Massachusetts - Tema e Tetorit te 2006

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Massachusetts - Tema e Tetorit te 2006

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
erdha sa me ju pa pak e me hedh poshte ca thashetheme tregu /pf/images/graemlins/tongue.gif

mire jam, drita kam /pf/images/graemlins/laugh.gif

Rob nuk kam pa hala me ju tregu noi thasheshem. Kismet javes tjeter. Tani po shkoj per t'pi i kafe se nuk me ka dale gjumi tamam....kohe dreke /pf/images/graemlins/smile.gif

[/ QUOTE ]

Me ke po e pi kafen mi e poshter.Mu sme ke thirr akoma,hec se ta tregoj une ty /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Massachusetts - Tema e Tetorit te 2006

o file t'pash ke aeroporti m'dat 13. ça kishe fut ke valixhet lal, shalqinj e? /pf/images/graemlins/laugh.gif

mosto e pash ate temen, shum e dhime ishte. e t'menosh qe njona m'gjimnaz me ka thon gati e tronditme nji mjes "me fal çuni i Silvester Stallones je?" /pf/images/graemlins/laugh.gif.

ça eshte bo i her? mos filloj me pytje specifike une. keni kohe me u pergjigj deri t'djelen n'dark /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Blendi

Primus registratum
Re: Massachusetts - Tema e Tetorit te 2006

Pershendetje te gjitheve.

Tregimin ne vazhdim e kam lexuar para dy ditesh, ka bere buje, tranofilja (meqe kjo teme tani ka marre persiper kronikimin e vizites tende ne Shqiperi), ta dedikoj ty Tregimin. Lexoje me kujdes.


Kronike nga Tirana metropolitane
nga D. B. (TeaTime) www.peshkupauje.com

U cova rreth ores 8:00 te mengjesit, kisha 1 ore kohe per te nxituar per ne pune, ku me priste nje klient shume I rendesishem nga Austria. Fatmiresisht me oraret e percaktuara nga KESH, dritat hiqeshin ose nga ora 9:00-12:00 ose nga ora 12:00-15:00. Gjithsesi ajo qe me interesonte ishte se perpara 9-tes do te mund te behesha gati qetesisht e nuk do te dridhesha nen rrobedeshambrin e peshqirte neper pllakat e ftohta te banjos, sic me ndodhte dikur. Zgjatem te hap abazhurin prane kokes sime. Qekur nje dite papritur nisi te ngrihej nje pallat 12 katesh disa metra larg pallatit te ri ku une banoja, une dhe bashkeshorti im vendosem ti mbanim grilat e dhomes mbyllur, per te shmangur soditjet e ndonje kuriozi te papune prapa perdeve te apartamentit perballe. Abazhuri nuk u ndez. U zgjata te provoja tjetrin nga ana e tim shoq. Asgje. “Paskan ikur dritat” i thashe me gjysem zeri B.-se qe ende mundohej te shtynte gjumin sa me shume te ishte e mundur nen kuverten lejla Blumarine, te cilen e kisha blere te kombinohej me kafen e erret te murit prapa kokave tona. Per tu risiguruar nese kishin ikur vertete dritat apo kishte rene celesi I apartamentit, vrapova zbathur gjysem zhveshur neper korridorin e gjere drejt deres se jashtme. Pertej syrit magjik ishte erresire. Hap deren dhe zgjas koken jashte, e pothuajse trembem nga zeri i forte i fqinjes te cilen as nuk e vura re tek qendronte ne cep te shkalleve.

“Eshte djegur transformatori, si duket nga luhatjet e tensionit”

Me mire te degjoja drejtorin e KESH-it te reklamonte kufizime te reja oraresh, sesa ate fjali qe fqinja e nxorri me zerin e saj kumbues, qe nen ekon e shkalleve te boshatisura, me drodhi komplet sikur te isha zgjuar nga ato alarme prove qe na benin ne kohen e diktatures. Kur digjej transformatori do te thoshte se dritat mund te mos vinin per disa ore, qofte edhe per nje dite te tere, kjo varej sesa I rende ishte difekti apo sa i zene me pune ishte tekniku ate dite. E deshperuar mbylla deren dhe nxitova drejt banjos. Me duhej te beja patjeter nje dush per trupin. Nje dush te nxehte te me zgjonte, duhej te ndihesha e fresket, gati per takimin me te rendesishem ne punen time gjate ketij viti. Fale zotit floket I kisha krehur nje nate me pare. Leviza rubinetin e vaskes se blere rreth 2000 euro tek Porcelanosa, dyqani me luksoz i hidraulikeve ne Tirane. Nga vrima e argjendte, doli pa zhurme nje rreke e holle uji. Mos! Kisha harruar, kur nuk ka korent, nuk punonte as pompa. U sorrollata ne banjo. Te pakten te laja fytyren. Ne shtepine e vjeter gjithmone mbanim nje kove te madhe te mbushur me uje dhe nje kokme plastike per raste te tilla, por ne banjon time te arreduar sipas revistes “El Mueble” kjo nuk mund te ndodhte. Une nuk lejoja kurrsesi qe nje plastike e blere tek tregu i Cameve te prishte stilimin tim plot shije deri ne perfeksion. E vetmja zgjidhje ishte te perdorja uje te pijshem nga ai qe frigoriferi im Elektrolux e ka me shumice, mjafton te ulja nje doreze-se te vogel me cepin e gotes dhe Voila’!. Mbushua pothuajse nje tas te madh plastik dhe nisa te shpelaje fytyren ne lavamanin Electrolux te guzhines. Tashme c’rendesi kisha ku e laja fytyren kur as ne pasqyren e banjos nuk mund te shihja me qarte fale dritares se vogel te vendosur ne nje cep prane vaskes dhe ndricimit te dobet jashte. Pasi mbarova se lari perciptazi lekuren prej ujit te ftohte, dhe pasi aplikova kremerat me te fundit te linjes Shiseido per fytyre te thate te blere rreth 300 Euro ne Selfridges te Londres, u ula prane dritares se madhe te dhomes se ngrenies dhe aplikova tualetin. Ishte e veshtire te shihje qarte lekuren nen ate vrenjtesi dimri.

“Kot e morem shtepine jug perendim. Nuk ka fare diell ne mengjes” I ankohem bashkeshortit I cili po mundohej te rruhej nen refleksionin e paster te nje kutie metalike Christian Dior, ku mbaja syzet e mia te diellit.

Ai ndalon, behet gati te pergjigjet pastaj tund koken lehte e vazhdon serish, i qarte se cdo koment i tij do te ishte i padobishem perballe fytyres sime te rrudhosur nga stresi qe me kishte pershkruar. Pavarerisht se nuk arrita te beja as dush, ora cuditerisht kishte shkuar ne 8:33. E vetmja gje qe me beri te lumtur ishte aftesia ime per te organizuar sipas ngjyrave dhe materialeve dollapin e murit. Ne erresire arrita te perzgjidhja me prekje kostumin qe do te vishja ne takim dhe kepucet. Ne 8: 40 isha gati. Kisha 20 minuta kohe per te nxituar me makine nga Piazza ku banoja tek European Trade Center ku ishin zyrat e mia. “Per 20 minuta, shkoj e vij dy here” mendova me vete teksa prisja tek dera bashkeshortin tim, qe ndryshe nga une e pati me te veshtire te gjente rrobat e tij, duke perfunduar me nje kollare blu mbi nje kemishe kafe. Rruga per ne daljen e pallatit ishte me e gjate sec e mendoja. Kishim marre shtepi ne kat te 11-te sepse keshtu do ti gezoheshim pamjes se Tiranes nga lart, por edhe oborrit-tarrace te dupleksit tone. Shkalla ishte ne erresire te plote dhe une duhet te orientohesha me nje drite te zbehte te ekranit te celularit tim Nokia. Dola pas 8 minutash nga pallati, pasi kisha zvarritur takat e larta te kepuceve te mia Ferragamo shkalleve, duke u munduar te gjeja si nje e verber me shkopin e saj, fundin e cdo shkalle. Kur zbres poshte ndahem me tim shoq dhe drejtohem tek makina ime, Peugeout e blere fringo e re vetem nje vit me pare. Im shoq e mbante benzin e tij Avant-garde ne garazh pasi sipas tij “benzat vidheshin me shpesh”. Iu afrova makines me nxitim, por sapo u bera gati te hapja deren, pothuajse sa nuk rrezoj canten ne toke kur shoh qe ne vend te pasqyres nga ana e majte ishin disa tela qe vareshin te keputur kafsherisht. “Po pse duhet te me ndodhte mua xhanem??” dhe “Pse sot?”. U ula e drobitur ne sedilje, edhe pse dita ende skishte filluar. Shoh oren. 8:54. Kisha gjashte minuta kohe. Ndez makinen dhe ende pa hequr frenat e dores I jap nxitimthi neper nje rrugice te ngushte. Por nuk do te arrija te dilja ne rrugen kryesore, kur perballe meje u shfaq nje BMV X5 e zeze me xhama te erret edhe pse ato ishin ndaluar me ligj nga qeveria aktuale. Me zor arrija te dalloja tullen e nje shoferi qe duhet te ishte rreth te 30tave, me qafe te zhdukur ne dhjamin qe i rridhte nga nje kemishe e erret. Ai ishte future ne kundravajtje ne kete rrugice nje kalimeshe, po kjo sdo te thoshte qe ai te levizte.Jo jo, aspak.Ai u mbeshtet tek sedilja e tij e gjere pa levizur, I sigurte se duhet te isha une ajo qe duhej te ecja indietro. I bie burise dhe me gjuhen e duarve i them te shtyhet. Ai pergjigjet ne dicka te paktupueshme qe dukej me shume si e share. E kuptova qe ishte I acaruar pasi fytyra e tij kishte marre nje ngjyre panxhari dhe nga momenti ne moment dukej sikur do ti shperthenin damaret e gjakut neper fytyre. Ora 9:00. Nuk kisha kohe te bindja Tullacin Pa Qafe, dhe ktheva koken per te studiuar rrugen e indietros. Ishte rrugice e ngushte, anash kisha makina te parkuara rradhaz, ne fund me duhej te beja edhe nje kthese. E pamundur. Asnjehere nuk shquhesha per indietro te sigurta.Hap deren e makines, zgjatem jashte dhe duke u munduar te ruaja qetesine edhe pse tashme e kisha harruar si emocion, i kerkoj te zmbrapset

“Une??” mu kthye ai duke drejtuar gishtat e trashe te mbushur me unaza floriri drejt vetes.

“E para jeni future ne nje rruge njekalimshe, e dyta jam tmerresisht shume vone per pune dhe e treta ju e keni me te lehte per te ecur indietro pasi jeni me afer rruges”

“Ti po me trego mu kshu si ecet, he zogu?” dhe qesh e neper dhembe dalloheshin tunele te vogla e me te erreta se shkalla ime e padrite.

Nuk kisha asnje shans ta bindja, dhe nese vazhdoja isha e sigurte se ne fund ai do te me kerkonte edhe numrin e telefonit. Po po, per keta lloj tullaces te paqafe, nje flirtim me femrat nuk kish sesi kuptohej pa arrogancen. Ec ngadale indietro por vetem sa i hodha nje sy te shpejte ores elektronike tek kroskoti, dhe ja, zhurma cjerrese e gervishjes se pasqyres sime tjeter me pasqyren e nje Golfi perbri. “Mos dhe nje tjeter” Ora ishte 9:12. Tashme nuk kisha kohe te qaja te dy pasqyrat e mia sakate. I telefonoj sekretares dhe me nje shpejtesi parallel me ate me te cilen u zhduka nga ajo rrugice,i shpjegova se do te isha aty per 10 minuta.I dhashe si e cmendur deri tek bashkia, kur papritur nje polic I mbeshtetur pas nje motorri ne mes te fillimit te bulevardit, ma ben me dore te ndjeke rrotullamen.”JOoooooooooooooooooooooooooooo”.Askush nuk me kishte thene se ishte bllokuar bulevardi. Asnje televizion apo radio nga ato qe transmetojne pafund muziken me te fundit te Eurostar nuk me lajmeroi se papritur do te gjendesha perballe nje burri te shendoshe me nje kapele te shtrember blu qe I mbeshtetur ne motorin e tij, as nuk donte tia dinte qe une isha 15 minuta me vonese ne takimin me te rendesishem te karrieres sime. Te asaj karriere qe me ne fund po ia shijoja frytin qe kur vendosa te kthehesha ne Shqiperi pas disa vitesh jashte shtetit. Tani per te arritur ne zyrat e European Trade Center, ndertesa me luksoze shumkateshe me xhamae ndertuar prapa Piramides, me duhej ti bija nga rruga e Elbasanit. Ose me sakte te perpiqesha ti bija nga rruga e Elbasanit, pasi perballe meje ne rrugicen qe lidhte rreth-rrotullimin e Skenderbeut me rrugen time, ishte nje varg I palevizshem makinash.
”Cfare po ndodh, ka punime ne bulevard?” Pyes takstistin me pamjen me te paqte ne kete trafik qe po qendronte perbri meje.

“Nuk ka punime jo, po sec jane zene ata te ndertimores me kte policine bashkiake ene kan blloku fare bulevardin, se nga nji ane I shkaterrum komplet, nga ana tjeter trafik” mu pergjigj ai duke thithur nje cigare mes gishtave te tij te verdhe.

“Sec ka dhe nje koncert ktej nga sheshi Skenderbej” foli pasagjeri i ulur perbri tij.

Sa mire, mendova me vete. Pervec bllokimit te rruges kryesore, tashme do te kisha me playback kolonen zanore te mallkimeve te mia, qe nisen te me rridhnin nga goja, te shara qe do te ngrinin pupthi nenen time, e cila gjithmone me fliste per etikete. Fuck Etiken! Dhe u mbeshteta tek timoni, ndersa me nje dore levizja butonin e radios. Ne nje stacion nje gazetar thoshte se partite kishin prishur marreveshjen dhe zgjedhjet lokale mund te mos mbaheshin ne daten e paracaktuar. Nje tjeter fliste per thashethemet me te fundit nga bota e vipave shqiptare. “Ciljeta eshte bere serish shoqe me Zajminen” degjoja zerin e qeshur te spikeres, ndersa syte e mi ishin hutuar ne bishtin e nje Seat-i te palevizshem perpara meje. Ora 9:34. Nje msg nga im shoq niste me nje te share “Mu ca k…ne trafik”. Qesha, edhe pse nese dikush do te me fliste ne ate moment, do ti pergjigjesha me hungerima si nje qen roje, gati per te sulmuar kedo qe nuk me jepte nje zgjidhje sesi mund te arrija ne ate moment ne pune. Ne 9:48 ishte tek semaforet e fikur te rruges se Elbsanit. Polici i vetem i qarkullimit kishte ndaluar nje makine me targa Kruje dhe po i kontrollonte dokumentat, ndersa dhjetera te tjera silleshin neper ure si makina elektronike, duke rregulluar vete trafikun me stilin “I pari une, pastaj te tjeret”. Teksa mundoesha te levizja, nje cunak rom i imet rreth te 13-tave me del perpara dhe i hedh uje xhamit te makines, e me pas mbeshetet per ta lare.
”Ik mu largo! Mos ma la xhamin, nuk dua! Bertisja une nga brenda. Nje njeri tjeter do te ishte trembur nga ajo fytyre e imja, por ai kembengules dhe mosperfilles vazhdonte te ferkonte lecken e qelbur neper xham. Si te mos mjaftonte kjo, dy femije 7-8 vjecare vrapojne duke u mbeshtetur tek dyert e makine dhe neper buzet e tyre lexoja “na jep nonji lek”. I bie burise fort, shume fort, per ti larguar, e hap pak xhamin dhe nis ti uleras me sa kisha fuqi te largoheshin. “Mu zhdukni nga syte se nuk iu jap asgje”!. Ai me i madhi afron gojen tek xhami, buzeqesh dhe me ze te ulet me kthehet “ hajt te q…njeheree”. Mbylla xhamin dhe shtypa gazin e nervozuar por nuk munda te ecja as dy hapa kur ndjej hijen e nje trupmadhi ne dritaren anesore.Nje polic I gjate ma ben me dore te ndaloje diku tek lodrat e rruges se Elbasanit.

Ora 9:52. Kisha frike te hapja mesazhet e sekretares dhe vetem I dergoja te njejten sms “Erdha te betohem nuk eshte faji im thuaj shefit”. Polici trupmadh vjen I qete drejt meje sikur e gjithe bota te vertitej rreth tij dhe kapeles se tij blu.

“Dokumentat!”

“Per cfare” e pyes une

“Per ate buri qe I re. Ku jemi ketu? E di qe corienton trafikun?

Ah! Une corientoj trafikun? Me fal zoti polic, ke pjese te trafikut corientoj. Pjesen qe ska semafor, pjesen kur ti kontrollon dokumentat dhe le qarkullimin ne kaos, pjesen kur une nuk jam e qarte nese arrij ti shkoj ndonje rruge deri ne fund apo perseri do te me dale ndonje kolegu juaj imbeshtetur ne motor duke ma bere me dore si nje zonjeze plake te gjej nje rruge tjeter, me te ngushte, me te tmerrshme me kaotike, per te mos arritur kurre ne pune!!!!!!!!AAAAAAaaa ora 10:02 minuta.
Keto i mendova, nuk ia thashe policit, i cili hulumtonte ne dokuemtnat e mia sikur do te gjente ndonje te fshehte kombetare. Rreth meje makinat vazhdonin ti binin burise. Buri majtas, djathtas, te shara, frenime, njerez qe hidhnin hapat si ne vals, dy para nje prapa, te pasigurte nese duhet te kalonin apo jo.

“Me fal zoti polic, ju nuk i degjoni keto buri te tjera?”

“Mos me trego mue per punen time”u kthye ai me nje theks te ashper verior. Me ktheu dokumentat dhe me pas me dha nje nenqeshje sikur jeta ime te varej nga verdikti i tij. “Mos I bie me burise se gjoba shkon deri ne 100 mije leke, e di ti apo se di?”

Kjo ishte shprehja me e preferuar e policeve kohet e fundit qe kur mesuan se sa me te larta te ishin gjobat, aq me shume perqindje merrnin.

“Se mos dukesh nga ato qe ta fal 100 mije lekshin ti” vazhdoi ai dhe qeshi perballe fytyres sime te habitur nga ky koment i pakuptimte. Ora 10:08 minuta. Celulari kishte pushuar tashme, ndersa une pothuajse arrita. Shkel gazin serish dhe me ne fund per 2 minuta me del perballe hyrja anesore e ETC ku ndodheshin zyrat e mia. Ndaloj, hap pasqyren siper meje per te kontrolluar edhe njehere vete. Rimeli Estee Lauder waterproof kishte rene pak nga lotet e nervave teksa prisja ne trafikun e renduar. Buzekuqi Nars ishte zhdukur nga turfullimet, ndersa fytyra ishte me e zbehte dhe e pluhurosur saqe mezi dallohej efekti i kremit Shiseido dhe pudres Laura Mercier. Futem ne ashensor. Ora 10:11. Kisha menduar cdo lloj fjalie qe do te thoja gjate nje ore qe endesha neper rruget e Tiranes, ndersa tani truri me ishte zbrazur pothuajse fare. U futa ne ashensor, shtypa numrin 13 dhe u mbeshteta ne nje cep, pa asnje shprehje ne fytyre. Ne kabine ishin edhe dy vajza rreth te 20-tave, punonjese te nje kompanie dy kate poshte meje.

“Dje u kenaqa shume. Shkuam hengrem darke tek nje restorant kinez” tha nje vajze simpatike bjonde, teksa veshtronte veten ne pasqyren e ashensorit.

“Po pastaj cfare bete?” e pyeti nje brune kacurrelse e beshme, nen xhaketen e se ciles dallohej vija ndarese e gjoksit.
-“Pastaj takuam ca shoket tane ne nje kafe, ndenjem aty pak dhe ikem ne pub. Une kujtoja se pubet do te ishin bosh te merkurave, po jo mi, kishte gjithe ato studente. Po ti ca bere?

“Une dola, eshte hapur nje shtepi vere fantastike. Te pelqejne floket e mia?

“Shume ku I lyeve?’

“Tek parukierja ime k ishte marre ca bojera yll nga Italia.

“Dhe une do krihem se shih si me jane bere floket” vazhdoi bjondja, ende e fiksuar pas pasqyres. Me pas, pa kthyer kurrizin drejtohet nga mua.

“Me pelqen shume canta jote. Firmato?”
”Fendi, e blere ne Itali” I pergjigjem me gjysem zeri, cuditerisht ndryshe nga heret e tjera kur une me deshiren me te madhe reklamoja ato qe I blija me aq qejf ne pazaret e Milanos, Londres apo New yorkut”.

“Lum si ti”

“Eh,disa kane fat- shtoi kacurrelsja duke me pare me bisht te syrit dhe te dyja u larguan kur ashensori ndaloi ne katin e 11-te.

Ne oren 10:15 isha ne zyre. Sapo futem ne hollin e madh, shoh fytyren e vrenjtur te drejtorit tim qe sapo percillte nga zyra klientin austriak. E njihja ate zemerim shume mire. Heren e fundit qe e pashe keshtu, ishte kur hoqi nga puna nje kolegun tim pasi e kishte kapur duke vjedhur nga llogaria e njerit prej klienteve tane. Marr fryme thelle dhe pa u pershendetur me austriakun, turrem drejt e tek drejtori. “Boss, I am so sorry, but honestly it was beyond my control”

“This is intolerable”me pergjigjet ai ne anglisht me theksin e tij te rende grek. Normal qe ishte e patolerueshme per ate I cili jetonte ne Tirane prej 3 muajsh, ne hyrjen tjeter te nderteses ne nje apartament 2200 euro metri katror,me nje gjenerator gjigand, i cili pasditeve i kalonte tek palestra e Sheratonit dhe fundjavet me familjen e tij ne Athine.

“I expected you here, and you were not, therefore I will give you a day off, because honestly I don’t need you here today”

“I can’t” iu pergjigja duke u mbajtur pas murit pothuajse e pafuqishme per te qendruar ne kembe.

“What?” te dy burrat e gjate me pane te cuditur per pergjigjen time.

I shpjegova se nuk mund te hipja me ne makine, te ecja ne ate trafik, te ngelja dhe disa ore neper rruget e pluhurosura te qytetit, te ngjitesha 13 kate ne pallatin-erresire te timin, te rrija ne shtepi e shtrire duke pare tavanin me sy e duke persekutuar veten se kisha humbur takimin me te rendesishem te karrieres sime. Dhe nese ai ishte me I rendesishmi, c’vlere do te kishin te tjerat.

“I don’t understand you” vazhdoi ai dhe beri te ecte.

“Dhe sdo ta kuptosh perderisa ketu ne kete vend ke kaq pak qe jeton. Dorezohem, nuk e kontrolloj dot jeten time. Nuk I kontrolloj dot keta njerez, nuk e di si do te zgjohem neser shef, nese do te jem serish vone ne pune. Nuk e di nese shtepia ime prej 900 euro metri katror ne zonen me te mire te Tiranes do te gdhihet ne drite apo erresire, apo nje fuci uji e vendosur ne terrace do te cahet, nuk e di cili kokederr do te vendose te hyje serish kundravajtja ne rrugicen time apo cfare sherri te rradhes do te kene policet bashkiake me ata te ndertimit. Sinqerisht nuk e di cfare do te ndodh.

Ai u zbut ne fytyre, mori nje pamje prej babaxhani pastaj mu afrua sikur do te me perkedhelte koken. “Dakord, e kuptoj qe je e stresuar, por kjo eshte hera e fundit qe me rrefen per surpiza te tila dhe humb takime kaq te rendesishme. Mr. Weisz do te jete edhe neser ne Tirane, por tani ka pune dhe mund te takohemi serish.

“Okay” iu pergjigja une edhe pse nuk isha e sigurte se e kishte kuptuar thelbin e fjalimit tim alla-hollivudian, se ne kete qytet nuk ka here te fundit, nuk ka axhenda. Tirana eshte nje Kinder Supriza gjigande, me embelsine e cokollates per ata qe kane lindur e rritur ketu, por qe sa here e kafshon , te del nje loje e re sikleti, copezat e te ciles ose arrin ti bashkosh ose I le ashtu te haperdara. Spontane. E vetmja gje e sigurte ne kete qytet ishte takimi im I ardhshem me parukieren, te nesermen ne oren 18:00. Qe edhe mund ta ndryshoja per tani. Meqe kisha nje dite pushim si denim per mungese korrektese dhe organizimi. Ose do te shkoja te harxhoja disa leke nga te kompanise se tim shoq tek ndonje dyqan veshjesh te shtrenjte, shume te shtrenjte, te humbja neper coherat e buta, duke kujtuar shkelqimin e dyqaneve te Milanos, Parisit, apo New Yorkut, e duke enderruar se thelle thelle i perkas asaj bote e jo kesaj ketu.

@ All rights reserved D.B January 16, 2006
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Massachusetts - Tema e Tetorit te 2006

Kur lexoj keshtu shkrimesh me ngjarje qe i perjetoj perdite me vjen gjynah per veten..
 
S

Scorpion

Guest
Re: Massachusetts - Tema e Tetorit te 2006

Qenka kthy dhe "Mass..." ne Diapazon. /pf/images/graemlins/cry.gif

Ca qetesie ketej...

ZzzzzZzzzzzzzzzzzzzzzzZ! A ka mbetur njeri? Bunny nxirre koken, ku je fut?

Trano he mi, ca thote TR?
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Massachusetts - Tema e Tetorit te 2006

Une ketu jam mer /pf/images/graemlins/tonguee.gif

Po ca me te thane.... /pf/images/graemlins/shrug.gif
 
S

Scorpion

Guest
Re: Massachusetts - Tema e Tetorit te 2006

Si ia kalove ne TR, a e pe Tranon gjekundi /pf/images/graemlins/laugh.gif

Me dritat si je? Me shendetin, me leket? /pf/images/graemlins/tonguee.gif
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Massachusetts - Tema e Tetorit te 2006

Ne Tirane mire mo... Tranon anej nga tregu cam qe e kerkova nuk e gjeta, sipas burimeve qe deshirojne te ngelen anonime, por te mire informuara mund te jete transferuar diku tjeter /pf/images/graemlins/tonguee.gif

Me drita lexo firmen... /pf/images/graemlins/tonguee.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif per te tjerat /pf/images/graemlins/rolleyes.gif
 
S

Scorpion

Guest
Re: Massachusetts - Tema e Tetorit te 2006

Epo mire, me behet qejfi qe qenke bereqaves mire.

A ka ndonje film Italia 1 mer Bunny, se i paska hy miza Arcos e paska lezet /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Massachusetts - Tema e Tetorit te 2006

Ehhhh ke te drejte qe ta hedhesh ketu kete link se une per vete e pashe /pf/images/graemlins/cry.gif
 

teab

Primus registratum
Re: Massachusetts - Tema e Tetorit te 2006

Ec mer Bun, se ne spo na i prish punet nje poll i tille pa kredenciale...pastaj kur s'pelqejne Francen robt, do pelqejne Shqiperine /pf/images/graemlins/laugh.gif

Kot sa per me thene, sot mu ka dash 20 min te zbuloja makinen nga bora. /pf/images/graemlins/mad.gif Rrofte dimri dhe bora e pare... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Massachusetts - Tema e Tetorit te 2006

/pf/images/graemlins/lol.gif erdhi me ne fund dimri andej nga ju mi Candy /pf/images/graemlins/eek.gif se kendej njerezit po nxjerrin rrobat e veres nga dollapi...

Kot sa per thashethem te shtunen ne mbremje ne Tirane ishin fiks 12 grade Celcius.... /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/tonguee.gif
 

teab

Primus registratum
Re: Massachusetts - Tema e Tetorit te 2006

Erdhi qe ..s'di ca t'them /pf/images/graemlins/mad.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

Ketu ishte negative grade gjithe fundjaven ti me qahesh me 12 grade pozitive /pf/images/graemlins/smash.gif
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Massachusetts - Tema e Tetorit te 2006

Kush u anku mi /pf/images/graemlins/confused.gif

Perkundrazi... /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/tonguee.gif
 

teab

Primus registratum
Re: Massachusetts - Tema e Tetorit te 2006

oohhh..sowwy ma bad..

dmth ti po vdes icik me nzjerr bluzat e leshit nga dollapi. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Massachusetts - Tema e Tetorit te 2006

Vallahi po me dhimset koleksioni im i pulovrave ne shoqerine e molave ne dollap... /pf/images/graemlins/tonguee.gif

Pa llogaritur qe po nuk u veshen tani ka rrezik te na bjere bore ne gusht kendej /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/tonguee.gif
 

teab

Primus registratum
Re: Massachusetts - Tema e Tetorit te 2006

Haha, keq e keni..megjithese me situaten e dritave andej s'do ishte keq te binte bore edhe ne gusht..mbase do mund te zevendesoni qirinjte me poca.. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Massachusetts - Tema e Tetorit te 2006

200412141430120.snowfun.gif


nxirrni govatat e kapni nai maj kodre se erdhi bora. juhuu!
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Massachusetts - Tema e Tetorit te 2006

ktej nga une ska bore,nazhoo me dergoca sa mua sa te kolovitem edhe une i cik me govate ,pllllliiiiiiiiiizzzzzzzzzzz
 
Top