Re: MANTENUTAT-prostitutat per eçelence!
Nuk dua te zgjatem ne saktesime sepse Kordelja ka bere nje rezyme shume te sakte te temes dhe te shpjegimit te konceptit e jo te fjales si e tille.
Per te kuptuar ndryshe, ose per te mos e kuptuar fare, duhet ose ta kesh koken nje ene pa fund, ose te quhesh diavoleshe, ku floket te mbulojne veshtrimin dhe ne te dy rastet nuk je e favorizuar per te kuptuar.
Kur ngrita kete problem u nisa nga fakti se ne vendin tone tashme po krijohet nje kaste te pasurish dhe se kjo pasuri pergjithesisht perqendrohet ne duart e seksit mashkull,raste te femrave afariste, ende jane nje fenomen i rralle, keshtuqe kjo kaste burrash te MARTUAR, e theksoj kete per te qartesuar, mbajne femra dhe pergjithesisht jane vajza te reja e natyrisht te bukura, te cilat e shndrojne ne menyre jetese, duke siguruar perfitime. Pra, kjo kategori femrash nuk PUNON, por jeton duke dhene si shkembim favore seksuale. Kohezgjatja dihet, derisa ky burre te lodhet. Pra ne kete kontekst eshte nje prostitute, apo duke perdorur termin e Kordeles, nje kurve.
Interpretimi i ndonje idioteje qe mendon se ketu futen nenat tona, me duket mendjeshkurtesi deri ne nivelin e marrezise. Nje grua e martuar nuk ben pjese ne kete kategori. Kjo sqaron vetiu edhe ofezen e bere ndaj Maria De Filipit e cila e ka treguar veten nje femer e zonja qe di te siguroje miliarda duke shfrytezuar inteligjencen e saj dhe jo organin e riprodhimit. Pra dihet qe punon dhe eshte nje nga femrat me te vleresuara ne Itali. Mendoj se ne duhet t'i jemi me shume mirenjohes sepse ajo ka mundesuar dhe ka ndihmuar shqiptare te afirmohen dhe te behen figura te njohura ne publikun italian e pse jo edhe boteror. Ky eshte edhe nje vleresim per te gjithe ne e jo vetem per Kledin, Ilirin dhe per Anbeten, merrni parasysh se ende ne publikun italian, shqiptari eshte sinonim i te keqes. Natyrisht çdo njeri mund te shkruaje si te doje, por jo te kaloje kufijte e logjikes dhe te etikes.
I rikthehem serish temes, per te sqaruar edhe diçka tjeter. Ky nuk eshte nje fenomen aspak i zhdukur ne boten perendimore perkundrazi, lulezon si jo me mire vetem se eshte me pak i dukshem ndaj edhe lajmet jane te rralla. Nje tip tjeter, ose me sakte nje hallke tjeter e ndermjetme jane ato qe ne gjuhen italiane quhen Squilla, pergjithesisht jane studente te cilat kur bejne "karriere" nje pjese e tyre shndrohen ne mantenuta profesioniste, nje pjese ndjekin rruge te tjera.
Sekretaret i dashur Zog nuk bejne pjese ne kategorine e mantenutave sepse ato punojne. Se ç'mund te bejne me shefin e tyre, kjo eshte tjeter pune, varet nga zgjedhjet qe ben njeriu, por nuk i perfshin kurrsesi kjo kategori.
Jo pa qellim kapa si teme Mantenutat, u nisa nga kushtet e tanishme te vendit tone, pra qe pasuria eshte perqendruar ne duar meshkujsh, sepse egziston edhe KONTROFIGURA, ata qe quhen ZHIGOLO, jane djem te rinj qe kane zgjedhur si menyre jetese po te njejtin model. Shkojne me plaka dhe paguhen per favoret seksuale qe u bejne atyre. Ky fenomen simetrik ne Shqiperi ende nuk egziston, ose ndoshta por shume shume i rralle, sepse ende nuk eshte krijuar edhe nje grup shoqeror i pasur i seksit femer. Ne te ardhmen...? Me siguri!