Jo per t'u ulur vlerat psiko terapisteve por ofrimi i veshit te tyre konfidencial, jo paragjykues dhe durues eshte edhe thelbi i sherbimit qe ata i ofrojne klienteve te tyre. Ligji qe siguron konfidencialitetin e pacientit (sigurisht nese ky i fundit nuk eshte kriminel) si dhe «une jap sherbim-ti jep para» i siguron pacientit zbrazjen e zorreve te barkut pa u ndjere i kercenuar nga paragjykimi. Nga pervoja e di se pas mijera dollareve te harxhuara pjesa me e madhe e klienteve kane mesuar ose jane sygjestionuar te mendojne se shkaku kryesor i problemeve te tyre duhet kerkuar ne femijeri. Mardheniet neglizhente prinder-femije, ndjenja e te qenit i braktisur ose «une doja te luaja por mami donte te flinte» si konkluzion mbyll dhjetra e dhjetra seanca te cilat do t'u blejne pacienteve vetem pak kohe deri ne nje nevoje te re per t'u ridegjuar nga nje pale neutrale.
Ka njerez qe jane gjithmone nen nje presion te vazhdueshem dhe si puna e tollombacit te mbifryre ata do te shperthejne nese nuk lirojne pak ajer. Per ata per te cilet pagesa e nje profesionisti eshte e pamundur, gjetja e nje shoku ose shoqje te mire e besnik me te cilet ata mund te diskutojne ne lidhje me cdo-nje ose cdo-gje (tipit thashethem pa dem) eshte ajo qe une me modestine me te madhe do t'ju sygjeroja.
Pa dashur te bej rolin e psikologut, une, nga pervoja ime kam vene re se ne disa momente depresioni, ardhur si rezultat i kontradiktes midis meje dhe asaj qe vjen jashte meje (nuk kam qene kurre ne kontradikte me vetveten ose te kem pasur kontradikta te brendshme) mbyllja nga cdo gje qe me rrethon dhe te cilen e perceptoj si «armike» nuk me qeteson deri sa gjej nje mikeshe te mire me te cilen diskutoj ceshtjet shqetesuese.
Paniku i pashpjegueshem ne pergjithesi vjen si rezultat i mbi ndjenjes e cila ne qofte se nuk gjen outlet (konsumim) te saj shkakton midis te tjerash edhe dredhje trupore, marrje fryme dhe nje ndjenje mbieksitimi ose shqetesimi. Nese ndjeni inat thyeni ndonje pjate ose gote ose futjani me shkelma ndonje koshi plehrash. Mos ia fusni murit me nje shandelier dhe te beni nje vrime te madhe per te cilen do te beheni pishman me vone.
Paniku vjen gjithmone si rezultat i PREZENCES se dickaje qe nuk e doni ose te MUNGESES se dickaje qe doni.
Nese jeni ne gjendje t'i identifikoni kush jane ju sygjeroj te braktisni te paren dhe te kerkoni te dyten.
Paniku mua me vjen nga nje problem real. Ai eshte gjithnje i shpjegueshem. Kur zhduket problemi zhduket edhe paniku.
PS: Ketu nuk perfshihen ato raste ekstreme te semundjeve mendore e psiqike qe kane nevoje per mjek psikiatrie.
Mendimi im modest,
Éléonore