maxhorance nacional socialiste, dhune policore

komino

Valoris scriptorum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

Një prani e shtuar e gardistëve është vënë re dje në të gjitha mjediset e Kuvendit

Garda në Kuvend, incident me Majkon


A.Rama

TIRANE - Salla e seancave plenare është blinduar dje në mbrëmje nga një numër i konsiderueshëm oficerësh të Gardës së Republikës. Prania e shumë gardistëve, është ndjerë dje sapo kapërceje portën rrethuese të mjediseve të jashtme të Parlamentit. Një postbllok prej tre oficerësh, kontrollonin me imtësi, të gjithë ata që hynin në territorin e Kuvendit të Shqipërisë, jo vetëm për kartat e identitetit dhe dokumentet e indetifikimit, por edhe deri tek çantat e të gjitha materialet e tjera që përfaqësuesit e medias së shkruar e elektronike kishin me vete. Në fakt zakonisht në të hyrë të mjediseve të jashtme të Kuvendit qëndron një ose dy oficerë që kërkojnë verifikimin e kartave të identitetit, të pasaportave, si për gazetarët, ashtu edhe për ata që janë të ftuar të marrin pjesë në një seancë plenare. Por edhe hyrja e gazetarëve për në seancë ka qenë tepër e vështirë për shkak të kontrollit të dytë të rreptë që ka vijuar në mjediset e brendshme, ku të gjithë gazetarët kanë hyrë duke u rikontrolluar dy e nga dy. Nga ana tjetër, me vonesë janë lejuar të futen në llozhën e Parlamentit gazetarët e RTVSH-së e ATSH-së. Ndërkohë dje dy oficerë të tjerë të gardës ishin vendosur në të dyja anët e derës kryesore të sallës plenare, e cila në ndryshim nga herët e tjera, gjatë gjithë kohës qëndronte e mbyllur. Të gjithë deputetët janë detyruar dje që të kalojnë tek dera elektronike, me qëllim që të mos lejohej futja e sendeve të papërshtatshme brenda në seancën plenare ashtu siç ishte vendosur në mbledhjen e Byrosë parlamentare gjatë mesditës. Burimet nga Kuvendi, por edhe vetë deputetët pohuan se asnjërit prej deputetëve të opozitës nuk u është gjetur bori apo bilbil, sende që në seancën e kaluar u përdorën nga deputetët e majtë në shenjë proteste, duke bllokuar njëkohësisht zhvillimin normal të seancës plenare. Gjithsesi, dy prej deputetëvë të PS-së Erjon Braçe dhe Ndiçim Hysa, kanë arritur të kenë në seancë boritë zhurmuese, të cilat i kanë përdorur vetëm për pak momente, gjatë diskutimit të ndonjë prej përfaqësuesve të maxhorancës. Ndërkohë edhe në mjediset e tjera të Parlamentit është vërejtur një prani e madhe e forcave të gardës, të cilët lëviznin sa në një mjedis në tjetrin. Por ajo që ka shkaktuar irritimin dhe provokimin e mëtejshëm të opozitës, ishte vendosja e radhës së gardistëve, përballë me sallën plenare, duke krijuar një mur ndarës mes gjithë deputetëve dhe ministrave që ishin të pranishëm në seancë. Shtimi i numrit të oficerëve të gardës u konsiderua nga deputetët e opozitës si thyerje e rregullores së Parlamentit. Ata akuzuan kryetarin e seancës, Fatos Beja, se kishte lejuar praninë e gardës në një kohë kur rregullorja nuk e përcakton një gjë të tillë. Kryetari i grupit parlamentar të opozitës, Pandeli Majko, kërkoi marrjen e përgjegjësive nga ata që kishin urdhëruar shtimin e numrit të punonjëve të gardës në Parlament. Sipas kryetarit të PSD-së Skënder Gjinushi, rregullorja përcakton që garda, është e pranishme, por nuk duket në seancë. Ai shtoi se edhe nga ana estetike, nuk mund që oficerët e gardës të vendosen përballë deputetëve e me kurriz nga ministrat e qeverisë.
www.shekulli.com.al
 

komino

Valoris scriptorum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

Përplasje të forta në Parlament mes maxhorancës dhe opozitës. Opozita: Jemi në Shqipëri, jo në Kili

Tension në Kuvend, Majko incident me një nga gardistët


Anila Rama

TIRANE - Tensioni mes maxhorancës dhe opozitës, ka marrë dje të tjera përmasa gjatë seancës plenare të pasdites. Vendosja e një radhe të oficerëve të gardës, si një vijë ndarëse mes deputetëve dhe ministrave të qeverisë, ka shkaktuar reagimin e ashpër të opozitës, e cila ka kërkuar shpjegime për këtë situatë të krijuar. E ndërsa kryetari i grupit parlamentar socialist Pandeli Majko, kërkonte fjalën për procedurë, drejtuesi i seancës, Fatos Beja, nuk po ia jepte, ka ndërhyrë kreu i grupit parlamentar të maxhorancës, Bamir Topi, i cili i ka kërkuar Bejës që t’ia japë fjalën. E kur pritej që Majko të fliste pikërisht për praninë e gardës brenda në seancë, radha e gardistëve është spostuar një hap përpara duke u vendosur në mënyrë paralele me podiumin parlamentar. Madje një prej oficerëve të gardës, kur Majko është afruar pranë podiumit e ka mbajtur nga krahu. Por kreu i ligjvënësve socialistë ka reaguar menjëherë duke i hequr krahun e ka shtyrë oficerin e gardës, i cili sërish i është kundërpërgjigjur. Ky incident aspak i pranueshëm në mjediset e sallës së Kuvendit, ka shkaktuar reagimin dhe protestën e menjëhershme të deputetëve të PS-së, të cilët kanë lënë vendet e tyre duke u afruar pranë podiumit, ku qëndronte kryetari i grupit Pandeli Majko. Të gjithë socialistët janë ndodhur përballë oficerëve të gardës duke protestuar. Ndërkohë deputeti Bashkim Fino, i është drejtuar në këtë kohë kreut të grupit të deputetëve të PD-së Bamir Topi, duke kërkuar nga ai shpjegime për praninë e gardistëve në Kuvend, por edhe për atë që kishte ndodhur. Madje Fino ka vijuar më tej duke përlasur grushin në tavolinën ku qëndronte Topi. Pjesa tjetër e deputetëve socialistë vazhdonin të bërtisnin e të protestonin, duke kërkuar largimin e menjëhershëm nga salla të oficerëve të gardës. Në gjithë këtë tension e rrëmujë, kryetari i seancës, Fatos Beja, është detyruar të ndërpresë seancën. Por pas rifillimit të seancës, Majko, tha se opozita ndodhej në këtë sallë për të kërkuar që të negociohej, e kërkonte njëkohësisht largimin e oficerëve të gardës. “Stabiliteti i vendit nuk varet nga matematika e numrave tuaj. Të hiqen ushtarët nga Parlamenti se nuk jemi në Kili këtu jemi në Shqipëri”, - tha Majko. Ndërsa deputeti tjetër i PS-së, Namik Dokle, tha se ajo që kishte ndodhur në këtë seancë parlamentare, ishte një precedent që nuk ishte regjistruar asnjëherë gjatë këtyre 15 viteve. Më tej Gramoz Ruçi tha se opozita do të vazhdonte të qëndronte në Parlament, edhe nëse ai rrethohej me blinda e ushtarë, pasi do të përfaqësonte aty vullnetin e elektoratit që i kishte zgjedhur. Gjatë debateve të shumta mbi praninë e forcave të Gardës në Kuvend, është pohuar se ajo që kishte ndodhur ishte një puç institucional. “Mos lejoni shkeljen e mëtejshme të rregullores. Që në momentin që salla është e mbushur me gardistë, Parlamenti është dhunuar. Kemi një grusht shteti, pasi prania e gardës në sallë mund të urdhërohej nga ju si drejtues i seancës. Nëse i ka sjellë qeveria, atëherë Parlamenti është i pushtuar”, - tha kryetari i PSD-së Skënder Gjinushi.


Z/kryeministri dhe ministri i Brendshëm thanë se prania e forcave të Gardës ishte normale

Rusmali: Garda, e pranishme kur në seancë prishet rregulli

TIRANE - Zëvendëskryeministri Ilir Rusmali, deklaroi dje se prania e oficerëve të gardës në sallën e Parlamentit, ishte e domosdoshme kur në seancë prishet rregulli. Sipas tij, ishte pohuar nga deputetët e opozitës se do të bllokoheshin punimet e Parlamentit, e kjo ishte një arsye tjetër pse gardistët duhet të gjendeshin në sallë për të vendosur normalitetin. “Ju nuk e tërhiqni dot zvarrë maxhorancën, edhe kur nga njerëzit e opozitës u bien borive e bilbilave. E keni praktikën tuaj obskurantiste të bllokimit dhe mund ta zbatoni atë”,- tha Rusmali. Ai u kujtoi deputetëve të PS-së se në të njëjtën mënyrë si u votua kërkesa për shkarkimin e kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, ishte votuar 4 vjet më parë dhe u shkarkua nga votimi me elektronikë ish prokurori i përgjithshëm Arben Rakipi. “Tani ju vjen keq pse u hoq Rakipi. Sepse ju doni ata prokurorë që ju mbrojnë para kamerave, jo ata që ju akuzojnë”, - tha Rusmali. Ndërsa ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi, duke sqaruar për praninë e një numri më të madh gardistësh në Parlament, tha se kjo situatë nuk kishte ndonjë ndryshim nga numri i gardistëve që rrethonin pak kohë më parë në seanca të tensionuara, ish-kryetarin e Kuvendit, Servet Pëllumbi. Sipas tij, në këtë parlament ka ndodhur që janë vrarë njerëz, e kjo nuk është bërë nga gardistët për ilustrim. Olldashi prezantoi një gazetë të përditshme ku dilte në qendër i rrethuar ish- kryetari i Kuvendit Pëllumbi.





02/03/2006
KATEGORIA: Politike
www.shekulli.com.al
 

komino

Valoris scriptorum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

Tirane- Partia Socialiste, Grupi i saj parlamentar dhe grupet e tjera të opozitës janë bërë bashkë për të paditur në organin e Prokurorisë vepriumet kriminale, ushatarake të një grupi zyrtarësh të lartë, mes tyre ushtarake të lartë mbremjen e së mërkures në sallën e Kuvendit të Republike. Në emer të PS dhe partive të opozitës, Pandeli Majko deklaroi dje në mesditë, hartimin dhe depozitimin e një kallzimi penal në Prokurorinë e Përgjithshem për të pakten katër zyrtare të lartë. Ata janë, Fatos Beja nën cilesinë e Kryetarit të seancës së ditës së mërkure në Kuvendin e Shqipërisë, Sokol Olldashi, në cilesinë e Ministrit të Brendshëm që ka nën varësi Gardën e Republikës, Ndre Prendin, në cilesine e Komandantit të Gardes së Republikës nën urdhërat e të cilit ndodhet toga operative speciale e Gardes së Republikës e vendosur dje jashtë çdo komptence ligjore në ambientet e sallës së Kuvendit, e angazhuar në veprime të dhunshme për të ndalur fizikisht deputetet e opozitës, Mullet Harizaj, në cilesinë e përgjegjesit të rojeve të Sigurisë së Kuvendit, i përfshirë personalisht ne veprime të dhumnshme për të ndaluar fizikisht deputetet e opozitës në veprimtarinë e tyre normale parlamentare të mërkuren ne mbremje.

Kryetari i Grupit të deputeteve socialist e komunikoi ndermarrjen e një iniciative të tillë ligjore përkundrejt këtyre zyrtareve, dje në mesdite ne ambientet e Kuvendit. Gjithçka është e provuar përmes filmimeve në sallë, të cilat disponohen nga Partia Socialiste e Shqipërisë, përmes fotografive të shumta të botuara edhe dje në gazetën "Zëri i Popullit" si dhe në dëshmi autentike për pjesmarrje të drejtpërdrejte ne operacionin ushtarak të Gardes kundër deputeteve në sallë, të Komandantit të Gardes Ndre Prendi dhe vartësit të tij Mullet Harizaj.

Vlen të theksohet se, dje në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë nuk u panë fare të dy këta persona, të cilët një natë më parë ishin shumë aktive, deri në përplasje fizike, siç shihet në foto me deputetet e opozitës. Madje, dje në ambjentet e Kuvendit nuk gjendeshin as oficeret që goditen drejtperdrejt Kryetarin e opozitës, Majko.

Komandanti i Gardës survejon deputetët në punën e tyre!Pse?

Tirane- Në momentet kur kaosi kish përfshirë Parlamentin, dje rreth orës 15.00, deputetët e opozitës kapën në flagrancë përsëri Gardën e Republikes. Krejt papritur, deputeti Hysa u informua se në llozhën qëndrore të Kuvendit qëndronte një kameraman që po xhironte deputetet socialistë, mbi kokat e tyre, pas shpinës, i veçuar nga turma e madhe e gazetarëve. Pavaresisht insistimit të deputetit Hysa, pranë kryetarit të seances Beja, ky i fundit bënte sikur nuk kuptonte duke nënqeshur me ironi prej idioti. Pikërisht, duke parë mosndërhyrjen e Fatos Bejës, një grup deputetësh socialiste u ngjitën në llozhë, kërkuan identifikimin e personit që po xhironte në drejtim të tyre. Zotëria pa iu dridhur qerpiku, pohoi se ishte oficer i Gardës së Republikës, se qe aty me mision, dhe se po zbatonte urdhërin e komandantit të Gardes që e kish derguar aty. Një skandal i papare dhe i pa ndodhur në 15 vjet të atij parlamenti. Një oficer i Gardës së Republikes survejon me kamera deputetët gjatë ushtrimit të detyrës së tyre kushtetuese brenda në parlament.

Deputetët socialist i moren ushtarakut të Gardes kameran, i kërkuan teseren e identifikimit, ia demostruan atë medias, e cila u habit për vete jashtë mase. Gazetarët pohonin se sa vite kishin atyr, nuk u kish ndodhur një rast i tillë. Me ta qe rreshtuar një oficer i Gardes që nuk bente lajm, por survejonte njerëz me imunitet gjatë ushtrimit të detyres së tyre kushtetuese.

Ky incident i fundit shenoi përfundimisht mbylljen e senaces së djeshme parlamentare. Ministri Olldashi i kapur në flagrancë, në fillim tha se nuk kishte dijeni apo se nuk kishte gisht në futjen e atij ushtaraku në sallë. Pasi e mori ca veten, duke u kujtuar për krimin e radhes, Olldashi doli para medias dhe identifikoi ushtarakun e Gardës si pjesë të departamentit të analizës pranë gardes së Republikës, i cili po filmonte sjelljen e punonjësve të sigurise se Parlamentit. Se ç’i duhej Gardes kjo, një Zot e di, për më tepër kur në sallë ka të paktën katër kamera të tjera të shërbimit të sigurisë së Kuvendit si dhe një dhomë të posaçme për produktin e tyre.

Në fakt Olldashi genjeu shumë trashë, pasi nga kqyrja e Katedres që ndodhej brenda kameras e disponueshme tashme nga socialistët, u pa qartë se ushtaraku i Gardes kish xhiruar të gjitha sjelljet e deputeteve socialiste përgjate seancës së djeshme parlamentare. Ministri i Brendshëm Olldashi si dhe Komandanti i Gardes i shtuan dje vetes, një tjetër argument, si pjesë e kallzimit penal për ta.

www.zeripopullit.com
 

komino

Valoris scriptorum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

Ministri i Brendshëm reagon pas dhunës së ushtruar ndaj një punonjësi të Gardës nga disa deputetë të PS


Olldashi: Garda monitoron punën e punonjësve të sigurisë së Kuvendit


Ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi, deklaroi dje në një konferencë shtypi se, Garda e Republikës ka për detyrë të monitorojë punonjësit e sigurisë së Parlamentit, edhe përmes filmimeve, për të parë nëse ata i kryejnë detyrat në përmbushje me rregulloren e Gardës. Reagimi i ministrit të Brendshëm ka ardhur pas dhunës së ushtruar nga disa deputetë të PS ndaj një kameramani të Gardës, të cilit iu rrëmbye kaseta filmike dhe kamera me të cilën ai po kryente detyrën.

Ministri Olldashi tha se, në Gardën e Republikës është edhe një sektor i analizave, i cili ka për detyrë të monitorojë punonjësit e sigurisë së Kuvendit. Ministri Olldashi tha se, ky sektor funksionon prej dhjetë vjetësh dhe ka bërë filmime edhe gjatë fushatës së Nanos apo gjatë seancave parlamentare kur ishte Nano në krye të qeverisë. Ministri Olldashi solli si shembull edhe filmimet që ishin bërë nga forcat RENEA gjatë operacionit të shpëtimit të pasagjerëve të një autobusi të marrë peng para pak ditësh në Rubik dhe kjo kasetë iu shpërnda të gjitha televizioneve, të cilat e transmetuan.

"Në Gardën e Republikës është edhe një sektor i analizave, i cili ka për detyrë të monitorojë punonjësit e sigurisë së Kuvendit, edhe përmes filmimeve, për të parë nëse i kryejnë detyrat në përmbushje me rregulloren e Gardës. Sektori i analizave në Gardën e Republikës ka operatorët e tij që filmojnë veprimet e efektivave përkatëse dhe tashmë kjo është një praktikë dhjetëvjeçare. Vetëm pak ditë më parë kanalet televizive transmetuan një filmim nga kamera e një operatori të RENEA-s, e cila bënte fjalë për një operacion të forcava të saj në Rubik, ku u rrëmbye një autobus me pasagjerë dhe u mbajt peng", tha ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi.

I pyetur nga një gazetar se a lejohet që të filmohet seanca parlamentare nga punonjësit e Gardës, ministri Olldashi tha se, gjithçka është kryer konform ligjeve në fuqi. Ai përsëriti edhe një herë se në Gardën e Republikës është sektori i analizave, i cili ka për detyrë të filmojë për të parë nëse i kryejnë detyrat në përmbushje me rregulloren e Gardës. "Këtu nuk ka asgjë të parregullt", tha ministri Olldashi, duke theksuar edhe një herë se ky sektor funksionon prej dhjetë vjetësh. Ai tha se, punonjësi i Gardës që po filmonte e ka kryer këtë detyrë prej disa vitesh dhe vazhdon ende në këtë funksion. I pyetur për deklaratat e Majkos se po kthehet lufta në Parlament, Olldashi u shpreh se, Majko sheh ëndrra me skenarë filmash fantastiko-luftarakë.

Ministri i Brendshëm dënoi dhunën e ushtruar nga disa deputetë të PS ndaj punonjësit të Gardës, i cili ishte në krye të detyrës, duke filmuar në Kuvend. Ministri Olldashi tha se, Byroja Parlamentare duhet të marrë masa ndaj deputetëve të PS, Besnik Dervishi, Bukurosh Stafa, Andis Harasani dhe Ndriçim Hysa, të cilët, pasi fyen dhe tentuan të godasin punonjësin e Gardës, i kanë marrë atij forcërisht kameran dhe kasetën filmike, të cilat u mbajtën nga deputetët socialistë.

Ministri i Brendshëm u shpreh se, presion ndaj punonjësve të Gardës është ushtruar edhe nga deputetët socialistë, Kastriot Islami dhe Erion Braçe. Ai tha se punonjësit e Gardës nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë kryer detyrën dhe nëse njëra palë e deputetëve iu nënshtrua kontrollit, nuk ka pse pala tjetër të kundërshtojë me forcë një kontroll të ligjshëm. Sipas Olldashit, krahas bilbilave, deputetët mund të fusin në sallën e parlamentit edhe sende të tjera dhe përgjegjësia ligjore mbi punonjësit e sigurisë së Parlamentit.

Gjatë seancës së djeshme parlamentare deputetët e PS, Besnik Dervishi, Bukurosh Stafa, Andis Harasani dhe Ndriçim Hysa, pasi fyen dhe tentuan të godasin punonjësin e gardës, i morën atij forcërisht kameran dhe kasetën filmike. Herezia e deputetëve të PS arriti kulmin kur deputeti Bukurosh Stafa qëlloi me gotë një punonjës të sigurisë së Parlamentit.

R.POLISI

www.rilindjademokratike.com
 

komino

Valoris scriptorum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

dhe pikerisht ne momentet me te tensionuara ku ekuilibri i forcave te sigurise se parlamentit eshte shume delikat, garda e republikes (e kontrolluar nga ekzekutivi) realizon filmime kontrolli ne legjislativ.

nese nuk po kontrolloheshin deputetet po kontrolloheshin rojet e parlamentit-po viheshin ne presion forcat e sigurise se parlamentit pra
 

komino

Valoris scriptorum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

ata qe kerkojne ti kthehet vota e lire dhe e fshehte qe iu rrembye parlamentit.

Pse pyet?!

mos do te thuash se bilbili justifikon pranine e ushtarakeve ne parlament???????!!!!!!!!!
 

ujku81

Primus registratum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

Ej se kishte kohe pa u bere sherr ne parlament. Kane per te rikuperu kohen e humbur.
Shumica e atyre qe jane atje jane njerez pa asnje lloj ideje e mendimi personal, mendojne dhe thone ate qe mendon shefi. Per te mos folur per gjera qe i kane te panjohura si skrupujt, morali, kultura, vizioni etj. Po u the keshtu i shave nga nena.

Mua me ka bere pershtypje nje gje: Berishes i dha dore te madhe reklama e KOP-it ne fitimin e zgjedhjeve. Shume pak anetare te KOP-it kandiduan (tip Neritan Sejamini dhe BEsnik Aliaj), asnjeri nuk fitoi, ndonje u perfshi ne qeveri po ne parlament nikst. Dhe nuk ka per tu perfshire deri sa interesat e atyre qe jane ne krye jane krejt te tjera.
 

eddantes

Primus registratum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

qerojini o popull komunistet e qelbur te PS, klysht pasardhes te Enver Hoxhes
 

dimir

Forumium praecox
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

Te zgjidheshin gjerat duke i rene bilbilit!
kam nje nipçe eshte 2 vjeç dhe i bie po aq mire sa Erjon Braçe.
Ore njerezit e parlamentit kane fjalen, sa per zhurmaxhinj ka sa te duash nuk duhet as shkolle e as vota per te gjetur njerez te tille.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

ti ke hall se mos duken qesharake deputetet apo se po terheqin vemendjen ne nje shkelje te hapur te parimeve baze te dmokracise?

Ai i sotmi, ku mohoet vota e lire, nuk mund te quhet parlament.

Dhe garda ne salle rendon shume me teper situaten.

Po i mohoet vota e lire qindra mijera shqipetareve te perfaqesuar ne parlament (edhe nga disa deputete te maxhorances - sidomos atyre po u mohoet liria) dhe opozita E KA PER DETYRE edhe te behet qesharake qe ta ktheje kete te drejte ne parlament.

Vota e lire eshte shume me e rendesishme se gjithe ligjet qe salini po con ne parlament. Eshte pikerisht votimi (kur garantohet liria) qe i jep legjitimitet vendimeve te parlamentit.
 

gentius

Primus registratum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

Perseritet e njejta skene si ne 97.

Seancen e fundit te parlamentit mediat nuk u lejuan te futeshin ne parlament.

Skene e njejte ndiqej nga Presidenti Berisha gjate qeverisjes se tij te meparshme. Atehere ekzistonte vetem nje televizion, ai shteteror, qe ishte komplet i politizuar, dhe disa gazeta te pavarura, me e njohura ka qene Koha Jone, gazetaret e se ciles rriheshin, kercenoheshin, dhe diskreminoheshin nga qeverisja Berisha. Keto persa i perket medias vendase te asj kohe.

Por kucedra Berisha ushtronte dhune edhe ndaj medias se huaj. Ai kerkonte qe edhe Gazetaret e Huaj ti peruleshin pushtetit te tij.

Albanian Government use force against a journalist

TIRANA, MARCH 2- Joanna Robertson, correspondent of BBC World Service and newspapers "The Guardian," "Observer" and "The Economist" was stopped by Parliament Staff to enter at the yesterday parliament séance. Even though she tried to point out at the Albanian authorities her journalist role, they tried to extrude Robertson from Parliament.

Shiko si pershkruhet nga Ministria Jashtme Shqiptare ne kohen e Berishes kjo ngjarje.

BRITISH REPORTER TRIES TO ENTER ALBANIAN PARLIAMENT THROUGH FORCE
TIRANA, MARCH 2 (ATA) - The Press and Information Department of the Foreign Ministry today reports that Joanna Robertson, correspondent of BBC World Service and newspapers "The Guardian," "Observer" and "The Economist" tried to enter through force the Albanian Parliament today at 16.30. After the exchange of some replica, reporter Robertson tried to go in the Parliament violently. The incident was avoided with the intervention of service staff of the Albanian Parliament, who asked Robertson to show them the accreditation card authorizing her to follow the sessions of the Parliament. Reporter Robertson, who had no such authorization to enter the Albanian Parliament, tried to enter the Parliament through force even after explanations by the Parliament service staff. The press and information department expresses regret for this violent act of reporter Robertson, which is not conformed to professional and civic values. Any Albanian or foreign reporter should have the accreditation card of the press parliament office to enter the parliament. The press and information department appeals to foreign reporters and correspondents to observe the principles of information and the civic standards.


Eshte e pabesusheme tjetersimi informacionit nga Qeveria Berishes dhe nga ATSH qe ishte teresisht ne duart e pushtetit totalitar te Berishes. Edhe ne qeverine e sotme, nder levizjet e para qe doktori ndermori, ishte "reformimi i ATSH's".
 

MUHA

Primus registratum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

Për të kujtuar, se me PD në krye me Sali Berishën Shqipëria jone do hec përpara, duhet me qenë analfabetë. Ore, qfarë jeni ka mendoni disa, se të tjerët do punojnë për ju ????????
 

eddantes

Primus registratum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

o Muha ik mso me shkrujt shqip e pastaj pergjigju
 

OROSHI

Primus registratum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Për të kujtuar, se me PD në krye me Sali Berishën Shqipëria jone do hec përpara, duhet me qenë analfabetë. Ore, qfarë jeni ka mendoni disa, se të tjerët do punojnë për ju ????????

[/ QUOTE ]

Aha,po e shof pse e ke inat Salen:je patriot me te! /pf/images/graemlins/winkwink.gif
 

nardi71

Primus registratum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

Mirembrema dhe pershendetje

Tani po te jete per te kuptuar se cmendon shekulli ne e lexojme online dhe me shume se kaq, per anonime qe downlod nga kjo faqe apo te tjera gazeta une mendoj se ata qe menaxhojne kete forum duhet ti bllokojne .Ky eshte nje forum ku secili vjen the shpreh opinioni e tij,(edhe ne se mendon unison me zp apo shekull that's fine por mund ti rishpreh ato cka mendon me fialet e veta.

Per ata qe karakterizojne me "epsh" ghithe qeverine berisha ne se deshirojne mund ta marrin ne konsiderate opinion tim se Ne ket menyre Shprehin varferi ne mendim dhe demtojne dhe "idealin" ku besojne.Le te jemi selektive.Ku dhe cfare po ben gabim qeveri qe Ish opozita e bente mire,ose qe oposita ofron se mund ta beje me mire.
 

DFV

Primus registratum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

nardi71, jam dakort me postimin tend te siperm.
Qe ne fillim dua te bej me dije se per mua eshte e pa justifikuar krahasimi i juaj me qeverine e me parshme te socialistve.E gjithe kjo sepse per ate qeverisje ata moren denimin e merituar,pra populli i rrezoj nga pushteti.
Ne kete aspekt une nuk pranoj te diskutoj per cfare ata kane bere keq eshte e justifikushme per qeverin e demokratve per te mbrojtur ato qe ata i bejne keq sot!
Per mendimin tim cfare po bejne keq sot qeveria demokratike.
=Ne emer te luftes kunder korrupsionit ka hequr specialist te mirfillt dhe i ka zevendesuar me militant partie.
=Berisha eshte perpjekur dhe kerkon me cdo kusht te kontrolloj institucionet e pavarura si prokurorine e pergjithshem, KRRT e bashkive,shikun,KLD dhe KRT e televiziionit e te tjera.
-Qeveria me pa te drejte bllokoj punimet e rrugve te kryeqytetit vetem se ne krye te bashkise se Tiranes eshte armiku kryesor i tij Edi Rama.
-Tani nuk pranon te terhiqet ne zhbllokimin e parlamentit per ndryshimen e rregullores se votimit te fsheht me kuti vetem me justifikimin se kjo rregullore eshte votuar me konsesus nga te gjithe palet para nje viti.Kjo per mua do te thote se ajo qe eshte bere keq nga paramenti socialist le te mbetet keq, mjafton qe ajo te lehtesoj mazhorancen qe ta ket per fund minorancen.
Ketu sigurisht nuk futa punet e mira qe ka bere qeveria Berisha, sepse ato i mesojme cdi dite nga vet kryeministri.
 

MUHA

Primus registratum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

Eddantes, paske "shkrujt" mirë ti, mos provo më gjatë /pf/images/graemlins/cooli.gif
 
Top