Marketingu online

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketingu online

Mqse na doli muhabeti i bilancit te ketyre kompanive, shifeni pak cfare biznesesh te frikshme qe jane?

GOOGLE

Founded: Menlo Park, California (1998)
Headquarters: Mountain View, California, USA
Key people: Eric E. Schmidt, CEO/Director
Sergey Brin, Technology President
Larry E. Page, Products President
George Reyes, CFO
Industry: Internet
Revenue: $6.138 Billion USD (2005)
Net income: $1.465 Billion USD (2005)
Employees: 7,942 (June 30 2006)

Listen e produkteve te Google e gjeni ketu:
http://www.answers.com/topic/list-of-google-products


YAHOO

Founded: Santa Clara, California, USA
(March 2, 1995)
Headquarters: Sunnyvale, California, USA
Key people: Terry Semel, Chairman & CEO
Jerry Yang, Chief Yahoo
David Filo, Chief Yahoo
Dan Rosensweig, COO
Susan Decker, CFO & EVP
Industry:Internet services
Revenue: $5.257 Billion USD (2005)
Net income: $1.896 Billion USD (2005)
Employees: 11,000 (2006)

Sipas Alexa.com dhe Netcraft, Yahoo eshte faqja me e vizituar ne rrjet me 412 miljon vizitore unike dhe me nje mesatare prej 3.14 miljard faqesh te vizituara ne dite.
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Marketingu online

mqse jemi ... /pf/images/graemlins/laugh.gif


per sa i perket mesazheris se menjehereshme, tregu eshte ndare si me poshte :

-Google talk 1% (cfare zhgenjimi, vetem 1%....un personalisht se njof fare)
-MSN messenger 60% (e ka Microsoft per ate qe se dine /pf/images/graemlins/laugh.gif )
-Yahoo messenger 23%
-pjesa tjeter divers.....
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketingu online

Interneti dhe ndikimi i tij në zgjedhjet e fundit amerikane

Ndërkohë që zgjedhjet për në Kongresin amerikan mbaruan, kandidatët i mëshuan intensivisht çdo avantazhi të mundshëm për të arritur fitore në votimet e 7 nëntorit. Por këtë vit u shtua si asnjëherë tjetër numri i politikanëve që u mbështeten tek interneti për të biseduar me votuesit, për reklamimin e platformave të tyre dhe natyrisht edhe për të sulmuar kundërshtarët. Njëra nga taktikat më të njohura të fushatave qe u perdor ishte edhe publikimi i videove politike në internet.

George Allen ishte nje senator republikan nga Virginia që po kandidonte përsëri. Më parë, disa analistë mendonin se senatori jo vetëm që do t’i fitonte lehtë zgjedhjet por mund të kandidonte edhe për president në vitin 2008. Kjo ishte tablloja para se kundërshtari i tij të publikonte një video për senatorin Allen në faqen elektronike YouTube. Qindra mijëra njerëz e panë videon në internet ku ai përdorte një gjuhë të errët dhe raciste ndaj një kameramani të kundërshtarit të tij. "Ti urojmë mirëseardhjen Makakës. Mirë se erdhe në Amerikë dhe në botën e vërtetë të Virginias". Senatori Allen e quajti indiano-amerikanin S.R. Sidarth...”makaka” që në disa vende nënkupton majmunin. Disa ditë më vonë, dalja e videos ndryshoi garën ndërkohë që media njoftonte rreth saj. George Allen kërkoi falje për javë të tëra duke mohuar se ishte racist, por incidenti dëmtoi fushatën e tij dhe e ndryshoi garën për senatin në Virginia.

S.R. Sidarth është punonjës i një lloji të ri në fushata... Ata quhen gjurmues...dhe filmojnë kandidatët në pritje të ndonjë gafe që mund të përdoret pastaj si mjet politik. Këto lloj filmimesh hidhen në internet në faqe si “YouTube” që nuk egzistonin para zgjedhjeve të 2004-rës. Tani mund të gjesh mbi 70 milion videoklipe të ndryshme në ditë.

Vazhdimi i artikullit ketu:
http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=353
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketingu online

Procesi i krijimit te markes online ne ekonomine e sotme

Nga Marya Triandafellos
Ne ekonomite e diteve te sotme, eshte me teper e rendesishme se kurre, te ndertosh efektivisht marken e kompanise suaj online. Ne rastet e renieve ekonomike, te jeni te sigurte se marka qendron ne krye te problemeve kritike qe jane shkaktuar. Lidhja me klientet permes Internetit, mund te rezultoje me teper efektive ne krahasim me shume teknika te tjera tradicionale te marketingut per shkak te:
-nje varieteti qasjesh te mundshme
-nje niveli te larte interaktiviteti
-nje kostoje me te ulet per fushata
-marrjes se menjehereshme te rezultateve
-aftesise me te mire per te ndjekur rezultatet

Sipas nje raporti te fundit te titulluar “Markimi online - Impakti i Internetit mbi procesin e ngritjes se markes” e realizuar nga nje kompani kerkimesh “Cyber Dialogue”, me teper se nje e treta e perdoruesve (36%) pranojne se perceptimin rreth markes e kane formuar si rezultat i perdorimit te Internetit. Bindja se marka juaj eshte perkthyer korrektesisht ne Internet rrit arsenalin tuaj per te shenjestruar tregun tuaj dhe permireson vleren e markes suaj – vecanarisht e rendesishme ne keto kohe te ashpra.

Ne c’menyre klima e biznesit ne ditet e sotme ndikon ne strategjite tuaja te markes? Ketu gjenden disa pika per t’u marre ne konsiderate:

1.Sigurohuni qe marka juaj online eshte e forte dhe e paster. Qellimet tuaja duhet te jene te atilla qe te marrin shikueshmeri dhe te risin lidhjet tuaja. Fokusohuni ne zhvillimin e nje faqeje Interneti te perdorshme dhe funksionale dhe krijoni nje komunikim me e-mail qe te bej dallim nga te tjeret

2.Planifikoni strategjite tuaja online per 3 muajt pasardhes. Ne kohet e veshtira, situatat ndryshojne shpejt dhe buxhetet jane te tendosura. Sigurohuni qe mesazhi juaj te jete i pershtatshem dhe prisni kthimin e investimit me perpara ne kohe.

3.Ofroni nje eksperience interaktive per klientet tuaj per te ndihmuar ne kete menyre ngritjen e marredhenieve me ta. Ne situatat e lekundshme, klientet tuaj mund te kene nevoje per nje dore, keshtu qe rrini ne kontakt. Merrni ne konsiderate zbritjet apo ofertat speciale kur eshte e mundur.

4.Rishikoni shembelltyren qe eshte e lidhur me marken tuaj. Redaktoni imazhet qe nuk jane shume te pershtatshme me klimen e sotme. Jeni te ndjeshem per gjendjen aktuale mendore te klienteve tuaj dhe gjendjen aktuale te bizneseve te tyre. Largohuni nga paraqitjet tuaja konfliktuale ne marredhenie me ta.

5.Shprehni se ne çfare menyre jeni duke u perpjekur te ndihmoni te tjeret. A jeni duke ofruar zbritje per produktet/sherbimet per personat e prekur nga nje katastrofe? A keni krijuar nje fond per ndihma ose a jeni duke kontribuar tek nje fond i ngritur?

Kujtoni se marka juaj eshte “e gjalle”. Vendosni principet tuaja thelbesore, por qendroni fleksibel ne komunikimin e markes suaj.

Artikulli u morre nga www.albpr.org
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Marketingu online

hello, /pf/images/graemlins/laugh.gif

un spo kuptoj shume ne fakt...

Dhe mbi te gjitha sjam dakort fare me piken 5, ca lidhje ka kjo, me falni??? Nese eshte kjo nje menyre per te permiresuar Imazhin e markes...ka shume menyra te tjera shume me effikase qe kan te bejne drejt per drejte me klientin....
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketingu online

Ka te beje me social responsabilities dhe eshte pjese e procesit te ngritjes se markes. Kompanite ne bote e perdorin shume kete teknike per te ngrit imazhin dhe per t'u diferencuar nga konkurentet, duke ditur qe produktet dhe sherbimet pak a shume po standartizohen ne te njejtat nivele. Ja dhe poshte ne fund te faqes se albforumit, ke nje banner te ketij lloji.

Tjeter cfare nuk kupton nga artikulli?
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Marketingu online

AF-ja ne rastin konkret nuk eshte shites, eshte thjesht nje sit qe nuk ka perfitime, si rrjedhoj nuk ka as humbje paresh nese nxjerr nje bannier qe te shtyn ti japsh pare dikujt tjeter ....
Nuk e di nese po shpjegohem qarte, dua te them qe nuk jam e sigurt qe baniera te ketij stili do ishte mire te viheshin ne site te cilat kan per detyre te shesin produktet e tyre, sepse ne fund te fundit (edhe pse nisur nga nje ide e mire) paret qe klienti do harxhoj ke aksioni socjal do hiqen nga buxheti i blerjes...
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketingu online

Sa per info AF-ja paguhet nga Google per ato reklama zemer, jane pjese e Google AdSense. Jane ne formatin pay-per-click. Çdo klikim qe jepet nga anetaret e AF-se ne ate banner, Google i shton buxhetin administratorit te saj, ne baze te nje akordi paraprak.

E dyta nese ti si kompani i tregon klientit qe nje pjese te pareve qe ia marre atij (jo nepermjet dhurimit, por nepermjet nje blerje qe ben konsumatori) i perdore per bamiresi, atehere konsumatori nuk te sheh më me syrin e nje "gjakpiresi" apo "kapitalisti mizor", por e ndjen se edhe ai po behet pjese e ku ta di une; psh luftes kunder SIDA-s.
Nese nje kompani do dhuroj fjala bie 10 miljon dollare per nje kauz, atehere do perfitoje falas gjithe ate mbulim mediatik dhe publicitet, gje qe nuk mundet ta arrij as me 100 reklama tek finalja e Super Bowl.
Efektet pozitive qe jep nje lajm i tille per kompanine nuk mundet kurresesi t'i jap reklama.
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Marketingu online

Nuk u kuptuam per Af-n...nuk thashe qe ska fitime, thashe qe nuk eshte shites...
dhe fakti qe konfirmon qe ata nuk jane shites, kuptohet shum thjeshte duke pare ku e kan vene banneren /pf/images/graemlins/laugh.gif (specjalistat e shitjes nuk do ta kishin vene kurre in the bottom of the page) nejse...pak e rendesishme kjo teme...

Jam shume dakort me ty, per pjesen e dyte te shkrimit tend /pf/images/graemlins/smile.gif

Imagjino rastin tjeter:
-je ne shqiperi, nje X kompani shet nje X product dhe thote qe 1500lek nga keto 5000 leke qe ti blen mallin i shkojne familjeve kosovare per te nderrtuar shtepit e prishura...
ai tipi qe psh, nuk i shef dot kosovaret me sy ...do bojkotoj produktin ...
rezultat, humbje klientele...

(ps: sorry per shembullin shum bastard qe mora /pf/images/graemlins/laugh.gif )
 

ujku81

Primus registratum
Re: Marketingu online

Lere bastard, po ti i nxorre me kepuce te kuqe, nga 1500 lek produkti 5000 per bamiresi!!! /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Marketingu online

po jo mer dreq, thashe : qe 1500lek nga keto 5000 leke qe ti blen mallin .... (dmth 1500 nga 5000)
lexoje mire /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketingu online

Ti po merr raste ekstreme, sikur kompanite nuk jane ne gjendje te bejne analiza te ketij lloji. Edhe ne kete rast kompania do humbi 4 kliente, por mundet te fitoje 100 te tjere.

Pjesen e pare ta dhashe si info. Edhe ne kete rast kompania (ne kete rast AF)ka menduar qe me shume te ruaj imazhin e saj, duke e vendos banerin ne fund, se sa te mendoj se do arrij ndonje te ardhur te papare duke e pozicionuar ne nje vend tjeter me komod per syrin e vizitorit.
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Marketingu online

ku eshte Mandi??? /pf/images/graemlins/laugh.gif
ka mundesi te dime sa jane fitimet per 1 click ke kjo banniera ???
po ma the premtoj te klikoj 2 dite rrjesht /pf/images/graemlins/laugh.gif si thu,good deal, no ??? /pf/images/graemlins/laugh.gif

EBM /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Marketingu online

/pf/images/graemlins/lol.gif

ishalla pergjigjet vetem per inat /pf/images/graemlins/laugh.gif edhe for free /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketingu online

Lidhja ndermjet Blogeve, E-zines, RSS dhe E-mail

Nga Rok Hrastnik
Per shume marketere online, e-maili eshte ende çelesi i marketingut dhe mjeti i komunikimit, me perdorimin e tij te gjere qe nga publikimet e-zine*, mesazheve direkte te shitjes, fushatave te besimit dhe deri tek komunikimi i brendshem ndermjet anetareve te ekipit.

Por marrja e e-maileve permes filterave spam* po gjen gjithnje e me shume veshtiresi, ndersa legjislacioni anti-spam* eshte duke i vene ne rrezik edhe e-mailat legjitim te marketereve.

Duke marre parasysh faktin qe RSS transporton 100% te permbajtjes, a mund ta quash ate zevendesues te e-mailit?
Te pakten per momentin, natyrisht qe jo. Megjithate, ajo po shnderrohet nje nje çeles suplementar i shperndarjes se postes elektronike. Ndersa nje pjese e perdoruesve te Internetit kane filluar te injorojne abonimin me e-mail, duke u abonuar vetem ne permbajtjet RSS, shumica sapo ka filluar te eksploroje boten e RSS-se.

Si i tille, koha per te filluar me RSS eshte tani… nese deshironi te jeni nje shkalle me larte se konkurentet tuaj.

Perdorimi i RSS si nje kanal shtese shperndarje te materialit, vijues i e-mailit, eshte nje prej mundesive qe duhen kapur menjehere. Por per te perdorur RSS ne nderthurrje me e-mailin, juve me pare ju duhet te kuptoni disa prej marredhenive baze ndermjet ketyre dy instrumenteve, e-zine dhe blog-eve*.

KUPTIMI I MARREDHENIEVE NDERMJET RSS, E-MAIL, E-ZINE DHE BLOG-EVE

Si jane te lidhura keto te katerta ne realitet dhe çfare rendesie kane ato per strategjine tuaj te Internetit?

Keqkuptimi me i madh eshte krahasimi i blogut me e-mail, ku shume bloger* e paraqesin blogun si zevendesues te e-mailit. E verteta eshte se nuk ekziston nje krahasim i tille, eshte e njejta gje si te krahasosh mollet me portokallet.

Keqkuptimi i dyte ka te beje me besimin se RSS dhe bloget jane ne nje fare menyre te lidhur fort ndermjet tyre, ose me mire qe RSS eshte e mire vetem per te shperndare permbajtjen e blogeve. Si rezultat i ketij keqkuptimi, ne njeren ane qendrojne marketeret te cilet nuk e shohin RSS-ne si nje kanal komunikimi fuqiplot dhe ne anen tjeter blogerat te cilet refuzojne ta shohin e-mailin si nje mjet te vlefshem per shperndarjen e permbajtjes se tyre.

Vazhdimin e artikullit ketu:
http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=357
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketingu online

Shife ne fund te artikullit, e ke te shpjeguar /pf/images/graemlins/winkwink.gif
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Marketingu online

ore /pf/images/graemlins/laugh.gif mse me nxef qe me pik te mjesit /pf/images/graemlins/laugh.gif ( /pf/images/graemlins/kiss.gif )
artikullin e lexova, por dua te di ca dmth RSS ( R=?, S=?, S=?)
 
Top