Re: Massachusetts - we're back !!!!!
Hajde se po te tregoj un ty prrallen e breshkes.
Nje dite te bukur pranvere breshka po ecte neper lendine. Ishte shume e lumtur. Dielli i shkelqente mbi koke, bari ishte jeshil dhe i ngjome. Hengri derisa u ngop dhe pastaj u nis drejt burimit per te pire uje. E kishte marre etja per ate uje te ftohte.
Duke pire uje degjon ca cicerima dhe ngre koken lart. Ate dite kishin dale te gjithe zogjte duke fluturuar mbi lendine.
-Sa me fat jane keta zogj-mendoi breshka-kane mundesi te shohin gjithe boten.
Iku nga burimi dhe u ngjit ne nje gur. Papritur 4 zogj i fluturojne afer. Ata e pane breshken dhe iu afruan
-Çfare po ben moj breshke-i thane zogjte
-Hiç, po shijoj kete dite te bukur, por jam merzitur pak sepse nuk e shoh dot te gjithe boten si puna juaj. Si fluturoni ju?
-Po ja-u pergjigj nje zog-ne fluturojme se kemi krahe. Po te duash te ndihmojne ne qe ta shohesh dhe ti
-Me verte-tha breshka e gezuar
4 zogjte e kapin breshken nga kembet dhe ngrihen ne qiell. Breshka u gezua jashtmase. Nuk i besohej c'po shikonte. Kodrat, pemet, rrekenjte.
-Ketu qenka mrekull-berrtiti breshka- me leshoni tani se fluturoj vete
-Jo breshke se nuk fluturon dot-i thane zogjte-ti nuk ke krahe
-Fluturoj, fluturoj-u pergjigj breshka-nuk kam nevoje me per ju.
-Si te duash-thane zogjte dhe e leshuan.
Ne ate moment breshkaa fluturon, por per poshte. Ajo bie mbrapsht mbi nje gur dhe i thyet kurrizi.
Ne ate kohe mblidhen gjithe kafshet me pe dhe gjilpera dhe i qepen kurrizin breshkes. Prandaj Breshka e ka Kurrizin Arna Arna!
/pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif