Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn
E verteta rreth klientit
Nga Jay Conrad Levinson
Ju mund te mendoni se e dini pse klienti vjen per te blere tek ju, por ka shume mundesi qe ai te vije aty per arsye mjaft te ndryshme nga ato qe ju mendoni.
Njerezit kerkojne per nje seri perfitimesh gjate kohes ne te cilen ata kryejne nje blerje. Nese jeni duke iu komunikuar atyre ndonjerin prej perfitimeve qe ata kerkojne ne ate moment, pothuajse e keni arritur shitjen. Njerezit nuk blejne sepse marketingu eshte i zgjuar, por sepse ai ben nje goditje mjaft te sakte ne perspektiven qe ata kane ne mendje, dhe rezonanca e tij e ben personin qe t’i deshiroje avantazhet e asaj cfare ju shisni.
Klientet tuaj nuk blejne sepse atyre u eshte bere marketing apo sepse jane te detyruar. Perkundrazi, ata blejne sepse ju i ndihmoni ata te kuptojne meritat qe kane, ne menyre te tille qe ti beni ata te kuptojne se e meritojne ate qe ju u ofroni atyre.
Shpesh here ata blejne sepse ju u ofroni atyre nje shperblim te menjehershem- si psh te ngjashem me ate qe pashe kur uragani El Nino zgjati muskujt dhe çatia ime filloi te pikonte. Duke shfletuar midis fleteve te verdha, telefonova nje kompani riparuese çatish, e cila me ofroi nje sherbim te menjehershem, sepse une ndodhesha i ngushtuar ne mes te nje situate urgjente.
Ishte nje vendim shume i thjeshte per mua. Kompania me ofroi perfitimin per te cilin une kisha nevoje. Une isha ne treg per nje perfitim specifik dhe ja ku ndodhi: kompania erdhi tek une me materialet e saj me te mira dhe me te rejat gjithashtu. Nese kjo nuk do te kishte ndodhur, une do ta kisha refuzuar sherbimin e tyre.
Si shume njerez te tjere edhe une isha duke kerkuar qe te merrja nje perfitim prej artikullit ose sherbimit te ofruar, jo thjesht ate pa asnje perfitim. Te gjithe e dime kete gje, por e verteta eshte se njerezit jo gjithmone ata marrin perfitime prej gjerave qe ata blejne, sepse ata blejne shume me shume se kaq:
* Ata blejne premtimin qu ju u beni, ndaj kini kujdes kur u beni premtime.
* Ata blejne premtimet qe ata vete personalisht duan te realizojne
* Ata blejne besueshmerine tuaj, ose nuk blejne fare tek ju nese ju mungon ajo.
* Ata blejne zgjidhjen e problemeve te tyre.
* Ata ju blejne ju, punonjesit tuaj, departamentin tuaj te sherbimit.
* Ata blejne siguri, sukses, garanci, dashuri dhe mireqenie.
* Ata blejne garancine tuaj, reputacionin dhe emrin e mire.
* Ata blejne opinionin e mire te njerezve te tjere per ju.
* Ata blejne pritshmerine duke u bazuar ne marketingun tuaj.
* Ata blejne qellime te besueshme dhe jo thjesht te ndershme.
* Ata blejne shpresen per vete dhe per kompanine e tyre.
* Ata blejne emrin e markes permbi emrat e tjere te cuditshem qe qarkullojne ne treg.
* Ata blejne qendrueshmerine qe ju kane pare juve te shperfaqni.
* Ata blejne formen e medias ne te cilen ju tregtoni.
* Ata blejne profesionalizmin e materialeve tuaja te marketingut.
* Ata blejne vleren, e cila nuk eshte e njejte me çmimin.
* Ata blejne perzgjedhjen dhe ndoshta me te miren e saj.
* Ata blejne lirine per te rrezikuar, e perfituar kjo nga fleta juaj e garancise.
* Ata blejne pranim nga te tjeret per te mirat ose produktet tuaja.
* Ata blejne sigurine.
* Ata blejne vlefshmerine e blerjes, pageses dhe shume me shume.
* Ata blejne respektin per idete dhe personalitetin e tyre.
* Ata blejne identitetin tuaj te pershtatur me marketingun tuaj.
* Ata blejne stil - ate lloj qe i pershtatet stilit te tyre.
* Ata blejne me pasterti duke supozuar se kjo eshte dhe menyra juaj e te berit biznes.
* Ata blejne informacionin e thjeshte per tu arritur per ju, i cili ofrohet ne faqen tuaj te internetit.
* Ata blejne ndershmerine sepse e kunderta perkufizohet me asnje shitje.
* Ata blejne rehatine, oferta qe iu pershtaten zones se deshirave dhe plotesimit te nevojave te tyre.
* Ata blejne suksesin; suksesi juaj i permbahet dhe suksesit te tyre.
* Ata blejne shijen e mire, sepse dine te dallojne te keqen.
* Ata blejne besueshmerine qe ju shperfaqni ne biznesin tuaj.
Eshte shume e rendesishme te dini se cfare nuk duan te blejne klientet tuaj:
objektiva false, shprehje te ekzagjeruara, efekte speciale, marketing qe uleret, marketingun ne forma amatore, çmimin me te ulet per gjithcka (pothuajse 14% e tyre e bejne kete), ose grafiqe te hatashme qe shfaqen ne forme mesazhi.
Ata nuk blejne humorin qe fsheh perfitimet, gramatiken e varfer apo fjale te shprehura keq, njerez qe merren me marredhenie publike qe nuk te degjojne, apo gjera te cilat ata nuk i besojne apo kuptojne plotesisht.
Marketingu me i mire perfshin perspektivat dhe informacionin e klienteve. Ai nderton marredhenie te ndersjellte dhe i fton ata ne blerje. Me e mira e te gjithave eshte sepse ai arrin tek njerezit. Kjo eshte arsyeja pse po te dime te verteten rreth tyre ndihmon ne qendrimin veçmas konkuruesve tane dhe ne ndricimin e mendjes se klienteve tane te ardhshem.
Artikulli u more nga www.albpr.org