Re: Massa - Mars07
Subject: Letra e vllaut prej Canade
Date: Mon, 22 Jan 2007 17:35:58 -0500
Subject: FW: Letra e Vllaut prej Kanade!!!
LETRA E VLLAUT PREJ KANADE
Te dashurit tonë,
Nuk po mundemi hala me konfirmu ardhjen tonë ketë verë, por qysh po shkojnë senet, po get qe duhet mi kancellit biletat cilat i kena bukirat, se na myti morgixhi për taun haus që e kena ble. Për bileta kena pare, por nuk po mundemi mi mbledh prezentat krejt juve, dajes, tezeve, hallave e tjerëve.
Pa prezenta nuk po bon me ardhë, se nuk po dojmë me kalu si Ismaili, cili krejtve t`familjes ju ka dhanë ka 100 dollar Kanadez, e keta mandej kanë fol për to, që oshtë fukara e nuk ka bo kurgjo n`Kanadë. Na nuk po dojmë qashtu, ja kena me ardhë si haxhi, ja kurrqysh. Për ketë arsye edhe kena vendos me sejvirat sa më shumë dhe krejt mi lonë për nekst vekejshën.
Na këtu jena ka jetojmë shumë mirë. Unë punoj full tajm dhe dy part tajma, e Hanifja e ka gjet edhe part tajmin e tret gjatë vikendit, por i kena kombinu mirë, qashtu qe po mundemi mu pa çdo dytin vik. Ndoshta kjo është pak keq për Gjesiken, por për to po e pagujmë dej ker pas shkolles, e prej atyhit po e merr bejbi siterka dhe e qet n`gjumë. Gjesika edhe që është e vogel, po e kupton, që na krejt këto po e bojmë për shkak asaj dhe duhet te shkon
kështu deri sa s`ta pagujmë qat morgixh. Çdo fri tajm e shfritzojmë me qen me to, qashtu qe last samer e kena qu krejt diten në Grejt Lejks. I kena ble hot-dog dhe ajs krim dhe prej qathershit krejtve ju tregon sa bjutifull ka kalu.
Unë po kam kogja punë reth taun hausit - katirati barin, po e fshij atikun dhe diqysh po e gjej najë moment me regullu bejsmentin, se po dojmë me e rentirat e mi rrit inkamin. Si që po e shihni, nuk është letë, por kur oshtë njeri hard worker dhe kur e planifikon mirë skezhuallin, krejt munden mu arrit.
Momentalisht i kam 130 paunda dhe disa shqiptar këtu po bojnë hajgare me mu, qe jam terr(tha) krejt se po punoj shumë e po flej vetëm 4 orë, por ata janë shumë xheloz dhe nuk e dijin që unë i bojë gjumë edhe ka 30 minuta në sabvej. Çka po me duhen më shumë, po edhe kjo është vetëm 25 deri 30 vjet të para, deri sa e paguajmë morgixhin, e mandej kena mu knaq. Neve nuk po na bjen edhe vështir këtu se e kena targetin tonë.
Kam ndigju që Dugi edhe kët vit po shkon për Kosovë. Normal, pse jo, kur qe 10 vjet është në velfer dhe i shprendan picat për kesh e gruja e ka qel një bjuti sallon n`banesë e këto grat tona janë gjuajt si trenta menjiher me shku te ajo në tritment. Po çka po i duhen kur nuk dijin investment dhe krejt paret i hargjesin ne udhëtime dhe turli stjupid sene. Krejt jetën kanë me metë fukara cila e rentirat banesën e vet, e na kena properti dhe sejving akaunt n`bankë. Dugi krejt kohen mejk fan prej meje dhe ju fol njerëzve qe jam full dhe nuk di me jetu. Kadal dale, ka me pa aj, kush e ka pas mirë, kur e merr vesh revenju Kanada për bizneset e tine dhe kur te shtijin me pagu taksen për krejt këto vite. Dugi nuk i ka tregu kurkujt qe ka marr borgj prej bankes line of credit, për mu martu, e ato paret duhet me ja kthy bankes me kamat.
Njerëzit e kanë shumë gabim kur po mendojnë qe na nuk po dijim mu kënaq. Gati çdo satrdej najt unë dhe Hanifja e pijm ka nji kejs birr - te voglin prej siks. Ajo edhe ashtu po e pinë vetëm njo, se prej orës 9 po duhet me shku ne najt sift. Unë mandej po i fshij tjerat se po muj mu rilleks, se në sandej punoj prej orës 8 mëngjesit.
Këto po ju tregoj, që nëse e shihni, mos i besoni shumë, se aj nuk oshtë njeri për respekt. Kjo oshtë edhe rizon, pse nuk ju kam qu paret nëpërmjet tine se ka me ju thonë për mu qe jam zibidi dhe po ruaj vetëm për veti. Ju e dini që kjo oshtë për shkak që jam temporari short, por edhe kjo oshtë deri sa ta paguajmë morgixhin, 25 deri 30 vjet te para.
Mandej krejt kena mu kënaq.
Ju bon të fala vllau i juaj prej Torontos, Ontario - Kanadë.