Re: Matrix Reloaded!
Une tani sapo u ktheva nga kinemaja. Sigurisht qe fantastik ishte. Disa dialogje duhen degjuar disa here qe te kuptohen ne thelb dhe plotesisht, sepse jane goxha filozofik.
Shume u ankuan ketu se ishte i pakuptim, por ne te vertete mua nuk m'u duk aspak i tille, madje shume i qarte dhe me kuptim.
Ne qytetin Cion duken shume zezake, jo per faktin se realisht ishin shume, por se nga erresira dhe jetesa prej me shume se 100 vitesh nen toke, i kishte bere njerezit te dukeshin me te zinj dhe ata qe ishin te bardhe nuk dukeshin dhe aq, sepse ishte erresire. Pastaj, nga ana tjeter edhe mund te dukeshin pak si shume njerez me ngjyre (si zezake dhe mongoloide) por ne fund te fundit ata reflektojne numrin real te tyre ne bote.
Neo tregoi se ishte vertete jashte sistemit, kjo u tregua ne dashurine e tij me Triniti; ne zgjedhjet qe beri dhe ne fundin e filmit, kur shkaterroi makinat ne jeten reale.
Skena e festes ne Cion dhe e dashurise mes Neos dhe Triniti, nuk zgjati aq sa tha dikush ketu dhe nuk qe skandaloze dhe porno. Po ashtu dhe orgji, si e quajti dukush ketu, nuk m'u duk aspak. Nese keni shkuar ndonjehere ne disko, do te shihni se nuk ka shume ndryshim, madje ne disko-pabe ndodhin edhe me shume.
:book: