Re: Massachusetts - we're back !!!!!
Per ata qe kane nerva
Korrespondence
Maj 2002
... He mor qafira, ca beni ju???????? Ne ketej mire jemi. E mbajme veten me gajret. Qe thoni ju hungaria ishte goxha vend. Njeriu atje duhet te shkoje vetem per kenaqesi shpirterore. po na cuan edhe nje here me seminare nuk shkoj me. Te vinte keq qe ta harxhoje kohen me keto gjona. Po nejse, sic e thashe aty kishte vecse jeshillik, cuditerisht bari i rronte atyre te shkreteve, e jo si ne qe na e ha lopa. Po edhe uji neper shatervane ishte gjithe diten, nuk e kishin me orar apo me dite si shkolle nate. Po qe kishin edhe lule, po vetem se ishin tulipane te kuq, dhe pastaj e kuptova pse nuk rriteshin lule me ngjyra te ne, se ne nuk kemi rene dakort akoma me ca ngjyre ti mbjellim lulet, blu, te kuqe po me dritehije /pf/images/graemlins/laugh.gif . Po nejse... qe te harronim gjithe gjonat e bukura qe pame dhe qe te mos na shkonte mendja qe te rrinim dhe ti krahasonim me at-dheun e dashur, ata te poshtrit na dhane edhe vere, po jo helm 120 karat sic e kemi ne, jo o goc se kishim ate shans atje. Plus qe na myten me lloj lloj vererash. Taksirate sic e shihni edhe vete.
Ato 2 dite vetem shpirti im e di se si i ka shtyre. Po hajt mo, po ja bojme hallall si vend ne tranzicion qe jemi, se kemi da mendjen akoma se ka do shkojme. Po pune e madhe fort, gjithe jeten perpara e kemi. Iku ene kjo pune. Ketej gjonat po levizin, qe thoni juve. Jo e kam me
verte qe po levizin. Do thoni ju per mire apo per keq?
Po ca rendesie ka, rendesi ka qe po levizin. Po mo, ka dale nje moto e re qe do ti dhe po i pelqen te gjitheve: si te heqim qafe njerezit e shpise, nuk e ke idene se sa e sukseshme ka qene kohet e fundit. Njona therri vjerren me thike se e shifte shtremet, keshtu qe para se te martoheni kontrolloni nje here syte se nuk i dihet...... pune koke eshte.
Njoni hoqi qafe grun se e kapi me kunatin.....
Ndersa nje tjeter hoqi qafe te gjithe njerezit e
shpise se burrit me perjashtim te burrit qe nuk e
trajtonte mire. Si duket ceshtje keqinformimi, ose nai plumb qorr me siguri /pf/images/graemlins/laugh.gif . Apo s'kan pas keto kohet e fundit nishan keto plumbat qorr.....po nejse ceshtje praktike eshte. Do mesohemi. Njeri hoqi 3 motrat dhe nonen qafe. baba kishte kohe qe i kishte vdek se ene ai s'ma ha mendja se ishte me i mire. Si duket ceshtje trashgimie, po ziheshin per trashgimine e miut te shpise..... keshtu qe tani te ne familjet kane filluar qe te kthehen ne rudimente /pf/images/graemlins/laugh.gif ... specie ne zhdukje.
Kam degjuar se do vije UNESCO qe ato qe kane ngel ti fusi te amfiteatri i Durresit per ruajtje.
ishallah.... se na duhet nai relike, si thoni ju.... Kshu qe mendohuni mire kur te martoheni, me mend ne koke e?
Presidentin nuk e kemi zgjedh akoma, dhe e kemi shume problem, ndofta po nuk gjetem ketu mund edhe ta importojme. Ka gjo qe nuk e marrim ne nga jashte /pf/images/graemlins/laugh.gif . Korenti sikur na eshte rregulluar, nuk e cajme me koken. Bile njerezit tane te nderuar thone qe nga darka kemi korent te jashtem, se eshte me i dobet.... Me hile na e bojne gjithmone keto dreq te jashtmish ne mo, po ca me bo.
Po pervec ca gjonave te vogla te gjitha te tjerat
shkojne vaj. Njerezit u shkelyne tu shetit e tu bredh neper at-dhe, dhe sa me shume harxhojne aq me shume kane. Si puna e qypit... /pf/images/graemlins/laugh.gif !!!
Qejfi Qejf !!!!!
Tani po largohem me pershtypjet me te mira...
/pf/images/graemlins/laugh.gif