Re: Massachusetts - we're back !!!!!
..e gjeta ku do shkokam

:book:
------------------------------------------------
Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan
KKSHA-ja do të nderojë me çmime presidentin Bill Clinton dhe aktivistin e komunitetit Jim Xhema
Washington, DC, 3 qershor 2003: Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan nxorri këtë njoftim për shtyp në lidhje me Darkën e Shtatë Vjetore të Çmimeve që do të mbahet më 19 qershor 2003 në Hotelin "The Regent Wall Street" në New York.
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës William Jefferson Clinton dhe aktivisti i komunitetit shqiptaro-amerikan Jim Xhema do të nderohen me çmime nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA/NAAC) në darkën vjetore të çmimeve të kësaj organizate, që do të mbahet më 19 qershor, 2003 në hotelin prestigjioz Regent Wall Street Hotel, bëhej e ditur në një deklaratë për shtyp që KKSHA-ja lëshoi më 24 prill 2003.
KKSHA-ja do ta nderojë presidentin Clinton me çmimin e "Duarve të Shpresës" (Hands of Hope) për rolin e madh që ai luajti në ndalimin e spastrimit etnik gjatë krizës së Kosovës në vitin 1999 dhe për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s që i dha fund shtypjes serbe ndaj popullatës shqiptare në Kosovë.