Re: Massachusetts - we're back !!!!!
Miredita/mirembrema te gjitheve.
Desha t'ju informoja se une ne bashkepunim me znj. Kathy Kutrubes kemi filluar nje program radioje per komunitetin shqiptaro-amerikan te Bostonit.
Programi mund te degjohet cdo te diele nga ora 3:00-4:00 pasdite ne stacionin WRCA ne valet e radios 1330 AM. Kete te diele do te transmetohet ne lidhje direkte nga studio.
Progami permban lajme nga Shqiperia dhe komuniteti shqiptaro-amerikan ne Boston, lajmerime martesash, aktivitete shoqerore, lajmerime artistike e sportive dhe mbi te gjitha muzike shqiptare.
Ne qofte se ju apo dikush qe ju njihni do te ishte i interesuar te reklamohej ne kete program ju lutem kontaktoni duke derguar email ne:
albanianbreeze@yahoo.com
flladshqiptar@yahoo.com
ose ne numrat e telefonit qe do te permenden gjate programit.
Gjithashtu mirepresim sugjerime se si ta permiresojme programin tone.
Ju lutem mos harroni te hyni ne valet e radios
kete te diel 14 shtator 2003, ne oren 3:00 pasdite ne stacionin WRCA 1330 AM (si dhe cdo te diel tjeter)dhe mos harroni ta shperndani kete mesazh tek te njohurit apo te afermit tuaj ne zonen e Bostonit apo rrethinat e tij.
Faleminderit