Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.
Jo plako, ketu asnjeri nuk po absolutizon. Nese marketingun e shikojme per nga qellimi atehere do te dalim ne konkluzionin qe te gjitha format e marketingut ne te gjitha ekozonat e rruzullit kane te njejtin qellim: Rritjen e te Ardhurave
Tani ndryshimi midis atij qe quhet "modeli Amerikan" dhe "Modeli Europian" nuk qendron ketu, por qendron ne menyren sesi keto dy ekozona mendojne ta arrijne qellimin e lartpermendur. Ndasi ekzistojne dhe kjo eshte nje nder degezimet e atij ndryshimi global mes Europes dhe SHBA, qe ka te beje me tipologjite perkatese ne ndertimin e struktures se perceptimit te marrdhenive mbare-sociale.
Nisur nga keto ndasi, te cilat jane dhe determinante ne konfigurimin e asaj qe quhet "natyra" e nje grupi shoqeror, ne jemi te afte te tipizojme ndasite ne konceptimin e marketingut nga te dy shkollat. Dhe tekstualisht ndryshimi themelor ne konceptimin e marketingut qendron ne faktin se europianet e shikojne perfitimin nga marketingu ne nje periudhe me afatgjate sesa amerikanet. C'ka do te thote kjo?
Nese studiojme akademikisht menyrat e te berit marketing nga te dy keto shkolla do te shohim qe Europianet ndertojne Strategji te mirefillta marketingu te cilat hedhin baza te nje strukture me perfitim ne periudha afatmesme dhe afatgjata, pra nuk hartojne politika qe japin frytet e tyre aty-per-aty, por ndertojne struktura gjigande te cilat perfitimin e tyre "material" e japin ne nje periudhe me te larget nga ajo aktualja.
Ndersa amerikanet jane ne nje fare menyre me "pragmatiste". Perpiqen qe perfitimet ti marrin aty-per-aty, dhe ne nje fare menyre ia arrijne ketij qellimi. Pra strategjite e tyre te marketingut jane me afatshkurtra, dhe perfitimin e kane me te shpejte.
Kjo vjen si rrjedhoje e vete natyres se dy demozonave. Europianet i kushtojne me shume vemendje te "Qenurit te Sigurte" ne veprimet qe ndermarrin, ndersa amerikanet jane me riskioze si natyre. Ata jane shume praktike dhe shume pragmatiste. Nuk i druhen shume riskut. Ne korrelacionin e zhdrejte "Siguri-Perfitim", europianet preferojne me teper te jene me te sigurte packa se kjo do te sjelle rrjedhimisht dhe perfitime te pakta dhe te vona ne kohe, ndersa amerikanet jane me euforike. Ata preferojne me teper te perfitojne shume dhe shpejt dhe per kete pranojne dhe nje mase sigurie me te ulet.
Dhe e gjitha kjo transmetohet dhe ne menyren e te berit marketing. Amerikanet kerkojne qe te perfitojne shume dhe SOT nga politikat e tyre, pa i kushtuar shume rendesi asaj qe do t'iu duhet te bejne neser, pasi per ta "mendojme sot per te sotmen dhe neser per te nesermen", ndersa europianet mendojne sot per ate qe do t'iu duhet te marrin neser.
Nje shembull i thjeshte eshte tendenca per ngritjen e emrit. Sic dihet emri i mire eshte nje asset shume plus ne stimulimin e te ardhurave. Nje kompani amerikane e shef ne kete menyre:
- Duke shitur shume (pra duke e orientuar marketingun drejt shitjeve) ne krijojme emrin.
Ndersa nje kompani europiane e shikon ndryshe:
- Fillimisht i bejme marketing te fuqishem emrit (sa cilesor eshte malli i ketij emri e gjera te tjera si keto) dhe kjo gje do te na krijoje kushtet per nje te ardhme te sigurte ne shitje....
Kjo eshte pak a shume menyra sesi funksionon menyra KLASIKE e filozofise se marketingut.
Megjithate keto qe permenda me lart jane forma lakuriqe KLASIKE. Eshte e vertet qe ne kushtet e reja keto ndasi do te shuhen, pasi me globalizmin ne proces, dhe menyrat do te unifikohen ne nje pike te caktuar, pak a shume si dy deget e nje lumi, ne nje forme hibride qe do te kete pak nga euforia amerikane dhe pak nga skepticizmi europian.
Tani qe po shkruaj kam te formuar ne koke dhe formen e grafikut per ecurine e politikave marketing ne te dyja "shkollat". Nese administratori me ndihmon sesi ta vendos, une mund ta ndertoj shpejt e shpejt ne nje faqe "Paint"....