshte gjeja e pare qe duhet bere ne situata te tilla, por ketu pak ndryshojne gjerat ngase une e njoh mire shokun tim dhe atij si intereson aspak ajo, per te eshte krejt njejt, prandaj ai s'eshte problemi.

Edhe mua me pelqen shum fjalia e fundit e blue, eshte edhe prekese.

P.S. Sa me pelqen si i thoni ju ne Shqiperi &quot;Goce&quot;, ne i themi &quot;Qik&quot; !!
 

Diddy19

Su@mi
Re: Me ndihmoni...

Unhappy,duhet ta dish se ne vajzave nuk na mbete asnjehere hatri nese dikush na thote qe na do,qe na do fort...ose edhe thjeshte qe i pelqejme.Une te keshilloj t'ia thuash ate qe ndjen,t'ia thush ashtu sic na e the neve...me dore ne zemer.Nuk ka asnje gja te keqe,perkundrazi.Pastaj se si do reagoje ajo ndryshon puna,gjithsesi 2 jane mundesite:1)ose do ta pranoje dashurine tende dhe do lidheni bashke 2)ose ajo do te te thote qe per ty s'ndjen te njejten gje dhe ne kete rast do vazhdoni te mbeteni shoke sic jeni tani.Nuk do ndodhe asgje qe mund te prishe shoqerine tuaj,perkundrazi besoj se do ta ngrini ate ne nje nivel me te larte.Do jete shume e bukur.S'ka gje me te bukur se te biesh ne dashuri me shokun/shoqen e ngushte (e kam fjalen kur eshte reciproke ndjenja).Ti s'ke asgje per te humbur nese i thua qe e do,qe do te rrish me te.Nderkohe qe nese nuk ia the do te mbese ne mend per tere jeten:&quot;pse s'ia thashe? Ndoshta po t'ia kisha thene tani do ishim bashke!!&quot; etj etj shenja pendimi te tilla.Keto te fundit mund te behen te padurueshme.

Te uroj fat dhe gjithe te mirat!Dhe mos harro te na tregosh se cfare ke vendosur te besh! &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 
Re: Me ndihmoni...

Thuaja se nuk ka gje me mire,( e di qe ke frike se ajo ndoshta sdo pranoje,dhe ka per tu prish shoqeria me te,gje qe ty te intereson shume),por mendo pak sikur ajo te ndiej te njejten ge qe ndien ti,SA BUKUR,PARADiSO!
Une personalisht do ti kisha thene(nuk i perseris gabimet)!
 

pretorianxx

Primus registratum
Re: Me ndihmoni...

e PARA fol me ate shokun tend dmth thjesht i trego qe ajo goce te pelqen dhe vetem kaq dhe besoj se ai ka per te te vleresuar
Pastaj gjej menyren tje thuash dhe asaj
tung
pac fat
 

hot

Hotgirl
Re: Me ndihmoni...

Fillimisht postuar nga UnHappy:
[qb]HOT GIRL, ajo qe thua ti qe ndoshta duhet te bisedoj me shokun eshte gjeja e pare qe duhet bere ne situata te tilla, por ketu pak ndryshojne gjerat ngase une e njoh mire shokun tim dhe atij si intereson aspak ajo, per te eshte krejt njejt, prandaj ai s'eshte problemi.

[/qb]
degjo..nuk eshte puna se sa e njeh ti ate shokun tend..sepse edhe une te besoj kur thua qe e di qe ai nuk ndjen gje per kete gocen..
por ne sy te shokut nuk do dilje si nje &quot;tradhetar&quot;, qe shkon me ate me te cilin shkoi shoku,
por qe tregohesh i sinqerte me te duke i besuar ndjenjat e tua dhe ndoshta duke kerkuar mendimin e atij para se te veprosh..!
besoj qe dhe shoku do te te mbeshtesi, ose te pakten do te te thote qe bej si te ta ndjeje zemra..!
e pastaj edhe ti merr guxim, ftoje kete gocen ne ndonje gje..ne ndonje mbremje te kendshme apo me ndonje kshu si i thojn..&quot;luna park&quot;, dmth nje mbremje sa me argetuese, beje te ndihet mire, speciale, pini dicka diku, ndonje akullore rruges, pastaj ne darke shoqeroje per ne shpi edhe gjej momentin e pershtatshem edhe thuaja..
jo kshu cope..por beje qe te kuptoje dicka.. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
pastaj do keni raste te tjera plot, gjerat vijne vete dalengadale..vetem duan nje te shtyre te vogel &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
ciao
wave.gif
 

UnHappy

Primus registratum
Re: Me ndihmoni...

Oh ju faleminderit shum shum te gjitheve, nuk e dini se sa me leht me vie kur degjoj fjalet e njerzve qe me perkrahin dhe me japin kurajo per te bere ate qe me se shumti dua.

Su@mi flm shumeee... ma mire s'ke mundur ta thuash. HOTGIRL, ideja jote eshte faktikisht menyra ime, flm, ashtu edhe do t'ja bej. Nuk preferoj qe ndjenjat e mia nje vajze t'ja shfaqi vetem ashtu ne menyren &quot;eja se dua te flas diqka me ty, ashtu keshtu... te dua&quot; dhe kaq. Jo, une me shum preferoj qe ate ta bej ne ndonje menyre pak me ndryshe, diqka me bukur, siq tha edhe HOTGIRL, duke e bere ate qe pak nga ajo qe dua ti them ta kuptoj edhe vete, qe ta gjej qastin e duhur kur jemi bashk dhe kur jemi te gezuar. Nuk kam problem me zgjedhjen e fjaleve per ti thene, ngase qe disa vite mirrem me shkrimin e teksteve per kengetare qe kryesisht kan te bejne me dashurine.

Pra, pasi qe te gjitha keshillat qe morra nga ju ishin ne favor te asaj qe ti them per ate qka ndjej ateher ate edhe do ta bej. Se shpejti do ti them per te gjitha, per ate se qfar ndjej per te.. dhe pastaj do te kthehem dhe t'ua tregoj te gjitha ok !!!

Edhe njeher, ju flm shume...

P.S. Nese ndokush ka edhe ndonje keshille apo propozim nderkohe, mos hezitoni te shkruani...
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Me ndihmoni...

provoje njehere mor djale se nuk ke cfare humb, ti rri me te se te pelqen, jo se e do per shoqe. Po e zgjate shume me kete punen e shoqerise ke per t'i humbur te dyja...
 

UnHappy

Primus registratum
Re: Me ndihmoni...

alinos, ti sikur mi lexon mendet.. e di shum mire, prandaj frikesohesha ne fillim dhe kerkova ndihme ketu... do ti them sa me shpejt.
 

hot

Hotgirl
Re: Me ndihmoni...

presim te rejat &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

albavina

Primus registratum
Re: Me ndihmoni...

akoma nuk ja ke shprehur ate qe ndjen??? cfare pret???????? me vrap bile &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 
Top