Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

capuni

Primus registratum
Re: Marketing, Ide, Koncepte & psikologji Biznesi

kanibalizim produktesh - ngrenija e shitjeve te nje produktit tend nga nje produkt tjeter po i joti. Psh, rast konkret ne diskutim ne forum Microsoft Windows. Pak kohe pas daljes se Windows 98, doli Windows ME ..qe u pasua pernjehere nga Windows XP pa i dhene kohe secilit nga produkteve paraprake te zere vend mire ne treg.
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Marketing, Ide, Koncepte & psikologji Biznesi

Ana e mire kesaj eshte te konsumatori qe i ofrohet nje seri produktesh cilesore dhe eshte i lire te zgjedhi me te miren.Per konsumatorin eshte e mire te kete mundesi zgjedhjeje pavarsisht nga kush kompani prodhohet edhe pse emri i mire nuk eshte kurre ne disfavor.Per kompanine them se duke prodhuar keto produkte "kanibaliste" sic i keni quajtur,rrit imazhin duke treguar fuqite e saj "mbizoteruese " dhe " te pakapshme", ne nje fare menyre mbulon dhe cepat ( dobesite e saj ) ,por nga ana tjeter kosto e larte se di nese do e justifikonte gjithe kete,plus dhe kercenimi nga zevendesuesit ketu minimizohet sepse kompania arrin te mbuloje tregun me kete diversitet,pra rrit fuqite.
 

zog

Primus registratum
Re: Marketing, Ide, Koncepte & psikologji Biznesi

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
kanibalizim produktesh - ngrenija e shitjeve te nje produktit tend nga nje produkt tjeter po i joti. Psh, rast konkret ne diskutim ne forum Microsoft Windows. Pak kohe pas daljes se Windows 98, doli Windows ME ..qe u pasua pernjehere nga Windows XP pa i dhene kohe secilit nga produkteve paraprake te zere vend mire ne treg.

[/ QUOTE ]

ky shembull nuk tregon kanibalizemin, bile ky fenomen nuk ndodh sot ne asnje firme siç nuk ndodh as ne jeten shoqerore te njerezishme.

fotoshop 9 nuk kanibalizon fotoshop 8, por eshte thjesht nje EVOLUCION i tij. edhe windows XP ishte evoluim i atyre sistemeve te perparshme, bile ai doli NGA E KEQJA dhe s'ishte veç zbukurim kozmetik i bere per te konkuruar Mac OS X te Apple-s.

kanibalizmi ne ekonomi ndosh vetem tek shembujt shkollor, te ciles me sa duket ju akoma nuk i keni shpetuar.
 

muharremahmeti

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

fjala marketing rrjedh nga fjala market.Duke pasur parasysh qe kjo shkence eshte krijuar ne nje kohe mjaft te shpejte nuk mund te menjanojme nevojat per marketing per te cilat u be dhe krijimi i kesaj dege.Duke pasur parasysh nevojen per nje manaxhim te bisneseve te cilat sa vjen e me shume kan nevoj.marketingu eshte nje shkence e cila nuk lind vetvetiu por duhet punuar dhe studiuar per te arritur rezultate.Duke basur parasysh shkallet e saj nga lider deri me posht e cila paraqitet si nje piramide,Manaxheret duhet te specializohen per shkalle te caktuara te cilat sa me poshte aq me pak psikologjike jane dhe marrin formen e kontrollit.ndersa sa me lart piramides jane vetem udhezime dhe studime te cilat marrin formen e logjikes
 

capuni

Primus registratum
Re: Marketing, Ide, Koncepte & psikologji Biznesi

Zog, Windows eshte tipik rast kanibalizimi. Nuk eshte e nevojshme fare te zevendesosh Windows 2000 me Windows XP, bile ka plot qe thone W2K vazhdon te jete me i mire se XP. Ashtu sic nuk ishte e nevojshme fare zevendesimi i W.98 me W.ME. Kanibalizimi eshte pjese e biznesit bashkkohore dhe shembuj ka sa te duash, qe nga McDonalds e Burger King e deri tek Microsoft e Gillette.
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Marketing, Ide, Koncepte & psikologji Biznesi

Une hera e pare sinqerisht qe e degjoja kete term,sic duket i paskam shpetuar ketij fenomeni interesant sidoqofte.
 

hells_kitchen

Forumium praecox
Re: Marketing, Ide, Koncepte & psikologji Biznesi

C`do dite sjell nje te re teoreme e vertetuar nga eksperienca e kohes /pf/images/graemlins/wink.gif


Gjithsesi askush nuk eshte ideal!
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing, Ide, Koncepte & psikologji Biznesi

Tek produktet qe jane mirefilli teknologjike, cikli i jetes se produktit eshte tejet i shkurter dhe mbase nuk ezaurohet teresisht. Ne kompanite e informatikes Kerkimi dhe Zhvillimi jane departamentet qe bejne diferencen dhe nuk mund te pretendosh te presesh 3 apo 4 vjet per te nxjerr nje produkt te ri (mgjse i pari eshte ne fazen e rritjes), sepse e para krijon idene e nje biznesi pasiv pa ide novative dhe e dyta mund t'ua japesh kete shans konkurenteve. Vertete ka kosto, por me mire te sakrifikosh disi nga fitimi neto se sa te humbesh tregun.
Kurse produktet e tjera mundohen te krijojne vlera, te cilat t'u japin mundesine per t'i diferencuar nga konkurentet.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Marketing, Ide, Koncepte & psikologji Biznesi

Kanibalizimi mbase ka tendence te shfaqet me shume ne bizneset qe operojne ne sektorin e teknologjise, por eshte po aq e vertete qe keto lloj kompanish kane fituar tashme nje "imunitet" ne kete pike, dhe kerkim-zhvillimi dhe procesi i konceptimit dhe hedhjes se produkteve te reja ne treg e konsideron dhe kete ide.
ndersa per rastin e Windows-it (dhe ne pergjithesi per produktet e Microsoftit) nuk behet fjale tamam per kanibalizim. Windows XP eshte prodhuar me tjeter teknologji (.net) krahasuar me Windows 2000. Microsoft nuk eshte me i interesuar te shese W2k ose 98, sepse te gjitha produktet e reja qe nxjerr i ka te bazuar ne teknologjine e re object-oriented qe ka perdorur dhe per XP, ne kete rast eshte ceshtje kompatibiliteti. Po ashtu vete W2K kishte avantazh ndaj Windows 98 sepse ishte ndertuar per NT (dhe aktualisht eshte me i miri per punen ne rrjet, edhe me mire se XP).
 

capuni

Primus registratum
Re: Marketing, Ide, Koncepte & psikologji Biznesi

Po Windows ME cfare ndryshimi kishe nga Windows 98?

Eshte dicka e pranuar nga ekspertet e marketingut qe Gillette sundon tregun e brisqeve te rrojes sepse kanibalizon produktet e veta. Gjithashtu, jo pak here vihen re ndertesa McDonalds-i ne cepa te kundert te kryqezimit, perball njeri-tjetrit -- ky eshte kanibalizim.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Marketing, Ide, Koncepte & psikologji Biznesi

Per Gillette e kam vene re dhe une kur blej briqset e rrojes!! Mach3, Mach 3+, pako me dy brisqe, pako me 3?? Nuk kane asnje dallim!!

Windows ME ishte nje gabim i Microsoft, eshte Windowsi me skandaloz qe ka bere.
 

dimir

Forumium praecox
Re: Marketing, Ide, Koncepte & psikologji Biznesi

Gjithmone duhet diçka qe tu besh te ditur te tjereve se ti ekziton, perpiqesh, punon dhe gjithmone je ne perperarim.
Ne qofte se nuk e ben nje gje te tille tregon se ti ke rene ne gjume!
Biznesi kerkon jete, kerkon levizje dhe ato boshe pranohen me qellim qe ti te ndihesh, tu thuash te klienteve se ne mendojme gjithmone per ju!
Kjo eshte ajo qe kane bere bejne dhe do te vazhdojne te bejne kompanite e sukseshme. (ky eshte marketing)
 

zog

Primus registratum
Re: Marketing, Ide, Koncepte & psikologji Biznesi

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Eshte dicka e pranuar nga ekspertet e marketingut qe Gillette sundon tregun e brisqeve te rrojes sepse kanibalizon produktet e veta. Gjithashtu, jo pak here vihen re ndertesa McDonalds-i ne cepa te kundert te kryqezimit, perball njeri-tjetrit -- ky eshte kanibalizim.

[/ QUOTE ]

kjo eshte e vertete. njerezit psh do te zhduken per komplet nga shumimi tyre pa ndalje. prandaj maltusi (nje prift anglez) konsideronte luften (ku njeriu vret njeriun) si shpetimin e vetem te species.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing, Ide, Koncepte & psikologji Biznesi

Nje artikull marketingu qe ben fjale per lidhjen e reklames me marken.

A eshte duke e vrare reklama marken tuaj?
nga Karon Thackston

Eshte e çuditshme per mua se si kompanite shpenzojne me mijera dollare per te zhvilluar nje marke, te cilen e prishin sapo krijojne fushatat e tyre te reklames. Ata investojne mbi ngjyrat, germat, dizajnin e logos, krijimin e faqes se internetit dhe analizat e audiences se synuar, por me pas kur eshte koha per te sjelle mesazhin e tyre tek publiku, gjithçka flaket tutje.
Rast konkret: nje kolegj teknik lokal ne qytetin tim kohet e fundit ka nisur nje fushate televizive reklamimi. Ky institucion me pare kishte nje imazh te zhvillimit te trajnimeve me te mira per profesionet me baze teknike. Ata kane shpenzuar keto vitet e fundit per te shitur ne publik me kembengulje nje imazh te perkatesise se teknologjise se larte. Kjo eshte arsyeja pse une nuk mund te imagjinoj çfare ndodh gjate prodhimit te kesaj reklame.

vazhdimi eshte ketu:
http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&amp;file=article&amp;sid=120
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Marketing, Ide, Koncepte & psikologji Biznesi

Meqenese jemi ne kete do te me pelqente shume te shihnit pak reklamen e fundit te Campari ,dhe do doja te shikonim pikerisht se si i eshte pergjigjur kjo reklame pyetjeve qe parashtroheshin ne postimin e EBM. Per mua eshte reklama me perfekte qe kam pare,si ne realizim ,si ne mesazh.

Klikoni ketu per ta pare
 

capuni

Primus registratum
Re: Marketing, Ide, Koncepte & psikologji Biznesi

do na merni ne qafe me kshu reklamash --- do na pushojne nga puna per sexual harrasment!!
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Marketing, Ide, Koncepte & psikologji Biznesi

Ama eshte e bukur!!!Une kam ngelur pa fjale,muzika ,realizimi, efekti, dhe fakti qe te ngelet ne mendje dhe ke cte flasesh per te ,me duket sikur mund te ndertosh gjithe historine e pijes.
 
Top