maxhorance nacional socialiste, dhune policore

MUHA

Primus registratum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

OROSHI, nuk ja kam inat (nuk kam arsye) S.Berishës, mirëpo nuk besoj në aftësinë e tijë politike /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 
komino

Valoris scriptorum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

BE eshte shprehur per nevojen e ruajtjes se pavaresise se organit te prokurorise ne shqiperi. Gjithashtu eshte konsideruar i pavend kontrolli i ministrise se drejtesise qe dublon ate te kld

Keshtu shprehet BE dhe ne duhet te mendojme rendesine e ketyre kembanave alarmi perndryshe habitemi "si nuk na lajmeruan per efektin e fajdeve???!!"
 
komino

Valoris scriptorum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

Tirane- Deputetët socialistë janë mbledhur dje në orën 9:00 në ambientet e oborrit të Kuvendit të Shqipërisë. për shkak të zgjatjes deri vonë të një mbledhjeje kryesie të partisë socialiste, të gjithë deputetët kishin paralajmëruar një mbledhje të grupit të tyre në ambjentet e Kuvendit para fillimit të seancës së rradhës. Tashme është bërë një proçedurë pune mund të thuhet, e cila ka vite që po zbatohet mbledhja e grupeve parlamentare të partive përpara nisjes së seancës së rradhës në ambjentet e parlamentit. Në keto ambjente është një sallë e posaçme e cila shërben për mbledhjen e grupit të tyre. Pra kërkesa e deputetëve socialistë për të hyrë më ambjentet e Kuvendit pak përpara se të niste seanca duke mundësuar në këtë mënyrë një mbledhje të grupit të tyre, ka qenë komplet e pafajshme, e paqëllimshme dhe normale, kjo edhe në lidhje me shumë prej ditëve të zhvillimit të seancave.

Përqendrimi I forcave të Gardës në Kuvend

Në momentet që deputetet socialistë po grumbulloheshin në oborrin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për tu përgatitur për të hyrë brenda në ambjentet e parlamentit, është vënë re një përqendrim I madh dhe I jashtëzakonshëm I forcave të Gardës së Republikës, në rrethim të Godinës së Parlamentit. Madje më vonë është bërë e mundur edhe shikimi I një pranie të jashtëzakonshme të forcave të Gardës së Republikës si jashte edhe brenda godinës së Kuvendit. Këtu nuk bëhej fjalë për oficerat e përhershëm të oficerëve të sigurisë së Kuvendit, të cilët tashmë janë të identifikueshëm për shkak të ushtrimit të detyrës së tyre për një periudhë të vazhueshme për gjatë 8 viteve në sallën e parlamentit, por bëhej fjalë për dislokimin në ambjentet e jashtme të sallës së Parlamentit. Dhe e njëjta situatë është pare edhe në ambjentet e brendshme me një përforcim të kompanisë operative speciale të Gardës së Republikës. Një prani e tillë e forcave të Gardës ishte vërejtur vetëm në njërën prej seancave të fundit, ku forcat e Gardës kishin vendosur një gardh për të mos lejuar depërtimin e deputetëve, por edhe kësaj here kjo kishte ndodhur brenda në sallë, jo jashtë saj.

Në portë 4 roje, brenda 20 special të tjerë

Risia ishte që në portën kryesore të Kuvendit, dera kryesore, ndodheshin 4 roje të veshur civilë që mbanin thjesht të varur nga një document identifikimi ku tregohej se ishin punonjës së Gardës së Republikës dhe që nuk ishin parë ndonjeherë më parë në ambjentet e Parlamentit të Shqipërisë. Të katër rojet ishin djem të rinj, të moshës rreth 20- 25 vjeçarë, të armatosur me armë, dhe të veshur me kostume dhe kollaro të shtrenjta. Të katër këto roje që qëndronin në portën kryesore të Kuvendit të Shqipërisë, ishin pjesë e Kompanisë operative speciale të Gardës së Republikës. Ndërkohë në hollin që mund të jetë gjithsej le të themi 50 metra kartorë, ndodheshin mbi 20 roje të tjera të Kompanisë Operative të cilët ishin përzier me rojet e përhershme të sigurisë së parlamentit. Ndërkohë për herë të parë ne hollin ku futesh për në sallën e Kuvendit, nuk ndodhej më vetëm dedektori, por ishte ndërtuar edhe një hinkë, ishte ndërtuar një paret mbrojtës me hekura, në formë hinke. Kjo ishte pak më I gjerë në hyrje dhe ngushtohej tek dedektori, dhe vazhdonte të ishte I ngushtë pastaj, duke bërë kështu orjentimin e deputetëve për të hyrë në sallën e Kuvendit. Kjo pamje ishte tipike e një ambjenti ku futen lopët me rradhë, për tu mjelë, si në një stallë ku të gjithë lopët ndjekin rradhën, për t’ju nënshtruar proçedurës së mjeljes së tyre.

Përleshje në derë të parlamentit

Rreth orës 9:45, deputetët socialistë të grumbulluar në oborr, morën drejtimin për të hyrë normalisht në godinën e parlamentit për të filluar mbledhjen e grupit parlamentar të tyre. Pikërisht ky ka qenë momenti ku është parë një përleshje e një grupi të madh prej 30 deputetësh dhe që janë munduar të ndalohen nga katër rojet e derës kryesore dhe të tjerë që ishin sapo hyje në derë, për të hyrë në sallën e parlamentit.

Përleshja ka zgjatur për gati 20 minuta, gjatë së cilas nuk janë kursyer as gratë deputete të cilat janë kapur prej flokësh, prej krahësh dhe prej veshjesh duke tentuar të ndaloheshin nga përfaqësuesit e Gardës. Po kështu e njëjta skenë është parë të ishte edhe me deputetët e tjerë të opozitës, që janë goditur me brryla dhe me grushte në këtë përleshje midis katër rojeve kryesore të Togës Operative si dhe përfaqësuesve të tjerë, të cilat vinin nga brendësia e parlamentit drejt portës, me qëllim ndalimin me çdo kusht të hyrjes së deputetëve socialistë në ndërtesën e Kuvendit të Shqipërisë. në këtë kohë të gjithë deputetët socialistë, gjatë përledhjes I kanë kërkuar përfaqësuesve të Gardës, nëse kishin një urdhër për t’I ndaluar dhe nëse po, pse ishte ky urdhër dhe nga kush vinte, pasi ndalimi I deputetëve me forcë ishte një rast I paprecedentë. Nga ana e gardistëve nuk është marrë absolutisht asnjë lloj përgjigjeje, dhe nga ana e deputetëve janë parë përballë vetëm disa njerëz që rrinin si hunj dhe godisnin deputetët, në kohen kur këta të fundit kërkonin sqarime për këtë tensionim ne hyrje të Kuvendit.

Rojet me armë: Do t’ju degjenerojmë,

do t’ju bëjmë mut!

Rojet e Kompanisë operative që qëndronin në portën e Kuvendit të Shqipërisë, janë parë të kenë qenë të gjithë të armatosur me pistoleta në brez. Deputetët socialistë u kanë kërkuar vazhdimisht këtyre rojeve të largohen nga dyert e parlamentit, pasi nuk I lejonte as ligji dhe as rregullorja të bënin një gjë të tillë. Duke u gjetur të befaquar dhe në mes grushtave të gjithë deputetët socialistë, vazhdonin të kërkonin me ngulm nga përfaqësuesit e gardës një shpjeginm se pse po pengohej me dhunë ashtu si asnjëherë tjetër, hyrja e deptuetëve të parlamentit ne seancë. Por nga ana e Gardës asnjë lloj përgjigjeje, vetëm përleshje dhe dhunë, duke mos lejuar me asnjë kusht depërtimin e tyre. Në një moment përleshjeje njëri prej tyre, dhe pikërisht ai që ndodhej në krah të majtë të portës, I identifikuar prej disa prej deputetëve socialistë, si një prej eksponentëve të shtatorit të vitit 98. ky person u është drejtuar më hakërrime deputetëve socialistë që ishin në mes grushtave duke bërtitur: "Do tu degjenerojmë, do tu bejmë mut!". Kjo ka acaruar akoma edhe më tej deputetët socialistë, të cilat kanë tentuar me forcë të largojnë nga hyrja kryesore e parlamentit të Shqipërisë, këtë oficer të Gardës së Republikës. Në këto momente kanë arritur të largojnë njërin, por ishte e pamundur, sepse sapo ikte njëri vinte tjetri dhe ata vazhdonin kështu me një pafundësi gardistësh që vinin nga brendësia e sallës së Kuvendit.

Rojet e gardës,

lexojnë vendimin e Byrose se Kuvendit

Në situatën tejet të tensionuar dhe të acaruar, njëri prej rojeve të gardës, një tjetër që është parë në mes të sherrit, u është përgjigjur deputetëve socialistë të cilët kërkonin një shpjegim se përse ndaloheshin, duke I thërritur në një distancë prej dy metrash deputetit Petro Koçi: "Zoti Petro kam urdhër të mos u lejojmë të hyni brenda në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. "Duhet të largohesh ti, që ne të hapim derën për deputetët e tjerë", thërriste përfaqësuesi I Gardës, në kohën kur përleshja mes deputetëve dhe kolegëve të tij vazhdonte. Në këtë moment që të gjithë deputetët socialistë të pranishëm në derën kryesore të Kuvendit të Shqipërisë, kanë kërkuar një sqarim se përse ndaloheshin ata që të hynin në ambjentet e Kuvendit, dhe aq më tepër përse një gjë e tillë bëhej me dhunë? Por nga ana e gardistëve përveç grushtave kanë marrë edhe përgjigjen që jemi të detyruar që në bazë të ligjit të gardës së Republikës së Shqipërisë jemi të detyruar të zbatojmë urdhërin. Ne nuk mund të rrezikojmë vendin e punës, dhe përsa kohë kemi një urdhër të tillë ne duhet ta zbatojmë atë kanë deklaruar përfaqësuesit e Gardës, duke u munduar të justifikoheshin për grushtat që u jepnin deputetëve socialistë. "ne këtë urdhër kemi marrë, kështu që nuk u lëmë të hyni në sallën e Kuvendit" thërrisnin djemtë e Gardës. Deputetët u kërkonin gardistëve që të rishikonin urdhërin, pasi këtu bëhej fjalë për një vendim të Byrosë Parlamentare, në të cilin thuhej mosprezenca e deputetit Koçi në punimet e Kuvendit dhe të Komisioneve Parlamentare për një periudhë prej dy javësh. Deputetët janë munduar që të shpjegojnë se ata po shkonin në një mbledhje grupi dhe nuk do të hynin direkt në seancë,. Por pyesnin Gardistët? Atyre nuk u duhej fare nëse deputetët do të hynin në sallën e seancave plenare apo ne sallat e tjera të posaçme për mbledhje, për të ishte e rëndësishme të zbatonin urdhrin që sipas tyre, nuk duhet t’I linin deputetët të hynin në Kuvend.

Olldashi në zyrën e Bejës. Drejtonte dhe ndiqte operacionin

ne TV prej News 24

Ministri I Brendshëm I Shqipërisë, kishte që rreth orës 9: 45 në ambjentet e brendshme të Kuvendit të Republikës. Olldashi kishte hyrë në ambjentet e Kuvendit, nga dera e posaçme që hyn kryetarja e Kuvendit si dhe kryeministri I qeverisë dhe nuk lejohet të hyjë askush tjetër, apo të përdoret nga deputetët apo ministrat. Kjo portë e cila është në krahun e djathtë të Akademisë së Shkencave është përdoruar nga Ministri I Brendshëm për të hyrë në Kuvend mëngjesin e djeshëm. Olldashi në momentin e hyrjes është parë nga deputetët socialistë të cilët mundën të filtronin dhë të hynin në sallë, ku sipas tyre pastaj ka hyrë në zyrën që përdorej nga nënkryetari I Kuvendit, Zoti Fatos Beja. Ministri po ndiqte me shumë vëmendje kanalin televiziv të News 24, që transmetonte drejtpërdrejt të gjithë skenën në hyrje të portës së Kuvendit. Ky ishte një fakt I qatë që vetë ministri drejtonte të gjithë operacionin për bllokimin e hyrjes së deputetëve socialistë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. pra vetë zotëria komunikonte përmes një njeriu të posaçëm të Gardës së Republikës, nga zyra e tij dhe nëpërmjet tij jepte urdhër të gjithë oficerëve të Gardës që ishin në hollin e parlamentit. Një urdhër I dhënë që më parë me shkrim, duke I kërcënuar se nëse nuk e zbatonin do të largoheshin nga detyra. Pra organizatori I të gjithë situatës ishte Minsitri I Rendit, Sokol Olldashi, personi që drejtonte personalisht të gjithë operacionin e të gjithë kompanisë Operative të Gardës së Republikës, duke penguar deputetët socialistë të hynin në sallën e Kuvendit. Cudia ishte akoma më e madhe kur tregon inskenimin e gjithë kësaj situate, që çdo gjë ishte e përgatitur më së miri.

Brenda në holl tre TV-te e Qeverisë Shijak TV, NTV, TVSH. Kamerat e tjera ishin lene jashte

Deputetët socialistë që mundën të filtronin si Pandeli Majko, Erjon Braçe, Andis Harasani, Besnik Dervishi dhe Flamur Hoxha, duke mundur të kalonin edhe përmes përleshjeve të gardës, u ndeshën përballë me kamerat e tre televizioneve. Shijak TV, Nesër TV dhe kamera e Televizionit Shqiptar ishin në hollin e Kuvendit. Këto tre televizione në mënyrë komplet absurde ndodheshin në hollin e Kuvendit, duke shënuar për herë të parë praninë e kamerave televizive në ambjente të tilla. Asnjëherë nuk është lejuar depërtimi I kamerave në ambjentet e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë. Dhe kjo ndodhte në një kohë kur të gjithë kolegët e tyre, ndodheshin jashtë duke e filmuar situatën nga jashtë. Sipas rregullores asnjë nga televizionet nuk lejohet të hyjë në sallën e Kuvendit dhe jashtë ambjenteve të posaçme të caktuara për to, përveç Televizionit Publik Shqiptar, madje edhe ky I fundit nuk mund të marrë pamje nga ambjentet e brendshme të Kuvendit por jashtë salle. Për herë të parë në histori ishin lejuar këto kamera që të hynin brenda. Deputetët socialistë I kanë kërkuar kameramanit të Shijak Televizion, që të dilte në krahun tjetër dhe të ndiqte gjithçka nga pika ku ishin edhe kolegët e tjerë të tij. Ndërkohë që të tre këta kameramanë, mbroheshin nga oficerë të Gardës së Republikës. Atyre ju thuhej nga ana e këtyre oficerëve, që duhet të vazhonin të rrinin aty dhe të filmonin të gjithë skenën që po ndodhte në hollin e Kuvendit të Shqipërisë. në këto momente Garda mbështeste televizionet që filmonin dhe nga ana tjetër ndalonte deputetët të hynin në sallë dhe gjithashtu kishte ndaluar të gjithë mediat të hynin dhe të ishin në vendin ku ato lejohen gjithmonë të filmojnë gjatë seancave plenare. E gjithë skena nuk është lënë të filmohej nga mediat e tjera, dhe futja e tyre në ambjentet e Kuvendit të Shqipërisë, për tu sistemuar në vendin e përhershëm është mundësuar rreth orës 11:00.

Pas urdhërit të Olldashit hapet porta

Rreth orës 10 e 20 minuta me urdhër të ministrit të Brendshëm hapet porta dhe lejohen të gjithë deputetët socialistë të hyjnë brenda. Pasi thirri në zyrën e tij, përkatësisht zyra e nënkryetarit të Kuvendit, njërin prej oficerëve të Gardës që bënte vazhdimisht gjatë përledhjes korrierin mes tij dhe Gardistëve në holl, me anë të të cilit drejtonte të gjithë operacionin ministri dha urdhër të hapej porta. Pas një takimi disa minutësh zotëria doli nga zyra ku ishte ministri dhe erdhi e urdhëroi oficerët e tjerë të Gradës së Republikës që të hapnin rrugën dhe të lejonin hyrjen e lirë të të gjithë deputetëve duke përfshirë edhe hyrjen e vetë deputetit socialist, Petro Koçi. E pabesueshme, por e vërtetë, tashë porta pas një përleshjeje rreth treçerek ore, ishte e hapur me urdhër të Olldashit. Në këtë moment të gjithë deputetëve iu kërkua një kontroll fizik në trup.një gjë të tille deputetët socialistë e kanë refuzuar në masë, duke respektuar vetëm rregullin e dedektorit, dhe vendosjes së disa kanistrave që ishin vënë për të mbajtur sendet gjatë kalimit në kontrollor automatik. Deputetët edhe kësaj rradhe e kanë refuzuar në mënyrë kategorike fizik, por kjo ka shkaktuar një tjetër sherr me Gardën e Republikës.

Partia Socialiste hyn në mbledhje Grupi

Deputetët e Partisë Socialiste, pasi hyjnë në ambjentet e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë, kanë organizuar një mbledhje të Grupit Parlamentar të partisë së tyre. Me anë të kryetarit të grupit është sinjalizuar zoti Beja, I cili do të drejtonte edhe sencën në mungese të kryetares, se deputetët socialistë, do të hynin në një mbledhje grupi, përpara nisjes së seancës së rradhës. Kështu ata hyjnë në mbledhjen e grupit, të cilën e kishin lajmëruar që më përpara. Gjatë kësaj mbledhjeje është diskutuar rreth siatuatës së krijuara paraditen e djeshme në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë nga ndalesa e deputetëve prej Gardës së Republikës. I gjithë grupi e ka vlerësuar ngjarjen si një precedent tejet të rrezikshëm, ashtu si edhe seancat e mëparëshme ku ndaloheshin të flisin deputetët socialiste, dhe kjo ndalesë atyre iu është bërë edhe me dhunë, duke mos i lejuar të flasin në foltore. Precedent ky I thelluar edhe më tepër për shkak se Porkuroria e Përgjithshme nuk ka reaguar për denoncimet që janë bërë dhe nuk ka marrë asnjërin nga të denoncuarit për proçedim penal. Kështu oficerët e Gradës së Republikës në një situatë të tillë kërcënohen me vendin e punës në rast mosbindjeje për urdhrat idiote që u jepen.

Memushi atak kardiak. Dëgohet urgjent në spital

Mbjedhje e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste është ndërprerë për shkak se deputeti Luan Memushi ka kerkuar ndihmë se nuk ndjehej mirë fizikisht. Deputeti Memushi ishte njëri prej deputetëve që u ndalua me dhunë forcërisht në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë nga Garda e Republikës mengjesin e djeshëm. Gjendja e tensionuar I ka shkaktuar një trysni dhe një tension të jashtëzakonshëm e cila është shoqëruar menjëherë në shëndetin e tij. Zoti Memushi I ka patur në momentin e parë të mbledhje së grupit një puls të lartë I cili vajti deri në 140 të rrahura në minutë. Pastaj deputetët socialistë kanë ndërprerë menjëherë mbledhjen duke kërkuar me urgjencë mbledhjen e kolegëve të tyre mjekë. Është kërkuar Tritan Shehu, Sabit Brokaj dhe Mehmet Xheka që të ofronin ndihmën e parë. Këto I kanë ardhur menjëherë në ndihmë deputetit të majtë, dhe pastaj është mundësuar dërgimi I menjëhershëm I tij në spital me një barrelë. Kështu ai është dërguar menjëherë në qendrën Spitalore ku I është dhënë edhe ndihmë e menjëhershme. Doktori Tritan Shehu dhe dy doktorët e tjerë konstatuan se Menmushi kishte probleme me zemrën në sallën e Kuvendit dhe lëvizje të theksuar të tensionit.

Nis seanca. Beja dhe Madhi lexojnë vendimet e Byrosë

Rreth orës 11:00 ka nisur seanca parlamentare. Nënkryetari Beja sikur mos të kishte ndodhur absolutisht asnjë gjë, apo sikur të kihste ardhur nga një ambjent tjetër, as nuk ka kërkuar ndjesë për gjendjen e krijuar apo acarimin e gjendjes, por e ka hapur seancën duke u shprehur se Byroja Parlamentare ka një vendim për të komunikuar, duke ia lënë kështu rradhën deputetit republican, Arjan Madhi. Deputeti Madhi ka lexuar vendimin e Byrosë Parlamentare që përjashton zotin Petro Koçi për një periudhë dy javore nga punimet e Kuvendit të Shqipërisë. Tashme ky ishte në veprim normal dhe konform rreullave, ku deputetët I bëjnë të ditur kolegut të tyre vendimin e Byrosë, për përjashtim prej punimeve të Kuvendit dhe në seancë I kërkohet largimin nga salla e Kuvendit. Ky vendim dhe leximi I tij në fillim të seancës tregonte edhe njëherë se prania e Gerdës dhe I gjtihë preçedenti I rradhës ishte komplet I pallogjikshëm dhe vetëm me qëllim tensionimin e gjendjes. Akoma Perto Koçit nuk I ishte komunikuar vendimi I përjashtimit, pasi një gjë e tillë bëhet vetëm në seancë, dhe Garda provokonte sherr ne dyert e Kuvendit. Sipas Madhit, nënkryetari I grupit parlamentar të PS-së në bazë të një raporti te Gardës së Republikës, jashtë ambjenteve të parlamentit është konfliktuar me rojet e Gardës. Koçi sipas vendimit të Byrosë nuk është përjashtuar për sjellje të pahijshme, për prishje të seancës, por për konfliktimin jashtë sallës së seancave plenare është konfliktuar me përfaqësuesit e Gardës.

Pas përjashtimit flet deputeti Koçi

Pasi I komunikohet vendimi I Byrosë për një përjashtim dyjavor nga punimet e Kuvendit të Shqipërisë, deputeti i PS-së Petro Koçi ka mbajtuar Fjalën e tij dhe është larguar në një mënyrë krejt civile nga vendi që I takonte në mes të deputetëve të opozitës në sallën parlamentare. Sipas Koçit ai nuk e kishte thyer për asnjë moment Rregulloren e sigurise në parlament dhe e gjitha kjo ishte një inskenim I turpshëm që nuk I shkonte aspak për shtat një parlamenti të parametrave evropianë. Unë do të respektoj një vendim të tillë edhe pse nuk është I saktë, është deklaruar Koçi, duke theksuar se nuk do të trembet as nga kërcënime të tilla, së kërkuari në Kvendin e Shqipërisë kthimin e legjitimitetit të tij, sepse nuk mund të veprohej ashtu siç pretendonte mazhoranca, që tashmë të gjithë e kuptojnë që merr urdhra vetëm prej një personi. Në këtë moment nënkryetari I grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Petro Koçi e ka lënë postin e tij në sallë, duke u ulur dhe ndjekur të gjithë punimet e sancës në njërën nga llozhat Kuvendit, në të cilën rrinë personalitetet e ftuara. Për asnjë moment deri në fund të saj, deputeti I majtë nuk është larguar nga salla, duke qenë I pranishëm edhe në mbledhjen e grupit që është bërë në mes të seancës gjatë pushimeve të kërkuara nga deputetët

Majko, Blushi dhe Lesi denojne grushtin e ushtarakeve

Gjatë punimeve të seancës së djeshme parlamentare kanë marrë për tre orë rresht fjalën e tyre deputetë te majtë dhe të djathë si për diskutime edhe per replika. Nga ana e deputetëve të majtë është quajtur një turp I madh e gjithë situata e krijuar, më qëllim eklipsimin e gjendjes së krijuar të tensionit në rajon nga ana e ministrit të jashtëm të qeverisë Berisha, pikërisht Besnik Mustafaj. Nga ana e deputetit Blushi është dënuar rëndë deklarata e tij, duke e quajtur si një cënim I drejtpërdrejtë I fqinjëve dhe ai ka sugjeruar se në një normalitet seanca duhet të kishte nisur me një kërkim ndjese nga ana e ministrit për deklaratat e lëshuara. Edhe nga ana e kryetarit të gupit të PS, e gjithë gjenda e krijuar është quajtur një turp për parlamentin dhe të gjithë deputetët. Ata kanë theksuar mazhorancës se I kanë kërkuar 4 herë arritjen e një konsensusi, por shumë herë është përdorur gjuha e forcës dhe e dhunës nëpërmjet Gradës së Republikës. Nga ana e deputetëve është kërkuar të mos tërhiqet vëmendja nga gjendja e luftës që është krijuar me fqinjët për shkak të deklaratave të papërgjegjshme të Ministrit të Jashtëm, që është një turp për vendin dhe integritetin e tij. Ju është theksuar në seancë keni shpallur gjendje lufte me opozitën dhe në të njëjtën kohë së fundmi po shpallni edhe gjendje lufte me shtetet fqinje, ku janë vënë në dyshim kufinjte e tyre. Të njëjtën gjë ka thënë edhe deputeti I djathtë Nikollë Lesi që ka deklaruar se e gjithë kjo gjendje që është krijuar në Kuvendin e Shqipërisë është një turp, për një parlament demokratik në vitin 2006, si dhe deklarata që jepen nga përfaqësuesit e qeverisë duhet të jenë më të përgjegjshme.

Vendimi në fund të seancës asgje e re, asnje zgjidhje

Më në fund pas shumë përpjekjesh dhe përleshjesh në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e opozitës, kanë mundësuar përmes seancës së fundit të fusin në rendin e ditës së mbledhjes së kryetarëve të ditës së hënë, propozimin për ndryshime në Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë. një gjë kjo e propozuar për hyrje me proçedurë të përshpejtuar si një fakt që do të qetësonte gjendjen e krijuar. Gjatë seancës është vënë re një dhunë verbale mes deputetëve të PD-së kundrejt deputetëve të PS-së, ndërkohë që këta të fundit janë marrë vetëm me ministrin Olldashi që I kanë kërkuar një shpjegim të situatës së krijuar, për shkak të urdhrave të tij. Tashë është mjaft I qartë mesazhi I mazhorancës parlamentare që shprehen shumë hapatazi se do ta zotërojnë parlamentin jo përmes votave që kanë si shumicë, por përmes dhunës me anë të përdorimit të Gardës së Republikës së Shqipërisë. Megjithëse është bërë e mundur që në mbledhejn e kryetarëve të ditës së hënë të diskutohet propozimi për Ndryshim në Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë, nga ana e deputetëve të majtë akoma nuk ka një siguri, sepse shumë bukur mund të dalë ditën e dielë kryeministri dhe të deklarojë se nuk ka ndryshime, ashtu siç ka bërë edhe në ditët parardhëse. Në lidhje me këtë Majko në fund të seancës u shpreh "për momentin pranimi I diskutimit të hënën I propozimit mund të konsiderohet një ecje në proçedura. Është ende herët të flitet nëse ka një kompromis apo jo/ pasi sot pashë një moment kompromisi nga kolegët e mazhorancës, por mund të kemi kryeministrin që del e thotë të dielën që nuk ka një ndryshim të tillë". Sipas Majkos duhet pritur deri të hënën për këtë punë.

www.zeripopullit.com
 
Për rreth 15 minuta deputetët e PS_së janë shtyrë trup me trup me punonjësit e gardës në derën e Kuvendit

PS, deputetët përleshen me gardistët

Gardistët kishin marrë urdhër që të mos lejonin futjen në sallë të Petro Koçit

Anila Rama

TIRANË - Nuk marrin fund situatat tragji-komike në Parlamentin shqiptar. Mes punonjësve të gardës dhe deputetëve të opozitës është shënuar dje një tjetër incident, që mund të konsiderohet më i rëndi në tre javët e krizës që ka përfshirë Kuvendin. Oficerët e gardës, kanë bllokuar portën kryesore të sallës së seancave plenare, duke penguar për gati 15 minuta futjen e një pjese të deputetëve të opozitës në mjediset e brendëshme të Parlamentit, pasi me ta ishte edhe deputeti socialist Petro Koçi, i përjashtuar për dy javë nga pjesëmarrja në aktivitete kuvendore, sipas vendimit të marrë nga Byroja Parlamentare. Ndonëse, deputetët e PS-së, u janë drejtuar mes të bërtiturave dhe të shtyrave që të hapnin rrugën dhe t’i lejonin të futeshin në Parlament, punonjësit e shërbimit të sigurisë, kanë qenë të vendosur për të “mos lëshuar pe”, duke kërkuar që deputeti Koçi të largohej, e më pas të hapnin rrugën për të gjithë deputetët e tjerë. “Ne po zbatojmë urdhrin. Kemi urdhër që deputeti Petro Koçi, të mos futet në sallën e Kuvendit”, - dëgjohej të thoshin herë pas herë disa prej punonjësve të gardës. Por deputeti i PS-së, Namik Dokle, është përpjekur të sqarojë oficerët e gardës, se deputeti Koçi, nuk do të futej për të marrë pjesë në seancë plenare, por në mbledhjen e grupit që do të zhvillohej në një ambient tjetër të Kuvendit. “Dëgjo këtu u djalë. Vendimi i byrosë, që nuk e di kush e ka firmosur, Jozefina Çoba apo Fatos Beja, thotë që deputeti Petro Koçi, është i përjashtuar të mos marrë pjesë në aktivitetet e Parlamentit, jo në mbledhjen e grupit ne do të shkojmë në mbledhjen e grupit. Hapni rrugën dhe na lini të futemi brenda”, - iu drejtua Dokle oficerëve të gardës. Por gardistët, nuk janë tërhequr nga qëndrimi i tyre, duke u bërë gardh në portën e Kuvendit. Madje në këtë situatë të tensionuar ku deputetë e gardistë shtynin njëri-tjetrin, nuk kanë munguar edhe sharjet dhe ofendimet mes tyre. Më të guximshëm janë treguar deputetët Fatmir Xhindi, Taulant Balla, Bukurosh Stafa, dhe Rrapush Tola që kanë shtyrë oficerët e gardës me qëllim që të krijohet hapësiara e mjaftueshme për të kaluar deputetët e tjerë. “Turp të kesh i thua deputetit ik qërohu”, - i është drejtuar Balla njërit prej gardistëve. Nga ana tjetër, Arta Dade ka këmbëngulur mes të bërtiturave që t’i hapnin rrugën. “Ore hap rrugën je në terezi apo jo. Hapu o kafshë! Nga je ti nga Tropoja”, - u është drejtuar Dade oficerëve të Gardës. Nga ana tjetër deputetët e PS-së, që kishin hyrë në mjediset e brendshme të parlamentit, filluan edhe ata të bërtisnin duke kërkuar që punonjësit e shërbimit të sigurisë të hapnin rrugën. Në këtë moment oficerët e gardës janë terhequr nga qëndrimi i tyre, duke i lejuar deputetët që të hynin Brenda.
Ndërkohë deputeti Petro Koçi pas përfundimit të mbledhjes së byrosë parlamentare, tha se atij nuk i kishte komunikuar askush vendimin e byrosë, dhe e kishte dëgjuar atë vetëm nga gardistët e vendosur në hyrje të Parlamentit. Ai e ka konsideruar të turpshëm urdhrin që u ishte dhënë gardistave që të mos e lejonin të hynte në mjediset e Kuvendit, ku ai do të merrte pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar, dhe jo në seancë plenare. “Vendimi i byrosë është marrë pa praninë time. Unë nuk jam thirrur për t’u dëgjuar, dhe për t’u mbrojtur kundrejt akuzës që u ngrit në mbledhjen e byrosë. Vendimi është i padrejtë. U bëj thirrje deputetëve të maxhorancës që të mos jenë vetëm kartona për të votuar”, - tha Koçi duke u larguar menjëherë pas kësaj nga salla e seancave plenare. Ndërkohë për përjashtimin e tij nga seanca, byrosë i kishte shkuar një listë e firmosur nga 27 deputetë të shumicës që ishin dakord me këtë çështje pa u marrë vendimi ga byroja.

Beja: PS nuk kërkoi leje për mbledhjen e grupit
Nënkryetari i Parlamentit, Fatos Beja, tha dje gjatë debateve për incidentin e ndodhur mes punonjësve të gardës dhe deputetëve të opozitës, se grupi parlamentar i PS-së nuk kishte marrë lejeër të zhvilluar mbledhjen e grupit në sallën përkatëse në mjediset e Kuvendit. “Nuk keni bërë asnjë kërkesë as me shkrim as me gojë që do të zhvillonit mbledhjen në ambientet e Parlamentit”, - tha Beja. Por kryetari i grupit parlamentar të PS-së Pandeli Majko, i është kundërpërgjigjur me ironi Bejës, duke shprehur njëkohësisht edhe habinë që për të zhvilluar mbledhjen e grupit, duhej të merrej leje më parë. Nuk e dija që mbledhjet e grupit parlamentar zhvillohen me leje. Nëse është kështu ju kërkoj të falur”, - tha Majko. Gjithsesi mbledhja e grupit të ligjvënësve socialistë është zhvilluar para fillimit të seancës duke pasur si objekt të disktutimit gjithë sa ndodhi në portën hyrëse të Kuvendit me punonjësit e gardës që nuk lejonin futjen e deputetit Petro Koçi të përjashtuar nga byroja parlamentare. E më pas e gjitha kjo situatë u përcoll në të gjithë debatin për procedurë, ku të gjithë përfaqësuesit e opozitës që morën fjalën, e kanë cilësuar të turpshme atë që kishte ndodhur. Ata pohuan se bllokimi i portës së Kuvendit për të mos lejuar futjen e deputetëve në sallë, ishte dhunimi më i rëndë që u ishte bërë të drejtave të parlamentarëve.

17/03/2006
KATEGORIA: Politike
www.shekulli.com.al
 
komino

Valoris scriptorum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

Majko deklaroi dje se ishte arritur një marrëveshje për të future amendamentin “Ceka” në rendin e ditës

Kriza, paqe e përkohshme PD-PS

Anila Rama

TIRANE - Kompromisi i shumëpërfolur mes maxhorancës dhe opozitës është shfaqur dje në “horizontin” e tensionuar dhe të rrëmujshëm parlamentar. Fundi i seancës plenare ka shënuar edhe kthesën e shumëpritur në marrëdhëniet e acaruara mes palëve në sallën e Kuvendit. Mbledhja e kryetarëve të grupeve parlamentare e kërkuar nga kreu i grupit të shumicës Bamir Topi, ka mundur të qetësojë “gjakrat”. Kreu i grupit parlamentar socialist Majko, ka përshëndetur kompromisin e arritur, duke falënderuar për mirëkuptimin e shfaqur Bejën e Topin për të futur në rendin e ditës nismën “Ceka”, për amendimin e Rregullores së Kuvendit . “Përshëndes qëndrimin tuaj për të futur në rendin e ditës nismën e z.Ceka për të ndryshuar procedurat e votimit në rregulloren e Parlamentit. A është kjo tërheqje për ndryshimin e procedurës, apo për qëndrimin e mbajtur deri tani, nuk e di, sepse kjo është një çështje politike”, - tha Majko duke kërkuar njëkohësisht ndërprerjen e seancës që vazhdonte prej më tepër se 5 orësh. Por drejtues i seancës Fatos Beja, ka kërkuar që të vazhdonte rendi i ditës, siç ishte rënë dakord në mbledhjen e kryetarëve, duke i dhënë fjalën Avokatit të Popullit Emir Dobjani. Por ky i fundit, që për disa séance me radhë nuk ka mundur të lexojë raportin vjetor në Parlament, ka pohuar se materiali i hartuar nga institucioni i drejtuar prej tij ishte shpërndarë prej javësh deputetëve dhe të gjithë ata e kishin lexuar. Ai e ka konsideruar të panevojshme, që të lexonte materialin në situatën e krijuar. Pas kësaj Beja është detyruar të mbyllë seancën plenare që ndryshe nga seancat e tre javëve të fundit, dje pati një “happy end”. Majko tha pas seancës se kompromisi ishte arritur në saj të rolit pozitiv që kishin luajtur në mbledhjen e kryetarëve, disa përfaqësues të maxhorancës, por sidomos të PDR-së. “Kompromisi erdhi nga kolegë të maxhorancës, sidomos nga drejtuesit e PDR-së, por edhe nga z.Topi. Por gjithsesi ngelem dyshues, pasi arrihet një moment kompromisi në Parlament, del kryeministri ditën e diel e thotë nuk ka ndryshim. Siç a patë sot procedimi qe i natyrës më luajale nga ana e të gjithë opozitës, ne kërkuam që të mbylleshim diskutimet dhe të shikojmë si do të kemi percipitimin e situatës, pozitive mendoj. Pas asaj që ndodhi sot në hyrje të Parlamentit, shpresoj që të kemi një zgjidhje”, - tha Majko. Por ai nuk është shprehur qartë nëse nga ky kompromis i arritur, mund të konsiderohej e mbyllur kriza parlamentare për të hyrë Parlamenti në procedurë normale të punimeve. “Do të shikojmë, do të gjykojmë bashkë me koalicionin, kemi lënë takime në vazhdim për të koordinuar situatën. Ne e përshëndesim e konsiderojmë një hap pozitiv, futjen në rendin e ditës të iniciativës të z. Ceka”, - tha Majko. I pari që ka dhënë sinjalin për të lënë mënjanë debatet pa vlerë që po bllokonin zhvillimin normal të punimeve parlamenatre, ishte kreu i grupit parlamentar të PD-së Bamir Topi.

Topi: Nevojë për mision PS-PD

TIRANE - Kreu i grupit parlamentar democrat Bamir Topi, duke kërkuar përmbylljen e debateeve dhe sherreve pa fund në Parlament, ka kërkuar si maxhoranca, ashtu edhe opozita të ktheheshin në pozicionet që u takonin. “U mirëkuptoj dhe nuk ju kritikoj z.Beja për shkeljen e procedurës dhe vazhdimin e debatit tej limiteve të përcaktuara. Në heshtje gjatë seancës e kam miratuar këtë gjë.Por duke konsumuar të njëtën temë dhe argumenta, ju kërkoj të gjithëve të mos biem në të njëjtin gabim. Ka një nevojë për një mision maxhorancë-opozitë. Përshëndes fjalën e z. Malaj i cili foli si ish-ministër, e përfaqësues i opozitës, duke kritikuar punën e qeverisë për çështje konkrete. E dimë që opozita nuk është këtu t’i fërkojë kurrizin qeverisë. Mos harroni se nuk është e lehtë të jesh tek ai pozicion si drejtues i seancës”, - tha Topi. Ai ka shtuar më tej se referenca që përfaqësuesit e PS-së i bëjnë nenit 114 të rregullores dhe nenit 60 për shkarkimin e kryeparlamentares Jozefina Topalli, janë zbatuar në atë seancë. “Rregullorja është mëse e rëndësishme. Askush nuk mendon se ajo është definitive. Të kthehemi secili në pozicionin e vet, maxhoranca të drejtojë vendin, ndërsa opozita të kritikojë, e jo të vazhdojmë me debate pafund”, - përfundoi Topi, i cili kërkoi, ndër të tjera, që të lejohej të fliste në Parlament Avokali i Popullit Dobjani, që përfaqësonte një institucion që kishte qëndruar larg politikës.

Olldashi: PS po imponohet me forcë

TIRANE - Ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi, ka akuzuar deputetët e opozitës se prej disa javësh po ushtron dhunë verbale, psikologjike dhe akustike ndaj maxhorancës. “Duke përdorur duar dhe dikush tjetër t‘i bierë dyerve me shkelma dhe të thotë që “këtu jam unë, sepse kështu dua unë“! Nuk ka dhunë më të madhe sesa për 3 javë rresht po dëgjojmë bandën e çakorduar frymore të PS këtu. Nuk ka dhunë më të madhe se sa një grup njerëzish që kanë vendosur të shkelin çdo lloj rregulli dhe të imponohen forcërisht për të bllokuar Kuvendin dhe të thonë “këtu jemi dhe këtu vendosim ne“. Ky është Parlamenti juaj? Është një turp i madh që në këtë Parlament deputetët e opozitës përpiqen të imponohen me forcë”, - tha Olldashi. Ndërsa gjatë ndërprerjeve të seancës Olldashi, ka theksuar se oficerët e gardës kishin zbatuar urdhrin, por pamjet filmike vërtetojnë se janë ata që kanë dhunuar punonjësit e shërbimit të gardës. Ndërsa zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së Bujar Nishani, ka akuzuar dy deputetët e PS-së Fatmir Xhindi e Rrapush Tola se kishin goditur mbi oficerët e gardës dhe për këtë kishte edhe pamje filmike të regjistruara nga televizionet private. “Nëse ka debat politik që e përballon është kjo sallë që e përballon, por jo duke dhunuar integritetin e punonjësve të shtetit. Do t’i drejtohem grupit të PS-së, që të mos bien pre e një grupi anarshist në radhët e tyre. Po krijohen precedentë të paparë në Parlament për të disatën herë, po qëlloni mbi gardën”, - tha Nishani.

Xhindi: Dunë fizike ndaj nesh
Deputeti Fatmir Xhindi, i akuzuar nga disa prej deputetëve të maxhorancës se kishte goditur oficerët e gardës të vendosur në hyrje të Parlamentit, i ka clësuar këto dekarata të turpshme. “Ka ndodhur një dhunë fizike e verbale ndaj nesh, dhe ju me paturpësinë më të madhe po filloni të ushtroni presion të paparë ndaj opozitës. Ne do të qëndrojmë në këtë sallë, sepse nuk na keni sjellë, ju por ata që n’a kanë votuar. Z. Nishani nuk e ka nga vetja atë që deklaroi, po zbaton urdhrin që i kanë dhënë. Ju po përgatisni inskenime duke përdorur gardën. Por nuk do të cënoni dinjitetin tim si deputet dhe njeri“, - tha Xhindi.

Majko: U përjashtuan një e treta e PS
"Deri tani është përjashtuar gati një e treta e grupit parlamentar socialist. Askush nuk ka ardhur këtu që të goditet nga gardistët. Është naive të akuzosh një deputet, cilindo, të majtë apo të djathtë, se paska sulmuar gardistin e Republikës!? Ne kemi gati tri javë sot që po kërkojmë të ulemi dhe të negociojmë. Po kërkojmë thjesht votimin e fshehtë në parlament. Kemi bërë budallallëqe sa të duash ne në 8 vjet në pushtet, por këtë nuk e kemi bërë asnjëherë"!

Bello: Po na trajtojnë si të kërkuar
“Mazhoranca e ka marrë si shaka protestën tonë. Unë do të thosha se nuk bëhet shaka me votën e lirë dhe të fshehtë. Ata duhet të kuptojnë se ne jemi të vendosur deri në fund që të kthejmë votën e lirë dhe të fshehtë.. Nuk është kjo gjuha që duhet të përdorë mazhoranca, nuk është kjo fryma e tolerancës dhe bashkëpunimit, por duke përdorur dhunën dhe duke e rrethuar që në mëngjes e kanë bërë parlamentin të rrethuar nga të gjitha anët, thua se ne jemi njerëz të kërkuar në parlament. Është e turpshme kjo që po ndodh”

Ceka: Qeveria po shkon drejt fundit
“Akoma nuk është marrë një vendim i tillë por duket se po shkohet drejt caktimit të fundit të kësaj qeverie, që mund të jetë fare mirë qeshori i vitit të ardhshëm kur do të bëhet zgjedhja e Presidentit. Kjo vjen nga shkaku që pozita dhe veçanërisht PD ka filluar me bllokimin e votës së lirë, duke ua mohuar atë deputetëve dhe natyrish ky është një ogur i keq për të gjithë shqiptarët dhe është shumë e vështirë për ne që të bashkëpunojmë me një qeverisje të tillë. Natyrisht ka hapa të tjera deri atëherë, unë mendojë që Parlamenti ka shanse të kthehet në jetën normale, kemi bashkëpunim për Kodin Zgjedhor, për KQZ-në që duhet të ketë ndryshimet përkatëse dhe për të hapur më tej të gjitha rrugët që do të na çojnë në europ. Por nëse do të vazhdohet me kokëfortësi të tilla pesha kryesore do të bjerë mbjerë mbi të gjithë shqiptarët“.

Prifi: S’ka tratativa për Presidentin
“LSI do të marrë vetë një tratativë për t’iu bashkuar të gjitha partive opozitare për të bllokuar procesin e zgjedhjes së presidentit në 2007, dhe për ta çuar vendin drejtë zgjedhjeve të reja. Deri tani nuk ka ndonjë marrëveshje mes partive opozitare por unë nuk shohë ndonjë pengesë që partitë opozitare të bëhen bashkë për të çuar vendin drejtë zgjedhjeve . Është e vërtetë që opozita ka qëllime të përbashkëta në këtë rast sepse kërkon që të ketë zgjedhje të reja dhe të drejta. Kështu që nuk shoh ndonjë artific të veçantë që të ndalojë bashkëpunimin e opozitës për të siguruar zgjedhje të parakohshme në zgjedhjen e presidentit. Do të synojmë hartimin e një platforme edhe për zgjedhjet lokale dhe për ato të parakohshme. Mendoj që duhet të shohim përpara se si të bëjmë në opozitë konstruktive dhe ajo që është më e rëndësishme është se si të mundësojmë zgjedhje të drejta dhe të ndershme“.

17/03/2006
KATEGORIA: Politike

www.shekulli.com.al
 
komino

Valoris scriptorum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

edi paloka konfirmon ngjarjen dhe jep interpretimin e tij

www.rilindjademokratike.com

Imunitet për të dhunuar të tjerët?!

Edi PALOKA

Skenari i deputetëve socialistë vazhdon të detajohet me gjithë shëmtinë e tij. Disa perversë politikë, pasi bëjnë rrëmujë në Parlament, shkojnë në vilat e tyre e masturbohen, duke parë në ekran pornografinë politike që kanë shfaqur para mediave dhe lagen natën, duke parë në ëndërr atë se çfarë do bëjnë herën tjetër në Parlament.

Në saj të një televizioni privat, shqiptarët mundën të shohin dje direkt, atë çfarë ndodhte në hyrjen e Parlamentit. I përjashtuar për dy javë nga Parlamenti, Petro i PS, ishte vendosur dje në krye të grupit të deputetëve socialistë për t'u futur me dhunë në sallën e Parlamentit.

Kjo ishte një strategji e përcaktuar që më parë prej deputetëve socialistë, duke e ditur që me veprimet skandaloze në Parlament shumë prej tyre duhet të përjashtoheshin. Në këto kushte ata e kishin vendosur që të hynin me dhunë në Parlament, kjo ishte publikuar dhe në media si dhe ishte provuar në rastin e përjashtimit të katër bilbilave dy javë më parë.

Por kur u ndodhën përpara punonjësve të shërbimit, të cilët kanë vetëm një detyrë në Parlament, të zbatojnë ligjin, rregulloren dhe vendimet që marrin instancat e Parlamentit, tentuan të hyjnë me dhunë, duke goditur e fyer punonjësit e shërbimit. Duke i ndjekur direkt këto skena u çudita me gjakftohtësinë e atyre punonjësve, të cilët në fund të fundit janë njerëz dhe kanë dinjitetin e tyre. U çudita se shihja disa minj e ca gjoja deputetë që si ka parë njeri të flasin kurrë në Parlament, që duke bërtitur për imunitetin e tyre vazhdonin të godisnin punonjësit e shërbimit, të cilët janë aty sepse mbajnë familjet me bukë. Këta imunitare harrojnë që imunitetin nuk e kanë për të dhunuar të tjerët, qofshin ata dhe punonjës të Gardës apo qytetarë të thjeshtë.

Dëgjoja dhe një që e mban veten për femër që në formë kërcënuese e pyeste njërin prej punonjësve të shërbimit: "Nga Tropoja je ti?", thua se të jesh nga Tropoja është një krim. Po ky është mentaliteti i tyre dhe harrojnë se ata që kanë përballë janë në radhë të parë njerëz kurse këta gjoja deputetët pse kanë imunitet kujtojnë se mund të nëpërkëmbin këdo. E kanë gabim…

Sipas socialistëve, doli varianti i ri se tani qenka Garda që ka dhunuar ata, sepse ka kërkuar t'i kontrollojë në hyrje! Në të gjitha institucionet e botës, ku kanë hyrë si unë dhe të gjithë deputetët e PS, nuk të lejon kush të hysh pa u kontrolluar më parë. Ndërkaq metaldetektorin në hyrje të Parlamentit e kanë vendosur me të drejtë vetë socialistët. Këta deputetë që protestojnë, nuk e kanë harruar që në atë Parlament është qëlluar me armë Azem Hajdari...

Mos kanë ndërmend të hyjnë përsëri me armë në Parlament, se vetëm kjo ju ka mbetur? Sipas logjikës që po ndjek PS nuk është çudi që ata të mendojnë se mund të hyjnë e të marrin me armë Parlamentin dhe askush të mos i prekë se ata "kanë imunitet". Ata që në pushtet erdhën me luftë në '97, e që vazhdojnë e përmendin, sigurisht që edhe e mendojnë. E në se dikush mund ta ketë ndërmend, duhet ta dijë që ata punonjës shërbimi janë aty pikërisht për të mbrojtur atë "trim". E kemi duruar tetë vjet dhunën e PS dhe nuk ka ndërmend njeri të durojë përsëri dhe tani. Dhuna është e padrejtë e nuk ju lejohet as atyre që kanë marrë votën e shumicës së shqiptarëve e jo më të pranohet nga minoranca, sepse kështu ju pëlqen atyre. Mjaft u trajtua opozita si fëmija i vogël me të meta që duhet t'i hapësh rrugë edhe kur do t'i verë zjarrin shtëpisë.
 
OROSHI

Primus registratum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

Duke pare rrezikshmerine e shkalles se larte te Deputeteve mafioze Socialiste,me ne krie Bashkim Finon dhe Angjelin,qeveria duhet te kujdeset qe ne Parlamentin Shqiptar te mos qitet pushke si ne vitin ....kur deputeti socialist qelloi kunder azem Hajdarit.
Duke ditur qe mafia ekonomike-politike eshte ne duart e deputeteve socialiste,jo vetem Garda,por edhe rezervistet duhet te therriten ne mbrojtje te pjeses tjeter te pa perlyer ne klanet socialiste.
 
komino

Valoris scriptorum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

Beja denoncon fabrikimet e opozitës

Deputetët e Partisë Socialiste kanë spekulluar në mënyrë të vazhdueshme gjatë seancës së djeshme në lidhje me ngjarjen që provokuan para fillimit të seancës në hyrje të selisë së Kuvendit. Nënkryetari i Kuvendit, Fatos Beja, i cilësoi si fabrikime për qëllime politike deklaratat e përfaqësuesve socialistë, të cilët u shprehën se deputetët e mazhorancës kishin hyrë në sallën e Kuvendit nga një derë tjetër. Ai tha se deklarata të tilla janë qesharake dhe aspak të vërteta, dhe bëhen vetëm për dezinformim të opinionit publik. Duke iu referuar deklaratës së Namik Dokles, ai tha se sikur përrallat e Pinokut të ishin të vërteta, hunda e Dokles do të zinte vend nëpër tavolinat e Kuvendit, për shkak të gënjeshtrave që ai po artikulon. "Ju, zoti Dokle, deri tani nuk keni thënë asgjë të vërtetë dhe nëse rrëfenjat e Pinokut do të ishin të vërteta, hunda juaj do të zinte vend në tryezë", iu drejtua nënkryetari Beja deputetit socialist Namik Dokle.

Beja sqaroi se deputetët e mazhorancës kanë hyrë nga dera kryesore e Kuvendit, nga e cila kanë hyrë gjithmonë. "Deputetët e mazhorancës kanë hyrë nga ajo derë, nga e cila hyjnë gjithmonë në sallën e Kuvendit dhe kjo është regjistruar nga të gjitha televizionet e pranishme. Ju keni thënë se vendimi i Byrosë Parlamentare është firmosur nga Fatos Beja. Vendimi i byrosë është një vendim byroje, i cili nuk mund të firmoset nga nënkryetari i Kuvendit", iu shpjegoi më tej Beja deputetëve socialistë procedurat e marrjes së vendimeve në Byronë e Kuvendit. Nënkryetari i legjislativit tha gjithashtu se vendimi i byrosë nuk është një vendim politik dhe sqaroi se është në përputhje të plotë me rregulloren. Deputeti Petro Koçi, në seancën e së hënës, ka futur me forcë në ambientet e Kuvendit një megafon, i cili sipas një vendimi të mëparshëm të byrosë, renditej në sendet që janë të papërshtatshme për zhvillimin normal të seancës.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri i akuzoi deputetët e Partisë Socialiste për provokim dhe dhunim të punonjësve të gardës në hyrje të selisë së parlamentit dhe e cilësoi këtë si një skenar të parapërgatitur të deputetëve të Partisë Socialiste. dhe theksoi se kjo situatë që ata po krijojnë, ka ardhur si rezultat i krizës së tyre të brendshme. Xhaferri tha se Kuvendi, në vend që të diskutojë për çështjet madhore të vendit, diskuton për banalitete që e kanë burimin në krizën parlamentare të Partisë Socialiste.

www.rilindjademokratike.com
 
komino

Valoris scriptorum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

Nese une nuk e kuptova gabim, garda ka dhunuar deputetet e opozites. Maxhoranca justifikon faktin me "mire e kane bere se jane provokuar"
 
OROSHI

Primus registratum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

[/ QUOTE ]

Ore ti lali,Garda eshte per te rujt institucionet shteterore!
Dhe rreziku ketyre institucioneve po u vje nga te humburit e TRE korrikut!
Xhuxhet po luftojne per jet a vdekje(kshu bene edhe ne '97),po luftojne sepse po humbin ekonomine e tyre te krijuar nga eliminimet/frikesimet/ligjet absurde/vjedhjet/korrupsionet/droga/trafiqet/maskaralliqet!
 
OROSHI

Primus registratum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Nese une nuk e kuptova gabim, garda ka dhunuar deputetet e opozites. Maxhoranca justifikon faktin me "mire e kane bere se jane provokuar"

[/ QUOTE ]

Dhe..ke ngaterru teme,kjo nuk eshte tema e Mediave!
Pra BOLL ma me sjellje gazetash!
 
komino

Valoris scriptorum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Tirane- Deputetët socialistë janë mbledhur dje në orën 9:00 në ambientet e oborrit të Kuvendit të Shqipërisë. për shkak të zgjatjes deri vonë të një mbledhjeje kryesie të partisë socialiste, të gjithë deputetët kishin paralajmëruar një mbledhje të grupit të tyre në ambjentet e Kuvendit para fillimit të seancës së rradhës. Tashme është bërë një proçedurë pune mund të thuhet, e cila ka vite që po zbatohet mbledhja e grupeve parlamentare të partive përpara nisjes së seancës së rradhës në ambjentet e parlamentit. Në keto ambjente është një sallë e posaçme e cila shërben për mbledhjen e grupit të tyre. Pra kërkesa e deputetëve socialistë për të hyrë më ambjentet e Kuvendit pak përpara se të niste seanca duke mundësuar në këtë mënyrë një mbledhje të grupit të tyre, ka qenë komplet e pafajshme, e paqëllimshme dhe normale, kjo edhe në lidhje me shumë prej ditëve të zhvillimit të seancave.

Përqendrimi I forcave të Gardës në Kuvend

Në momentet që deputetet socialistë po grumbulloheshin në oborrin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për tu përgatitur për të hyrë brenda në ambjentet e parlamentit, është vënë re një përqendrim I madh dhe I jashtëzakonshëm I forcave të Gardës së Republikës, në rrethim të Godinës së Parlamentit. Madje më vonë është bërë e mundur edhe shikimi I një pranie të jashtëzakonshme të forcave të Gardës së Republikës si jashte edhe brenda godinës së Kuvendit. Këtu nuk bëhej fjalë për oficerat e përhershëm të oficerëve të sigurisë së Kuvendit, të cilët tashmë janë të identifikueshëm për shkak të ushtrimit të detyrës së tyre për një periudhë të vazhueshme për gjatë 8 viteve në sallën e parlamentit, por bëhej fjalë për dislokimin në ambjentet e jashtme të sallës së Parlamentit. Dhe e njëjta situatë është pare edhe në ambjentet e brendshme me një përforcim të kompanisë operative speciale të Gardës së Republikës. Një prani e tillë e forcave të Gardës ishte vërejtur vetëm në njërën prej seancave të fundit, ku forcat e Gardës kishin vendosur një gardh për të mos lejuar depërtimin e deputetëve, por edhe kësaj here kjo kishte ndodhur brenda në sallë, jo jashtë saj.

Në portë 4 roje, brenda 20 special të tjerë

Risia ishte që në portën kryesore të Kuvendit, dera kryesore, ndodheshin 4 roje të veshur civilë që mbanin thjesht të varur nga një document identifikimi ku tregohej se ishin punonjës së Gardës së Republikës dhe që nuk ishin parë ndonjeherë më parë në ambjentet e Parlamentit të Shqipërisë. Të katër rojet ishin djem të rinj, të moshës rreth 20- 25 vjeçarë, të armatosur me armë, dhe të veshur me kostume dhe kollaro të shtrenjta. Të katër këto roje që qëndronin në portën kryesore të Kuvendit të Shqipërisë, ishin pjesë e Kompanisë operative speciale të Gardës së Republikës. Ndërkohë në hollin që mund të jetë gjithsej le të themi 50 metra kartorë, ndodheshin mbi 20 roje të tjera të Kompanisë Operative të cilët ishin përzier me rojet e përhershme të sigurisë së parlamentit. Ndërkohë për herë të parë ne hollin ku futesh për në sallën e Kuvendit, nuk ndodhej më vetëm dedektori, por ishte ndërtuar edhe një hinkë, ishte ndërtuar një paret mbrojtës me hekura, në formë hinke. Kjo ishte pak më I gjerë në hyrje dhe ngushtohej tek dedektori, dhe vazhdonte të ishte I ngushtë pastaj, duke bërë kështu orjentimin e deputetëve për të hyrë në sallën e Kuvendit. Kjo pamje ishte tipike e një ambjenti ku futen lopët me rradhë, për tu mjelë, si në një stallë ku të gjithë lopët ndjekin rradhën, për t’ju nënshtruar proçedurës së mjeljes së tyre.

Përleshje në derë të parlamentit

Rreth orës 9:45, deputetët socialistë të grumbulluar në oborr, morën drejtimin për të hyrë normalisht në godinën e parlamentit për të filluar mbledhjen e grupit parlamentar të tyre. Pikërisht ky ka qenë momenti ku është parë një përleshje e një grupi të madh prej 30 deputetësh dhe që janë munduar të ndalohen nga katër rojet e derës kryesore dhe të tjerë që ishin sapo hyje në derë, për të hyrë në sallën e parlamentit.

Përleshja ka zgjatur për gati 20 minuta, gjatë së cilas nuk janë kursyer as gratë deputete të cilat janë kapur prej flokësh, prej krahësh dhe prej veshjesh duke tentuar të ndaloheshin nga përfaqësuesit e Gardës. Po kështu e njëjta skenë është parë të ishte edhe me deputetët e tjerë të opozitës, që janë goditur me brryla dhe me grushte në këtë përleshje midis katër rojeve kryesore të Togës Operative si dhe përfaqësuesve të tjerë, të cilat vinin nga brendësia e parlamentit drejt portës, me qëllim ndalimin me çdo kusht të hyrjes së deputetëve socialistë në ndërtesën e Kuvendit të Shqipërisë. në këtë kohë të gjithë deputetët socialistë, gjatë përledhjes I kanë kërkuar përfaqësuesve të Gardës, nëse kishin një urdhër për t’I ndaluar dhe nëse po, pse ishte ky urdhër dhe nga kush vinte, pasi ndalimi I deputetëve me forcë ishte një rast I paprecedentë. Nga ana e gardistëve nuk është marrë absolutisht asnjë lloj përgjigjeje, dhe nga ana e deputetëve janë parë përballë vetëm disa njerëz që rrinin si hunj dhe godisnin deputetët, në kohen kur këta të fundit kërkonin sqarime për këtë tensionim ne hyrje të Kuvendit.

Rojet me armë: Do t’ju degjenerojmë,

do t’ju bëjmë mut!

Rojet e Kompanisë operative që qëndronin në portën e Kuvendit të Shqipërisë, janë parë të kenë qenë të gjithë të armatosur me pistoleta në brez. Deputetët socialistë u kanë kërkuar vazhdimisht këtyre rojeve të largohen nga dyert e parlamentit, pasi nuk I lejonte as ligji dhe as rregullorja të bënin një gjë të tillë. Duke u gjetur të befaquar dhe në mes grushtave të gjithë deputetët socialistë, vazhdonin të kërkonin me ngulm nga përfaqësuesit e gardës një shpjeginm se pse po pengohej me dhunë ashtu si asnjëherë tjetër, hyrja e deptuetëve të parlamentit ne seancë. Por nga ana e Gardës asnjë lloj përgjigjeje, vetëm përleshje dhe dhunë, duke mos lejuar me asnjë kusht depërtimin e tyre. Në një moment përleshjeje njëri prej tyre, dhe pikërisht ai që ndodhej në krah të majtë të portës, I identifikuar prej disa prej deputetëve socialistë, si një prej eksponentëve të shtatorit të vitit 98. ky person u është drejtuar më hakërrime deputetëve socialistë që ishin në mes grushtave duke bërtitur: "Do tu degjenerojmë, do tu bejmë mut!". Kjo ka acaruar akoma edhe më tej deputetët socialistë, të cilat kanë tentuar me forcë të largojnë nga hyrja kryesore e parlamentit të Shqipërisë, këtë oficer të Gardës së Republikës. Në këto momente kanë arritur të largojnë njërin, por ishte e pamundur, sepse sapo ikte njëri vinte tjetri dhe ata vazhdonin kështu me një pafundësi gardistësh që vinin nga brendësia e sallës së Kuvendit.

Rojet e gardës,

lexojnë vendimin e Byrose se Kuvendit

Në situatën tejet të tensionuar dhe të acaruar, njëri prej rojeve të gardës, një tjetër që është parë në mes të sherrit, u është përgjigjur deputetëve socialistë të cilët kërkonin një shpjegim se përse ndaloheshin, duke I thërritur në një distancë prej dy metrash deputetit Petro Koçi: "Zoti Petro kam urdhër të mos u lejojmë të hyni brenda në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. "Duhet të largohesh ti, që ne të hapim derën për deputetët e tjerë", thërriste përfaqësuesi I Gardës, në kohën kur përleshja mes deputetëve dhe kolegëve të tij vazhdonte. Në këtë moment që të gjithë deputetët socialistë të pranishëm në derën kryesore të Kuvendit të Shqipërisë, kanë kërkuar një sqarim se përse ndaloheshin ata që të hynin në ambjentet e Kuvendit, dhe aq më tepër përse një gjë e tillë bëhej me dhunë? Por nga ana e gardistëve përveç grushtave kanë marrë edhe përgjigjen që jemi të detyruar që në bazë të ligjit të gardës së Republikës së Shqipërisë jemi të detyruar të zbatojmë urdhërin. Ne nuk mund të rrezikojmë vendin e punës, dhe përsa kohë kemi një urdhër të tillë ne duhet ta zbatojmë atë kanë deklaruar përfaqësuesit e Gardës, duke u munduar të justifikoheshin për grushtat që u jepnin deputetëve socialistë. "ne këtë urdhër kemi marrë, kështu që nuk u lëmë të hyni në sallën e Kuvendit" thërrisnin djemtë e Gardës. Deputetët u kërkonin gardistëve që të rishikonin urdhërin, pasi këtu bëhej fjalë për një vendim të Byrosë Parlamentare, në të cilin thuhej mosprezenca e deputetit Koçi në punimet e Kuvendit dhe të Komisioneve Parlamentare për një periudhë prej dy javësh. Deputetët janë munduar që të shpjegojnë se ata po shkonin në një mbledhje grupi dhe nuk do të hynin direkt në seancë,. Por pyesnin Gardistët? Atyre nuk u duhej fare nëse deputetët do të hynin në sallën e seancave plenare apo ne sallat e tjera të posaçme për mbledhje, për të ishte e rëndësishme të zbatonin urdhrin që sipas tyre, nuk duhet t’I linin deputetët të hynin në Kuvend.

Olldashi në zyrën e Bejës. Drejtonte dhe ndiqte operacionin

ne TV prej News 24

Ministri I Brendshëm I Shqipërisë, kishte që rreth orës 9: 45 në ambjentet e brendshme të Kuvendit të Republikës. Olldashi kishte hyrë në ambjentet e Kuvendit, nga dera e posaçme që hyn kryetarja e Kuvendit si dhe kryeministri I qeverisë dhe nuk lejohet të hyjë askush tjetër, apo të përdoret nga deputetët apo ministrat. Kjo portë e cila është në krahun e djathtë të Akademisë së Shkencave është përdoruar nga Ministri I Brendshëm për të hyrë në Kuvend mëngjesin e djeshëm. Olldashi në momentin e hyrjes është parë nga deputetët socialistë të cilët mundën të filtronin dhë të hynin në sallë, ku sipas tyre pastaj ka hyrë në zyrën që përdorej nga nënkryetari I Kuvendit, Zoti Fatos Beja. Ministri po ndiqte me shumë vëmendje kanalin televiziv të News 24, që transmetonte drejtpërdrejt të gjithë skenën në hyrje të portës së Kuvendit. Ky ishte një fakt I qatë që vetë ministri drejtonte të gjithë operacionin për bllokimin e hyrjes së deputetëve socialistë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. pra vetë zotëria komunikonte përmes një njeriu të posaçëm të Gardës së Republikës, nga zyra e tij dhe nëpërmjet tij jepte urdhër të gjithë oficerëve të Gardës që ishin në hollin e parlamentit. Një urdhër I dhënë që më parë me shkrim, duke I kërcënuar se nëse nuk e zbatonin do të largoheshin nga detyra. Pra organizatori I të gjithë situatës ishte Minsitri I Rendit, Sokol Olldashi, personi që drejtonte personalisht të gjithë operacionin e të gjithë kompanisë Operative të Gardës së Republikës, duke penguar deputetët socialistë të hynin në sallën e Kuvendit. Cudia ishte akoma më e madhe kur tregon inskenimin e gjithë kësaj situate, që çdo gjë ishte e përgatitur më së miri.

Brenda në holl tre TV-te e Qeverisë Shijak TV, NTV, TVSH. Kamerat e tjera ishin lene jashte

Deputetët socialistë që mundën të filtronin si Pandeli Majko, Erjon Braçe, Andis Harasani, Besnik Dervishi dhe Flamur Hoxha, duke mundur të kalonin edhe përmes përleshjeve të gardës, u ndeshën përballë me kamerat e tre televizioneve. Shijak TV, Nesër TV dhe kamera e Televizionit Shqiptar ishin në hollin e Kuvendit. Këto tre televizione në mënyrë komplet absurde ndodheshin në hollin e Kuvendit, duke shënuar për herë të parë praninë e kamerave televizive në ambjente të tilla. Asnjëherë nuk është lejuar depërtimi I kamerave në ambjentet e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë. Dhe kjo ndodhte në një kohë kur të gjithë kolegët e tyre, ndodheshin jashtë duke e filmuar situatën nga jashtë. Sipas rregullores asnjë nga televizionet nuk lejohet të hyjë në sallën e Kuvendit dhe jashtë ambjenteve të posaçme të caktuara për to, përveç Televizionit Publik Shqiptar, madje edhe ky I fundit nuk mund të marrë pamje nga ambjentet e brendshme të Kuvendit por jashtë salle. Për herë të parë në histori ishin lejuar këto kamera që të hynin brenda. Deputetët socialistë I kanë kërkuar kameramanit të Shijak Televizion, që të dilte në krahun tjetër dhe të ndiqte gjithçka nga pika ku ishin edhe kolegët e tjerë të tij. Ndërkohë që të tre këta kameramanë, mbroheshin nga oficerë të Gardës së Republikës. Atyre ju thuhej nga ana e këtyre oficerëve, që duhet të vazhonin të rrinin aty dhe të filmonin të gjithë skenën që po ndodhte në hollin e Kuvendit të Shqipërisë. në këto momente Garda mbështeste televizionet që filmonin dhe nga ana tjetër ndalonte deputetët të hynin në sallë dhe gjithashtu kishte ndaluar të gjithë mediat të hynin dhe të ishin në vendin ku ato lejohen gjithmonë të filmojnë gjatë seancave plenare. E gjithë skena nuk është lënë të filmohej nga mediat e tjera, dhe futja e tyre në ambjentet e Kuvendit të Shqipërisë, për tu sistemuar në vendin e përhershëm është mundësuar rreth orës 11:00.

Pas urdhërit të Olldashit hapet porta

Rreth orës 10 e 20 minuta me urdhër të ministrit të Brendshëm hapet porta dhe lejohen të gjithë deputetët socialistë të hyjnë brenda. Pasi thirri në zyrën e tij, përkatësisht zyra e nënkryetarit të Kuvendit, njërin prej oficerëve të Gardës që bënte vazhdimisht gjatë përledhjes korrierin mes tij dhe Gardistëve në holl, me anë të të cilit drejtonte të gjithë operacionin ministri dha urdhër të hapej porta. Pas një takimi disa minutësh zotëria doli nga zyra ku ishte ministri dhe erdhi e urdhëroi oficerët e tjerë të Gradës së Republikës që të hapnin rrugën dhe të lejonin hyrjen e lirë të të gjithë deputetëve duke përfshirë edhe hyrjen e vetë deputetit socialist, Petro Koçi. E pabesueshme, por e vërtetë, tashë porta pas një përleshjeje rreth treçerek ore, ishte e hapur me urdhër të Olldashit. Në këtë moment të gjithë deputetëve iu kërkua një kontroll fizik në trup.një gjë të tille deputetët socialistë e kanë refuzuar në masë, duke respektuar vetëm rregullin e dedektorit, dhe vendosjes së disa kanistrave që ishin vënë për të mbajtur sendet gjatë kalimit në kontrollor automatik. Deputetët edhe kësaj rradhe e kanë refuzuar në mënyrë kategorike fizik, por kjo ka shkaktuar një tjetër sherr me Gardën e Republikës.

Partia Socialiste hyn në mbledhje Grupi

Deputetët e Partisë Socialiste, pasi hyjnë në ambjentet e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë, kanë organizuar një mbledhje të Grupit Parlamentar të partisë së tyre. Me anë të kryetarit të grupit është sinjalizuar zoti Beja, I cili do të drejtonte edhe sencën në mungese të kryetares, se deputetët socialistë, do të hynin në një mbledhje grupi, përpara nisjes së seancës së rradhës. Kështu ata hyjnë në mbledhjen e grupit, të cilën e kishin lajmëruar që më përpara. Gjatë kësaj mbledhjeje është diskutuar rreth siatuatës së krijuara paraditen e djeshme në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë nga ndalesa e deputetëve prej Gardës së Republikës. I gjithë grupi e ka vlerësuar ngjarjen si një precedent tejet të rrezikshëm, ashtu si edhe seancat e mëparëshme ku ndaloheshin të flisin deputetët socialiste, dhe kjo ndalesë atyre iu është bërë edhe me dhunë, duke mos i lejuar të flasin në foltore. Precedent ky I thelluar edhe më tepër për shkak se Porkuroria e Përgjithshme nuk ka reaguar për denoncimet që janë bërë dhe nuk ka marrë asnjërin nga të denoncuarit për proçedim penal. Kështu oficerët e Gradës së Republikës në një situatë të tillë kërcënohen me vendin e punës në rast mosbindjeje për urdhrat idiote që u jepen.

Memushi atak kardiak. Dëgohet urgjent në spital

Mbjedhje e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste është ndërprerë për shkak se deputeti Luan Memushi ka kerkuar ndihmë se nuk ndjehej mirë fizikisht. Deputeti Memushi ishte njëri prej deputetëve që u ndalua me dhunë forcërisht në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë nga Garda e Republikës mengjesin e djeshëm. Gjendja e tensionuar I ka shkaktuar një trysni dhe një tension të jashtëzakonshëm e cila është shoqëruar menjëherë në shëndetin e tij. Zoti Memushi I ka patur në momentin e parë të mbledhje së grupit një puls të lartë I cili vajti deri në 140 të rrahura në minutë. Pastaj deputetët socialistë kanë ndërprerë menjëherë mbledhjen duke kërkuar me urgjencë mbledhjen e kolegëve të tyre mjekë. Është kërkuar Tritan Shehu, Sabit Brokaj dhe Mehmet Xheka që të ofronin ndihmën e parë. Këto I kanë ardhur menjëherë në ndihmë deputetit të majtë, dhe pastaj është mundësuar dërgimi I menjëhershëm I tij në spital me një barrelë. Kështu ai është dërguar menjëherë në qendrën Spitalore ku I është dhënë edhe ndihmë e menjëhershme. Doktori Tritan Shehu dhe dy doktorët e tjerë konstatuan se Menmushi kishte probleme me zemrën në sallën e Kuvendit dhe lëvizje të theksuar të tensionit.

Nis seanca. Beja dhe Madhi lexojnë vendimet e Byrosë

Rreth orës 11:00 ka nisur seanca parlamentare. Nënkryetari Beja sikur mos të kishte ndodhur absolutisht asnjë gjë, apo sikur të kihste ardhur nga një ambjent tjetër, as nuk ka kërkuar ndjesë për gjendjen e krijuar apo acarimin e gjendjes, por e ka hapur seancën duke u shprehur se Byroja Parlamentare ka një vendim për të komunikuar, duke ia lënë kështu rradhën deputetit republican, Arjan Madhi. Deputeti Madhi ka lexuar vendimin e Byrosë Parlamentare që përjashton zotin Petro Koçi për një periudhë dy javore nga punimet e Kuvendit të Shqipërisë. Tashme ky ishte në veprim normal dhe konform rreullave, ku deputetët I bëjnë të ditur kolegut të tyre vendimin e Byrosë, për përjashtim prej punimeve të Kuvendit dhe në seancë I kërkohet largimin nga salla e Kuvendit. Ky vendim dhe leximi I tij në fillim të seancës tregonte edhe njëherë se prania e Gerdës dhe I gjtihë preçedenti I rradhës ishte komplet I pallogjikshëm dhe vetëm me qëllim tensionimin e gjendjes. Akoma Perto Koçit nuk I ishte komunikuar vendimi I përjashtimit, pasi një gjë e tillë bëhet vetëm në seancë, dhe Garda provokonte sherr ne dyert e Kuvendit. Sipas Madhit, nënkryetari I grupit parlamentar të PS-së në bazë të një raporti te Gardës së Republikës, jashtë ambjenteve të parlamentit është konfliktuar me rojet e Gardës. Koçi sipas vendimit të Byrosë nuk është përjashtuar për sjellje të pahijshme, për prishje të seancës, por për konfliktimin jashtë sallës së seancave plenare është konfliktuar me përfaqësuesit e Gardës.

Pas përjashtimit flet deputeti Koçi

Pasi I komunikohet vendimi I Byrosë për një përjashtim dyjavor nga punimet e Kuvendit të Shqipërisë, deputeti i PS-së Petro Koçi ka mbajtuar Fjalën e tij dhe është larguar në një mënyrë krejt civile nga vendi që I takonte në mes të deputetëve të opozitës në sallën parlamentare. Sipas Koçit ai nuk e kishte thyer për asnjë moment Rregulloren e sigurise në parlament dhe e gjitha kjo ishte një inskenim I turpshëm që nuk I shkonte aspak për shtat një parlamenti të parametrave evropianë. Unë do të respektoj një vendim të tillë edhe pse nuk është I saktë, është deklaruar Koçi, duke theksuar se nuk do të trembet as nga kërcënime të tilla, së kërkuari në Kvendin e Shqipërisë kthimin e legjitimitetit të tij, sepse nuk mund të veprohej ashtu siç pretendonte mazhoranca, që tashmë të gjithë e kuptojnë që merr urdhra vetëm prej një personi. Në këtë moment nënkryetari I grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Petro Koçi e ka lënë postin e tij në sallë, duke u ulur dhe ndjekur të gjithë punimet e sancës në njërën nga llozhat Kuvendit, në të cilën rrinë personalitetet e ftuara. Për asnjë moment deri në fund të saj, deputeti I majtë nuk është larguar nga salla, duke qenë I pranishëm edhe në mbledhjen e grupit që është bërë në mes të seancës gjatë pushimeve të kërkuara nga deputetët

Majko, Blushi dhe Lesi denojne grushtin e ushtarakeve

Gjatë punimeve të seancës së djeshme parlamentare kanë marrë për tre orë rresht fjalën e tyre deputetë te majtë dhe të djathë si për diskutime edhe per replika. Nga ana e deputetëve të majtë është quajtur një turp I madh e gjithë situata e krijuar, më qëllim eklipsimin e gjendjes së krijuar të tensionit në rajon nga ana e ministrit të jashtëm të qeverisë Berisha, pikërisht Besnik Mustafaj. Nga ana e deputetit Blushi është dënuar rëndë deklarata e tij, duke e quajtur si një cënim I drejtpërdrejtë I fqinjëve dhe ai ka sugjeruar se në një normalitet seanca duhet të kishte nisur me një kërkim ndjese nga ana e ministrit për deklaratat e lëshuara. Edhe nga ana e kryetarit të gupit të PS, e gjithë gjenda e krijuar është quajtur një turp për parlamentin dhe të gjithë deputetët. Ata kanë theksuar mazhorancës se I kanë kërkuar 4 herë arritjen e një konsensusi, por shumë herë është përdorur gjuha e forcës dhe e dhunës nëpërmjet Gradës së Republikës. Nga ana e deputetëve është kërkuar të mos tërhiqet vëmendja nga gjendja e luftës që është krijuar me fqinjët për shkak të deklaratave të papërgjegjshme të Ministrit të Jashtëm, që është një turp për vendin dhe integritetin e tij. Ju është theksuar në seancë keni shpallur gjendje lufte me opozitën dhe në të njëjtën kohë së fundmi po shpallni edhe gjendje lufte me shtetet fqinje, ku janë vënë në dyshim kufinjte e tyre. Të njëjtën gjë ka thënë edhe deputeti I djathtë Nikollë Lesi që ka deklaruar se e gjithë kjo gjendje që është krijuar në Kuvendin e Shqipërisë është një turp, për një parlament demokratik në vitin 2006, si dhe deklarata që jepen nga përfaqësuesit e qeverisë duhet të jenë më të përgjegjshme.

Vendimi në fund të seancës asgje e re, asnje zgjidhje

Më në fund pas shumë përpjekjesh dhe përleshjesh në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e opozitës, kanë mundësuar përmes seancës së fundit të fusin në rendin e ditës së mbledhjes së kryetarëve të ditës së hënë, propozimin për ndryshime në Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë. një gjë kjo e propozuar për hyrje me proçedurë të përshpejtuar si një fakt që do të qetësonte gjendjen e krijuar. Gjatë seancës është vënë re një dhunë verbale mes deputetëve të PD-së kundrejt deputetëve të PS-së, ndërkohë që këta të fundit janë marrë vetëm me ministrin Olldashi që I kanë kërkuar një shpjegim të situatës së krijuar, për shkak të urdhrave të tij. Tashë është mjaft I qartë mesazhi I mazhorancës parlamentare që shprehen shumë hapatazi se do ta zotërojnë parlamentin jo përmes votave që kanë si shumicë, por përmes dhunës me anë të përdorimit të Gardës së Republikës së Shqipërisë. Megjithëse është bërë e mundur që në mbledhejn e kryetarëve të ditës së hënë të diskutohet propozimi për Ndryshim në Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë, nga ana e deputetëve të majtë akoma nuk ka një siguri, sepse shumë bukur mund të dalë ditën e dielë kryeministri dhe të deklarojë se nuk ka ndryshime, ashtu siç ka bërë edhe në ditët parardhëse. Në lidhje me këtë Majko në fund të seancës u shpreh "për momentin pranimi I diskutimit të hënën I propozimit mund të konsiderohet një ecje në proçedura. Është ende herët të flitet nëse ka një kompromis apo jo/ pasi sot pashë një moment kompromisi nga kolegët e mazhorancës, por mund të kemi kryeministrin që del e thotë të dielën që nuk ka një ndryshim të tillë". Sipas Majkos duhet pritur deri të hënën për këtë punë.

www.zeripopullit.com

[/ QUOTE ]
 
OROSHI

Primus registratum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

Me duket se kesaj radhe socialistet nuk e kane mbeshtetjen e Greqise/Serbise per nje riperseritje te '97!
 
komino

Valoris scriptorum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

Me duket se Berisha po kerkon me ngulm nje parlament pa opozite.
 
OROSHI

Primus registratum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Me duket se Berisha po kerkon me ngulm nje parlament pa opozite.

[/ QUOTE ]

Si Enveri ne '46? /pf/images/graemlins/tipsy.gif
 
Legjionixx

Forumium maestatis
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

maxhoranca socialiste,
e duan bashkimin evropian me teper se Shqiperine /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Entoni5

Primus registratum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

Sali Barisha duket se nuk ka nderruar fare gjate ketyre viteve. Ai fitoren nuk e ka kuptuar se populli e ka zgjedhur sipas asaj thenjes nga dy te kqijat njeriu zgjedhe ate qe eshte me pak e keqe. Ai po perpiqet te kryej te gjitha funksionet e tri pushteteve : te ekzekutivit,te legjistlativit dhe te gjyqesorit. Me vetedije apo pa te ai promovohet ne nje diktator . Diktatori vepron ne kete menyre.Nuk besoj se populli shqiptare pranon diktature te tille. Andaj shume me afer eshte ndonje kaos ,nese ai nuk pranon te kryej funksionin ne baze te kushtetutes.Te lejoj qe secili subjekt te kryej pjesen e obligimeve dhe pergjegjesive te veta.
 
eddantes

Primus registratum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

e dini si zgjidhet kjo pune : nxirret jashte ligjit PS ja me dekret te vecante, kuadrot kryesore te PS merren ne darke neper shtepi dhe cohen ne kampe pune e pastaj ju behet gjyqi, familjet e tyre internohen dhe fillohet nje jete e re ...............nqse ka ndonjeri nga socialistet ketu kundershtim atehere po ju kujtoj se kjo ishte menyra qe perdori babai juaj i dashur Enveri 45 vjet me radhe me nenen e partise tuaj , nenen PPSH ndaj opozites......e juve po ju vika keq kur e bejne te tjeret me ju?
 
Kondrapedali

Kondrapedali
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

Unë me sa lexova e kuptova, Garda e Republikës kishte marrë urdhër që të mos lejonte futjen e Koçit në Sallën e Kuvendit Popullor. Paraqitja e tij para derës së Kuvendit pak para hapjes së seancës tregon qartë se cili ishte qëllimi i tij. Pak para fillimit të seancës nuk të del koha për të pirë një kafe e jo më për të bërë mbledhje me grupin parlamentar. Për më tepër një mbledhje e tillë nuk ishte lajmëruar në Byronë e Parlamentit.
Duhet të dallojmë gabimet e secilës palë. Garda e Republikës ka kryer detyrën e saj për të respektuar vednimet e Byrosë së Parlamentit për të mos lejuar Koçin të futet në Kuvend pasi ai ishte i përjashtuar për 15 ditë. Deputetët e opozitës kanë insistuar që ky të hyjë brenda dhe si trup i bashkuar kanë tentuar të kalojnë rojet e Gardës. Këta të fundit i kanë zmbrapsur deputetët socialistë e sherri ka nisur. Sigurisht në Shqipëri është shumë më tepër e rëndë të godasësh një Deputet se sa një oficer në detyrë. Në vend të Olldashit, do kisha urdhëruar arrestimin e menjëhershëm të kujtdo që do reagonte dhunshëm ndaj gardistëve. Kjo thjesht si formalitet për të treguar se polici e ushtaraku NUK preken.

Të mbash krahun e opozitës për t'ju kundërvënë maxhorancës sot është marrëzi. Të dy grupet janë po njëlloj të fajshme në situatën e krijuar.
 
DFV

Primus registratum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

Edantes,Benito Mussolini eshte gjyshi jot???
Po cfare thua more? E ke iden se si funksionon demokracia ti?
Ti duhet ta dish mire se e keqja e Shqiperise ne keto 15 vjet post komunizem i ka ardhur nga Bolsheviket e tipit Fatos Nano dhe Sali Berisha!
Po ndersa Nano hajduti e theu qafen, bolsheviku Berisha(Ish sekratar byrje i PPSH ne spital civil te Tiranes) vashdon te mbaj peng Shqiperine me idet e tija staliniste.
Kondra nuk jam aspak dakort me ty kesaj rradhe, dhe pse diku me siper dhe nje leksion per demokracine.
Gjeja me e thjesht qe mund te bej ai Olldashi( qe cdo gje mund te jete, po kurr nje politikan) eshte qe te arrestoj deputetet e opozites, sepse dihet qe demokracia ne nje shtet demokratik eshte respekti qe duhet te kete shumica ndaj opozites e cila celsat e kashtes ka!
Une nuk mund te imagjinoj qe nje minister i policise te urdheroj arrestimin e deputetve te opozites vetem se ata duan te hyne brenda parlamentit!!
Me keto qe shkruani ju po ja kaloni jo vetem Enverit por edhe Hitlerit.
Une prape nuk mund te imagjinoj nje kryeminister te bje shteti demokratike te jap urdher per te mos hyre ne parlament deputet e opozites.
Kjo jo vetem qe nuk eshte demokraci, por mban ere fashizem.
Me vjen keq per veten time si dhe per familjen time qe per nje periudh kohe ishim bere tifoza te cmendur te Sali Berishes, megjithate pas nje kohe te gjate ne emigracion me vjen turp qe kam kryeminister nje bolshevik te kulluar!!!!
 
Top