Re: Massachusetts - we're back !!!!!
Gezuar festat!!!!!!!!!!
Kam probleme te fuqishme dhe kerkoj mbeshtetje te ngrohte nga bashkeshtetasit dhe vizitoret. /pf/images/graemlins/wink.gif
Sikur te mos kisha mesuar gje nga hera e fundit qe vajta per ski, kesaj radhe thashe ti jap edhe nje shanc snowboarding. Gabim i madh! Me duket se kam ngel topalle per jete. Jam duke hecur me kembe te hapura si bretkoce dhe ne prapanica kam qeska me akull. Kjo s'do ishte ndonje problem i madh, por im vella ka vendosur te mos e leshoje kameren nga dora. Ka vendosur te ma shtoje mizerine dhe te beje nje homemovie per vit te ri, duke krahasuar macen tone qe eshte ne sezon shumimi e rri gjithe diten me kembe hapur, me mua qe rri me kembe hapur nga halli.
Por prit se ka me, familjet e shquara shqiptare te diaspores /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif kane filluar te mbajne koktej party per festat e fundvitit. Jane te ngjashme me gjithe glamour and glitz te hollywood. Ngjitur me ne ishte ulur Marjeta qe kish veshur nje fustan me temina te gjate e te ngushte qe i theksonte format e saj mesdhetare. Ndersa une provoja salcen e kosit, ajo fap e futi nje grusht me cokollata ne cante, dhe pa piken e turpit my kthye duke buzeqeshur dhe tha : "Kam semundje sheqeri, duhet ta mbaj nivelin e insulines lart". Pastaj hapi prape canten dhe me that te vija sa buzetekuq se dukesha si viktime.
Ndersa festa ishte ne kulmin e harese, nga magnetofoni degjohet grupi polifonik dhe fillon kenga e xhixhilese. Ime eme u be bishe, kurse im ate insistonte qe ta hiqnin. Po na vini edhe ju nje muzike te sakte se na merzitet me keto. Pse kenge eshte kjo? Ne fakt une e kisha vene re qe sa here i vinte radha kesaj kenge edhe ne shtepi ata te dy vraponin ta hiqnin kaseten. Mundesite ishin te shumta. Xhixhileja mund te ishte ndonje ish e tim ati, dhe kur time eme ja degjonte emrin nervozohej. Ose ka mundesi qe Xhixhileja, te kish qene ndonje plake lagjie qe i kish kapur puthitur pas ndonje shtylle duke u guxhulitur.
Dmth dilema ime eshte kush dreqin te kete qene Xhixhileja qe ngjall kete reaksion tek ata te mite???