Mbi vetvetishmërinë (spontanitetin)...

Vis Elbasani

Forumium praecox
Mbi vetvetishmërinë (spontanitetin)...

Nuk do te doja te perserisja ndonje teme te ngjashme. Nese ka, lutem te mbyllet kjo teme.

Duke qene mesues ne profesion, dhe duke qene nga femijet e medhenj ne fis, i kam dashur shume femijet dhe i dua. Nje shok me pyeti dikur se pse femijet jane aq te mire ne ate moshe (3 deri 14-15 vjec). S'dija si t'i pergjigjesha. Pas pak vitesh, kur studioja nje veper te Erik Fromit, pashe se ai kishte rene ne perfundimin se i duam femijet sepse ata jane spontane, te vetvetishem. Ata nuk para genjejne, nuk shtiren mbi te gjitha. Sigurisht, shtirjen, genjeshtren, mashtrimin e mesojne nga te rriturit dhe nuk ka femije qe nuk rritet. Por per sa kohe jane ende femije, ne te riturit na pelqejne sepse ata jane ne gjendje te sillen pa u shtirur fort. Aty ne shohim vetvetishmerine, shohim dicka qe edhe ne e kemi pasur, por qe e humbem rruges.

Kush nga ju nuk ka hipur ne nje bordure ndane lulishtes se qytetit, teksa dilte shetitje me prinderit? E pra, kjo behet sepse feimja eshte ne kerkm te ekuilibrit te tij. Po kush e ben kete akoma nga ju? Kush hipen ende edhe ecen si ne traun e ekuilibrit ne nje bordure prane nje lulishteje, kur rruga eshte plot me njerez? Kush nga ju kendon me ze te larte, akoma, nje kenge qe i kujtohet ne mes te rruges, dhe nuk shqetesohet se turma do ta marre per te luajtur??

C'duhet te beje nje njeri, nje i ri, qe te ruaje spontanitetin e tij, te qenit i vetvetishem, i pandrydhur?
 

chiocciolina

Primus registratum
Re: Mbi vetvetishmërinë (spontanitetin)...

Askush prej nesh nuk mund te beje asgje, sepse femijerija dhe te qenurit i tille nuk jane nje stine e jetes.
Dikush eshte me me fat, sepse arrin akoma te ruaje shume nga spontaniteti i tij feminor, ndersa pjesa me e madhe plaken, ne tere kuptimet, edhe pse mund te jene vetem 25, 30, 40 apo me shume vjec. Duhet te jesh i prire mendoj, por edhe te ndihesh mire ne nje bote te vegjelish, megjithese i perket botes se te rriturve. Kjo gje realizohet per shkak te nje predispozimi personal duke i shtuar ca deshire per te mbetur i tille.........i distancuar nga bota e rritur me tere te mirat e te keqijat e saj.

Une njoh njerez qe vazhdojne te bejne te tera keto qe ti shkruan ketu dhe shume te tjera, gje qe i ben te duken femije te perhershem. Edhe une vete shpesh hyp neper bordurat e parkut dhe rregullisht bije sepse nuk kam akoma ekuiliber. Nuk kendoj sepse kam nje ze te temerrshem dhe jam krejtesisht pa ton, por ndoshta edhe kete do ta beja dhe nderkohe qe nuk jam e nuk ndihem aspak e vogel. Une dua te sillem ndonjehere si femije e sillem, por natyrisht, mundem vetem ti imitoj ne ca veprime te tyre, ndersa jam shume larg te menduarit si ata. Mendoj se maksimumi i te ndierit mire eshte: ca femije + ca i rritur. Te dish te alternosh keto dy gjendje e eksperienca atehere kur duhet, duhet te jete e mrekullushme per vehten e ndoshta edhe per te tjeret.
 

William Wallas

Forumium maestatis
Re: Mbi vetvetishmërinë (spontanitetin)...

Une futem te ata qe akoma se kane vendosur ca do behen kur te rriten ! Jam ne kerkim te nje masteri per kamionist po akoma skam gjetur gje te hajrit. Detto questo ... ne rruge as kam kendu as do kendoj nei here ... gjithashtu edhe skam dal ndonjehere me pantallona te shkurta. Ne lulishte nuk shkoj kshu qe problemin e ekuilibrit nuk e shtroj !
Per traplliqe jam e mbetem i pari ... ... ... !
Ca te thuash tjeter ... ... ... ... ~ !
 

epiphany

Primus registratum
Re: Mbi vetvetishmërinë (spontanitetin)...

gjeja me e trishte ne kete mes eshte se po dole njehere nga faza e femijerise nuk mundesh me te mendosh e te veprosh si nje i tille.mendimet nuk jane me te pastra si ato te nje femije.
edhe une shume shpesh flas e sillem si nje femije...bej budalliqe ne mes te rruges, por dallohet pafundesisht shume ndryshimi.
 

Anana

Primus registratum
Re: Mbi vetvetishmërinë (spontanitetin)...

Eh te rriturit jane p.. me duket mua. S'gjej njeri qe te dali te lozi me top nga parku kot me kot.
 

aritec1

Primus registratum
Re: Mbi vetvetishmërinë (spontanitetin)...

me falni por o jeni shume serioza o pyesni shume veten se cfare do te mendojne te tjeret po te bej kete apo ate gje,po te sillem si femije...ndoshta nuk jam rritur ndonjeher por me qellon shpesh te hypi ne nje mur dhe te heci si ekuilibrist ose te sillem si femije ne mes te rruges...ju a garantoj nuk te marrin per te cmendur e kunderta te cmirin (them qe thuhet keshtu ti invidiano)invidiano la tua felicità.kush arrin te jete gjithmone pak femije ne jete do te kete gjithmone nje kend lumturie
 

Rambla

Primus registratum
Re: Mbi vetvetishmërinë (spontanitetin)...

C'duhet te beje nje njeri, nje i ri, qe te ruaje spontanitetin e tij, te qenit i vetvetishem, i pandrydhur?
Guxim Visi dhe besim ne vetvete.
 

zog

Primus registratum
Re: Mbi vetvetishmërinë (spontanitetin)...

ndersa mua s'me duket krejt e barazvlefshme VETVETISHMERI dhe SPONTANEITET.

prandaj dhe visi gabon, kur kerkon ta ruaje karakterin spontan te njeriut.
kjo eshte e kollajte, e jo siç keshillon rambla, por ne kahe krejt te kundert, nje njeri per te qene spontan s'duhet te EDUKOHET HIÇ. kafsha eshte spontane.

ndersa per te qene i guximshem ose i vullnetshem duhet shume pune, si dhe jashtezakonisht shume EDUKIM.

friken e karakterizon spontaneiteti, kur shohim nje qen pernjeheresh kemi SHTYTJEN te vrapojme.

e guximi ndodhet ne skajin krejt te kundert me friken.
 

Rambla

Primus registratum
Re: Mbi vetvetishmërinë (spontanitetin)...

Mire, e drejte dhe ajo qe thua ti.

Ti me duket flet per instiktin me teper. Spontaneitin ne kete rast (ne fakt siç vure re ti pyetja nuk ishte dhe shume e qarte, por mendova se e kuptova çfare donte te pyeste Visi) e mora si sjellja e nje njeriu i cili 'guxon' te thote lirshem ate qe mendon, pa u influencuar nga ajo qe mund te thote/mendoj tjetri, ose nga frika qe tjetri s'do te jete dakort. Ngaqe Visi permendi edhe 'i ndrydhur', dhe une mendoj qe nje person i 'ndrydhur' apo i turpshem nuk ka shume guxim dhe besim ne vetvete.
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Mbi vetvetishmërinë (spontanitetin)...

Fillimisht postuar nga zog:
[qb] ndersa mua s'me duket krejt e barazvlefshme VETVETISHMERI dhe SPONTANEITET.

prandaj dhe visi gabon, kur kerkon ta ruaje karakterin spontan te njeriut.
kjo eshte e kollajte, e jo siç keshillon rambla, por ne kahe krejt te kundert, nje njeri per te qene spontan s'duhet te EDUKOHET HIÇ. kafsha eshte spontane.

ndersa per te qene i guximshem ose i vullnetshem duhet shume pune, si dhe jashtezakonisht shume EDUKIM.

friken e karakterizon spontaneiteti, kur shohim nje qen pernjeheresh kemi SHTYTJEN te vrapojme.

e guximi ndodhet ne skajin krejt te kundert me friken. [/qb]
O zog, ketu ja ke fut kot fre... Po s'dite shqip dhe po s'pate lexu filozofi e psikologji, te pakten vije ne dyshim mendimin tend. Qysh ore s'qeka njesoj vetvetishmeri me spontanitet???

Eshte njesoj si te thuash se japraku nuk eshte gjethe rrushi me oriz...
Ke probleme termash, gjithsesi.
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Mbi vetvetishmërinë (spontanitetin)...

Ne nje film hollivudian qe kam pare rastesisht, behej fjale per nje park lojrash per femijet qe e drejtonin disa shkencetare dhe qe mbanin peng disa femije te moshes 1 deri 2 vjec. Ketu kishte qelluar edhe nje binjak, dhe filmi ka nje subjekt interesant (se si takohen e komunikojne dy binjaket...) Por me beri pershtypje ideja e filmit qe, femijet, pas moshes dy vjec, e harronin gjuhen e komunikimit mes tyre dhe nuk i kuptonin me femijet e tjere qe ishin nen dy vjec. Gjithashtu, regjisori shprehej se femijet deri ne dy vjec dinin sekretet e botes dhe i harronin ato pasi kalonin ate faze.

Me kujtohet ajo anekdota klasike, ku nje prind shkoi te psikologu dhe i tha se kishte ardhur qe t'i mesonte se si ta rriste femijen e tij si nje intelektual te vertete. Psikanalisti e pyet se ne c'moshe e kishte femijen. Prindi i mburret se e kishte shume te vogel, ndaj edhe kishte ardhur, plot dy vjec. Psikanalisti ia kthen me te qeshur:

KE ARDHUR TEPER VONE! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Gysi

Primus registratum
Re: Mbi vetvetishmërinë (spontanitetin)...

Fillimisht postuar nga Vis Elbasani:
O zog, ketu ja ke fut kot fre... Po s'dite shqip dhe po s'pate lexu filozofi e psikologji, te pakten vije ne dyshim mendimin tend. Qysh ore s'qeka njesoj vetvetishmeri me spontanitet???

Eshte njesoj si te thuash se japraku nuk eshte gjethe rrushi me oriz...
Ke probleme termash, gjithsesi. [/QB]
Jo cdo gjethe rrushi me oriz eshte domosdoshmerisht japrak.
Qe te quhet japrak, duhet t'a mbeshtjellesh. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

spartan00

Forumium praecox
Re: Mbi vetvetishmërinë (spontanitetin)...

Cduhet te beje nje njeri qe te ngele spontan?

Te jetoje ne nje shtet pa paragjykime dhe injorance.
Kam ca shoke qe ja fillojne popullorçe ne dy te nates me te madhe ne rruget e qytetit dhe kjo nuk do te thote qe jane te shkolluar apo te arsimuar por thjesht ndihen te lire per te qene vetja (ne nje vend shume ndryshe nga Shqiperia megjithese kendojne shqip :lol: )
 

anny

Primus registratum
Re: Mbi vetvetishmërinë (spontanitetin)...

Per mendimin tim nuk mundesh me te ruash vetvetishmerin edhe spontanitetin sepse kushtet edhe njerzit qe te rethojne nuk ta lejojen dicka te tille,sepse karakteristika e nje te rrituri eshte te jete sa me pak spontan,ti mbaj ndjenjat per vete,ndoshta per tu mbrojtur nga te tjeret
per mos ta bere te ndihet keq

Nje femije e thote gjykim e tij per shokun sado i keq apo i mire qofte ai kurse nje i rritur jo..........

E pra nuk mund te jemi me femij se nuk mundemi te jemi
 

epiphany

Primus registratum
Re: Mbi vetvetishmërinë (spontanitetin)...

jam shume dakord qe tashme eshte e pamundur te ruash pastertine e nje femije, por ajo qe nuk duhet te humbi kurre nje person eshte aftesia per ta leshuar veten here pas here duke u cliruar totalisht nga komplekset.
 

romato

Primus registratum
Re: Mbi vetvetishmërinë (spontanitetin)...

Faktikisht edhe tek nje femije mund te shihen shenja te vogla te cilat ne nuk i duam neper njerez, grindavece, egoiste, matrapaz etj, por ne mase shume te vogel. E them kete per te bere te qarte qe shenja te karakterit duken qarte qe femije, ca shenja qe me vone ne i gjykojme shume seriozisht neper njerez. Por ajo qe me ben mua ti dua femijte eshte se jane si te thuash "mundesi" , jane personalitete ne potencial, akoma te paskalitur tamam qe mund te marin forma te plota me vone gjate jetes dhe mund te behen njeerez shume te mire. Ideja qe kane nje jete e tere perpara dhe mund te behen njerez te shkelqyer me entuziazmon goxha. Prandaj them se i dua.
 

blabla

Primus registratum
Re: Mbi vetvetishmërinë (spontanitetin)...

visi,
nuk ta ka fajin njeri se ti nuk ke ditur ta pershkruash temen mire....vetvetshmerine, spontanitetin...
ti do te thuash nature vs. nurture: ndryshimin mes instincteve me te cilat nje njeri eshte lindur, dhe atyre te cilat merren gjat jetes.

Sic u tha meperpara, ky esht ndryshimi mes njerezve barbare dhe njerezve te edukuar ska gjo per spontanitet apo vetvetshmeri...
 

Ruri

Primus registratum
Re: Mbi vetvetishmërinë (spontanitetin)...

te jesh spontan do te thote te jesh plotesisht i cliruar nga komplekset dhe mos te ta ndieje fare po fare fare se cdo te mendojne apo do te thone te tjeret ne ato momenet qe jam ndier spontane i kam thene apo bere gjerat sic me kane ardhur per momentin gjithnje eshte gjendur dikush prane qe te ma veje ne dukje .e dini , ne fakt kur jam me dy shoqet e mia te ngushta te femijerise i bej dhe i them gjerat sic i ndiej dhe ndihem aq mire sa se keni idene se e di qe nuk do me paragjykojne apo te me terheqin vemendjen perkundrazi me mbeshtesin qofte dhe "cmenduri" ajo qe them apo bej ja pse rri kaq shume me to sepse ndihem shume "UNE" ne ato momenete. mgjt te jemi te sinqerte nuk mund te jemi gjithnje spontane pasojat e veprimeve tona nuk do te ishin shume te kendeshme apo jo ?
 

renata

Forumium praecox
Re: Mbi vetvetishmërinë (spontanitetin)...

Te jesh vetvetja eshte sherbimi me i madh,qe i ben vetes e te tjereve,sepse ne kete menyre e ke me te thjeshte te zesh vendin tend,te kuptosh kufijte e tu,te njohesh veten e njerezit e pershtatshem per ty,ato qe te pranojne ashtu sic je me gjithe difektet e tua,ato qe jane per ty...
Eshte nje gje kaq e thjeshte te jesh spontan...Nuk e di pse duhet te kemi nevoje te krijojme personazhe...
Atehere kur njeriu nuk eshte vetevetja pervec komplesimit te tij duke mos u treguar vetvetja behet problem per te tjeret qe e rrethojne sepse vjen nje moment ia ben "bam"e ndodh revolucioni,qe mund te shkaktoje viktima:)))))))))E mora shume seriozisht me duket!
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Mbi vetvetishmërinë (spontanitetin)...

C'duhet te beje nje njeri, nje i ri, qe te ruaje spontanitetin e tij, te qenit i vetvetishem, i pandrydhur?

Spontaneiteti i njeriut humbet kur gjykimi i tij bie preh e gjykimit te shoqeris.

Eshte gjykimi i te rriturve, i shoqeris ai qe e ndrydh njeriun.

Pastaj bota e femijeve eshte shume me e paster sesa ajo e te rriturve. Tek cdo i rritur fshihet brenda dhe nje femije dhe gjykimi i te rriturit mbeshtet tek memorja e tij. Prandaj edhe mbase i kuptojm e i tolerojm me shume femijet sesa te rriturit.
 
Top