Mbyllet TV A1, KESH injoron vendimin e ERE-s

Mbyllet TV A1, KESH injoron vendimin e ERE-s

Korporata Elektroenergjetike e Shqipërisë (KESH) dje, për të katërtën ditë rresht, refuzoi të zbatonte vendimin e Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për të rilidhur energjinë për Televizionin A1 në ambientet e ish-Kinostudios. Ndërsa që më 26 janar 2008 pritej që punonjësit e KESH-it të vinin për të rilidhur energjinë e ndërprerë që në mesditën e 13 dhjetorit 2007, edhe dje punonjësit e KESH-it nuk erdhën për të rilidhur energjinë. Dje në mesditë gjeneratori që kishte mbajtur me energji non-stop, prej mesditës së 13 dhjetorit 2007, pra për 46 ditë, pësoi defekt ,duke lënë pa energji studiot e Televizionit A1.

Enti Rregullator i Energjisë kishte urdhëruar KESH-in, në 25 janar 2008, që të rilidhte energjinë elektrike në studiot e Televizionit A1. Vendimi u dha një javë pas zhvillimit të një seance dëgjimore mes përfaqësuesve të Televizionit dhe KESH-it. Në vendimin që ERE i drejtoi z.Gjergji Bojaxhi, Drejtor i Përgjithshëm i KESH-it, deklaronte se faturimi i bërë nga KESH-i, me faturë aforfe është i pabazuar në ligj, sepse ai lejohet vetëm kur matësi është jashtë kushtit teknik, ose i dëmtuar. Përsa i takon pasaktësisë në matjen e energjisë së konstatuar nga kontrolli i KESH-it, ERE vëren se nga ana e KESH-it nuk është vepruar në përputhje me Kodin e Matjes, ku përcaktohet se kur konsumatori ka paguar më pak për shkak të gabimit në matje, atëherë ai detyrohet të paguajë vlerën e mbetur për 12 muajt e fundit. Përsa i përket shumës së vendosur, ERE vërejti se ajo duhej të ishte negociuar me konsumatorin për mënyrën e shlyerjes së saj. Për këto arsye ERE i kërkoi KESH-it, rilidhjen e furnizimit me energji elektrike të TV A1, rregullimet për pasaktësinë në aparatin e matjes të kufizohen vetëm në periudhën e fundit 12-mujore ndërsa KESH-i dhe TV A1 të bien dakord për mënyrën e shlyerjes së vlerës. ERE kishte ndërmjetësuar edhe herën e kaluar në nëntor 2007, kur për tre javë pallati te ish- Blloku ishte lënë pa energji pas dëmtimit të kabinës elektrike, e cila ishte refuzuar për t'u riparuar nga ana e KESH-it.

Protestat Me protestat e Televizionit A1 ishte bashkuar një pjesë e madhe e opinionit publik, shoqatat e gazetarëve dhe të partive politike. Parti të opozitës kishin kërkuar tërheqjen e qeverisë nga vendime që dhunojnë lirinë emedias, ndërsa shoqatat e gazetarëve jashtë vendit, kishin kërkuar një zgjidhje të shpejtë të gjendjes së rëndë ku ndodhej televizioni A1. Në një deklaratë të katër ditëve më parë të Organizatës Ndërkombëtare të Gazetarëve "REPORTERË PA KUFIJ", thuhej se: "Stacioni televiziv A1 është zënë në vështirësi, që kur kompania shtetërore KESH, krejt papritur i kërkoi të paguante 32 mijë euro, më 14 dhjetor, duke pretenduar se gabimet në automatin e instaluar dhe mirëmbajtur prej KESH e kishin bërë televizionin të faturohej më pak.

Duke e akuzuar KESH-in për zhvatje, A1 TV refuzoi të paguante. Ndaj edhe iu ndërpre energjia, ndërsa stacioni përdori gjeneratorët e vet për të vazhduar punën, duke harxhuar fatura të mëdha karburanti, që shkaktuan probleme financiare. A1 Televizion e ka çuar çështjen në gjyq, ndërkohë që interesat e gjoja-borxhit që i ka paracaktuar KESH-i e kanë çuar vlerën në 50 mijë euro. Stacioni televiziv e ka referuar çështjen tek Enti Rregullator i Energjisë, një supervizor i qeverisë që arbitron çështje të tilla. Vendimi i tij pritet të merret brenda pak ditësh. Gazeta "Shekulli", lider në tregun e shtypit, ashtu si A1 TV, me botues grupin mediatik "Spektër", është privuar nga energjia për një muaj, në tetor, për arsye të njëjta. Drejtoresha e kompanisë "Spektër", Brixhida Kokëdhima i ka komentuar të dyja rastet si presion indirekt i qeverisë së kryeministrit Sali Berisha, që siç shprehet ajo, nuk e çmojnë pavarësinë editoriale të këtyre mediave".


Televizioni A1 ndërpret transmetimet

Prej datës 13 Dhjetor, Korporata Energjetike Shqiptare i ndërpreu energjinë Televizionit A1, pasi ky televizion nuk pranoi të paguante një faturë afrofe e cila, plus interesat kapte vlerën e 50.000 (pesëdhjetëmijë) eurove. Nga ky moment TV A1 ka transmetuar nëpërmjet gjeneratorit, i cili sot pas 45 dite pune "non-stop" pësoi defekt të pariparueshëm. Drejtuesit e KESH bëhen fajtorë me dashje për këtë ndërprerje, pasi ndonëse kanë një urdhër të formës së prerë nga Enti Rregullator i Energjisë i cili e ka konsideruar faturën afrofe të paligjshme dhe ka kërkuar rilidhjen e energjisë, vazhdojnë të mos e sjellin energjinë.

Ne jemi të bindur se zoti Bojaxhi është duke abuzuar me detyrën, me të vetmin motiv: ushtrimin e presionit politik, për të ndikuar politikat editoriale të mediave të 2K Group. Ky nuk është rasti i parë që z.Bojaxhi sulmon direkt apo indirekt mediat e 2K Group për të ushtruar presionin e radhës, që ia diktojnë shefat e tij në Qeverinë Shqiptare. Në muajin nëntor KESH la pa drita për 3 javë rresht gazetën "Shekulli". Vetëm 30 minuta ju deshën specialistëve të KESH që pas urdhrit të ERE-s ta rregullojnë atë që e quanin "defekt i rëndë". Që prej muajit Gusht 2007, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare vazhdon të lërë pa drita ndërmarrjen PMNElbasan duke nxjerrë në mes të katër rrugëve mbi 50 punëtorë.

Kjo ndërmarrje ka fituar gjyqin në Gjykatën e Shkallës së Parë i cili e quan të paligjshme ndërprerjen nga ana e KESH. Megjithatë KESH refuzon të lidhë energjinë. Televizioni A1 nëpërmjet kësaj deklarate, gjen rastin të falënderojë Organizatën "Reporterët pa Kufij" dhe Organizatën Botërore të Gazetave për mbështetjen, duke i siguruar këto organizma se Qeveria Shqiptare mund t'i mbyllë këto media, por nuk do t'i detyrojë kurrë të gënjejnë.

Tiranë 28.01.2008
Brixhida Kokëdhima
Drejtore e Shoqërisë

Ligji, si i zgjidh ERE Mosmarrëveshjet

Ligji Nr.9072, datë 22.5.2003 "PËR SEKTORIN E ENERGJISË ELEKTRIKE" (me ndryshimet dhe shtesat sipas Ligjit nr.9512, datë 10.04.2006 "Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr.9072, datë 22.05.2003 "Për sektorin e energjisë elektrike")

NENI 9 Kundër vendimit të Bordit të ERE-së mund të bëhet ankim në gjykatë brenda 30 ditëve nga botimi i vendimit në Fletoren Zyrtare. Gjykata gjykon vetëm mbi ligjshmërinë ose themelësinë e vendimit të Bordit dhe mund të vendosë anulimin pjesërisht ose tërësisht të vendimit, kur nuk e gjen të bazuar në ligj. NENI 8 ERE zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet të licencuarve dhe konsumatorëve dhe ndërmjet të licencuarve; NENI 64 Shkeljet, (ndër të cilat edhe moszbatimi i vendimeve) kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen nga ERE.


Vendimi i ERE: Ja shkeljet ligjore të KESH

REPUBLIKA E SHQIPERISE ENTI RREGULLATOR I SEKTORIT TE ENERGJISE ELEKTRIKE Departamenti i Lecencave dhe Monitorimit Nr.28/3 Prot.Tiranë më 25.01.2008 Lënda: Trajtim ankesë Drejtuar: Z.Gjergj Bojaxhi Drejtor i Përgjithshëm i KESH sh.a Për dijeni: TV Ballkan Sha Rr.Aleksandër Moisiu, Nr.76.Tiranë Z. Bojaxhi Me shkresën fir.670, datë 24.12.2007, Shoqëria Mediatike "Ballkan Sh.a" ka paraqitur ankesën e saj pranë ERE-s, në lidhje me ndërprerjen nga ana e KESH Sh.a., të furnizimit me energji elektrike për Televizionin A 1, që nga data 13 dhjetor 2007. Për sqarimin e kësaj ankese, në datën 17.01.2008, nga ana e ERE-s u zhvillua një seancë dëgjimore me përfaqësues të Shoqërisë Mediatike "Ballkan Sh.a" dhe KESH sh.a.

Nga administrimi i fakteve dhe provave shkresore të paraqitur në këtë seancë nga ana e të dy subjekteve, palë në këtë mosmarrëveshje, si dhe të dokumentacionit shtesë që iu kërkua palëve nga përfaqësuesit e ERE-s gjatë kësaj seance, konstatojmë se:

1- Faturimi i bërë nga ana e KESH-it në zërin aforfe të faturës, është i pabazuar, pasi faturim aforfe për abonentët jofamiljarë, në bazë të Vendimit të Bordit të Komisionerëve të ERE-s, Nr.49, Datë 21.10.2004, "Për miratimin e mënyrës së faturimit të energjisë elektrike për abonentët familjarë dhe jofamiljarë me matësajashtë kushtit teknik", do të lejohet vetëm në rastet kur konstatohet se matësi është jashtë kushtit teknik ose i dëmtuar.

2- Përsa i takon pasaktësisë në matje të energjisë elektrike të konstatuar gjatë kontrollit të Divizionit të Shpërndarjes të KESH-it, në pajisjet e matjes së Televizionit TV Ballkan, të cilat në përputhje me nenin 51 të Ligjit 9072, Datë 22.05.2003 "Për sektorin e energjisë elektrike" janë përgjegjësi e Furnizuesit, vërejmë se nga ana e KESH-it, nuk është vepruar nëpërputhje me Kodin e Matjes, pika 9.1 (ii), ku përcaktohet se në rastet kur konsumatori ka paguar më pak për shkak të gabimit në matje, atëherë ai detyrohet të paguajë vlerën e mbetur për 12 muajt e fundit.

3- Gjithashtu vërejmë se po në pikën 9.1, të Kodit të Matjes, përcaktohet edhe mënyra e shlyerjes së kësaj vlere, e cila do të jetë ose me korrigjim për faturën e ardhshme mujore deri në shlyerjen e plotë të gabimit të konstatuar, ose si pagesë e shumës totale brenda 45 ditëve të konfirmimit të matjes së pasaktë, duke rënë dakord të dy palët për shlyerje me këste ose totalisht njëherësh. Në këtë rast, duke pasur parasysh vlerën e konsiderueshme të faturës, duhet të ishte negociuar me konsumatorin për mënyrën e shlyerjes së saj. Nisur nga sa më sipër, duke konstatuar mosplotësimin nga ana e KESH-it të kërkesave të përcaktuara në nenet 2, 4, 3 dhe 9, të Kodit të Matjes, të miratuar me

Vendimin Nr.18. Datë 29.03.2005 të Bordit të Komisionerëve të ERE-s, kërkojmë nga ana juaj:

1-Rilidhjen e furnizimit me energji elektrike të Televizionit A1

2-Rregullimet për pasaktësinë në aparatin e matjes së energjisë

3- KESH Sh.a., dhe Shoqëria Mediatike Ballkan Sh.a., të bien dakord për mënyrën e shlyerjes së kësaj vlere. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin Kryetari i ERE-s


Jam kurioz si e mendojne te gjithe kete ngjarje!
Sa po abuzon KESH me kete Media!?
Apo
Sa abuzojne MEdiat me "shantazhin mediatik"!?
 

Al-Punk

Still here
Re: Mbyllet TV A1, KESH injoron vendimin e ERE-s

Ne fakt po te mendosh thelle, A1 paguan 45 dite gjenerator drita dhe nuk vendos te paguaje nje fature 50 mije Euro?
Nuk e di cfare gjeneratori duhet te jete qe te mbaje nje Televizion te tere me gjithe ato paisje, po do isha kurioz te dija sa eshte llogaria...
Nje ide me thote qe Koco po vazhdon lojrat e vjetra ("Si te behesh milioner"). Mundesi per kete jane, te beje si shpirt i keq neper Fondacionet per Lirine e Medias per ndonje ndihme ose me e preferuara e 2K-Group, te te hedhe ne gjyq (ku cuditerisht te gjithe gjyqtaret i japin te drejte) dhe ti krefi KESH-it nje shumefish te 50 000 Eurove te fatures.

Ne fund te fundit A1 ishte nje TV ku gazetaret e marrin rrogen 1 here ne 3 muaj (dhe bejne feste kur e marrin). Nese Kocoja e mbyll per ca muaj, do kete mundesi te arsyetoje mosdhenien e rrogave per ca kohe.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Mbyllet TV A1, KESH injoron vendimin e ERE-s

Nga sa kuptova nga raporti i ERE, Kesh ka gabime të konsiderueshme në mënyrën e tij të vepruarit. Megjithatë, kjo nuk liron A1 nga detyrimet që ka ndaj KESH. Në këtë mes luan më shumë kokfortësia shqiptare ku secila palë mundohet të nxjerrë "kokën" e vet.
"Sulmi" ndaj K2 Group nuk më duket të jetë politik por në këtë rast mundohet të përdoret si i tillë për qëllime përfitimi personal si dhe diskreditimi të organeve përgjegjëse.

Pëgjithësisht jam dakort me mendimin e Mandit por shtoj se KESH duhet të lëshojë pe për hir të rregullimit të imazhit. Sidoqoftë, ai mund ta çojë çështjen në gjykatë dhe të përfitojë paratë e tij në rrugë të rregullt me gjithë interesat e mundshme.
 

MLK

Primus registratum
Re: Mbyllet TV A1, KESH injoron vendimin e ERE-s

Ligji eshte nje per te gjithe, e duhet te zbatohet per te gjithe njesoj e ketu s'kam asgje ça te them me teper.
Problemi eshte se kur Koço Kokedhima kerkon qe te zbatohet ligji, kjo fillon e me shqeteson.
Nese ligji do te ishte zbatuar gjithnje ne Shqiperi, e nese Kokedhima do ta kishte zbatuar, sot nuk do te ishte milioner /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_naughty.gif
Nese gjuqetari me i kalbur sot i hap nje proçes Kokedhimes dhe i ben bilancin e parave qe ka, ose e fut 20 vjet brenda per mospagim taksash, ose per vjedhje te pasurise shteterore.
Keshtu qe Koço Kokedhima ben mire te paguaje 50 mije eurot, se dhe nese i paguan, KESH-it, prape borxh ka per ti ngel /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif
 

Ergler

Primus registratum
Re: Mbyllet TV A1, KESH injoron vendimin e ERE-s

Ne Shqiperi ka plot televizione dhe nuk i plas askujt se na u mbyll nje Tv.Te paguaje energjine dhe le ta hapi,bile te paguaje edhe kamaten.Nuk jam i qarte per nje gje:A ka te drejte ERE te urdheroje KESH per lidhjen e energjise kur konsumatori nuk eshte korrekt ne shlyerjen e detyrimeve.Nqse nuk u pelqen rregulli e ligji Kocua e tv A1 te pirdhen.Ne Tirane nuk do hane buke se nuk punoka Tv A1.Mbase i ngre Kocua ne ndonje demostrim para Kryeministrise.Shqiptaret nuk po ngopin barkun me buke se ajo eshte shtrenjtuar tashme e jo ta kete mendjen nga Koco Pordha. Me vjen per te qeshur.Te jeni te bindur se nderpreja e energjise nuk behet per arsye politike nga drejtori i KESH Bojaxhi,por dikush mundohet ta shfrytezije per qellime politike.Kjo eshte nje fend per qeverine. Hahahahahaha.
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Mbyllet TV A1, KESH injoron vendimin e ERE-s

Ne Shqiperi ka plot televizione dhe nuk i plas askujt se na u mbyll nje Tv


cfare po thua?
simbolikisht eshte nje skandal i vertet, por duke pasur parasysh pronaarin une nuk eshte se u mezita shume, por nese do te ishte kushdo pronar tjeter, ne nje tv fare kot tjeter ky do te ishte nje skandal, nese ka shume kanale ne vend kjo eshte padyshim pozitive por cdo kanal bene punen e vete, ne venezuel ai karagjozi komunist hugo mbylli nje kanal dhe jo dy a me shume, simbolin ja u dha edhe te tjereve
 
Top