Re: Massachusetts - we're back !!!!!
plake hore /pf/images/graemlins/laugh.gif
:lol: :lol: ishtu asht kur merresh me shqiptarëFillimisht postuar nga Nelk@:<br />[qb] Gjeke mos e degjo izzin, se puna qenka me shume oportunitet per ngritje ne detyre, ja lexo me poshte:
Shqiptari "zhigolo"
"Nuk janë të pakët shqiptarët të cilët fitojnë shuma të majme
parash, duke shitur shërbime seksuale për anglezet, kryesisht grave
të shëndosha dhe të vjetra në moshë". Kështu e fillon rrëfimin e tij
për gazetën Gazi F., nga Berati njeriu i cili njeh me detaje
mashtrimin e ndërmarrë nga miku i tij nga Elbasani me emrin Luan D.
Duke folur me Gazin tek sa po pinte një kafe në një bar algjerian në
lagjen Finsbury Par, prapa stacionit të metrosë, ai tregon se është
njohur rastësisht me elbasanlliun, i cili ka tregur se kishte disa
vite që ishte regjistruar me një agjensi shoqërimi për gratë. "Luani
ishte një djalë i pashëm rreth të 28 vjeç, shkonte në palestër
përditë dhe kujdej shumë për veshjen. I binte që të shkonte me 3 ose
katër kliente në javë. Mesatarisht për një orë fitonte 200 deri në
300 paund, nga të cilat 20 përqind i merte agjencia", tregon shoku I
tij. "Anglezja 50 vjeçare kishte pasur disa të dashur nga të cilët
kishte mbetur shumë e zhgënjyer si nga trajtimi i tyre dhe edhe nga
jeta seksuale e varfër. Luani që ishte prezantuar si Leo, italian
nga Napoli, për anglezen shumë shpejt do të bëhej në "yll seksi". Ja
donte puna të ishte i tillë". Tregon duke qeshur Gazi tek sa tymos
një cigare "Marlboro" dhe pi kafen "espresso". /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
Mashtrimi
"Luani më thoshte se 'plaka' angleze kishte rënë brënda me të",
rrëfen Gazi mardhënien midis shqiptarit dhe anglezes së dashuruar
marrëzisht pas tij. "Një gjë e tillë e nuhatur nga elbasanlliu nuk
është lejuar të shkojë dëm", thotë ai duke treguar më tej hollësi
nga lidhja midis tyre. Ai megjithëse ishte 22 vjeç më i vogël në
moshë se anglezja i premton kësaj të fundit se do të martoheshin së
bashku dhe do të jetonin të lumtur në krahët e njëri-tjetrit. Për ti
bërë qejfin "burrit" të ardhshëm, ajo i ble për ditëlindje një
makinë që kushtoi 10 mijë paund. Por makutëria e shqiptarit shtohet.
Edhe pse anglezja nuk ishte shumë e pasur, nga ajo kishte se ç'farë
mund të përfitonte. Ajo ishte pronare e një shtëpie në një lagje të
qetë në veri të Londrës, dhe punonte si menaxhere në një dyqan
veshjesh. Fillimisht elbasanlliu shkon në Itali nga ku së bashku me
miqtë e tij fillojnë zbatimin e planit. Luani i telefonon anlgezes
duke i treguar se ishte në burg për tentativë vrasje pas një sherri
në një disko. Për të filluar procesin mbrojtës nga një avokat ai
fillimisht kërkonte 10 mijë paund. Anglezja u tregua e gatshme ti
niste paratë. Pasi prek suksesin, arkitekti i planit të mashtrimit
ishte gati për të përgatitur goditjen përfundimtare. Fillimisht
përgatit situatën, duke gjetur edhe një pseudoavokat dhe përkthyer
në anglisht një dosje të tërë sipas së cilës ai akuzohej për vrasje.
Më tej Luani i telefonon anglezes dhe i thotë se nëse avokatit nuk i
paguhej një shumë e madhe parash, ai rrezikonte të dënohej me një
burgim të gjatë. Shqiptari mendonte se ajo do ti drejtohej bankës
për të marrë ndonjë kredi, por supriza do të ishte akoma më e madhe.
E vënë në një pozitë të vështirë dhe njëkohëisht e dashuruar
marrëzisht me shqiptarin "zhigolo", anglezja në pamundësi që të
gjente paratë e duhura në një kohë të shpejtë, vendos të ndërmarrë
një hap që do të ishte fatal. Të shiste shtëpinë dhe me ato para të
pagunte avokatin e të dashurit që i dhimbsej pasi ai ishte në burg.
Kështu edhe bën duke mbetur në mes të Italisë me sytë nga qielli pas
zhdukjes së bashku me 150 mijë paund të të gjithë personave me të
cilët krijoi lidhje aty. [/qb]
plake hore /pf/images/graemlins/laugh.gif