Makina e re nga Renault, estetike dhe mbron ambientin e lekuren

Albforumi

Primus registratum
Makina e re nga Renault, estetike dhe mbron ambientin e lekuren

Renault-Zoe-ZE-300x187.jpg
Në panairin e Frankfurtit, Renault zbuloi konceptin e vetures me të re te prodhuar nga kjo firm e quajtur Renault Zoe ZE.

Francezët mes shumë të tjerash kanë edhe dy karakteristika të dallueshme, dashurinë për makinat e vogla dhe kujdesin për lëkurën. Për këtë arsye, brendësia e makinës elektrike koncept Zoe ZE (Zero Emetime) e Renault është dizenjuar me ndihmën e prodhuesit të kozmetikëve Biotherm.
Zyrtarisht debutimi në publik është planifikuar në vitin 2012, por fillimisht është shfaqur para disa muajsh në panairin e Makinave në Frankfurt. Në sy bie gjatësia e saj 1.2 metra, në formë flluske, disqe 35 cm dhe dyer që hapen si guaskë. Pjesa e jashtme është e lyer me një shtresë të trashë xheli poliuretani që e mbron nga gërvishtje të vogla dhe djegie.

Renault thotë se Zoe është ideale për meshkuj dhe femra që duan të kujdesen për mjedisin teksa kujdesen për veten, edhe në timonin e makinës. Renault e ka dizenjuar brendësinë e makinës si në një qendër estetike.

renault-zoe-z-e-1024x578.jpg

Sipas Renault, sistemi i kontrollit të klimës së Zoe është po aq i denjë sa komforti në qendrat estetike më të mira të Parisit. Ajri i kondicionuar të than lëkurën, për këtë arsye Biotherm ridizenjoi brendësinë e Zoe për të mbajtur ajrin e freskët dhe të hidratuar. Nëse mbeteni pas një autobusi që nxjerr tym nafte, sensori i brendshëm i toksicitetit mbyll qarkullimin e ajrit me jashtë derisa gjendja të normalizohet.

Përveç pamjes së bukur, Zoe mund tju ndihmojë të ndiheni mirë. Me një shpërndarës elektrik të integruar në sistemin e kontrollit të klimës, makina emeton aroma esenciale. Zoe përdor aroma të prodhuar posaçërisht për të nga Biotherm, që sipas Renault janë substanca ekskluzive aktive të adoptuara sipas nevojave të shoferit; dinamike në mëngjes, qetësuese gjatë kthimit në shtëpi nga puna, dhe shtuese të kujdesit gjatë drejtimit natën.

Përveç karakteristikave të qendrës estetike, minimakina mund të karikohet nga 4 deri në 8 orë nga një prizë standarde evropiane, 20 minuta në një stacion karikimi të shpejtë. Nëse kjo nuk funksionin, mund ta ndërroni baterinë për 3 minuta. Veç kësaj, qelizat diellore që mbulojnë tavanin ofrojnë pak karikim gjatë ditëve me diell.

Artikuj të ngjajshëm:Renault paraqet katër modele të automjeteve elektrike

Ky artikull eshte marre nga: http://www.autolajme.com/?p=1147. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.autolajme.com/?p=1147

Top