maxhorance nacional socialiste, dhune policore

komino

Valoris scriptorum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

ai nuk e rrahu se e shau nga motra (apo e kam gabim)

deputeti i PD i cili po votonte manipulonte votimin (per PD e jo per vete) per te mos lejuar qe gjithcka te dilte ne shesh kerceu nga vendi i tij perpara se deputeti i opozites te afrohej aty ku ish vendosut karta e deputetit qe votonte "me korrespondence".

Ky rast nuk eshte aspak nje grindje personale midis dy deputeteve por rrahje e opozites per te mbuluar manipulimin e votimit. Vepri i deputeteti te PD eshte i pafalshem por akoma me i pafalshem eshte qenderimi i berishes dhe i topallit qe nuk e perjashtuan (I DUHEJ VOTA PER TU PERPJEKUR TE ARRININ QUORUMIN DHE SAKRIFIKUAN PARIMIN)

E pra, kjo eshte dhune e maxhorances per te mbuluar manipulimin e votimit.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

nderkohe

disa police rrahin nje gazetar sepse po fotografonte

--------------
Kryeministri Berisha dënon aktin e dhunës mbi gazetarin Xhaja


Kryeministri Sali Berisha dënon ashpër aktin e dhunës mbi gazetarin Gerti Xhaja, të shtunën pasdite në Lushnjë. Në një deklaratë për shtyp thuhet se, kryeministri Sali Berisha dënon aktin e dhunës mbi gazetarin Gerti Xhaja, si një akt të papranueshëm që bie ndesh me angazhimin e vendosur të qeverisë për të respektuar dhe inkurajuar veprimtarinë e lirë të gazetarëve dhe mediave. Menjëherë, pasi është njohur me ngjarjen, kryeministri Sali Berisha ka kërkuar nga Ministria e Brendshme identifikimin e policëve autorë të aktit si dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Ndërkohë, Ministria e Brendshme ka marrë masa të menjëhershme ndaj policëve që ushtruan dhunë ndaj gazetarit. Një nëninspektor dhe 3 policë të grupit të gatshëm të komisaritit të Lushnjes janë pezulluar nga puna pas dhunës së ushtruar ndaj gazetarit Gerti Xhaja.

www.rilindjademokratike.com
--------------------------------

fatkeqesisht keta policet nuk e kane kuptuar se mund te rrahin vetem opoziten dhe jo gazetaret dhe jo pa urdher nga lart te pakten.

nejse
rendesi ka qe kryeministri berisha ka filluar te denoje aktet e dhunshme.
 

Ergler

Primus registratum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

O bashkombasi/e im si thua ti ai karcini i quajtur Taulant nuk ka faj?Ka qe cke me te.Kaishte shume menyra per ta zgjidhur ate problem.Simbas teje zgjidhej duke dale taulanti si trim duke share e ofenduar.Po te rikujtoj edhe njehere votimin per trnsmetimet digital-e ne kohen kur Prof.Serveti i shkolles se PPSH ishte kryetar parlamenti.Kujto pak matematiken e tij kur tha (4+1=3) dhe projektligji nuk u miratua.Ky ishte turp dhe skandal ku kish futur hundet edhe OSBE.Pra deputetet shqiptar jane karagjozer te gjithe.
 

tntn

Primus registratum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

E para: ky titulli "mazhorance nacional-socialiste" eshte fare kot. Titull idiot. Qeveria eshte shqiptare, demokratike, dhe jo nacional-socialiste.

Une mbeshtes me force nismat pozitive te qeverise aktuale, e cila tregon vullnet politik dhe angazhim ne realizimin e disa objektivave te rendesishem. Megjithate mund te them se deri tani qeveria ka patur disa suksese dhe disa deshtime serioze.

/pf/images/graemlins/wave.gifSukseset kryesore:
1. Puna shume e mire e Ministrise se Drejtesise ne ekzekutimin e 90% te vendimeve te gjykatave. (dhe mjaft arritje te tjera) Komplimente ministrit te ri Aldo Bumci!
2. Puna mjaft e mire e Zv. Kryeministrit Rusmajli ne menaxhimin e administrates publike dhe reformes institucionale. Komplimente zv. kryeministrit!
3. Puna mjaft e mire e Ministrit te Punes dhe Ceshtjeve Sociale Barka dhe stafit te tij ne rishikimin e legjislacionit per shtresat ne nevoje, invalidet, femijet dhe romet. Komplimente Ministrit Barka!
Pune jashtezakonisht e mire e Ministrise se Financave dhe Drejtorise se Doganave ne konsolidimin e regjimit fiskal dhe ne mbledhjen e te ardhurave. Komplimente Ministrit Bode dhe Drejtorit Perparim Dervishi!


/pf/images/graemlins/cry.gifDeshtimet:
Puna joprofesionale, e ngarkuar politikisht dhe pa vizion e Ministrit te Transporteve dhe Rregullimit te Territorit Lulzim Basha: bllokim politik i infrastruktures se Tiranes, perkeqesim i marredhenieve me qeverisjen vendore, projekt joprofesional, pa vizion, dhe me synime afatshkurtra politike per legalizimin e prones. Ligj jokonsensual per kompensimin. Hedhja e fares se konfliktit te sigurt social per avantazh te ulet politik. Ministri Basha eshte pa dyshim me i papergatituri, me ambiciozi dhe me i paskrupullti i qeverise Berisha. Turp! /pf/images/graemlins/mad.gif
2. Pune e dobet e Ministrise se Jashtme ne drejtim te konsolidimit te pozites se Shqiperise ne rajon dhe ne mbrojtje te interesit te shqiptareve te Kosoves. /pf/images/graemlins/ooo.gif

Nese vihen ne peshore te mirat dhe te keqiat, qeverisja e deritanishme ka bilanc pozitiv, por kujdes: stili autokratik i Berishes ka prirje te perkeqesohet, fuqizimi i personave te tipit Basha-Topalli /pf/images/graemlins/smash.gif (vegla te verbera, arrogante dhe jokompetente te nje kryeministri autokrat) perkundrejt elites se PD (Ngjela-Topi)vene ne pikepyetje serioze suksesin e reformes qe po realizojne me sukses kryesisht Rusmajli dhe Bumci. /pf/images/graemlins/cool.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

qeveria shqipetare eshte socialiste (pyet edhe ngjelen per kete)
qeveria shqipetare eshte xenofobe
qeveria shqipetare perdor dhunen ndaj opozites
qeveria shqipetare eshte nen drejtimin autoritar te salinit
 

komino

Valoris scriptorum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

kjo nuk ka te beje me arritjet ekonomike apo ne eficiencen ne administrimin e vendimeve gjyqesore (keto jane tema te tjera)
 

tntn

Primus registratum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

/pf/images/graemlins/wave.gif...ka shume te beje, sepse qeveria ka rolin kryesor kontrollues dhe rregullator ne drejtesi. Une per vete do te doja ta shihja kete qeveri te punonte e pashqetesuar gjate gjithe vitit 2006-07, qe te arrinte te kompensonte qeverisjen e pacipe dhe "me ligje ne leter" te Fatos Nanos. Fatos Nano na mbushi me ligje dhe institucione qe nuk funksiononin...vetem se halli eshte se SALI BERISHA ESHTE NJE GOMAR TEPER I MADH DHE NUK MUND TE QEVERISE PA QENE 100% I SIGURT SE DO TE MBETET NE PUSHTET. PER KETE ARSYE AI MERR VENDIME POPULISTE (sic ishte lejmi i piramidave ne 1996, dhe sic eshte LEGALIZIMI KATASTROFIK i vitit 2006).

Nese Berisha do te perqendrohej tek mireqeverisja, dhe jo tek sigurimi i pushtetit te tij personal, une do ta mbeshtetja me force qeverine e PD. Jo per gje, por vendi ka nevoje per reforma, te cilat i neglizhuan dhe i injoruan socialistet me qellim perfitimi vetjak.

Por SALI BERISHA NUK MUND TE MIREQEVERISE. Sali Berisha do te sundoje. SALI BERISHA DO TE MBESHTETET MBI VEGLA QORRE TE TIPIT LULZIM BASHA DHE IBRAHIM MORINA. Deri tani stili autoritar i Berishes te le te kuptosh nje gje: SALI BERISHA QEVERIS PER HIR TE PUSHTETIT PERSONAL ASHTU SIC NA QEVERISEN SOCIALISTET PER HIR TE PERFITIMIT VETJAK. /pf/images/graemlins/mad.gif /pf/images/graemlins/mad.gif

PD nuk duhet te lihet ne duart e veglave qorre te Sali Berishes, me lidhje dhe agjenda te dyshimta, ajo duhet te jete Partia Demokratike e lidereve qe njeh dhe do populli, dhe keta lidere jane padyshim Bamir Topi dhe Spartak Ngjela. Une do te mbeshtetja fuqimisht qeverisjen e PD nen lidershipin e Topit, por kurrsesi lidershipin Berisha-Basha qe kombinon autokracine komuniste me arrogancen arriviste. /pf/images/graemlins/mad.gif /pf/images/graemlins/mad.gif /pf/images/graemlins/mad.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

idem

po nuk kuptoj pse pas gjithe kesaj qe the nuk je dakort se qeverisja e berishes eshte e tipit nacional socialist

eshte boterisht e ditur qe sa me shume diktature te kete nje vend aq me shpejt merren vendimet aq me shume dhunohet opozita aq me katastrofike do te jete ndarja e udheheqesve autoritare nga pushteti

sigurisht qe qeveria do te beje hapa pozitive (te gjitha qeverite i bejne) por pushteti autoritat eshte dicka negative, dhuna ndaj opozites eshte dicka negative.

sigurisht qe berisha do te qeverise deri ne fund te legjislatures se ky ishte rezultati demokratik i votimeve por dueht te bien kembana alarmi sa here qe ai "del nga udha e zotit"
 

Ergler

Primus registratum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

Deshton mocioni i socialisteve kunder Kryetares se parlamentit dje.Sot minoranca socialiste po pengon punimet e parlamantit duke qendruar ne kembe para kryesise se parlamentit.Deputeti Blushi si vandal shkuli kablot compjuterike ne sallen e parlamentit.Keta zoterinj akoma nuk e kane kuptuar se ne parlament lufta behet me fjale dhe me kartona duke zbatuar ligjet dhe rregulloret.PS do beje mire qe t'i paisi me ndonje pistolete sejcilin,si dikur Gafur Shametin dhe te vrasin gjithe deputetet e shumices.Edhe PD ka patur dikur mos pajtime por nuk ka vepruar ne kete menyre,pra ka vepruar gjithmone forca e kartonave te deputeteve te Nanos.Kaq shpejt i harruan keto gjera keta.Mocione mund te behen kunder kryeministrit dhe qeverise,por per kryeparlamentaren ndodh per here te pare ne vendin tone.Ky eshte nje turp per te dy palet.Po bejne nje figure shume te keqe.Cdo M Belloja qe ulet ne karrigen e kryeministrit?Kerkon Sherr.Pse?Ai u propozua per minister te jashtem dhe 2 here nuk u votua edhe nga e majta.Pra PS ka shume Taulanter jo vetem dy.
Po lene nam te dy palet,por opozita po behet provokatore incidentesh dhe qellimisht po pengon punen e parlamentit /pf/images/graemlins/smash.gif.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

Kryeredaktor Astrit Patozi

Koment

Në emër të Kushtetutës, përtej mocionit!

Gent STRAZIMIRI

Mafia dje guxoi të sfidojë hapur institucionet, ligjin, Kushtetutën, madje në tempullin e tyre, në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndodhi "live" dhe zyrtarisht nën silglën e partisë më të madhe të opozitës, përfaqësuesit e së cilës ngjizën, konceptuan, paraqitën dhe mbrojtën në emër të Kushtetutës as më shumë e as më pak se penetrimin e saj në instancat më të larta të shtetit.

Kjo qe e gjithë "beteja" që zhvilloi dje në parlament Partia Socialiste dhe aleatët e saj.

Me rrëzimin e kërkesës për mocion ndaj zonjës Topalli, në fakt Kuvendi i Shqipërisë ka marrë përfundimisht qëndrimin e tij në krah të Kushtetutës e ligjit jo thjesht si grumbull rregullash e kodesh që nuk kanë gojë të flasin, por si aspiratë e të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga bindjet politike, për të ndarë shtetin nga krimi dhe interferencat e tij.

Pas kaq vitesh të harxhuara me lojëra fjalësh e konceptesh të përdhunuara në emër të Kushtetutës, shumica absolute e deputetëve në parlament më në fund mbrojtën ligjin themeltar të shtetit, duke i dhënë atij vendin që meriton në ndërgjegjen dhe subkoshiencën e trazuar të kombit.

Që dje, shumica absolute e përfaqësuesve të popullit vendosën të mos lejojnë më që Kushtetuta të shërbejë si vendstrehim për antiligjin, i cili me veprim ose mosveprim sfidon çdo ditë shtetin.

Ky është lajmi i mirë!

Por votimi dhe më tej reagimet ndaj tij treguan qartë se jo pak, por gati 1/3 e deputetëve në parlament injoruan totalisht me dashje, madje në mënyrën më agresive këtë aspiratë shpirtërore të shqiptarëve, të sanksionuar dhe mbrojtur në Kushtetutë.

Ndoshta këtu duhet të ndalemi më gjatë dhe të reflektojmë për shkaqet që e bëjnë tejet të vështirë për shtetin shqiptar betejën e tij me krimin e organizuar dhe lidhjet e tij aq të përfolura me politikën.

Risia e seancës së djeshme të Kuvendit të Shqipërisë mbetet fakti se mafia dhe segmentet e shtetit të cilat ajo ka kapur prej 8 vitesh, që dje zyrtarisht kanë krahun e tyre politik në parlament. Kjo do të thotë se zyrtarisht, që dje, çdo veprim kundër krimit të organizuar dhe lidhjeve të tij më politikën që kjo mazhorancë do të ndërmarrë, do të kthehet hapur në luftë politike.

Nëse mburoja që opozita u ofroi dje dosjeve problematike që shoqërojnë dekretet e Presidentit e mbi të cilat fle Kryepokurori i Republikës, kthehet në dilemë për qeverinë në luftën e saj kundër trafiqeve dhe mafias politike, atëherë kemi realisht një problem për të zgjidhur.
---------------------------------------------
www.rilindjademokratike.com
 

komino

Valoris scriptorum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

kjo ishte e forte fare

dikush kerkon shakrimim e kryetarit te parlamentit, ergo, esthe mafioz

per tu theksuar - kerkuan qe te VOTOHET per shkarkimin e personit qe me paanshmeri duhet te moderoje diskutimet te parlament (pak a shume si moderatoret ne forum vetem se parlamenti eshte publik dhe demokratik) pasi menduan se nuk ben detyren ashtu si duhet bere.

nje shembull flagrant i mosfunksionimit rregullt ishte kur nuk u perjashtua nga seanca deputeti i i PD qe rrahu nje nga opozita dhe shaktoi largimin nga salla te kesaj te fundit. Ai deputet i PD te pakten duhet larguar nga seanca po kryetarja kish frike se PD nuk arrinte votat e duhura.

Topalli akuzohet per perdorm partiak te moderimit te salles se parlamentit. Por topalli eshte vetem ne linje me orientimin autoritar shpellar te Berishes.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

Socialistet kontesutan menyren e votimit te fshehte me tabele elektronike sese nuk kane besim
ata pretendonin nje votim te fshehte tradicional me leter dhe kuti
Maxhoranca nuk ishte dakort dhe u votua me tabele elektronike. PSE?!
c'te keqe ka votimi tradicional?! pse te mos plotesohet kjo kerkese e opozites?!

Disa deputete te PS tentuan te nxirrnin jashte loje tabelen elektronike por nuk e bene dot
si perfundim
70 vota kunder mocionit
 

komino

Valoris scriptorum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

konsensualiteti per moderatorin e kuvendit eshte minimumi per te treguar nje vizion sadopak demokratik

Ai nuk eshte nje post qeverises ndryshimi i te cilit mund te tregoje dobesi te maxhorances dhe ti humbase kredi politike, PERKUNDRAZI.
 

tntn

Primus registratum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

lerini fjalet boshe neper gazeta,
lexoni kete!!


Parlamenti i Rrumpalles
nga Mustafa Nano, Jr.


Askush nuk e di se kush e votoi dje mocionin për shkarkimin e kryetares së e parlamentit Jozefina Topalli. Vërtetësia e gjithckaje është në pikëpyetje. Bashke me deputetët, te cilët dje u panë të perfshirë në skena epike lufte trup me trup, duket se është cmendur edhe sistemi elektronik i votimit, dhurate nga Parlamenti i Xhibutit, i instaluar para disa vitesh nga firma "Shega Sh.p.k".

Si rrodhen ngjarjet?

Në momentin e votimit, tabela elektronike tregoi se deputetët e rrëzuan mocionin e socialistëve me 70 vota kundër, ndërsa 54 deputete nuk morën pjesë në votim. Këta 54 deputetë të ishin përfaqësues të opozitës, te cilet kerkonin shkarkimin e menjëhershëm të Topallit.

Por sipas tabeles elektronike rezultoi se me ta ishte bashkuar edhe kryeministri Sali Berisha. Pikerisht ne castin vendimtar, tabela elektronike afishoi voten e tij pro shkarkimit te zonjes Topalli. Natyrisht Kryeministri u nxitua ta mohoje kete, dhe t'i siguroje Topallit se ishte dhe mbetej mbrojtesi me i zjarrte i saj, dhe se ne momentin e votimit ka menduar vetem per te. "Po pse atehere", mesohet te kete thene Topalli, "votove kundra meje, more merhum."

Të njejtën shaka si me Berishën, sistemi i ka luajtur deputetit tjetër të së djathtës, Tritan Shehu. Nga ana tjeter, të paktën 4 socialistë që i ishin afruar podiumit të drejtuesit të seancës, kanë rezultuar votues ne favor te znj. Topalli. Gazetaret e pranishem deshmojne se sapo socialistet e i irrituar i afroheshin podiumit, ne tabelen elektronike shfaqeshin automatikisht votat e tyre ne favor te Jozefina Topallit.

Por akoma më i rëndë është fakti i përfshirjes në votim i deputetit Vangjel Dule, i cili dje ndodhej ne Athine. Ne linje te drejtperdrejte telefonike nga Restoranti "Amfora e Vjeter" i Pireut, Vangjel Dule u shpreh dje per redaksine tone: "Nuku kame votuar une me deputeti shqiptari. Une ne Athinai per vizite, une jo vota, gabimi palo sistemi elektronikos arvanos."

Deputeti i Erion Brace deklaroi per "Alsat" se ne momentin e votimit ai gjendej ne ish-pub "Mjelma" duke pire birra me kriklla. "Kur pashe voten time qe jepej ne televizor, me doli kriklla per hundesh," deklaroi Brace, i cili s'vonoi te siguroje gazetaret: "me Topallin do shihemi ne Prokurori".

Nga ana e tij, deputeti i Hasit, zoti Bujar Sykja, deshmoi se ne castin e votimit gjendej ne Hotel Turizmi ne Lezhe. "Isha i pergjumun, dhe po e ndiqja votimin ne televizor", tha ai. Deputeti Sykja vazhdon: "Kur erdhi radha me votue, une, i pergjumur sic isha, mora telekomanden dhe shtypa butonin "OK". Ne ate cast, shof voten time te afishohej ne tabelen elektronike te Parlamentit!" Bre nonen e nones", thash un me vedi, "sa ka perparue Shqipnia, tash po votojm me telekomande ne televizor!"

Dhe ndersa ne nje hotel te Lezhes zoti Sykja mbyllte syte ne gjumin e qete dhe pa endrra te nje deputeti te kenaqur, ne Tirane valonte druri...

Fjalet e duhura per te sjelle ne njefare menyre normalitetin ne ato minuta rremuje dhe gjullurdie te papershkrueshme i gjeti deputeti Spartak Ngjela: "Ia pata thene une doktorit: "Mocioni Topalli calonte qe ne fillim."
 

Ergler

Primus registratum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

Planet e mbrapshta te tulanteve do do te deshtojne gjithmone.Ata e kane treguar 8 vite se kush jane.Referohuni kesaj te kaluare,pastaj nxirr dhe beje krahasimet e duhura.
Gazetat partiake as na interesojne.Lexoini ju aty po keni qef.
 

NewYork_SH

Primus registratum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

Me thane te drejten, gjithcka menoshe por kurre qe gazetaret e ZP ( gazetes me fatkeqe qe ka njohur historia e Shqiperise ne shekuj) te merreshin me forume te lira duke sjelle ketu mllefin dhe urrrejtjen per te tjeret, duke mos marre parasysh te drejten e votes se lire e cila percaktoi udheheqjen shqiptare per kater vitet e ardhshme ( them qe nuk mund te jete me e mire se e djeshmja pasi keta fundurrina vetem qimen kane nderruar)dhe duke menduar se vetem ata jane me te miret.
Nuk po zgjatem me tej sepse nuk ja vlen, por ju sugjeroj qe te jeni me objektiv ne diskutimet tuaja, dhe mos te shkruani mbi bazene e epsheve dhe euforive personale.
 

eddantes

Primus registratum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

partia socialiste duhet nxjerre jashte ligjit
 

NewYork_SH

Primus registratum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

Ketu nuk shtrohet ceshtja qe nje force politike apo nje tjeter duhet apo jo te nxirret jashte ligjit, ne nje kohe kur dihet se gjithe dhespotet e partive politike ne Shqiperi, fatkeqesisht per ate komb, jane ish zyrtare te larte te PPSH (PKSH.) Ceshtja ketu shtrohet per ndershmeri dhe parime civile e demokratike qe minoranca e sotme politike shqiptare nuk i ka.
Si eshte e mundur qe keta kalbesira te kombit shqiptar me paturpesine me te madhe kerkojne ta rrenojne me teper Shqiperine, dhe nuk kane as fijen me te vogel te turpit te kerkojne pushtet perseri, kur dihet se cfare i dhane Shqiperise dhe shqiptareve per gati 50 vite dhe gjithashtu ne tete vitet e qeverisjese mafioze te tyre. Do te benin mire keto kalbesira te komunizmit qe ta lenin te qete ate komb, qe ne fillim t'i sherohen plaget e shkaktuara prej tyre ne gati 6 dekada rrenimi dhe shkaterrimi. Me paturpesine me te madhe na ngrene zerin sot per padrejtesi dhe shkelje te te drejtave themeltare njerezore, kur dihet qe ata nuk i kane njohur kurre keto parime te shoqerive civile.
 

ados

Primus registratum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

Lerini furcat..E dini mire qe doktor rrumpalla ka rrugen e mutit...!!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

ha ha

nja dy tre militante te PD si elekticisti apo eddantes dhe zeri i popullit nuk ka nevoje te lodhet hic fare. Jeni shembull i gjalle i vizionit qeverises te PD.

Vetem po ju informoj mbi dicka se me vjen keq te vdisni injorante. JO TE GJITHE ATA QE E MENDOJNE NDRYSHE NGA DOKTOR ADHAMUDHI JANE GAZETARE TE ZP. Mbase kjo eshte nje vrime teper e madhe ne ozonin e botes suaj primitive por fatkeqesisht eshte e vertete.

Vazhdoni te shkruani keshtu se i kurseni kohen te gjthe atyre qe duan ti hapin syte njerezve mbi vizionin shpellar te qeverisjes aktuale.
 
Top