Massachusetts - we're back !!!!!

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Massachusetts - we're back !!!!!

Blendi edhe ti boje leshi eeeeeeeeee ? (pse e fshive iher /pf/images/graemlins/laugh.gif )

Si u gdhit iher ?
 

Blendi

Primus registratum
Re: Massachusetts - we're back !!!!!

Fillimisht postuar nga Isabelle:
[qb] Blendi edhe ti boje leshi eeeeeeeeee ? (pse e fshive iher /pf/images/graemlins/laugh.gif )

Si u gdhit iher ? [/qb]
Une kisha boje fantastike mi. Kujt i sha bojen ti? Bud Green e kom. Po search ne google me qit ket, ku ka boje me te mire se kjo?
image006.jpg
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Massachusetts - we're back !!!!!

Rrofsh, rrofsh!

Mezi po presim per teta Tranofilen te na mesoje te kercejme se mami dhe babi nuk kane kurrfare talenti /pf/images/graemlins/laugh.gif
Shkojme ne Mall dhe sa degjojme muzike fillojme e kercejme me mes te Mall-it si arushi jevgut. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Re: Massachusetts - we're back !!!!!

Anaaaa sa e male qenka bere kukulla :wub: , dua nje ballore une ti shof pak syckat, dhe po pate nje closeup of balos teeth i wouldn't mind seeing it :tipsy:


Popull ka ndonje nga ju de-humidifier? Ja vlene ta blesh apo air-conditioner mjafton?
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Massachusetts - we're back !!!!!

AC suppozohet te luaje rolin e dehumidifier gjithashtu.

Naten/mengjes, ne 4AM kam pare nje program ne PBS qe fliste per rritjen e popullsise se Botes. Tani jemi 6 billion (miljard) nga 1.5 qe kemi qene 60 vjet me pare, pra ne keto 60 vjet eshte shumefishur popullisa shume me teper se ne 2000 vjet. Nese cdo cift do kete vetem 2.35 femije, ne mes te shekullit do kemi nje popullsi prej 11 billion!!!! Por vendet si India dhe sidomos Afrika kane nje rritje shume me te shpejte te popullise, keshtu femijet tone do lypin per uje te pijshem para se te sharrojne per ushqim-plehra!
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Massachusetts - we're back !!!!!

Po t'isha n'shpi i would have watched Gilmore Girls :lol: ...


Ti dhe na rrejte qe kishe qen' n'mjes zgju per arsye t'tjera /pf/images/graemlins/laugh.gif !!!!
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Massachusetts - we're back !!!!!

Kordelja me provokoj :lol:

Vertet qe kam vetem 2 ore gjume dhe nuk me flihet. Jam duke menduar se cfare kam ngrene dhe cfare kam bere se nuk qenka keq te kesh nje dite prej 22 oresh. Ehu, gjithe kjo extra time! Mendova te shkoj te ndihmoj te semuret me HIV ne Afrike kete mengjes dhe te vij per ne pune ne 8:30am, kaq e gjate eshte dita! Dhe truri i boka llogaritjet perbukuri sic e shef! :lol: I'm so proud of myself! :smash:
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Massachusetts - we're back !!!!!

Jo n'Afrike se do kesh probleme me trenin e 7:55 am :lol:

... icik mo afer /pf/images/graemlins/laugh.gif !
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Massachusetts - we're back !!!!!

E di ti se Afrika e ka pas emrin mami i nje shoqes time te klases /pf/images/graemlins/laugh.gif

Pash nga tema e amerikonve se Vals po kerkoka nje mashkull streaper. Desha t'ja permend cunave qe jane unemployed :devil:
 
Re: Massachusetts - we're back !!!!!

E mi mire, shitsja e bulmetit ne lagjen time e kishte emrin Qumeshtore (nuk tallem!!!) /pf/images/graemlins/laugh.gif

Une Valsit i kisha thene te kishte pyetur ketu tek tema jone, se Files coc i vjen doresh per ato pune. Na conte ne ca chippindale shows njehere e nje kohe :lol:
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Massachusetts - we're back !!!!!

Spejso rri t'keqen se do shkosh sokol djale dhe do dalesh llokma-llokma qy anej ashu si duken punet ke ajo mbledhje :lol: !
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Massachusetts - we're back !!!!!

Lene ca thote Bella po shko atje, tundu ca here dhe sill ne shtepi benevreket plot me para. Keto jane job opportunities :lol:
 
Re: Massachusetts - we're back !!!!!

Gjeke mos e degjo izzin, se puna qenka me shume oportunitet per ngritje ne detyre, ja lexo me poshte:


Shqiptari "zhigolo"

"Nuk janë të pakët shqiptarët të cilët fitojnë shuma të majme
parash, duke shitur shërbime seksuale për anglezet, kryesisht grave
të shëndosha dhe të vjetra në moshë". Kështu e fillon rrëfimin e tij
për gazetën Gazi F., nga Berati njeriu i cili njeh me detaje
mashtrimin e ndërmarrë nga miku i tij nga Elbasani me emrin Luan D.
Duke folur me Gazin tek sa po pinte një kafe në një bar algjerian në
lagjen Finsbury Par, prapa stacionit të metrosë, ai tregon se është
njohur rastësisht me elbasanlliun, i cili ka tregur se kishte disa
vite që ishte regjistruar me një agjensi shoqërimi për gratë. "Luani
ishte një djalë i pashëm rreth të 28 vjeç, shkonte në palestër
përditë dhe kujdej shumë për veshjen. I binte që të shkonte me 3 ose
katër kliente në javë. Mesatarisht për një orë fitonte 200 deri në
300 paund, nga të cilat 20 përqind i merte agjencia", tregon shoku I
tij. "Anglezja 50 vjeçare kishte pasur disa të dashur nga të cilët
kishte mbetur shumë e zhgënjyer si nga trajtimi i tyre dhe edhe nga
jeta seksuale e varfër. Luani që ishte prezantuar si Leo, italian
nga Napoli, për anglezen shumë shpejt do të bëhej në "yll seksi". Ja
donte puna të ishte i tillë". Tregon duke qeshur Gazi tek sa tymos
një cigare "Marlboro" dhe pi kafen "espresso". /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

Mashtrimi

"Luani më thoshte se 'plaka' angleze kishte rënë brënda me të",
rrëfen Gazi mardhënien midis shqiptarit dhe anglezes së dashuruar
marrëzisht pas tij. "Një gjë e tillë e nuhatur nga elbasanlliu nuk
është lejuar të shkojë dëm", thotë ai duke treguar më tej hollësi
nga lidhja midis tyre. Ai megjithëse ishte 22 vjeç më i vogël në
moshë se anglezja i premton kësaj të fundit se do të martoheshin së
bashku dhe do të jetonin të lumtur në krahët e njëri-tjetrit. Për ti
bërë qejfin "burrit" të ardhshëm, ajo i ble për ditëlindje një
makinë që kushtoi 10 mijë paund. Por makutëria e shqiptarit shtohet.
Edhe pse anglezja nuk ishte shumë e pasur, nga ajo kishte se ç'farë
mund të përfitonte. Ajo ishte pronare e një shtëpie në një lagje të
qetë në veri të Londrës, dhe punonte si menaxhere në një dyqan
veshjesh. Fillimisht elbasanlliu shkon në Itali nga ku së bashku me
miqtë e tij fillojnë zbatimin e planit. Luani i telefonon anlgezes
duke i treguar se ishte në burg për tentativë vrasje pas një sherri
në një disko. Për të filluar procesin mbrojtës nga një avokat ai
fillimisht kërkonte 10 mijë paund. Anglezja u tregua e gatshme ti
niste paratë. Pasi prek suksesin, arkitekti i planit të mashtrimit
ishte gati për të përgatitur goditjen përfundimtare. Fillimisht
përgatit situatën, duke gjetur edhe një pseudoavokat dhe përkthyer
në anglisht një dosje të tërë sipas së cilës ai akuzohej për vrasje.
Më tej Luani i telefonon anglezes dhe i thotë se nëse avokatit nuk i
paguhej një shumë e madhe parash, ai rrezikonte të dënohej me një
burgim të gjatë. Shqiptari mendonte se ajo do ti drejtohej bankës
për të marrë ndonjë kredi, por supriza do të ishte akoma më e madhe.
E vënë në një pozitë të vështirë dhe njëkohëisht e dashuruar
marrëzisht me shqiptarin "zhigolo", anglezja në pamundësi që të
gjente paratë e duhura në një kohë të shpejtë, vendos të ndërmarrë
një hap që do të ishte fatal. Të shiste shtëpinë dhe me ato para të
pagunte avokatin e të dashurit që i dhimbsej pasi ai ishte në burg.
Kështu edhe bën duke mbetur në mes të Italisë me sytë nga qielli pas
zhdukjes së bashku me 150 mijë paund të të gjithë personave me të
cilët krijoi lidhje aty.
 

TranofiljA

Primus registratum
Re: Massachusetts - we're back !!!!!

Fillimisht postuar nga Nelk@:<br />[qb] Une Valsit i kisha thene te kishte pyetur ketu tek tema jone, se Files coc i vjen doresh per ato pune. Na conte ne ca chippindale shows njehere e nje kohe :lol: [/qb]
/pf/images/graemlins/tongue.gif ...e kam patur numrin te regjistruar ne telefon deri vone. The Male Encounter /pf/images/graemlins/laugh.gif

Jam e sigurte qe "Dean, Dean the Sex Machine" eshte akoma ne pune.
 
Top