Masonet ne shqiperi

Masonet ne shqiperi

Kjo eshte nje teme e krijuar nga Trebeshina te teologjia por qe u mbylle dhe po e krijoj ketu duke besuar se eshte vendi i pershtatshem.Po bej te njejten pyetje kush ka ndonje informacion me shume per masonet?ftoj te gjithe ata qe dine dicka me shume ta postojne pasi eshte teme teper interesante besoj.
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Masonet ne shqiperi

clidhje al-kaeda me zotin ose keto lloje gjerash, kete nuk mund ta besoj pa ndonje info me shume, nese di ndonje titull libri per kete shkruaje
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Masonet ne shqiperi

Termi MASONET mberrin qe nga thellesia e te pakten tre shekujve nga Skocia, ndersa tani ka me dhjetera organizata e grupe okulte qe kane patur Masonet e Lire si frymezues apo baze te ideologjise dhe riteve.
Ja disa prej tyre:

Feja anti-krisht Thelema(e ashtuquajtura Bisha e Madhe 666)

Shoqata okulte Martiniste

O.T.O(Ordo Templi Orientis - shoqate okulte satanike gjermane)

Shoqata Theosofikale( qe pretendon se zoteron doktrinen sekrete qe do ta coje njerezimin drejt nje race mbinjerezore)

Trusti Lucis (dikur Luciferi)

Wiccan (shtrigeria e bardhe)

"Cdo vend masonik eshte nje tempull fetar ndersa mesimet e tij jane instruksione fetare".
Albert Pajk, Grada e 33-te.


Shumica e Masoneve sot nuk kane ndonje ide per domethenien e ritualeve dhe simboleve te tyre.Sigurishte qe keta nuk mund ti quash njerez te keqij.Shume prej tyre jane filantropiste te medhenj qe ndihmojne komunitetet e tyre.Per fillestaret nuk eshte e nevojshme qe te ngjiten me lart se grada e trete e mjeshterise Mason.Ata e dine se ka edhe 30 grade te tjera nese deshirojne te ngjiten dhe kjo kerkon vite.Per ta eshte mire qe nuk vazhdojne.
"Gradat Blu jane oborri i portes se Tempullit.Pjese simbolesh qe shfaqen ketu si fillim, por qellimi nuk eshte qe ato te kuptohen por te imagjinohet sikur ato kuptohen,Princat e Masonerise" (Grada 32 dhe 33).

Gjenerali Albert Pajk i shkroi keto fjale ne nej punim te quajtur "Morali dhe dogma ne Ritin e pranuar skocez" me 1871.Ne ate kohe ai ishte komandand i larte i keshillit suprem te ritit skocez ne Uashington.Libri konsiderohet i respektueshem nga te gjitha grupet okulte rreth e qark globit, por shumica e Masoneve nuk e kane lexuar ate, e aq me pak ta kene kuptuar.Nese do ta kishin kuptuar, ka shume mundesi qe ta kishin braktisur vellazerine.Libri sqaron origjinen okulte te simboleve dhe ritualeve te Masoneve te lire.Libri jeo shpjegime te hollesishme edhhe per gradat e organizates dhe thote se mjaft Masone pretendojne se mbajne grada me te larta se vete shefi i tyre i cili, nese zgjidhet me nje ceremoni solemne, mban me se shumti graden e 32-te.

Albert Pajk"Morali dhe Dogma" faqe 102.

"Masoneria eshte nje kerkim per driten.Ky kerkim na kthen mbrapa te Kabala.Te ky liber i lashte dhe pak i kuptuar, e pafundmja gjen burimin e shume doktrinave dhe ajo here pas here mund te vije perte kuptuar filozofet Hermetike, Alkimistet, gjithe Mendimtaret anti-papale te Mesjetes si dhe Emanuel Suedenburg".

Po aty faqe 22.

"Masoneria, pasuese e Mistereve (Babel,Mitra,Tumuz,Vhika etj) ende ndjek mesimet e lashta, ajo paraqet nje imazh te papersosur te shkelqimit te tyre, rrenojat e madheshtise se tyre".


Pas pak do hedh te plote nje shkrim te shkurtet nga Taulant Hatia, Libri "Konspiranionet me tw medha te te gjitha koherave" shtepia botuese "BARGJINI"

email: brionbasha@yahoo.com
 

odette

Primus registratum
Re: Masonet ne shqiperi

hey,islam zenel cato ka qen nje nga anetaret e familjes time,do doja te dija me shum per te,nese ke informacione,thnx
 

Mono

Forumium praecox
Re: Masonet ne shqiperi

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: CeljanFr_all</div><div class="ubbcode-body">se kam idene.lol </div></div>
Celjan,
Sikur do hidhje nje artikull mbi Masonet?
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Masonet ne shqiperi

ke te drejte por do nje kohe qe ta shkruash dhe ta perpunosh kshu qe maks pas nje jave do ta hedh, e kisha fare, nejse por eshte shume interesante
 

Andi Ballshi

Primus registratum
Re: Masonet ne shqiperi

Masoneria dhe Iluminizmi ose Ndriçimtaret jane NJE

Ata luftojne per te miren e njerezimit dhe jo per shkaterrimin e tij, siq akuzohen.

Te tille ishin gati qe te gjithe rilindasit tane.

Ata nuk jan ateiste siq akuzohen dhe, qe te gjitha fete per masonin jane NJE.
Me rastin e pranimit, myslimani betohet ne Kur'an. i krishteri ne Bibel.
Para 10 vitesh veshtire ka qen te gjesh nje liber qe fliste per masone, sot kemi me qindra, mos edhe memijera.
Andi Ballshi
 

Andi Ballshi

Primus registratum
Re: Masonet ne shqiperi

Masoneria dhe Iluminizmi ose Ndriçimtaret jane NJE

Ata luftojne per te miren e njerezimit dhe jo per shkaterrimin e tij, siq akuzohen.

Te tille ishin gati qe te gjithe rilindasit tane.

Ata nuk jan ateiste siq akuzohen dhe, qe te gjitha fete per masonin jane NJE.
Me rastin e pranimit, myslimani betohet ne Kur'an. i krishteri ne Bibel.
Para 10 vitesh veshtire ka qen te gjesh nje liber qe fliste per masone, sot kemi me qindra, mos edhe memijera.
Andi Ballshi
 

Andi Ballshi

Primus registratum
Re: Masonet ne shqiperi

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: CeljanFr_all</div><div class="ubbcode-body">Termi MASONET mberrin qe nga thellesia e te pakten tre shekujve nga Skocia, ndersa tani ka me dhjetera organizata e grupe okulte qe kane patur Masonet e Lire si frymezues apo baze te ideologjise dhe riteve.
Ja disa prej tyre:

Feja anti-krisht Thelema(e ashtuquajtura Bisha e Madhe 666)

Shoqata okulte Martiniste

O.T.O(Ordo Templi Orientis - shoqate okulte satanike gjermane)

Shoqata Theosofikale( qe pretendon se zoteron doktrinen sekrete qe do ta coje njerezimin drejt nje race mbinjerezore)

Trusti Lucis (dikur Luciferi)

Wiccan (shtrigeria e bardhe)

&quot;Cdo vend masonik eshte nje tempull fetar ndersa mesimet e tij jane instruksione fetare&quot;.
Albert Pajk, Grada e 33-te.

email: brionbasha@yahoo.com</div></div>

Ç’është masoneria ( Kush janë masonët – Muratorët e lirë)

Këtu nga Andi Ballshi

HYRJE

Kush e përbën këtë Shoqatë misterioze, të qujatur: edhe Rrymë e Lëvizje, edhe Organizatë, edhe Rend e Urdhër, Institucion, edhe Shoqëri edhe Vëllazëri, Klub etj. por gjithnjë i-e fshehtë?
Anri Tor-Nuges ,Mjeshtër i Madh i Lozhës së Madhe Franceze, në hyrje të librit,: “Ideja masone”, Beograd: EVRO, 2004, shkruan: Në të vërtetë njerëzit që nga moti kanë shprehur interesimin për këtë institucion të quajtur “i fshehtë” por edhe “mistik”, dhe, edhe sot pyesin: Ç’është masoneria? Pse masoneria? Cila është natyre e saj? Cili është qëllimi? Cilat janë planet e masonerisë”... Pra, pse masonët? Pse njerëzit bëhen masonë? Pse ajo fshehtësi? Çfarë duan ata? Cilat janë qëllimet e tyre? Vërtet duan ta sundojnë botën apo kjo është vetëm një shpifje”?! A janë të gjithë masonët të rrezikshëm? A është e vërtetë se ata organizuan të gjitha luftërat, të gjitha revolucionet, me karakter botëror por edhe lokal? A është e vërtetë se asnjë kryetar shtetesh, as kryeministër nuk mund të zgjidhet pa “izën” – pëlqimin e tyre?!
Këto janë pyetje që shtrohen më së shumti për masonët dhe veprimtarinë e tyre, që gjithnjë quhet ekzotike, e fshehtë e mistike por edhe shumë e rrezikshme.
Përgjigjet janë të ndryshme, dhe shumë kundërthënëse, varësisht nga ata që merren me këtë çështje.
Është vështirë të jipet një përgjigje e saktë, kur për këtë Lëvizje, ka mendime tejet të skajshme e kontradiktore. Ka mendime se përgjigjja e saktë nuk mundtë të jipet fare. Disa studiuesë mendojnë se përgjigjen e saktë këtë mund ta jepë vetëm ndonjë mason apo iluminat!.
Natyrisht, ATA që i takojnë kësaj organizate, si dhe miqtë e simpatizuesit e tyre, flasin dhe shkruajnë vetëm për anët pozitive, ndërsa kundërshtarët e tyre vetëm për anët negative, deri në skajshmëri të thellë, duke fajsuar për të gjitha të këqijat që i kanë ndodhur, madje edhe që janë duke i ndodhur njerëzimit, madje, madje edhe për sëmundjet epidemike, si për sidën, katastrofat, termetet, etj. Për disa, përgjigjja është farë e thjeshtë: Masoni (muratori i lirë) është pjesëtar i vëllazërisë më të vjetër, që quhet edhe Masoneri, dhe se “Gjithçka ka filluar me formimim e shoqatatve të muratorëve të lirë”… Masoneria është një vëllazëri që paraqet një grup meshkujsh (mu ashtu siç paraqesin motrat një grup femrash) që bashkohen meqë: Ekziston diç që ata duan të bëjën në këtë botë, në rend të parë për vetveten, por edhe për të tjerët – ATA janë për progresin, dhe që duan ta ndryshojnë botën, natyrisht për të mirë, siç theksojnë vetë por edhe miqtë e tyre, që nuk janë të pakët. “Ishin ata njerëz që besonin në lirinë, dhe të drejtat njerëzore, Ishin ata që besonin në arsimin, përparimin…Qëllimi më i lartë i tyre ishte dhe është t’i shërbejnë jo vetëm kombit që i takojnë por edhe mbarë njerëzimit...” Për të tjerët ata janë një shkollë e çoroditur filozofike me karakter materialist e për disa vetëm një Mafie ndërkombëtare – një Grup njerëzish i organizuar në mënyrë të fshehtë, për të nxjerrë fitime me mjete dhune dhe të jashtëligjshme... Njëri ndër hulumtuesit më serioz, në këtë lëmi, turku, me pseudonimin Harun Jahja thotë: “Frankmasoneria është temë që ka ngjallur diskutime të shumta gjatë shekujve. Disa kanë akuzuar Masonerinë për krime dhe keqbërje përrallore. Në vend që të përpiqen që t’a kuptojnë “vëllazërinë” dhe t’a kritikojnë në mënyrë objektive, kritikën ndaj organizatës e kanë ashpërsuar deri në armiqësi. Nga ana e tyre, masonët kanë thelluar edhe më shumë heshtjen e tyre tradicionale ndaj këtyre akuzave, duke preferuar që të prezentojnë veten e tyre si një klub i zakonshëm shoqëror- çfarë në të vërtet ata nuk janë”. Heshtjen masone e theksojnë shumë autorë. Masoneria, vazhdon Harun, ka qenë njëri ndër fenomenet më interesante në dy shekujt e kaluar. Natyrisht, ajo ka tërhequr vëmendjen pasi ka karakter të mbyllur, të rezervuar dhe mistik. Në të njejtën kohë, një antipati ndaj Masonerisë u lind; ajo tenton që t’a prezentojë veten si një “institucion i parrezikshëm i mirëbërjes”, derisa kundërshtimet e caktuara ndaj Masonerisë janë rritur si rezultat i pohimeve kontradiktore të organizatës... Anri Tur, ndër të tjera shkruan: “Masoneria është një pjesë e historisë njerëzore. Ajo mund të kuptohet vetëm nëse e vëmë në kontekstin historik, shoqëror dhe kulturor... Duke iu falënderuar masonerisë, vazhdon Tur, kam njohur njerëz nga të gjitha nacionalitete, nga të gjitha racat, të të gjitha religjioneve, të gjiha filozofive, senzibilitetet dhe idetë e të cilëve kanë qenë dukshëm të ndryshme madje shumëherë edhe të kundërta. Njëkohësisht kjo njohje më ka sjellë miqësi të forta e të ngushta të cilat më janë të pazëvendësueshme...”.

I. EMRI, NOCIONI MASON

- Bratolub KLAIQI (Rjeçnik sranih rjeçi, Zagreb, 1978):
Sipas Klaiqit fjal mason - framazoni, masonerija, franc.(maçoneri), Francmaçon (1.slobodni zidar/1) ;= anëtar i një shoqate të fshehtë religjioze-filozofike (shkurt. masonët)- nga shtriu (rrënjë - rrjetin e qelizave-celulave të veta (lozhat a.b.) edhe në vendet tjera; 2. dialekt social (njeri i aftë-zhdërvjellët në të gjitha rrethanat; një vagabond, batakçi, mendjehollë, i zhdërvjellët, hori, qerata, keqëbërës-) i mbyllur ndaj të tjerëve (ruan mirë fshehtësinë e vet…
- Fjalori i fj. të huaja (Prishtinë, 1986): Masoneri-a (fr.maçonnerie – muratori) rrymë e lëvizje religjioze e politike me rite mistike, që lindi në Evropë në sh. XVIII në gjirin e aristokracisë dhe të borgjezisë së madhe dhe që u bënte thirrje njerëzve gjoja të përsosin vetveten e të bashkoheshin si vëllezër, por që u shndërrua në një organizatë reaksionare në shërbim të kapitalizmit; muratorët e lirë
- Në Fjalorin e gjuhës shqipe (Tiranë, 2002) për masonët thuhet: emri mason do të thotë ithtar i masonerisë, anëtar i organizatës së masonerisë. Ndërsa Masoneri-a, është Rrymë e lëvizje e fshehtë, me rite mistike, që lindi në Evropë në sh. XVIII, për ndihmë e solidaritet dhe që u shndërrua në një organizatë ndërkombëtar; shoqatë e fshehtë.
- (Mala) Enciklopedia evogël, Beograd, 1976: mason, franmason (fr. franc-maçon) (muratorët e lirë = masonët), anëtar i një lëvizjeje të fshehtë religjoze-mistike dhe etnike e themeluar në sh. XVIII, për qëllime reaksionare, kanë organizuar lozha në të cilat pranimi bëhet sipas ceremonive përkatëse. Lozha e parë e madhe është themeluar në vitin 1917??, në Angli, para lufte edhe te ne (Jugosllavi ab) fq.690
- Nga: SVEZNADAR, (Enciklopedia) Zagreb, 1953 SLOBODNA ZIDARSTVO/667
Muratorët e lirë (fr. Francmaconnerie, engl. Free-masonry, gjerm. Freimaurerei) = MASONERIA: SHOQATË E FSHEHTË. Duke u mbështetur në format simbolike, figurat dhe shembëlltyrat, në shumicë, të muratorëvet, përmes moralit dhe fisnikërimit shpirtëror, kjo shoqatë përpiqet të krijojë një fat sa më të mirë për njerëzimin. Masonët jan të tubuar në oraganizata të veçanta, lozha. Ndahen në tri kategori: në çirakë, kallfë-ndihmës dhe mjeshtër; kryetar i lozhës është Mjshtri i Madh. Lozha e Madhe është Organi më i lartë. Msoneria zanafillën e vetë e gjen te ndërtimtarët mesjtarë, te shoqatat zejtare me të drejta dhe status të vetin të veçantë. Masoneria e re është krijuar më 1717, kur në Londër u bashkuan katër (4) punëtori (lozha an) ndërtimtare, u tërhoqën nga muratoria dhe qëllimi i tyre themelor mbeti ndërtimi shpirtëror, ngritja morale dhe bashkimi i gjithë njerëzimit. Në vitin 1721 Andersoni përpiloi Konstitucionet (Kushtetutën - Statutin) të cilat edhe sot janë bazë për veprimtarinë e lozhave. Në shekullin XVIII lozhat u zgjëruan me të madhe, ndërsa në periudhën e kapitalizmit dhe ngritjes së klasave qytetare shumica u bënë instrument i politikës borgjeze./667
- Enciklopedia e përgjithshme e entit Leksikografik,1964 «Masoneria (framasoneria, engl. freemasonry, frëngjisht. Franc – masonnerie, gjer. Freimaurerei) e përhapur në shumë vende, në mënyrë mistike, një lëvizje e organizuar sipas një hierarkieje të ashpër e cila lindi nën kushtet e një qytetërimi liberal. Në fillim ishte e lidhur me traditat e shoqatave të muratorëve (maçon=murator) – skalitësve nga morën edhe emrin dhe simbolet e tyre (kompasin dhe këndëmatës). Aktet rituale i morën nga religjionet dhe kultet e ndryshme orientale, nga legjendat dhe mitet e tyre. Ndonëse detyrat programore dhe qëllim i tyre themelor ishte „fisnikërimi i moralit“, edhe pse në fillim përfaqësonte ide progresive, të një qytetërimi liberal dhe antiklerikal, kjo lëvizje reformatore u bë gjithnjë e më shumë një bashkësi ekskluzive për të ndihmuar reciprokisht pjestarët e shoqërisë së të pasurëve dhe të atyre me „prestigj“ nga mesi i aristokracisë dhe borgjezisë së lartë“ prania e Zotit hebraik
- Dijetari i madh akademik, dhe udhëheqës i Institutit për filozofi të Akademisë së shkencave të BS, njëherit dhe Kryeredaktor i “Kuministi-t”, Fjodor V. Konstantinov, për masonët, jep këtë definicion:
“Masoneria, është një lëvizje filozofike-fetare, ndërkombëtare, lindi në Angli, në shekullin XVIII, dhe shumë shpejt u përhap në Evropë dhe në Amerikë. Simbolika e riteve dhe format organizuese të lozhave masone, ishin po ato të Mesjetës, që nga vëllazëria e muratorëve çek – ndërtimtarëve të Tempujve. Në masonerinë e hershme angleze, janë prezente elemente të shumta borgjeze.
- Nga Int. Darius: “ Frankmasoneria, thonë disa, në fakt është një organizatë vetëm për të iniciuarit dhe ka një karakter filozofik, vëllazeror, filantropik dhe progresist. Frankmasoneria nuk është pjesë e asnjë sekti, feje, partie politike sepse ajo nuk është doktrinare, nuk imponon asnje dogme dhe nuk perpiqet te fitoje pushtet”, madje parimi i saj thmeleor është: &quot;NJIH VETVETEN, DUAJE TE AFERMIN, NDIHMO DUKE I RESPEKTUAR DINJITETIN E TJETRIT...&quot;

- Promasonët: ORGANIZATA/SEKTI MASON/MISIONI I TYRE Domethënien e të qenit pjesëtar-anëtar… Misioni i tyre është gjthmonë paqësor...gjithmonë ndihmojmë u dalim përkrah të pafuqishmëv dhe gjithmonë nga njëra palë shihemi si armiq, gjithnjë kemi një armik, ndërkohë që ne jemi armiq vetëm të së keqes”...ne jepim ndihmën tonë për nevojtarë… theksojnë ata
- Masoneria është një shoqëri &quot;sekrete&quot; ku kanë bërë pjesë edhe shumë emra të mëdhenj në shekuj... Shoqëria (Lozha an) më e njohur është &quot;Grand Orient&quot; i Francës (“Grand Orient de France&quot;, e që mund të quhet edhe &quot;vëllazëri kombëtare&quot;, apo një shoqëri, (grupim) me një mision gati mbi 300 vjeçare franceze, e që daton nga vitet e errëta të mesjetës... Kohëne fundit është duke mbjellë bërthama të reja në vendet e lindjes të Evropës, si në Shqipëri, ku komunizmi nuk i ka pranuar kurrë masonët ose adhuruesit e simboleve të ndërtimit (F. Masoneria në Shqipëri)
- Antimasonë: AJO (Masoneria ab) Është fajtore, dhe mund ta përshkruajmë-krahasojmë me mendimin e Lukrecit që thotë për hyjnitë, gënjeshtrat e tyre-të fesë dhe bestytnive, “thashethemet mbi hyjnitë e Olimpit”, që ka sjellë të zezat ku janë më të tmerrshmet”, Mbasi tregon historinë e Ilfigjenisë, që e bëjnë fli në Aulidë për të zbutur zemrimin e hyjneshës Artemidë, poeti arrin në përfundim:”Ja pra, sa t’zeza vijnë prej religjioniit!” Poetë latinë/5
- &amp;. ATA kanë parë dhe përshkruar-shkruar vetëm për anët e errta, zvetënimet e kësaj shoqate, pasionët e ulta të anëtarëve të yre, luftën për sundim dhe pasuri…. Ata janë vetëm një burim i çoroditjeve, i krimeve… i gjithë të këqijave.. &amp;. Ata janë të pranueshëm në çdo kohë e në çdo vend, në çdo luftë e në çdo paqe.. Edhe nxitës, ndezës edhe shuarës... Dëshira, përpjekja, por edhe suksesi për të sunduar botën, paranë, (me botën, paranë.. &amp;. Ata ishin: fajtor, shkaktar, shpëtimtar: dymijë vjet historie të përgjakshme… Ata janë të pranishëm në çdo kohë në çdo vend, në çdo luftë e në çdo paqe… edhe nxitës, ndëzës edhe shuarës-paqësor… dëshira, përpjekja për të ndryshuar botën, për t’u dhën fund të gjitha qeverive, të gjitha feve monoteiste, veçmas asaj katolike, asaj islame!! Ata të pranishëm por gjithnjë të fshehtë, dora e fshehtë, prania e errët të njohur si tempullarë, Priorati i Sionit, Illuminat, Të Përndritur (Ndriçimtarët një degë e masonerisë…
Shoqëri të tilla të fshehta kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë përjetë, në çdo vend e në çdo kohë, për simpatinë, Njëherit antipatinë, urrejtjen, adhurimin, është shkruar shumë, është përfolë, ka patur thashetheme; janë nxjerrë ligje, bula, dekrete, vendime, kuvende… më shumë se për të gjitha shoqatat të tillë secrete… por kryesisht ose me një simpati tejet të madhe ose antipati dhe me një urrejtje të skajshme- ekstreme deri në skajshmëri të pakufijshme.. kanë shkruar edhe miqtë e simpatizuesit e tyre por shumë më shmë kundërshtarët e tyre… duke i njësuar-barazuar gjithnjë me çifutëtë…dhe fajsuar për të gjithë të këqijat, katastrofat njerëzore (teremete, skamje, sëmundje, madje dhe për sidën…) të quajtura si sektete, grupe, organizatata më të errta, më tinzare, me hileçare…
&amp; ATA: artist, studiues, muzikantë... Ata në dy anët e barikadave…individët më të fuqishëm, më me influencë dhe më të mëdhenj në botën çifute...

Këtë pjesë, të hyrjes, për Masonët dhe masonerinë në tërësi, po e përmbyllim me autorin kroat, Emil Çiç, një njohës mjaft i mirë i kësaj Teme, i cili shkruan: “Masoneria është një një shoqatë juridike, një lidhje e vërtetë iniciative e fundit, që lindi në punëtoritë e ndertimtarëve të mesjetës e cila shfrytëzoi format dhe sjelljet e tyre. Bashkon meshkujt që quhen vëllezër, pavarësisht nga religjioni, raca, statusi social apo përketësia shtëtërore. Ata, përmes ritualeve ekzistues, përpiqen të arrijnë një moral të fortë e të pastër, një kultivim të të drejtave të njeriut dhe zgjërim mendor e shpirtëror. Luftojnë për një tolerancë, liri dhe dinjitet të njeriut... Masoneria është e ndarë-shpërndarë nëpër lozha dhe lozha të mëdha. Është përhapur në të gjitha vendet, me kushtetutën e vet masone ose Konstiticionet e veta, ndërsa në shtetet diktatoriale është ndaluar për shkak të luftës për lirinë e të menduarit.“
10/a «Masoneria (framasoneria, engl. freemasonry, frëngjisht. Franc – masonnerie, gjer. Freimaurerei) e përhapur në shumë vende, në mënyrë mistike, një lëvizje e organizuar sipas një hierarkieje të ashpër e cila lindi nën kushtet e një qytetërimi liberal. Në fillim ishte e lidhur me traditat e shoqatave të muratorëve – skalitësve nga morën edhe emrin (maçon=murator) dhe simbolet e tyre (kompasi dhe goniometri=këndëmatës-šestar i kutomjer). Aktet rituale i morën nga relogjionet dhe kultet e ndryshme orientale, nga legjendat dhe mitet e tyre. Ndonëse detyrat programore dhe qëllim i tyre themelor ishte „fisnikërimi i moralit“ «moralno oplemenjivanje»), edhe pse në fillim përfaqësonte ide progresive, të një qytettërimi liberal dhe antiklerikal, kjo lëvizje reformatore u bë gjithnjë e më shum një bashkësi ekskluzive për të ndihmuar reciprokisht pjestarët e shoqërisë së të pasurëve dhe të atyre me „prestigj“ nga mesi i aristokracisë dhe borgjezisë së lartë“

Këto dy citate, I pari nga «Amenkamen – „Libri mbi masonerisë“, /Branko Shomen(Š&amp;#337;men) , Zagreb, 2001, ndërsa i dyti nga Enciklopedia e përgjithshme e entit Leksikografik,1964, japin dy definicione të kundërta për muratorët e lirë, gjegjësisht Masonerinë. Citai i parë natyrisht është i pëlqyer, meqë është marrë nga publikimet e masonerisë, derisa i dyti është jo i këndshëm. Kundërthënia e paraqitur në mes tyre është vëtem njëra nga shumë mospajtime që ekzistojnë për këtë shoqatë, siç janë mitet e fshehta dhe fantastike, të cilat janë pjesë të masonerisë. Në këtë punim, sipas lëndës në disponim, do të përpiqemi t'i paraqesim disa prej tyre si dhe do të japim një paqsqyrë të shkurtër historike rreth organizimit, qëllimeve dhe simboleve të masonerisë. Shumica masonerinë e identifikojnë me çifutërinë botërore, kështuqë do të shqyrtojmë edhe rolin e çifutëve dhe lozhave të tyre. Shkurtimisht do të shqyrtojmë edhe paraqitjen e masonëve në Kroaci, dhe rolin e tryre në krijimn e Jugosllavisë së Versajës, për çka i fajsojnë një pjesë e opinonit të atëhershëm. Njohurive të mundshme mistike të masonëve do t'u kushtohet diç pak vend për shkak të mungësës së lëndës përktëse si dhe problemeve të ngjashme. Për këtë shkak, çfarëdo përfundimi që do të mirret duhet marrë me rezervë, megjithatë nuk do të heqë dorë nga nxjerrja e një përfundimi...”
 

atman

Forumium maestatis
Re: Masonet ne shqiperi

Kam pershtypjen se eshte pak te quhet marrezi te vesh ne nje emerues te perbashket masonet dhe iluministet.
 
A

anounimos

Guest
Re: Masonet ne shqiperi

Ke me qindra informacione ne Google per masonet, keshtu qe ai qe po lexon mendoj se eshte nje nga dhjetra apo qindra pjese te historise se tyre.
Masonet shtrijne kthetrat ne pjese te ndryshme te institucioneve duke rekrutuar njerez qe bejne pjese ne elitat a shoqerise civile, keshtu qe nepermjet tyre ushtrojne presione apo influensojne mbi institucionet ne forme lobby.
 
A

anounimos

Guest
per ate shkrimin me siper ..... my personal comment ... --- pra ju mendoni se ekziston masoneria ne rradhet e popullit shqiptar ??? ... apo thjesht po kerkoni per te tille ??? :O
 

Al-Punk

Still here
per ate shkrimin me siper ..... my personal comment ... --- pra ju mendoni se ekziston masoneria ne rradhet e popullit shqiptar ??? ... apo thjesht po kerkoni per te tille ??? :O
Brenda per brenda Shqiperise nuk besoj se ka nevoje per shtresa masone, kemi shtresat delirante qe na qeverisin.
Dikur pata degjuar llafe populli qe dhe Enveri ka qene Mason :). Megjithate ... llafe dhe pa asnje argument.
 
K

kontii

Guest
Re: Masonet ne shqiperi

Sot kam gjatur nje fotografi te varrit te nje emigranti te vjeter shqiptar me banim ne USA i cili ka vdekur ne vitin 1925. Ka qene pjestar ne ushtrine amerikane gjate luftes se pare boterore. Ne fotografine e varrit te tij ne krahun e majte siper emrit kishte te gdhendur stemen e masoneve kompast dhe vizore.
Per te interesuarit do mundohem ta beje copy paste,. Emri i tij ishte Islam Cato (Ilam Chato). Kishte dhe nje vule ku rreth e qark shkruhej emri i tij Islam Zenel Cato, dhe ne mes te vules ishte ylli 6 cepesh.
Origjina e ketij emigranti ishte nga Maleshova Permet.
 
K

kontii

Guest
KJO ESHTE E VERTET DERI DIKU UNE JAM NIPI I TIJ DHE NE SHTEPIN TIME KAM FOTON E TIJ QE KA DAL ME SIMBOLET E MASSONEVE POR DUHET TE DINI SE AI KA QEN NJE NGA PATRIOTET ME TE MEDHENJ QE SHQIPERIA KA PATUR
 
K

kontii

Guest
ai eshte vellai i gjyshit tim nga nena nese ke mundesi me dergo me shum informacion pasi interesohem
 
K

kontii

Guest
Re: Masonet ne shqiperi

Sot kam gjatur nje fotografi te varrit te nje emigranti te vjeter shqiptar me banim ne USA i cili ka vdekur ne vitin 1925. Ka qene pjestar ne ushtrine amerikane gjate luftes se pare boterore. Ne fotografine e varrit te tij ne krahun e majte siper emrit kishte te gdhendur stemen e masoneve kompast dhe vizore.
Per te interesuarit do mundohem ta beje copy paste,. Emri i tij ishte Islam Cato (Ilam Chato). Kishte dhe nje vule ku rreth e qark shkruhej emri i tij Islam Zenel Cato, dhe ne mes te vules ishte ylli 6 cepesh.
Origjina e ketij emigranti ishte nga Maleshova Permet.
kjo eshte mese e vertet
 
Top